Tag: kardinali

  • Netanyahu fton Papa Leonin në Izrael! Kardinali Pizzaballa hyn në Gaza me 500 ton ndihma

    Netanyahu fton Papa Leonin në Izrael! Kardinali Pizzaballa hyn në Gaza me 500 ton ndihma

    Bota E Premte, 18 Korrik 2025 21:38
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papën Leone XIV, gjatë së cilës e ka ftuar atë për një vizitë në Izrael. Netanyahu e ka informuar Atin e Shenjtë se po punohet intensivisht për lirimin e pengjeve që ndodhen ende në Rripin e Gazës dhe se negociatat ndodhen në një fazë të avancuar. “Jemi pranë një marrëveshjeje”, ka deklaruar ai.
    Negociatat po ecin në mënyrë pozitive dhe kjo lëvizje diplomatike ndodh në një moment të ndjeshëm, pas sulmit ajror të ushtrisë izraelite ndaj të vetmes kishë katolike në Rripin e Gazës ditën e djeshme një ngjarje që ka ngjallur reagime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar.

    Solidariteti me popullsinë civile vazhdon: patriarku latin i Jerusalemit, kardinali Pierbattista Pizzaballa, së bashku me patriarkun greko-ortodoks Teofili III, po udhëheqin një operacion humanitar që përfshin shpërndarjen e 500 tonëve ndihma për banorët e Gazës.
     
  • “Ishte paqësore dhe e mrekullueshme”/ Kardinali britanik rrëfen përvojën në konklavën që zgjodhi Papën Leon XIV

    “Ishte paqësore dhe e mrekullueshme”/ Kardinali britanik rrëfen përvojën në konklavën që zgjodhi Papën Leon XIV

    Kardinali Vincent Nichols, udhëheqësi i Kishës Katolike në Angli dhe Uells, ka ndarë për publikun britanik përvojën e tij në konklavën e fundit që çoi në zgjedhjen e Papës së ri, Leon XIV.

    Në një intervistë për BBC, ai e përshkroi atmosferën në Kapelën Sistine si “jashtëzakonisht paqësore” dhe larg çdo forme tensioni apo politike.
    Kardinali ishte një nga 133 kardinalët që morën pjesë në takimin e mbyllur, që nga tradita zhvillohet pa asnjë kontakt me botën e jashtme, derisa të zgjidhet Papa i ri. Konklava, që pasoi vdekjen e Papa Françeskut më 21 prill, zgjati vetëm një ditë – ndër më të shpejtat në historinë moderne të Vatikanit.
    “Ishte një përvojë mjaft e mrekullueshme,” tha Kardinali Nichols. “Nuk kishte presion, nuk kishte mllef, nuk kishte politika. Thjesht një përqendrim i thellë në misionin tonë dhe dëshira për ta bërë mirë këtë proces.”
    Kardinali, në moshën 79-vjeçare, ishte ndër më të moshuarit e lejuar të votojnë (kriteri i Vatikanit kërkon që votuesit të jenë nën 80 vjeç). Ai tregoi se i ishte marrë telefoni celular gjatë konklavës, çka i kishte dhënë më shumë kohë për reflektim dhe lutje. “Një nga gjërat që mësova ishte durimi,” shtoi ai. “Gjithçka ndodhte hap pas hapi dhe me shumë solemnitet.”
    Për Papën e ri, Kardinali Nichols u shpreh se Leon XIV është “shumë vendimtar, në mënyrë të qetë”, dhe se di të marrë vendime të vështira pa shkaktuar ndarje. “Ai mund të thotë ‘jo’ me dashamirësi dhe të të përqafojë menjëherë më pas – një aftësi e rrallë dhe shumë e nevojshme për një Papë,” theksoi ai.
    Ceremonia e inaugurimit të Papa Leon XIV do të zhvillohet më 18 maj në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku do të marrin pjesë delegacione nga e gjithë bota. Princi Edward, Duka i Edinburgut, do të përfaqësojë Mbretin Charles në këtë ngjarje historike.

