Tag: kardinalët

  • Ç’ndodh pas varrimit të Papës? Zi nëntë ditore dhe mesha në nder të Atit të Shenjtë

    Ç’ndodh pas varrimit të Papës? Zi nëntë ditore dhe mesha në nder të Atit të Shenjtë

    Ceremonia e varrimit të Papës , e cila udhëhiqet nga kardinali i dhomës Kevin Joseph Farrell, pritet të përfundojë në orën 14:00 me kohën lokale.

    Pas kësaj, shumë udhëheqës të huaj do të largohen nga Roma, ndërsa pelegrinët dhe vajtuesit do të mbeten.
    Sot shënon fillimi i një periudhe zie nëntëditore të quajtur Novemdiales, me një meshë që mbahet çdo ditë në kujtim të Françeskut.
    Pas zisë, vëmendja e botës katolike së shpejti do të kthehet te konklava – zgjedhja rituale e pasuesit të Françeskut ku kardinalët e kualifikuar mblidhen në qytetin e Vatikanit për të votuar në fshehtësi.
    Kardinalët nuk kanë konfirmuar ende një datë, por konklava zakonisht zhvillohet ndërmjet 15 deri në 20 ditë pas vdekjes së Papës. Kjo tregon se një datë pas 6 majit është e mundshme.

    Top Channel

  • Sa fitojnë Papa dhe kardinalët? Pagat e drejtuesve të Kishës, mes sakrificave dhe masave shtrënguese

    Sa fitojnë Papa dhe kardinalët? Pagat e drejtuesve të Kishës, mes sakrificave dhe masave shtrënguese

    Papa Françesku kishte refuzuar të merrte rrogën e tij dhe para se të vdiste dhuroi 200 mijë euro për të burgosurit e burgut romak të Regina Coeli.
    Me këtë donacion, Papa Françesku kujtoi edhe një herë se si puna e tij është shënuar nga maturia. Paratë u morën nga llogaria e tij personale, por gjesti i fundit i tij ngriti një pyetje: Sa fiton vërtet Papa? Dhe sa fitojnë kardinalët?
    Papa nuk ka një pagë fikse. Që nga viti 2013, Papa Françesku kishte hequr dorë nga çdo kompensim personal, duke vendosur në praktikë varfërinë dhe thjeshtësinë që kishte përqafuar duke zgjedhur emrin e Poverello-s së Asizit.
    Sipas disa burimeve, atij i takonte një pagë simbolike (e barabartë me atë që merrte Benedikti XVI) rreth 2500 euro në muaj, por nuk e kishte marrë kurrë. Të gjitha shpenzimet e tij (ushqimi, akomodimi, transporti, kujdesi shëndetësor, siguria) mbuloheshin tërësisht nga Selia e Shenjtë. Françesku më pas zgjodhi të jetonte në Domus Sanctae Marthae, në vend të banesës papale, si një zgjedhje tjetër përulësie.
    Përveç pagës dhe banesës së tij, çdo pontifik teorikisht ka akses në Peter’s Pence, një fond i Vatikanit i ushqyer nga donacionet e besimtarëve dhe synon të financojë nismat bamirëse dhe misionare të Kishës.
    Deri në vitin 2021, kardinalët e Kurisë Romake merrnin një pagë mujore nga 4000 deri në 5500 euro. Por me dekretin e shkurtimeve të marsit 2021, i kërkuar nga Papa Françesku në përgjigje të krizës ekonomike pandemike, u aplikua një shkurtim prej 10%, që më pas u pasua nga reduktime të mëtejshme të shtesave. Sot paga mesatare për një Kardinal është rreth 5 mijë  euro në muaj.
    Ndërkohë, Peshkopët marrin rreth 3,000 euro në muaj, ndërsa priftërinjtë kanë një pagë mesatare prej rreth 1,200 euro. Së fundi, fretërit dhe murgeshat nuk marrin të ardhura reale nëse nuk mbajnë role me përgjegjësi specifike.

  • Si emërohet papa i ri? Nga mbarë bota 135 kardinalë do të zgjedhin Papën

    Si emërohet papa i ri? Nga mbarë bota 135 kardinalë do të zgjedhin Papën

    Nga agjensia Reuters
    Pas vdekjes së Papa Françeskut, siç njoftoi Vatikani të hënën, katolikët romakë në mbarë botën do të fillojnë të hamendësojnë se cili nga kardinalët me rroba të kuqe do ta pasojë atë.

