Nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i zi pas votimit të parë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Kjo gjë nënkupton se kardinalët ende nuk e kanë gjetur pasuesin e Papa Françeskut në krye të Selisë së Shenjtë.
Ditën e sotme, 133 kardinalë me të drejtë vote u mbyllën në Kapelën Sistine, pasi bënë secili më vete pas orës 16:30 betimin me dorën mbi Bibël për ruajtjen e sekretit për gjithçka diskutohet në konklavë.
Kardinalët nuk dalin prej andej deri kur nga oxhaku të dalë tym i bardhë, që do të njoftojë zgjedhjen e Papës së 267-të.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, ata nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme. Kardinalët pjesëmarrës kanë parashikuar më herët që kjo konklavë të mos zgjasë më tepër se 3 ditë. Ndërkohë kardinalët e nisën ditën me një meshë publike në bazilikën e Shën Pjetrit.
Masat e sigurisë përreth selisë së shenjtë janë të larta dhe garantohen nga 4 mijë trupa sigurie.
Tag: kardinalët
-

Tym i zi nga oxhaku i Kapeles Sistine, dështon përpjekja e parë për zgjedhjen e Papës së ri
-

Zgjedhja e Papës së ri, fillon zyrtarisht votimi i parë në konklavën me 133 kardinalë
Portat e Kapelës Sistine janë mbyllur dhe 133 kardinalët kanë nisur votimin për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike. Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, jehona e frazës latine “extra omnes”, “të gjithë jashtë”, shënoi fillimin e votimit të fshehtë.
Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave. Në Sheshin e Shën Pjetrit janë mbledhur besimtarë që presin të shohin ngjyrën e tymit që del nga oxhaku i Kapelës Sistine: tymi i zi sinjalizon se nuk është zgjedhur ende një Papa i ri, ndërsa ai i bardhë shpall zyrtarisht zgjedhjen e tij.
Megjithatë, sot nuk pritet të ketë zgjedhje, pasi do të zhvillohet vetëm një raund votimi. Nga dita e nesërme, e enjte, mund të ketë deri në katër raunde votimi në ditë.Para fillimit të votimit, kardinalët hynë në Kapelën Sistine duke kënduar himne kishtare dhe secili prej tyre shqiptoi betimin e Konklavës, duke premtuar ruajtjen e fshehtësisë mbi çdo aspekt të procesit zgjedhor.
Gjithashtu, ata u zotuan se kushdo që do të zgjidhet Papa, do ta përmbushë me përkushtim detyrën supreme të udhëheqësit shpirtëror të Kishës Katolike.
Pas vendosjes së tyre në pozicione, sërish u dëgjua “extra omnes” dhe dyert e kapelës u mbyllën. U sigurua që asnjë nga kardinalët të mos ketë kontakt me botën e jashtme, ndersa janë bllokuar sinjalet e celularëve dhe është ndaluar përdorimi i çdo pajisjeje elektronike.
Rezultati i votimit të parë pritet të bëhet i njohur rreth orës 20:00, përmes tymit që do të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine.
Në mëngjes, kardinalët morën pjesë në meshën e veçantë “Pro Eligendo Romano Pontifice”, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit, për zgjedhjen e Papës së ri.
Kjo Konklavë është më e madhja ndonjëherë dhe konsiderohet ndër më të paparashikueshmet e epokës moderne. Tre orë pas fillimit të saj pritet votimi i parë.
Derisa të shfaqet tymi i bardhë, ndjesia e pritjes dhe pasigurisë është e pranishme. Askush nuk e di me siguri kush është kandidati kryesor dhe sa kohë do të zgjasë procesi.
Kjo pritje, e mbështjellë me mister dhe rregulla të rrepta, krijon një atmosferë dramatike që ngjall kureshtje dhe emocion tek besimtarët, veçanërisht tek ata që ndjekin me interes këtë ngjarje të rrallë dhe të shenjtë.
Në fund, do të dëgjohet fraza e famshme në latinisht: “Annuntio vobis gaudium magnum. Habemus Papam” – “Ju kumtoj me gëzim të madh: kemi një Papë të ri.”
Sipas raportimeve të ditëve të fundit nga Deutsche Welle, kandidati kryesor është italiani Pietro Parolin, për 12 vite Sekretar i Shtetit të Vatikanit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Papa Françeskut. Ai shihet si figurë që mund të bashkojë si klerikët progresistë, ashtu edhe ata më tradicionalistë.