    Top Channel

  • “Ishte paqësore dhe e mrekullueshme”: Kardinali britanik rrëfen përvojën në konklavën që zgjodhi Papën Leon XIV

    “Ishte paqësore dhe e mrekullueshme”: Kardinali britanik rrëfen përvojën në konklavën që zgjodhi Papën Leon XIV

    Kardinali Vincent Nichols, udhëheqësi i Kishës Katolike në Angli dhe Uells, ka ndarë për publikun britanik përvojën e tij në konklavën e fundit që çoi në zgjedhjen e Papës së ri, Leon XIV.

    Në një intervistë për BBC, ai e përshkroi atmosferën në Kapelën Sistine si “jashtëzakonisht paqësore” dhe larg çdo forme tensioni apo politike.
    Kardinali ishte një nga 133 kardinalët që morën pjesë në takimin e mbyllur, që nga tradita zhvillohet pa asnjë kontakt me botën e jashtme, derisa të zgjidhet Papa i ri. Konklava, që pasoi vdekjen e Papa Françeskut më 21 prill, zgjati vetëm një ditë – ndër më të shpejtat në historinë moderne të Vatikanit.
    “Ishte një përvojë mjaft e mrekullueshme,” tha Kardinali Nichols. “Nuk kishte presion, nuk kishte mllef, nuk kishte politika. Thjesht një përqendrim i thellë në misionin tonë dhe dëshira për ta bërë mirë këtë proces.”
    Kardinali, në moshën 79-vjeçare, ishte ndër më të moshuarit e lejuar të votojnë (kriteri i Vatikanit kërkon që votuesit të jenë nën 80 vjeç). Ai tregoi se i ishte marrë telefoni celular gjatë konklavës, çka i kishte dhënë më shumë kohë për reflektim dhe lutje. “Një nga gjërat që mësova ishte durimi,” shtoi ai. “Gjithçka ndodhte hap pas hapi dhe me shumë solemnitet.”
    Për Papën e ri, Kardinali Nichols u shpreh se Leon XIV është “shumë vendimtar, në mënyrë të qetë”, dhe se di të marrë vendime të vështira pa shkaktuar ndarje. “Ai mund të thotë ‘jo’ me dashamirësi dhe të të përqafojë menjëherë më pas – një aftësi e rrallë dhe shumë e nevojshme për një Papë,” theksoi ai.
    Ceremonia e inaugurimit të Papa Leon XIV do të zhvillohet më 18 maj në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku do të marrin pjesë delegacione nga e gjithë bota. Princi Edward, Duka i Edinburgut, do të përfaqësojë Mbretin Charles në këtë ngjarje historike.

    Top Channel

  • Kardinali i Nju Jorkut: Papa i ri do të përpiqet të ‘ndërtojë ura’ me presidentin Trump

    Kardinali i Nju Jorkut: Papa i ri do të përpiqet të ‘ndërtojë ura’ me presidentin Trump

    Papa i ri, Leoni XIV, do të kërkojë të ndërtojë ura me të gjithë udhëheqësit botërorë, përfshirë Donald Trump, tha kardinali i Nju Jorkut.

    “A do të dëshirojë ai të ndërtojë ura me Donald Trump? Mendoj se po, por ai do të dëshirojë të ndërtojë ura me udhëheqësin e çdo kombi”, tha Timothy Dolan.
    Papa Leoni është papa i parë amerikan dhe pas zgjedhjes së tij, Trump postoi në platformën e tij Truth Social ku shkroi se është një “Nder i madh” për SHBA-në që të ketë një burrë të lindur në Çikago si kreun e Kishës Katolike.
    Kritika ndaj administratës Trump
    Në të kaluarën, një llogari në mediat sociale që mbante emrin e Papa Leonit përpara se ai të bëhej papë, ndau postime që ishin kritike ndaj administratës Trump.
    Ai ndau një artikull opinioni në shkurt, i cili kritikonte zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance për bindjet e tij rreth disa aspekteve të mësimdhënies së krishterë.
    Papa i ri ka të ngjarë të sfidojë presidentin e SHBA-së
    Një teologe britanike mendon që 69-vjeçari do të shmangë përballjen, ndërsa do të sfidojë edhe administratën amerikane.
    “Mendoj se ai mund të ketë këtë mënyrë të të qenit një prani mjaft çarmatosëse. Ai është i butë, është i menduar. Ai ka pothuajse të gjitha karakteristikat e kundërta me Trumpin”, tha profesoresha Anna Rowlands.
    E pyetur se si mund t’i qasej një takimi me Trumpin, Rowlands tha: “Nuk ka gjasa të jetë konfrontues, mendoj, për shkak të natyrës së tij, megjithatë mendoj se përmbajtja e asaj që ai thotë do të jetë mjaft sfiduese.
     