    Duke pasur parasysh natyrën e emërimeve të kardinalëve që Françesku bëri gjatë papatit të tij, do të ketë padyshim pritshmëri që pasardhësi i papës argjentinas të jetë një tjetër joevropian, dhe se, mu sikur Françesku, ai të jetë një tjetër progresist, e kundërta e krahun konservator të kishës.
    Megjithatë – procesi i zgjedhjes së papës, që do të nisë pasi Françesku të jetë varrosur – është tepër i fshehtë dhe asgjë nuk do të jetë e sigurt derisa tymi i bardhë të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine për t’i treguar botës se është zgjedhur një papë i ri.
    Vatikani njoftoi se Françesku do të varroset të shtunën në orën 10:00.
    Kardinalët janë bashkëpunëtorët më të afërt të papës, ata udhëheqin departamente të rëndësishme në Vatikan dhe dioqezat në të gjithë botën. Kur një papë vdes ose jep dorëheqje, kardinalët që janë nën moshën 80-vjeçare mblidhen në një këshill të fshehtë për ta zgjedhur nga radhët e veta kreun e ri të Kishës Katolike Romake me gati 1.4 miliardë anëtarë.
    Votimi i ndërlikuar do të tregojë nëse kardinalët e tanishëm, shumica e të cilëve janë emëruar nga Françesku, besojnë se përqafimi i vlerave sociale liberale nga ai dhe agjenda e tij reformuese progresive kanë shkuar shumë larg, dhe nëse është e nevojshme ndonjë periudhë pakësimi.
    Kardinalët do ta caktojnë datën për fillimin e këshillit të fshehtë, pasi të fillojnë të mbërrijnë në Romë gjatë ditëve në vijim.
    Vetëm Papa mund të emërojë kardinalë, dhe lloji i burrave që ai zgjedh mund të lërë gjurmë në kishë shumë kohë pas udhëheqjes së tij – për shkak të statusit të tyre si klerikë të lartë dhe sepse ndonjëri prej tyre mund të bëhet Papë.
    Që nga 21 prilli, ka gjithsej 252 kardinalë, 135 prej tyre kardinalë votues nën moshën 80-vjeçare, sipas të dhënave të publikuara nga Vatikani. 108 nga votuesit ishin emëruar nga Françesku, 22 nga paraardhësi i tij Benedikti dhe pesë nga Gjon Pali II.
    Kardinalët “krijohen” në ceremoni të quajtura konsistorë, ku atyre u jepet unaza, një bireta e kuqe – një kapelë katror – dhe betohen për besnikëri ndaj papës, edhe nëse kjo do të thotë të derdhin gjak ose të sakrifikojnë jetën e tyre, siç simbolizon ngjyra e kuqe.
    Papa Françesku mbajti 10 konsistorë dhe me secilin prej tyre, ai shtoi gjasat që pasardhësi i tij të jetë një tjetër joevropian, pasi përforcoi kishën në vende ku ajo është ose një pakicë e vogël ose ku po rritet më shpejt se në Perëndimin kryesisht të stagnuar.
    Për shumë shekuj, shumica e kardinalëve ishin italianë, përveç një periudhe kur papati ishte bazuar në Avignon midis viteve 1309-1377, kur shumë prej tyre ishin francezë.
    Ndërkombëtarizimi i Kolegjit të Kardinalëve filloi seriozisht nën Papën Pal VI (1963–1978). Ai u përshpejtua shumë nga Papa Gjon Pali II (1978–2005), një polak që ishte papa i parë joitalian në 455 vjet.
    Derisa Evropa ende ka pjesën më të madhe të kardinalëve votues, me rreth 39 për qind, kjo ka rënë nga 52 për qind në vitin 2013 kur Françesku u bë papa i parë nga Amerika Latine. Grupi i dytë më i madh i votuesve është nga Azia dhe Oqeania, me rreth 20 për qind.
    Një grup jo shumë evropianë
    Françesku emëroi më shumë se 20 kardinalë nga vende që më parë nuk kishin pasur kurrë kardinal, pothuajse të gjithë nga vende në zhvillim si Ruanda, Kepi i Gjelbër, Tonga, Mianmari, Mongolia dhe Sudani i Jugut, ose vende me shumë pak katolikë si Suedia.
    Në disa raste, ai anashkaloi qëllimisht vende vakante në qytete të mëdha evropiane që tradicionalisht kishin kardinalë, për të theksuar se kisha nuk mund të jetë e përqendruar në Evropë kaq shumë.
    Në vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara, ai anashkaloi dioqezat si Los Anxhelosi dhe San Francisko, sic duket për shkak se ato kishin kryepeshkopë konservatorë.
    Robert McElroy, kryepeshkop i Uashingtonit që nga marsi, shihet si një progresist dhe aleat i zëshëm i qasjes priftërore të Françeskut ndaj çështjeve sociale, si mbrojtja e mjedisit dhe një qasje më mikpritëse ndaj katolikëve LGBTQ.
    Trashëgimia e papës
    Sa më shumë kardinalë që një papë emëron gjatë udhëheqjes së tij, aq më shumë rritet mundësia që pasardhësi i tij të jetë dikush që ndan pikëpamje të ngjashme për kishën dhe çështjet sociale.
    Megjithatë, jo gjithmonë ndodh kështu, pasi kardinalët mund ta zgjedhin një person teologjikisht të ndryshëm nga paraardhësi i tij, por që konsiderohet kandidati më i përshtatshëm për arsye të brendshme kishtare ose për kohën historike kur bëhet emërimi i tij.
    Papa Benedikti u zgjodh për ta pasuar Papën Gjon Palin II kryesisht sepse ai kishte punuar me të për dy dekada dhe kardinalët donin vazhdimësi.
    Por, shumë nga të njëjtët kardinalë ndienin se nevojitej një “i jashtëm” për ta pasuar Benediktin, i cili dha dorëheqje në vitin 2013, pas skandalit “Vatileaks” që zbuloi një administratë të brendshme jofunksionale, kryesisht nën drejtimin e klerikëve të lartë italianë.
    Në të njëjtën kohë, shumë kardinalë e ndienin qartë se e ardhmja e katolicizmit ndodhej përtej Evropës së plakur, prandaj e zgjodhën Jorge Mario Bergoglio nga Argjentina si papën e tyre – papa i parë joevropian në gati 13 shekuj.
    Megjithëse kardinalët që kanë mbushur 80 vjet nuk mund të hyjnë në këshillin e fshehtë, ata prapëseprapë mund të ndikojnë në rezultatin e tij. Ata lejohen të marrin pjesë në takime të quajtura Kongregacionet e Përgjithshme që zhvillohen në prag të fillimit të këshillit të fshehtë, dhe ku formohet një profil i cilësive që papa i ardhshëm duhet t’u gëzojë.