Përmenden gjithashtu me shanse të forta edhe Patriarku Latin i Jerusalemit, Pierbattista Pizzaballa, i njohur për përvojën në dialogun ndërfetar, si dhe kardinali filipinas Luis Tagle, i cili shihet si pasues i natyrshëm i linjës së Papa Françeskut.
Megjithatë, një thënie e njohur italiane thotë: “Kush hyn në Sistinë si favorit për Papë, del nga atje si kardinal.” Çdo gjë mund të ndryshojë gjatë Konklavës.
Sa do të zgjasë procesi?
Koha e zgjedhjes së Papës së ri mbetet e paqartë. Nga përvoja e mëparshme, Konklavat zakonisht zgjasin dy deri në tre ditë, por gjithçka do të varet nga shpejtësia e arritjes së konsensusit.
Nga 133 kardinalët me të drejtë vote, 53 janë europianë, por besohet se janë të përçarë. Aziatikët janë më të bashkuar, por janë vetëm 23. Ndërkohë, rreth 20 kardinalë konservatorë nuk kanë mjaftueshëm vota për të zgjedhur Papën, por mund të ndikojnë me mbështetjen e tyre.
Konklava ka gjithmonë një tërheqje të jashtëzakonshme për opinionin publik. Rregullat misterioze, kodet dhe simbolet e kësaj ngjarjeje të rrallë kanë frymëzuar edhe botën e kinemasë, që ka sjellë filma të paharrueshëm në ekran të madh.
Veçanërisht, veshjet simbolike të kardinalëve me 33 kopsa që përfaqësojnë vitet e jetës së Krishtit, dhe brezi i mëndafshtë që përkujton betimin e tyre për pastërti, janë bërë pjesë e kësaj magjie kinematografike. -

133 kardinalët shkojnë në Kapelën Sistine, kur nis procesi i votimit për Papën e ri
Sot zhvillohet një nga proceset më të rëndësishme në botë, zgjedhja e Papës së ri. Këtë pasdite, 133 kardinalë do të ecin drejt Kapelës Sistine për të hedhur votat e tyre nën afresket e famshme të Rilindjes.
Pasi të hyjnë në faltore, rreth orës 17:30 sipas orës lokale, ata nuk do të kenë asnjë komunikim me botën e jashtme derisa të zgjidhet një Papë i ri.
Rreth orës 16:30 sipas orës lokale kardinalët do të nisin një procesion nga Kapela e Shën Palit në Kapelën Sistine.
Rreth orës 17:30 të gjithë përveç zgjedhësve duhet të largohen nga Kapela Sistine – momenti kur shqiptohet “extra omnes” shënon fillimin e izolimit të kardinalëve dhe fillimin e konklavës.
Rreth orës 19:00 një sasi tymi lëshohet pas fletëvotimit të parë.
Të enjten në mëngjes nëse një Papë i ri nuk shpallet sonte kardinalët do të hanë mëngjes nga ora 06:30 përpara Meshës në orën 08:15, përpara dy votimeve të tjera të planifikuara për më vonë gjatë ditës, sipas BBC. -

Konklava/ 133 kardinalët shkojnë në Kapelën Sistine, ja kur nis procesi i votimit për Papën e ri
Sot zhvillohet një nga proceset më të rëndësishme në botë, zgjedhja e Papës së ri.
Këtë pasdite, 133 kardinalë do të ecin drejt Kapelës Sistine për të hedhur votat e tyre nën afresket e famshme të Rilindjes.
Pasi të hyjnë në faltore, rreth orës 17:30 sipas orës lokale, ata nuk do të kenë asnjë komunikim me botën e jashtme derisa të zgjidhet një Papë i ri.
Rreth orës 16:30 sipas orës lokale kardinalët do të nisin një procesion nga Kapela e Shën Palit në Kapelën Sistine.
Rreth orës 17:30 të gjithë përveç zgjedhësve duhet të largohen nga Kapela Sistine – momenti kur shqiptohet “extra omnes” shënon fillimin e izolimit të kardinalëve dhe fillimin e konklavës.
Rreth orës 19:00 një sasi tymi lëshohet pas fletëvotimit të parë.
