Tag: karkaleca

  • Nuredin Dumani ushqehet me karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

    Nuredin Dumani ushqehet me karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

    Lajmi që qarkulloi kohët e fundit në media për Nuredin Dumanin, i penduar i drejtësisë dhe i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ka shkaktuar bujë. Sipas raportimeve, brenda qelisë Dumani konsumonte ushqim në orare të ndryshme, por një prej vakteve duket se i shkaktoi shqetësime shëndetësore, duke përfunduar në spital.
    I pyetur nëse Dumani ka konsumuar karkaleca deti brenda qelisë, SPAK thekson se kjo çështje nuk bën pjesë në kompetencën e saj.
    “Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Për këtë arsye, ju mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj”-përgjigjet SPAK.

  • ‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

    ‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

    Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”. 
    Gjatë përcaktimit të kalendarit të seancave, njëri prej të pandehurve të dosjes, Petrit Qoli ka shpërthyer me tone të ashpra drejtuar prokurorit të çështjes, Behar Dibra, duke thënë se gjykata po kryen gjenocid individual dhe se ai tashmë prej dy vitesh ndodhet në burg për shkak të Nuredin Dumanit. 
    “Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët. O prokuror po ma vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni. O prokuror mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit) se ky maksimumi makarona han”, mësohet të ketë thënë në seancë Petrit Qoli. 
    Pas tensioneve të vazhdueshme dhe kundërshtimit të deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë me kërkesë të avoktëve, seanca e radhës është shtyrë më datë 18 shtator, ora 10:00. 
     

  • “Karkalecat në qeli, skandal”, Karamuço: Dumani po cedon në dëshmi, ka marrë njerëz në qafë kot

    “Karkalecat në qeli, skandal”, Karamuço: Dumani po cedon në dëshmi, ka marrë njerëz në qafë kot

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur mbi shtrimin në spital të dëshmitarit të penduar Nuredin Dumani. Ai u shpreh se nëse i kanë çuar karkaleca e argosta është skandaloze. Po ashtu deklaroi se Dumani ka filluar të cedojë në dëshminë e tij, pasi ka raste kur janë manipuluar ngjarjet.
    “Nëse ka ngrënë karkaleca e argosta është e turpshme. Patjetër ka një trajtim pak më ndryshe për ta ndihmuar drejtësinë për aq sa ta ndihmojë sepse po ikën në rrugë qorre. Ky ka një rast që e di nga 2-3 burime se do vritej një x person se ishte dhunuar nga një tjetër person. Atë e ngarkon me përgjegjësi pa thënë shkakun. Ndërsa del se ai nuk ka lidhje. Por dihej që ky që do vritje kishte një problem divorci në familjen e tij dhe për shkak se partë ishin të pista e kishte vënë pasurinë në emër të dikujt tjetër.
    Personi nuk ja u ktheu më pasuritë. Nga Dubai merrte në telefon i thuhet na gjej një vrasës ta heqim qafe. Jo ai që gjen vrasësin urdhëron vrasësin. Ai i thotë qëllimisht. Ka çeduar në 2-3 gjëra dhe me të drejtë që disa palë thonë se nuk mund të shkosh kaq larg. Disa persona i ka marrë në qafë. Në disa është provuar që ka thënë të vërtetën, por në disa jo”, tha ai

  • Dumani shtrohet në reanimacion/ Tentativë helmimi?! Po hante karkaleca në qeli dhe befas… Ja ç’ndodhi me “xhevahirin” e SPAK

    Dumani shtrohet në reanimacion/ Tentativë helmimi?! Po hante karkaleca në qeli dhe befas… Ja ç’ndodhi me “xhevahirin” e SPAK

    Nuredin Dumani

    TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, përfundoi mbrëmjen e djeshme në urgjencën e QSUT pasi shfaqe probleme shëndetësore. Teksa nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Burgjeve mbi shkaqet që kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Dumanit, burime për mediat bëjnë me dije se dëshmitari i SPAK ka qenë duke ngrënë karkaleca në qelinë e tij dhe mund të jetë helmuar. Krejt papritur, zemra e tij problematike, ka pësuar ç’regullim rrahjesh dhe ka rënë në gjendje të fikti. Punonjësit e policisë së Burgjeve kanë vërejtur situatën dhe kanë kontaktuar eprorët e tyre, teksa menjëherë më pas, Dumani është transportuar në spital nën masa të rrepta sigurie.
    Sipas gazetari i Elton Qyno, Dumani ka qenë në gjendje të fikti kur ka mbërritur në urgjencën e QSUT-së, ku i është matur pulsi dhe rrahjet e zemrës. Më pas, Dumani në gjendje të pavetëdijshme i është nënshtruar një procesi skanimi në pjesën e kokës, barkut dhe gjoksit. Aktualisht, mësohet se Dumani po merr trajtim të specializuar në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën spitalore Nënë Tereza në Tiranë, ku është rehabilituar në një nga dhomat VIP të këtij reparti, duke qëndruar i vetëm. Dumani do vijojë të qëndrojë disa ditë në reanimacionin e kirurgjisë, me qëllim kryerjen e të gjitha analizave mjekësore.

    Dërgimi i Dumanit në spital vjen fill pas dëshmisë së vëllait tjetër të tij, Fitimit, i cili ka rrëfyer për disa ngjarje kriminale dy ditë më parë. Dumani është një nga dëshmitarët kyç të drejtësisë shqiptare, pasi dëshmia e tij në kuadër të dosjes së njohur si “Plumbi i Artë” ka çuar në hapjen e një sërë çështjesh penale dhe hetimesh ndaj grupeve të fuqishme kriminale në vend.
    Roli i tij si i penduar e ka bërë një nga figurat më të mbrojtura dhe njëkohësisht më të ekspozuara në opinionin publik. Çdo zhvillim që lidhet me shëndetin apo sigurinë e tij pritet me interes të madh, si për shkak të ndikimit në proceset gjyqësore ashtu edhe për pasojat që mund të ketë në ecurinë e hetimeve./ZËRI