  • Kush janë 135 kardinalët që do të mund të hyjnë në Konklavë dhe të zgjedhin Papën e ri?

    Kush janë 135 kardinalët që do të mund të hyjnë në Konklavë dhe të zgjedhin Papën e ri?

    Aktualisht janë 135 kardinalë me të drejtë vote që mund të marrin pjesë në Konklavë për të zgjedhur Papën e ri pas vdekjes së Papa Françeskut. Në dyshim është pozicioni i kardinalit spanjoll Carlos Osoro Sierra, i cili do të mbushë 80 vjeç më 16 maj dhe humbet të drejtën për të votuar, sipas rregullave të Kishës.

    Papa Françesku, që prej fillimit të pontifikatit të tij në vitin 2013, ka emëruar 163 kardinalë, nga të cilët 133 kanë qenë elektorë në momentin e emërimit. Sot, 107 nga 135 kardinalët me të drejtë vote janë emëruar prej tij, duke përfaqësuar shumicën dërrmuese në Konklavën e ardhshme.

    Megjithatë, kjo shumicë nuk është homogjene. Ndër ta ka kardinalë me pikëpamje të ndryshme, madje edhe kundërshtarë të hapur të Papa Françeskut, si gjermani Gerhard Ludëig Müller. Disa kardinalë afrikanë dhe aziatikë shfaqin qëndrime më konservatore për çështje etike, krahasuar me qasjen më liberale të disa kolegëve evropianë.