Të enjten në mëngjes nëse një Papë i ri nuk shpallet sonte kardinalët do të hanë mëngjes nga ora 06:30 përpara Meshës në orën 08:15, përpara dy votimeve të tjera të planifikuara për më vonë gjatë ditës, sipas BBC.Top Channel
-

Kardinalët katolikë mblidhen në Vatikan për ta zgjedhur papën e ri
Foto ilustruese
VATIKAN- Kardinalët katolikë romanë janë mbledhur të mërkurën për ta nisur detyrën e zgjedhjes së një pape të ri. Ata do të qëndrojnë të ngujuar larg botës derisa ta zgjedhin njeriun që shpresojnë se mund ta bashkojë një kishë botërore të larmishme, por të ndarë. Në një ritual që ka rrënjët në mesjetë, kardinalët do të futën në Kapelën Sistine të Vatikanit, pas një meshë publike në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe do ta nisin këshillin e fshehtë për ta zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut, i cili vdiq muajin e kaluar. Asnjë papë nuk është zgjedhur në ditën e parë të këshillit, e njohur si konklava e fshehtë, prej shekujsh, prandaj votimi mund të vazhdojë për disa ditë para se ndonjëri nga princat me kapele të kuqe të kishës t’i marrë shumicën e nevojshme prej dy të tretat e votave për t’u bërë papa i 267-të. Të mërkurën do të ketë vetëm një votim. Në ditët në vijim, kardinalët mund të votojnë deri në katër herë brenda ditës.
Në fund, ata i djegin fletët e votimit dhe, nëse nga oxhaku mbi çatinë e kapelës del tym i zi, nënkuptohet se papa i ri nuk është zgjedhur ende. Tymi i bardhë dhe kambanat që bien tregojnë se kisha me 1.4 miliardë anëtarë ka një udhëheqës të ri. Në meshën e mëngjesit të së mërkurës në Bazilikën e Shën Pjetrit, përpara hyrjes në konklavë, kardinalët u lutën që Zoti t’i ndihmojë ta gjejnë një papë që do të ushtrojë një “kujdes vigjilent” mbi botën.
Në predikimin e tij, kardinali italian Giovanni Battista Re u tha kolegëve të tij se duhet ta lënë mënjanë “çdo vlerësim personal” gjatë zgjedhjes së papës së ri dhe të kenë parasysh “vetëm të mirën e kishës dhe të njerëzimit”. Re, dekan i Kolegjit të Kardinalëve, është 91 vjeç dhe nuk do të marrë pjesë në konklavë, sepse pjesë e saj mund të jenë vetëm kardinalët nën moshën 80-vjeçare. Kardinalët, gjatë ditëve të fundit, kanë dhënë vlerësime të ndryshme për atë që kërkojnë tek papa i ardhshëm.
Derisa disa kanë bërë thirrje për vazhdimësi me vizionin e Françeskut për më shumë reforma dhe të qenit të hapur, të tjerë kanë kërkuar rikthim tek traditat e vjetra. Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur. Një rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende do të hyjnë në Kapelën Sistine, në krahasim me 115 nga 48 vende në konklavën e vitit 2013 – një rritje që pasqyron përpjekjet e Françeskut për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë. Ende nuk ka favorit të qartë, megjithëse kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen ndër pretendentët kryesorë. Ashtu si në kohët mesjetare, kardinalëve do t’u ndalohet komunikimi me botën e jashtme gjatë konklavës, dhe Vatikani ka ndërmarrë masa të teknologjisë së lartë për të siguruar fshehtësinë, duke përfshirë pajisje që bllokojnë sinjalet për të parandaluar përgjimin.
Gjatësia mesatare e dhjetë konklavave të fundit ka qenë pak më shumë se tri ditë, dhe asnjë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë. Konklava e vitit 2013 zgjati vetëm dy ditë. Kardinalët do të përpiqen ta mbyllin procesin shpejt edhe këtë herë, për të shmangur përshtypjen se janë të përçarë ose se kisha është pa udhëheqje./REL -

Zgjedhja e Papës së ri/ 133 kardinalët izolohen në Kapelën Sistine. Tymi i parë pritet brenda dy orësh
Ka nisur procesi i zgjedhjes së Papës së ri pasditen e sotme Konklava në Kapelën Sistine në Vatikan, ku 133 kardinalë votues do të zgjedhin Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake.