    Top Channel

  • Historia pas një emri! Pse Papa i ri zgjodhi Leon?

    Historia pas një emri! Pse Papa i ri zgjodhi Leon?

    Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leon (Leo) XIV, është papa i parë nga Shtetet e Bashkuara.

    Misionari amerikan e ka kaluar jetën e tij në Peru.

    Zgjedhja e tij përfaqëson vazhdimësinë e papatit të Papa Françeskut dhe pritet që ai të vazhdojë reformat e kishës nga ana e Françeskut, si dhe përqendrimin e tij te varfëria dhe grupet e margjinalizuara.

    Ati Robert Sirico është shprehur për Sky News: “Është mrekulli të kemi një amerikan”.

    Prifti, i cili gjithashtu është amerikan dhe drejtues i Acton Institute, shton se kardinali Robert Francis Prevost ishte “shumë ndërkombëtar”.

    Ai ishte një misionar dhe anëtar i një urdhri religjioz, ndaj kjo është domethënëse, tani kemi pasur dy papë radhazi që janë anëtarë të urdhrave religjiozë, ndryshe nga priftërinjtë e dioqezave. Di se ai flet rrjedhshëm pesë ose gjashtë gjuhë të huaja dhe së fundmi ka shërbyer në Kongregacionin e Peshkopëve.

    I pyetur rreth emrit Leon, i cili është përdorur më së fundmi nga Papa Leoni XIII në vitin 1878, prifti thotë se është “domethënës”.

    Ai ishte vërtet një teolog, një mendimtar që predikonte për rëndësinë e familjes dhe dinjitetin e punës, një figurë shumë domethënëse historike. Qëllimi i Papa Leonit tani është që ta vazhdojë atë punë dhe më pas na jep neve një tregues të drejtimit të tij.

    Papa i ri është i 267-ti në histori dhe u zgjodh në raundin e katërt të ditës së dytë të konklavës së Vatikanit.

  • Tenisti që u bë Papa i parë amerikan! Kush është Robert Prevost, kryebariu i katolikëve në të gjithë botën (PROFIL)

    Tenisti që u bë Papa i parë amerikan! Kush është Robert Prevost, kryebariu i katolikëve në të gjithë botën (PROFIL)