    Papa Françesku ka transformuar gjithashtu përbërjen gjeografike të Kolegjit të Kardinalëve, duke i dhënë më shumë përfaqësim Kishave të vendeve në zhvillim dhe periferive të botës. Nga 135 elektorët: 59 vijnë nga Evropa (19 nga Italia), 37 nga Amerika (16 nga Amerika e Veriut, 4 nga Amerika Qendrore, 17 nga Amerika e Jugut), 20 nga Azia, 16 nga Afrika dhe 3 nga Oqeania.

    Në Konklavë do të marrin pjesë edhe 34 përfaqësues të urdhrave fetarë, përfshirë jezuitë, françeskanë, dominikanë dhe salezianë.

    Më i riu është ukrainasi Mykola Byčok (45 vjeç), ndërsa më i moshuari, përkohësisht, mbetet spanjolli Osoro Sierra, i ndjekur nga vetëm një muaj nga guineani Robert Sarah.

  • Si do të emërohet Papa i ri?

    Si do të emërohet Papa i ri?

    Pas vdekjes së Papa Françeskut, siç njoftoi Vatikani të hënën, katolikët romakë në mbarë botën do të fillojnë të hamendësojnë se cili nga kardinalët me rroba të kuqe do ta pasojë atë.Duke pasur parasysh natyrën e emërimeve të kardinalëve që Françesku bëri gjatë papatit të tij, do të ketë padyshim pritshmëri që pasardhësi i papës argjentinas të jetë një tjetër joevropian, dhe se, mu sikur Françesku, ai të jetë një tjetër progresist, e kundërta e krahun konservator të kishës.
    Megjithatë – procesi i zgjedhjes së papës, që do të nisë pasi Françesku të jetë varrosur – është tepër i fshehtë dhe asgjë nuk do të jetë e sigurt derisa tymi i bardhë të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine për t’i treguar botës se është zgjedhur një papë i ri.Vatikani njoftoi se Françesku do të varroset të shtunën në orën 10:00.
    Kardinalët janë bashkëpunëtorët më të afërt të papës, ata udhëheqin departamente të rëndësishme në Vatikan dhe dioqezat në të gjithë botën. Kur një papë vdes ose jep dorëheqje, kardinalët që janë nën moshën 80-vjeçare mblidhen në një këshill të fshehtë për ta zgjedhur nga radhët e veta kreun e ri të Kishës Katolike Romake me gati 1.4 miliardë anëtarë.
    Votimi i ndërlikuar do të tregojë nëse kardinalët e tanishëm, shumica e të cilëve janë emëruar nga Françesku, besojnë se përqafimi i vlerave sociale liberale nga ai dhe agjenda e tij reformuese progresive kanë shkuar shumë larg, dhe nëse është e nevojshme ndonjë periudhë pakësimi.
    Kardinalët do ta caktojnë datën për fillimin e këshillit të fshehtë, pasi të fillojnë të mbërrijnë në Romë gjatë ditëve në vijim.
    Vetëm papa mund të emërojë kardinalë, dhe lloji i burrave që ai zgjedh mund të lërë gjurmë në kishë shumë kohë pas udhëheqjes së tij – për shkak të statusit të tyre si klerikë të lartë dhe sepse ndonjëri prej tyre mund të bëhet papë.
    Që nga 21 prilli, ka gjithsej 252 kardinalë, 135 prej tyre kardinalë votues nën moshën 80-vjeçare, sipas të dhënave të publikuara nga Vatikani. 108 nga votuesit ishin emëruar nga Françesku, 22 nga paraardhësi i tij Benedikti dhe pesë nga Gjon Pali II.
    Kardinalët “krijohen” në ceremoni të quajtura konsistorë, ku atyre u jepet unaza, një bireta e kuqe – një kapelë katror – dhe betohen për besnikëri ndaj papës, edhe nëse kjo do të thotë të derdhin gjak ose të sakrifikojnë jetën e tyre, siç simbolizon ngjyra e kuqe.
    Papa Françesku mbajti 10 konsistorë dhe me secilin prej tyre, ai shtoi gjasat që pasardhësi i tij të jetë një tjetër joevropian, pasi përforcoi kishën në vende ku ajo është ose një pakicë e vogël ose ku po rritet më shpejt se në Perëndimin kryesisht të stagnuar.