Para fillimit të votimit, do të dëgjohet fraza e njohur latine “extra omnes”, që do të thotë “të gjithë jashtë”, duke sinjalizuar nisjen e konklavës dhe izolimin e plotë të kardinalëve nga bota e jashtme. Gjatë gjithë procesit, atyre u ndalohet përdorimi i pajisjeve elektronike apo çdo forme tjetër komunikimi.
Në orët e para të mëngjesit, të gjithë kardinalët morën pjesë në meshën e posaçme në Bazilikën e Shën Pjetrit, me titullin “Pro eligendo Romano Pontifice”, për zgjedhjen e Papës së ri.
Sipas informacioneve që kanë dalë ditët e fundit, ndër emrat më të përmendur për fronin papnor është ai i kardinalit italian Pietro Parolin, ish-kryeministër i Vatikanit për 12 vjet dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Papës Françesku. Ai shihet si figurë që mund të ndërthurë prirjet progresiste me përfshirjen e klerikëve më konservatorë në drejtimin e Kishës.
Ndërkohë, me shanse të konsiderueshme për zgjedhje përmenden edhe Patriarku Latin i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa, si dhe kardinali filipinas Luis Tagle. I pari njihet për qasjen e tij të moderuar dhe përvojën në dialogun ndërfetar, ndërsa i dyti është një ndjekës besnik i linjës së Papës Françesku.
Tymi i parë, i bardhë apo i zi, pritet rreth orës 19:00. Për të qenë i bardhë 89 kardinalë do të duhet të kenë votuar pro një emri për Papën e ri, një konsensus i cili duket i vështirë të arrihet në votimet e para. Proceset e votimit më pas do të vazhdojnë nesër, 2 paradite e 2 pasdite, deri sa shumica prej 2/3 të gjendet. -

Kisha Katolike nis procesin e zgjedhjes së Papës së ri, mëse 130 kardinalë kanë të drejtë të votojnë…
Më shumë se 130 kardinalë nga e gjithë bota fillojnë sot në Vatikan ritualin e fshehtë, shekullor për të zgjedhur një pasardhës të Papa Françeskut.
Ritet në ditën e Konklavës do të fillojnë në orën 10 me meshën ‘Pro Eligendo Romano Pontifice’, në Bazilikën e Shën Pjetrit, mesha për zgjedhjen e Papës Romake, që do të kryesohet nga Kardinali Dekan Giovanni Battista Re.
Një festë në të cilën Dekani do të lutet me këto fjalë: “E gjithë Kisha, e bashkuar me ne në lutje, thërret vazhdimisht hirin e Frymës së Shenjtë, që nga ne të zgjidhet një Bari i denjë i të gjithë kopesë së Krishtit”.
Hyrja në Kapelën sistine të pikturuar nga Michelangelo do të bëhet pasdite. Rreth orës 16.15 kardinalët do të mblidhen në Kapelën Pauline, në Lozhën e Parë të Pallatit Apostolik të Vatikanit, prej nga do të fillojë procesioni.
Kardinalët e ritit latin do të veshin mantelin e kuq me brez, mbulesën e supeve, kryq në kraharor me kordon të kuq dhe ari, unazë, kapuçët e vegjël mbi të cilat do të kenë veshur kapelet tipike të kardinalëve. Ndërkohë kardinalët e Kishave të Lindjes do të veshin veshjet të parashikuar nga ritet e tyre. Nga Kapela e Pauline, duke kënduar, kardinalët zgjedhës do të shkojnë në procesion drejt Kapelës Sistine, ku, pasi të këndojnë thirrjen ndaj Shpirtit të Shenjtë – pasi është ai që, sipas traditës katolike, zgjedh Papën e re – ata do të thonë betimin e përcaktuar.
Rreth orës 16:30 do të jetë koha për “extra omnes”, thirrja në latinisht që nxjerr nga salla të gjithë përveç kardinalëve dhe momenti i kyçjes së dyerve. Kardinalët zgjedhës do të dëgjojnë më pas katekzën e kardinalit Raniero Cantalamessa, predikues i Shtëpisë Papale për 40 vjet. Pas fjalës së tij, kardinali Cantalamessa (i cili nuk është në mesin e zgjedhësve) do të largohet nga Kapela Sistine së bashku me Kryepeshkopin Ravelli dhe kardinalët do të bëjnë votimin e parë.