    Robert Prevost

    SHBA- Kardinali Robert Prevost nga SHBA-ja është zgjedhur Papë pas më pak se 24 orësh votimi të fshehtë. Ai është bërë Papa i parë amerikan që merr detyrën e rëndësishme në moshën 69 vjeç. Për detyrën e tij të re,  ai ka zgjedhur që të marrë emrin Papa Leo XIV. Ai njihet si një reformator i heshtur! I lindur në Çikago në vitin 1955 në një familje katolike me origjinë evropiane, Prevost ka një përvojë të gjatë misionare në vendet e Amerikës Latine, veçanërisht në Peru, e ka transformuar atë në një figurë që i zbeh kufijtë gjeografikë dhe ideologjikë midis Veriut dhe Jugut të botës.
    Gjatë qëndrimit të tij në Peru, në krye të një prej dioqezave më të varfra dhe më problematike në vend, Prevost ndau jetën e përditshme të komuniteteve lokale, duke mësuar ta lexojë botën dhe Kishën. Ishte atje që ai zhvilloi një ndjeshmëri të veçantë ndaj dinamikës së margjinalizimit, emigrimit dhe pabarazive.
    I konsideruar si një nga kandidatët më autoritarë, Prevost gëzon mbështetjen e kardinalëve të Amerikës Latine dhe të Amerikës së Veriut. Por afërsia e tij me Françeskun e ka ekspozuar atë ndaj sulmeve nga fronti konservator. Uebsajti spanjoll Infovaticana.com ka rilançuar një dosje ku e akuzon atë për mbulimin e rasteve të abuzimit seksual nga priftërinjtë me të cilët ai bashkëpunoi në të kaluarën, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Peru. Në veçanti, përmenden dy priftërinj augustinianë nga Çikago, të dënuar për abuzim me fëmijë midis viteve 1980 dhe 1990, por që mbetën aktivë për vite me radhë pa sanksione të brendshme brenda urdhrit.
    Njëri nga të dy jetoi pranë Prevostit për një kohë të gjatë. Dioqeza e Çikagos më vonë pranoi përgjegjësinë, duke ofruar një falje zyrtare dhe një dëmshpërblim prej një milion dollarësh. Në fund të vitit 2023, dy avokatë paraqitën padi zyrtare kundër Prevost dhe Kardinal Cupich për mbulim të krimeve. Megjithatë, kardinali i hodhi poshtë të gjitha akuzat.
    Në gjurmët e Bergoglios (Papa Françeskut)
    Si murg augustinian me një karakter të rezervuar, ai u thirr në Romë nga Papa Françesku për të marrë përsipër një rol strategjik: prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë. Në shtator të të njëjtit vit, Papa Françesku e emëroi atë kardinal. Në këtë pozicion kyç, ai menaxhoi qindra emërime ipeshkvore , duke ndihmuar në trajnimin e një brezi të ri pastorësh që ishin më të hapur, më pak gjykues dhe më afër plagëve të njerëzve. 
    Nuk është rastësi që në vitin 2023 ai ishte protagonist i një ndërmjetësimi delikat midis Vatikanit dhe Kishës Gjermane gjatë procesit sinodal të diskutueshëm gjerman, kur doli në pah projekti i krijimit të një komiteti sinodal autonom, i konsideruar tepër radikal nga Roma. Prevost, së bashku me Kardinal Parolin, ia doli të menaxhonte një situatë potencialisht shpërthyese me maturi dhe vendosmëri, duke demonstruar aftësi politike dhe vizion kishtar. 
    Gjithashtu,  ai ka një të kaluar si tenist, një sport shumë i dashur të cilin megjithatë ai zor se e praktikon më. Prevosti flet rrjedhshëm anglisht, spanjisht, italisht, frëngjisht dhe portugalisht, dhe mund të lexojë latinisht dhe gjermanisht. Prevost ka folur gjithashtu për nevojën për të adresuar urgjentisht ndryshimin e klimës, një tjetër shqetësim i Françeskut, dhe është mbrojtëse e Kishës sinodale. Lidhur me mundësinë e shugurimit të grave, kardinali ka shprehur kundërshtimin e tij, duke deklaruar në një intervistë se “klerikalizimi i grave nuk zgjidh domosdoshmërisht një problem; por mund të krijojë një të ri”./ZËRI

  • Tenisti që u Papa i parë amerikan! Kush është Robert Prevost, kryebariu i katolikëve në të gjithë botën (PROFIL)

    Tenisti që u Papa i parë amerikan! Kush është Robert Prevost, kryebariu i katolikëve në të gjithë botën (PROFIL)

  • Dita e dytë e konklavës, kardinalët votojnë përsëri për të zgjedhur një Papë të ri

    Dita e dytë e konklavës, kardinalët votojnë përsëri për të zgjedhur një Papë të ri

    Kardinalët katolikë janë rikthyer sërish në kapelën Sistine këtë të enjte për të vijuar procesin për zgjedhjen e Papës së ri.
    133 kardinalë nga 70 vende e nisën të mërkurën punën rituale dhe të fshehtë me një raund votimi për emërimin e një udhëheqësi të ri për 1.4 miliardë katolikët në mbarë botën.Lexo edhe :Related Posts
    Nga sot, do të mbahen çdo ditë katër raunde votimi.