    Për shumë shekuj, shumica e kardinalëve ishin italianë, përveç një periudhe kur papati ishte bazuar në Avignon midis viteve 1309-1377, kur shumë prej tyre ishin francezë.
    Ndërkombëtarizimi i Kolegjit të Kardinalëve filloi seriozisht nën Papën Pal VI (1963–1978). Ai u përshpejtua shumë nga Papa Gjon Pali II (1978–2005), një polak që ishte papa i parë joitalian në 455 vjet.
    Derisa Evropa ende ka pjesën më të madhe të kardinalëve votues, me rreth 39 për qind, kjo ka rënë nga 52 për qind në vitin 2013 kur Françesku u bë papa i parë nga Amerika Latine. Grupi i dytë më i madh i votuesve është nga Azia dhe Oqeania, me rreth 20 për qind.
    Një grup jo shumë evropianë
    Françesku emëroi më shumë se 20 kardinalë nga vende që më parë nuk kishin pasur kurrë kardinal, pothuajse të gjithë nga vende në zhvillim si Ruanda, Kepi i Gjelbër, Tonga, Mianmari, Mongolia dhe Sudani i Jugut, ose vende me shumë pak katolikë si Suedia.
    Në disa raste, ai anashkaloi qëllimisht vende vakante në qytete të mëdha evropiane që tradicionalisht kishin kardinalë, për të theksuar se kisha nuk mund të jetë e përqendruar në Evropë kaq shumë.
    Në vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara, ai anashkaloi dioqezat si Los Anxhelosi dhe San Francisko, sic duket për shkak se ato kishin kryepeshkopë konservatorë.
    Robert McElroy, kryepeshkop i Uashingtonit që nga marsi, shihet si një progresist dhe aleat i zëshëm i qasjes priftërore të Françeskut ndaj çështjeve sociale, si mbrojtja e mjedisit dhe një qasje më mikpritëse ndaj katolikëve LGBTQ.
    Trashëgimia e papës
    Sa më shumë kardinalë që një papë emëron gjatë udhëheqjes së tij, aq më shumë rritet mundësia që pasardhësi i tij të jetë dikush që ndan pikëpamje të ngjashme për kishën dhe çështjet sociale.
    Megjithatë, jo gjithmonë ndodh kështu, pasi kardinalët mund ta zgjedhin një person teologjikisht të ndryshëm nga paraardhësi i tij, por që konsiderohet kandidati më i përshtatshëm për arsye të brendshme kishtare ose për kohën historike kur bëhet emërimi i tij.
    Papa Benedikti u zgjodh për ta pasuar Papën Gjon Palin II kryesisht sepse ai kishte punuar me të për dy dekada dhe kardinalët donin vazhdimësi.
    Por, shumë nga të njëjtët kardinalë ndienin se nevojitej një “i jashtëm” për ta pasuar Benediktin, i cili dha dorëheqje në vitin 2013, pas skandalit “Vatileaks” që zbuloi një administratë të brendshme jofunksionale, kryesisht nën drejtimin e klerikëve të lartë italianë.
    Në të njëjtën kohë, shumë kardinalë e ndienin qartë se e ardhmja e katolicizmit ndodhej përtej Evropës së plakur, prandaj e zgjodhën Jorge Mario Bergoglio nga Argjentina si papën e tyre – papa i parë joevropian në gati 13 shekuj.
    Megjithëse kardinalët që kanë mbushur 80 vjet nuk mund të hyjnë në këshillin e fshehtë, ata prapëseprapë mund të ndikojnë në rezultatin e tij. Ata lejohen të marrin pjesë në takime të quajtura Kongregacionet e Përgjithshme që zhvillohen në prag të fillimit të këshillit të fshehtë, dhe ku formohet një profil i cilësive që papa i ardhshëm duhet t’u gëzojë./REL

  • Një proces shekullor i veshur me mister… si zgjidhet Papa i ri?

    Një proces shekullor i veshur me mister… si zgjidhet Papa i ri?