Konklava do të drejtohet nga kardinali Pietro Parolin, në mungesë të dekanit, Kardinal Re, i cili është 91 vjeç. Prandaj, Parolin do t’i pyesë të gjithë kardinalët nëse mund të vazhdohet menjëherë me votimin e parë apo nëse është ende e nevojshme të sqarohen dyshime në lidhje me normat dhe metodat e vendosura. Dita e sotme do të jetë dita e tymit të parë, i cili përveç ndonjë surprize të minutës së fundit, me gjasë ai do të jetë i zi dhe do të shërbejë për të testuar orientimet e Kolegjit të Kardinalëve. Kjo do të jetë një konklavë ku përkatësia gjeografike e kardinalëve është më e shpërndara nga të gjitha në histori sipas mediave italiane.
Ndërsa sa i takon parashikimeve për kohëzgjatjen parashikimet janë të vështira. Dy konklavat e fundit në 2005 dhe 2013 kanë zgjedhur Papën e ri në ditën e dytë të tyre. Kushtetuta apostolike parashikon dy votime paradite dhe dy votime pasdite.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

Kardinalët nga e gjithë bota mblidhen sot në Vatikan për të zgjedhur Papën e ri
Kardinalë nga e gjithë bota janë mbledhur në Romë për të zgjedhur Papën e ardhshëm pas vdekjes së Papa Françeskut të hënën e Pashkëve.
Kardinalët do të marrin pjesë në një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit këtë mëngjes dhe më vonë do të ecin drejt Kapelës Sistine për të hedhur votën e tyre nën afresket e Mikelanxhelos.
Kapela Sistine
Pasi të hyjnë në faltore, ata nuk do të kenë asnjë komunikim me botën e jashtme derisa të zgjidhet një papë i ri.Pastaj pritet që të dalë tym nga oxhaku i kapelës. Nëse është i zi, nesër do të ketë raunde të tjera votimi. Tymi i bardhë sinjalizon se është zgjedhur një papë i ri.
Si do të zhvillohen ngjarjet sotRreth orës 07:00 me kohën lokale, kardinalët filluan të zhvendoseshin në dhomat në Sanctae Marthae, një shtëpi mysafirësh në Vatikan
Në orën 10:00 ata do të mblidhen në Bazilikën e Shën Pjetrit për një meshë.
Në orën 16:45 kardinalët do të nisin një procesion nga Kapela e Shën Palit në Kapelën Sistine.
Rreth orës 17:30 të gjithë përveç zgjedhësve duhet të largohen nga Kapela Sistine, momenti kur shqiptohet “extra omnes” shënon fillimin e izolimit të kardinalëve dhe fillimin e konklavës.
Rreth orës 18:00, një sasi tymi lëshohet pas fletëvotimit të parëMëngjesin e së enjtes, nëse një Papë i ri nuk shpallet të mërkurën, kardinalët do të hanë mëngjes në orën 06:30 përpara meshës në orën 08:15 dhe më pas planifikohen dy votime.
-

Kush do ta udhëheqë Kishën Katolike? Kardinalët fillojnë sot në Vatikan ritualin për të zgjedhur Papën e ri
Më shumë se 130 kardinalë nga e gjithë bota fillojnë sot në Vatikan ritualin e fshehtë, shekullor për të zgjedhur një pasardhës të Papa Françeskut.
Ritet në ditën e Konklavës do të fillojnë në orën 10 me meshën ‘Pro Eligendo Romano Pontifice’, në Bazilikën e Shën Pjetrit, mesha për zgjedhjen e Papës Romake, që do të kryesohet nga Kardinali Dekan Giovanni Battista Re.
Ritet në ditën e Konklavës do të fillojnë në orën 10 me meshën ‘Pro Eligendo Romano Pontifice’, në Bazilikën e Shën Pjetrit, mesha për zgjedhjen e Papës Romake, që do të kryesohet nga Kardinali Dekan Giovanni Battista Re.
Hyrja në Kapelën sistine të pikturuar nga Michelangelo do të bëhet pasdite. Rreth orës 16.15 kardinalët do të mblidhen në Kapelën Pauline, në Lozhën e Parë të Pallatit Apostolik të Vatikanit, prej nga do të fillojë procesioni. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Kardinalët e ritit latin do të veshin mantelin e kuq me brez, mbulesën e supeve, kryq në kraharor me kordon të kuq dhe ari, unazë, kapuçët e vegjël mbi të cilat do të kenë veshur kapelet tipike të kardinalëve. Ndërkohë kardinalët e Kishave të Lindjes do të veshin veshjet të parashikuar nga ritet e tyre. Nga Kapela e Pauline, duke kënduar, kardinalët zgjedhës do të shkojnë në procesion drejt Kapelës Sistine, ku, pasi të këndojnë thirrjen ndaj Shpirtit të Shenjtë – pasi është ai që, sipas traditës katolike, zgjedh Papën e re – ata do të thonë betimin e përcaktuar.