    Tym i bardhë do të tregojë se Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e ri, që do të zëvendësojë Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar.
    Zgjedhja do të shpallet rreth dy orë pas votimit që do të rezultojë i suksesshëm.
    Diskutimet zhvillohen mes disa kardinalëve të cilët kanë bërë thirrje për vazhdimësi të vizionit të Franceskut, për më shumë reforma dhe të qenit të hapur dhe disa të tjerëvë që kërkojnë rikthimin në traditat e vjetra.
    Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur.
    Ende nuk ka favorit të qartë, megjithëse kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen ndër pretendentët kryesorë.
    Gjatësia mesatare e dhjetë konklavave të fundit ka qenë pak më shumë se tri ditë, dhe asnjë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë. Konklava e vitit 2013 zgjati vetëm dy ditë.
    Kardinalët do të përpiqen ta mbyllin procesin shpejt edhe këtë herë, për të shmangur përshtypjen se janë të përçarë ose se kisha është pa udhëheqje./vizionplus.tv

  • Kush janë “papabilët”? Njihuni me kardinalët që kanë gjasa të bëhen Papa i ardhshëm

    Kush janë “papabilët”? Njihuni me kardinalët që kanë gjasa të bëhen Papa i ardhshëm

    Një shprehje e vjetër për zgjedhjet papnore thotë kështu: “Ai që hyn në konklavë si papë, largohet prej saj si kardinal.”

    Me fjalë të tjera, çdo kandidat që shihet si kryesues përpara se të fillojë votimi duhet të trajtohet me kujdes dhe asnjë kardinal nuk duhet të hyjë në Kapelën Sistine duke supozuar se do të marrë votat.
    Megjithatë, analistët e Vatikanit kanë dalë me një sërë kandidatësh që mendohet se kanë një shans të mirë për t’u bërë Papa i ardhshëm, i njohur si “papabile” – ose, përkthyer nga italishtja, “i aftë për papë”.
    Ja disa nga të preferuarit – megjithëse nuk ka një favorit të qartë.
    Ata janë: Kardinali Pietro Parolin, Kardinali Luis Antonio Tagle, Kardinali Joseph Tobin, kardinali Matteo Zuppi dhe Kardinali Robert Prevost

    Top Channel

  • Nuk ka surpriza, tym i zi pas mbledhjes së dytë, Vatikani ende pa një Papë

    Nuk ka surpriza, tym i zi pas mbledhjes së dytë, Vatikani ende pa një Papë

    Tym i zi doli nga oxhaku i Kapelës Sistine të mërkurën në mbrëmje, duke sinjalizuar se kardinalët kishin votuar, por ende nuk kishin arritur shumicën prej dy të tretash të nevojshme për të zgjedhur një papë të ri.

    Ata do të takohen përsëri pasdite ku pritet sërish të shihet nëse do të ketë tym të zi apo të bardhë, që pritet ose në orën 17:30 ose në orën 19:00.
    Por kjo ishte e pritshme. Askush nuk priste realisht një “tym të bardhë” mbrëmë. Kjo sepse votimi i parë ka të bëjë me përcaktimin e mbështetjes brenda kardinalëve.
    Nëse ka tym të bardhë në fillim të konklavës, kjo do të tregonte se njëri nga kandidatët kryesorë mund të ketë arritur konsensusin.
    Kardinali Pietro Parolin dhe kardinali Luis Antonio Tagle shihen si të preferuar sepse shumë prej kardinalëve e dinë se kush janë ata.
    Ky është një grup kardinalësh të mbledhur nga e gjithë bota, të cilët nuk e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Por Parolin dhe Tagle kanë role në Vatikan, që do të thotë se janë takuar me shumë nga kardinalët. Ata janë të njohur – kjo është ajo që i bën ata favoritë.
    Kardinali Parolin, i cili po kryeson konklavën papnore, padyshim që gëzon mbështetje brenda Vatikanit. Pati një përqafim nga Kardinali Giovanni Battista Re gjatë Meshës së djeshme, me Kardinalin Re që tha “urime të dyfishta”.
    Tani, kjo mund të nënkuptojë fat të mirë në rolin tuaj si mbikëqyrës i konklavit, por mund të shihet edhe në mënyra të tjera, por mbetet një gjest mjaft interesant.

    Top Channel