    Me vdekjen e Papa Françeskut, kardinalët nga e gjithë bota do të mblidhen në Romë për të zgjedhur një Papë të ri. Ritualet për zgjedhjen e një Pape të ri janë të përpunuara dhe datojnë shekuj më parë.
    Por si funksionon kjo dhe çfarë do të ndodhë në Vatikan?
    Kur një Papë vdes ose jep dorëheqjen, Kisha Katolike hyn në një periudhë të quajtur “sede vacante”. Kjo do të thotë “vend i zbrazët” – pasi nuk ka Papë të ulur në fronin e Shën Pjetrit.
    Unaza dhe vula e Papës së ndjerë – të cilat përdoren për dërgimin e dokumenteve papale – janë thyer për të ndaluar këdo tjetër që t’i përdorë ato.

    Gjatë kësaj kohe, një kardinal – i njohur si Camerlengo ose Chamberlain – bëhet shefi i përkohshëm i kishës me kompetenca të kufizuara.
    “Sede vacante” në përgjithësi zgjat disa javë ndërsa trupi i Papës shtrihet në gjendje, funerali i tij mbahet dhe kardinalët përgatiten të mblidhen për konklavën.
    Konklava
    Konklava zhvillohet në Kapelën Sistine, sallën e famshme të Vatikanit, muret dhe tavanet e së cilës janë zbukuruar me veprat e Mikelanxhelos. Takimi përfshin kardinalë nga e gjithë bota dhe zgjat derisa të zgjidhet një Papë i ri.
    Vetëm kardinalët nën moshën 80 vjeç (elektorët kardinalë) lejohen të marrin pjesë në Konklavë dhe të japin votën e tyre për Papën e ri.
    Aktualisht, nga 252 kardinalë, janë 135 elektorë kardinalë: 53 nga Evropa, 23 nga Azia, 20 nga Amerika e Veriut, 18 nga Afrika, 17 nga Amerika e Jugut dhe katër nga Oqeania. Vendi me më shumë kardinalë që mund të votojnë është Italia me 17, SHBA ka 10 dhe Brazili me shtatë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka tre.

    Pasi të fillojë konklava, kardinalët nuk do të dalin nga Vatikani derisa të zgjidhet një Papë i ri. Fjala “konklavë” vjen nga latinishtja, që do të thotë “me çelës” – një referencë për izolimin në të cilin mbahen kardinalët.
    Ata mbajnë seanca votimi në Kapelën Sistine dhe flenë në hotelin Casa Santa Marta brenda territorit të Vatikanit. Konklava më e gjatë zgjati gati tre vjet, midis 1268 dhe 1271. Disa prej tyre kanë zgjatur vetëm një ditë.
    Konklava në të cilën u zgjodh Papa Gjon Palin në 1978 zgjati më pak se tre ditë, ndërsa kardinalët zgjodhën Papa Françeskun brenda dy ditësh.
    Ndërsa konklava vazhdon, kardinalët nuk janë në gjendje të komunikojnë me botën e jashtme. Nuk lejohen telefonat, përdorimi i internetit apo komunikimi me gazetarët.
    Me përjashtim të ditës së parë, kardinalët zhvillojnë dy seanca votimi ditore derisa një kandidat të ketë një shumicë prej dy të tretave plus një. Të gjithë ata janë betuar për fshehtësi në lidhje me votën.
    Tymi i bardhë?
    Si e dimë nëse është marrë një vendim? Kjo është pjesa e tymi të zi, ose tymit të bardhë.
    Nëse kardinalët nuk kanë arritur shumicën, kartat dhe fletët e llogaritjes vendosen në një sobë dhe digjen me një aditiv për të prodhuar tym të zi, duke i treguar botës së jashtme se një Papë nuk është zgjedhur ende.
    Të shikosh për tymin tregues që del nga maja e Kapelës Sistine është diçka si një traditë, me katolikët që grumbullohen në sheshin e Shën Pjetrit për spektaklin.