Rreth orës 16:30 do të jetë koha për “extra omnes”, thirrja në latinisht që nxjerr nga salla të gjithë përvecc kardinalëve dhe momenti i kyçjes së dyerve. Kardinalët zgjedhës do të dëgjojnë më pas katekzën e kardinalit Raniero Cantalamessa, predikues i Shtëpisë Papale për 40 vjet. Pas fjalës së tij, kardinali Cantalamessa (i cili nuk është në mesin e zgjedhësve) do të largohet nga Kapela Sistine së bashku me Kryepeshkopin Ravelli dhe kardinalët do të bëjnë votimin e parë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Konklava do të drejtohet nga kardinali Pietro Parolin, në mungesë të dekanit, Kardinal Re, i cili është 91 vjeç. Prandaj, Parolin do t’i pyesë të gjithë kardinalët nëse mund të vazhdohet menjëherë me votimin e parë apo nëse është ende e nevojshme të sqarohen dyshime në lidhje me normat dhe metodat e vendosura. Dita e sotme do të jetë dita e tymit të parë, i cili përveç ndonjë surprize të minutës së fundit, me gjasë ai do të jetë i zi dhe do të shërbejë për të testuar orientimet e Kolegjit të Kardinalëve. Kjo do të jetë një konklavë ku përkatësia gjeografike e kardinalëve është më e shpërndara nga të gjitha në histori sipas mediave italiane.
Ndërsa sa i takon parashikimeve për kohëzgjatjen parashikimet janë të vështira. Dy konklavat e fundit në 2005 dhe 2013 kanë zgjedhur Papën e ri në ditën e dytë të tyre. Kushtetuta apostolike parashikon dy votime paradite dhe dy votime pasdite.
-

Mblidhet Konklava, sot tymi i parë për zgjedhjen e Papës së ri
Gjithçka është gati për Konklavën që do të zgjedhë Papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike. Këtë të mërkurë, 133 kardinalët zgjedhës nga 66 vende të ndryshme dhe të gjitha kontinentet do të hyjnë në Kapelën Sistine, 53 janë evropianë dhe 17 italianë. Dhe pasi dyert të mbyllen me frazën “extra omnes”, “të gjithë jashtë”, do të fillojë Konklava, e thirrur për të zgjedhur Papën e ri. Tymi i parë pritet në orën 7:00 të mbrëmjes, i cili sipas mediave italiane me siguri do të jetë i zi, pasi kurrë nuk është zgjedhur një Papë menjëherë, që në votimin e parë.
Çdo fletë votimi e kardinalëve përbëhet nga dy vota, e para brenda orës 12:00 (me votimin e parë në orën 10:30) dhe e dyta brenda 19-ës (me votimin e parë në orën 17:30 ). Nëse është i zi, tymi mund të bëhet vetëm në fund të dy fletëvotimeve, pra ose në orën 12:00 ose në orën 19:00. Nëse është i bardhë, tymi mund të bëhet në çdo fazë, domethënë, edhe në fund të dy mini-votimeve të para (pra në orën 10:30 ose në orën 17:30).
Ati i Shenjtë i zgjedhur më shpejt në histori ishte Piu XII , i cili u ngjit në fronin papnor në vitin 1939 pas vetëm tre votimesh. Të gjithë kardinalët që do të marrin pjesë në votim kanë mbërritur në Romë të hënën, dhe punimet në Kapelën Sistine kanë përfunduar.
Kongregacioni i fundit i Përgjithshëm u mblodh të martën. “Në një botë të ndarë, një Papë që bashkon” është busulla që, sipas kardinalëve, do t’i udhëheqë ata në zgjedhjen e Papës së 267-të në historinë e Kishës Katolike.
Në këtë kongregacion, kardinalët trajtuan çështjet e abuzimit dhe llogaritë e Vatikanit, por mbi të gjitha ata vunë re trashëgiminë e Françeskut kundër të gjitha luftërave.