    Nëse nuk është arritur asnjë rezultat brenda tri ditëve, seancat pezullohen për një ditë për të lejuar lutjen dhe diskutimin. Më pas mbahen më shumë seanca votimi derisa të arrihet shumica e 2/3.
    Kur mjaft kardinalë bien dakord për një kandidat për Papë të ardhshëm, ai kandidat pyetet nëse pranon dhe me cilin emër dëshiron të njihet.
    Më pas fletët e votimit digjen si më parë, por me një aditiv për të prodhuar tym të bardhë.
    Shpallja e Papës së ri
    Papa i ri më pas vesh rrobat e tij të reja papale. Rrobaqepësit i mbajnë gati madhësitë e mëdha, të mesme dhe të vogla dhe ulet në një fron në Kapelën Sistine për të pritur kardinalët e tjerë që paraqiten për të bërë homazhe dhe për t’u betuar se do t’i binden udhëheqësit të ri të kishës.
    Më pas, dhjaku i lartë kardinal del në ballkonin qendror të Bazilikës së Shën Pjetrit me pamje nga sheshi dhe shpall në latinisht: “Annuntio vobis gaudium magnum. Habemus Papam“, që do të thotë: “Ju njoftoj një gëzim të madh. Kemi një Papë”.

    Dhe në vijim zbulon emrin e të përzgjedhurit. Papa i ri më pas shfaqet në ballkon për të dhënë përshëndetjen e tij të parë publike pontifikale dhe për të bekuar turmat në sheshin e Shën Pjetrit. Pak ditë më vonë, Papa i ri kremton një meshë që shënon fillimin e shërbesës së tij.

  • Vota e Papa Françeskut, ja kur nis procesi më sekret në Botë për zgjedhjen e Papës së ri. Kardinalëve u ndalohet televizioni, gazeta e interneti gjatë votimit

    Vota e Papa Françeskut, ja kur nis procesi më sekret në Botë për zgjedhjen e Papës së ri. Kardinalëve u ndalohet televizioni, gazeta e interneti gjatë votimit

    Bota është gati të dëshmojë procesin e zgjedhjes së një Pape të ri.

    Ose më saktë, të mos e dëshmojë fare, sepse siç e tregon edhe filmi fitues i çmimit Oscar “Konklava”, zgjedhja e një Pape të ri është procesi demokratik më sekret në botë, i kryer nga 120 kardinalë pas dyerve të mbyllura. Në fakt, filmi e paraqet atë më të hapur nga sa është në të vërtetë, duke treguar se Presidenti i Kolegjit të Kardinalëve informon mediat botërore gjatë zhvillimit të procesit.
    Në jetën reale, ai do të përballej me përjashtim për këtë shkelje, ashtu si kushdo tjetër që shkel rregullat, të cilat përfshijnë edhe ndalimin e bërjes së marrëveshjeve me votues të tjerë. As nuk do të lejohej që një Papë i vdekur të rrethohej nga priftërinj, murgesha dhe zyrtarë, apo të shtrihej me pizhamet e tij.
    Në botën reale, Kamerlengo (ose Dhomaqar) i Kishës së Shenjtë Romake shpall vdekjen e Papës në praninë e Mjeshtrit të Ceremonive Papnore dhe një grupi të vogël të anëtarëve të tjerë të familjes papnore. Pastaj shpallen nëntë ditë zie, gjatë të cilave trupi i Papës së ndjerë do të qëndrojë në gjendje nderimi në Bazilikën e Shën Pjetrit.Do të duhen të paktën 15 ditë para se të nisë Konklava – që do të thotë fjalë për fjalë ‘cum clave’, latinisht për ‘me çelës’ – për të zgjedhur pasardhësin e tij, duke i dhënë kohë kardinalëve të mbërrijnë në Romë nga e gjithë bota.
    Megjithatë, kardinalët nuk mbyllen më fizikisht në një ndërtesë derisa të marrin vendimin. Ata do të qëndrojnë në një shtëpi pritjeje brenda mureve të Vatikanit të quajtur Shtëpia e Shën Martës, ku do të kenë në dispozicion kuzhinierë, shërbyese dhe dy mjekë, njëri prej të cilëve është kirurg. Duke marrë parasysh moshën mesatare të kardinalëve, kjo mund të duket e pamjaftueshme – megjithëse atyre mbi 80 vjeç nuk u lejohet të votojnë.
    Si do të zgjidhet pasardhësi i Papa FrançeskutKolegji i Kardinalëve do të mblidhet në Romë për të zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut I. Konklava ndjek rregulla të përcaktuara – vetëm kardinalët nën moshën 80 vjeç lejohen të votojnë.Votimi nuk do të zhvillohet për të paktën 15 ditë, pas nëntë ditëve të zisë zyrtare.Ndërkohë, një kardinal i njohur si kamerlengo, ose dhomaqar, bëhet kreu i përkohshëm me fuqi të kufizuara.
    Kush do të votojë?Nga 252 kardinalë të gjallë, 138 janë nën 80 vjeç dhe janë të kualifikuar për të votuar në konklavë.
    Brenda Kapelës SistineKardinalët mbyllen brenda kapelës pa pajisje elektronike apo gazeta. Çdo kardinal plotëson fshehurazi emrin e kandidatit të preferuar. Sipas rendit të vjetërsisë, ata ecin drejt altarit dhe e vendosin fletën në një enë.Fletët e votimit numërohen: Votat llogariten nga tre skrutatorë. Fletët dhe çdo shënim tjetër digjen më pas.
    Procesi i votimit:Nëse askush nuk merr dy të tretat e votave të hedhura, votimi zhvillohet dy herë çdo mëngjes dhe pasdite duke filluar nga dita e dytë.Nëse pas ditës së tretë nuk është zgjedhur ende Papë, mund të merret një ditë pushimi për lutje.Ky proces përsëritet pas çdo shtatë votimesh.
    RezultatiNjë Papë i ri shpallet pasi siguron mbështetjen e dy të tretave (ose dy të tretat plus një, nëse numri i kardinalëve nuk pjesëtohet me tre) të kardinalëve të pranishëm.
    Sinjalet me tymDy herë në ditë, tymi del nga djegia e fletëve të votimit. Tymi i zi tregon dështim.Tymi i bardhë do të thotë se është zgjedhur një Papë i ri.
    Nga Shtëpia e Shën Martës, kardinalët do të ecin çdo ditë me rrobat e tyre blu dhe shiritat e kuq drejt Pallatit Papnor ose Kapelës Sistine, ku do të zhvillohet votimi. Atyre do t’u ndalohet të lexojnë gazeta, të kenë qasje në radio, televizion apo internet, si dhe të dërgojnë apo të marrin ndonjë mesazh nga bota e jashtme.
    Ata mund të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë. Konklava më e gjatë në histori zgjati 34 muaj, nga vdekja e Klementit IV në nëntor të vitit 1268 deri në zgjedhjen e Gregorit X më 1 shtator 1271. Megjithatë, në kohët moderne, asnjë konklavë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë – dhe 14 raunde votimi – sa zgjati zgjedhja e Piusit XI në vitin 1922.
    Konklava që zgjodhi Papa Françeskun në vitin 2013 zgjati vetëm dy ditë. Nuk ka një procedurë të saktë për votimet e shumta që mund të zhvillohen – vetë konklava vendos rregullat e saj. Nëse një kandidat merr shumicën prej dy të tretash të votave, kjo duhet të mjaftojë. Përndryshe, disa raunde votimi mund të reduktojnë kandidatët në dy të fundit, dhe fituesi vendoset me shumicë të thjeshtë.
    Rregullat më të fundit, të hartuara në vitin 1996 nga Papa Gjon Pali II, nuk specifikojnë që konklava duhet të shpallë vendimin duke lëshuar tym të bardhë nga oxhaku (ndërsa tymi i zi tregon se nuk është marrë asnjë vendim). Kjo traditë shkaktoi një situatë të sikletshme në vitin 1958, kur Radio Vatikani keqinterpretoi sinjalet me tym dhe shpalli lajmin një ditë më herët.
    Një gjë që filmi e paraqet saktë është larmia e kandidatëve nga e gjithë bota. Edhe pse kardinalët nuk janë të detyruar të zgjedhin vetëm nga radhët e tyre, është pothuajse e sigurt që do ta bëjnë këtë. Por kjo gjithsesi lë një zgjedhje të gjerë. Atëherë, kush ka të ngjarë të dalë fitues pasi kardinalët të kenë marrë vendimin e tyre?

    Top Channel