Tag: kardinalët

  • Parolin, Pizzaballa, Zuppi: Çfarë do të ndodhë me tre kardinalët italianë që konsideroheshin favoritë për t’u bërë Papë?

    Parolin, Pizzaballa, Zuppi: Çfarë do të ndodhë me tre kardinalët italianë që konsideroheshin favoritë për t’u bërë Papë?

    Zgjedhja e Papa Leoni XIV, amerikanit Robert Francis Prevost, shënoi një moment historik për Kishën Katolike, por njëkohësisht zhgënjyes për shumë italianë që shpresonin në rikthimin e një pape vendas pas gati pesë dekadash.

    Tre kardinalët italianë më të përfolur – Pietro Parolin, Pierbattista Pizzaballa dhe Matteo Maria Zuppi – hynë në Konklavë si favoritë, por dolën prej saj pa fronin e Shën Pjetrit. Tani, pyetja që shtrohet është: çfarë do të ndodhë me ta?
    Pietro Parolin: Humbës i madh, por jo i përjashtuar
    Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, konsiderohej kandidati kryesor për papatin. Por edhe këtë herë u konfirmua aksioma se “kush hyn në Konklavë si Papë, del prej saj kardinal”. Pavarësisht se nisi me një numër votash të konsiderueshëm, Parolin nuk arriti të fitojë mbështetjen e nevojshme për të siguruar shumicën. Marrëveshja e diskutueshme me Kinën për emërimin e peshkopëve, e cila është shpërfillur nga autoritetet kineze, ndoshta e ka dëmtuar figurën e tij te shumë kolegë kardinalë.
    Sipas burimeve të brendshme, vetë Parolin kuptoi shpejt që nuk do të fitonte dhe vendosi të mbështesë Prevostin, duke ndihmuar kështu në konsolidimin e votave në raundin e katërt të votimit. Gjest ky që, mesa duket, u shpërblye: Papa i ri e zgjodhi Parolinin të ishte pranë tij gjatë përshëndetjes së parë publike nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit. Në këtë fazë, ai pritet të qëndrojë në postin e tij si Sekretar i Shtetit, një pozicion kyç në administratën e Vatikanit.
    Pierbattista Pizzaballa: Rikthim në një Jerusalem që ka ende nevojë për të
    Patriarku latin i Jerusalemit, Pierbattista Pizzaballa, shihej si një kandidat kompromisi – i aftë të përfaqësonte të dy krahët e Kishës, konservatorët dhe progresistët. Por me gjithë diplomacinë dhe eksperiencën e tij në një zonë të trazuar si Lindja e Mesme, Pizzaballa nuk arriti të ngjitet në fronin papnor. Ndoshta edhe për faktin se, në këtë moment historik, largimi i tij nga Jerusalemi do të përfaqësonte një boshllëk të madh për Kishën në atë rajon.
    Me kthimin në Tokën e Shenjtë, ai pritet të vazhdojë punën e tij në një nga detyrat më delikate të Kishës Katolike, sidomos në kushtet e tensioneve të vazhdueshme mes Izraelit dhe palestinezëve.
    Matteo Zuppi: Misioni i bashkimit të kishës italiane vazhdon
    Kardinali Matteo Maria Zuppi, president i Konferencës Episkopale Italiane dhe figurë e respektuar për qasjen e tij përfshirëse dhe sociale, nuk arriti të bindte një Konklavë që kërkonte më shumë neutralitet. Megjithë përkrahjen nga media ndërkombëtare dhe komunitete progresiste, përfshirë vlerësimin nga New York Times për mbështetjen ndaj botës LGBTQ, Zuppi u pa si një figurë shumë “e pozicionuar” për kardinalët më konservatorë.
    Tani, ai kthehet në krye të Konferencës Episkopale Italiane me një mision të qartë: të bashkojë një kler italian të përçarë, veçanërisht për çështje morale. Dhe ndoshta të përgatisë terrenin për një kandidaturë më të fortë italiane në të ardhmen.

    Top Channel

  • Video/ Zgjedhja e Papa Leo XIV, pamjet e rralla nga zemra e Vatikanit

    Video/ Zgjedhja e Papa Leo XIV, pamjet e rralla nga zemra e Vatikanit

    Pamjet e para nga brenda Kapelës Sistine pas zgjedhjes së Papës Leo XIV janë publikuar nga faqja zyrtare Vatican News.

    Videoja, e cila nis menjëherë pas vendimit të Konklavës për të zgjedhur kardinalin amerikan Robert Prevost si Papë të ri, fillon me 133 kardinalët që këndojnë së bashku.
    Më pas, në pamje dëgjohen duartrokitje për Papën e sapozgjedhur, përpara se ai të shkojë në një faltore për t’u lutur në vetmi.
    Në vijim, Papa Leo XIV shihet duke përshëndetur dhe shtrënguar duart me kardinalët që e votuan, ndërsa njëri prej tyre i puth dorën në shenjë respekti.

    Pope Leo XIV embraces each of the Cardinal electors just after he accepts his election to become the 267th Pope. pic.twitter.com/0cP28r7mam
    — Vatican News (@VaticanNews) May 8, 2025

    Videoja 62-sekondëshe përfundon me Papën e ri që përshëndet turmën.

    Top Channel

  • Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani

    Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani

    Kardinalët katolikë kanë zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut, teksa të enjten u pa tym i bardhë duke dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine disa minuta pas orës 18:00, pas votimit të tretë në konklavë.
    Tani pritet që bota të kuptojë se kush do të jetë udhëheqësi i 267 i Kishës Katolike dhe çfarë emri do të mbajë gjatë udhëheqjes së tij.
    Prezantimi i tij me botën do të bëhet nga ballkoni i Vatikanit, kur një nga kardinalët do të thotë fjalët “habemus papam [kemi papën e ri]” dhe më pas udhëheqësi i ri i Kishës Katolike do t’i drejtohet botës.
    Shumë njerëz panë tymin e parë duke dalë nga oxhaku, teksa janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.
    Në dy votimet paraprake gjatë 8 majit ishin të pasukesshme.
    Për zgjedhjen e papës së ri kërkohen votat e dy të tretat e vota apo 89 vota nga 133 kardinalë, të cilët u izoluan në Kapelën Sistine që nga dita e mërkurë.
    Kardinalët e nisën të mërkurën punën thellësisht rituale dhe të fshehtë për emërimin e një udhëheqësi të ri për 1.4 miliardë katolikët në mbarë botën.
    Por, në mbrëmje tym i zi doli nga oxhaku në çatinë e kapelës, gjë që tregoi se nuk u zgjodh papa i ri në votimin e parë. Gjatë së enjtes, në dy votimet e para po ashtu nga oxhaku i Kapelës Sisitine u pa tym i zi.
    Tym i bardhë tregon se Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e ri, që do të zëvendësojë Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar.
    Asnjë papë nuk është zgjedhur në ditën e parë të këshillit, e njohur si konklava e fshehtë, prej shekujsh.
    Kardinalët, gjatë ditëve të fundit, kanë dhënë vlerësime të ndryshme për atë që kërkojnë tek papa i ardhshëm.
    Derisa disa kanë bërë thirrje për vazhdimësi me vizionin e Françeskut për më shumë reforma dhe të qenit të hapur, të tjerë kanë kërkuar rikthim te traditat e vjetra. Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur.
    Një rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende hynë në Kapelën Sistine, në krahasim me 115 nga 48 vende në konklavën e vitit 2013 – një rritje që pasqyron përpjekjet e Françeskut për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.
    Ashtu si në kohët mesjetare, kardinalëve gjatë konklavës iu ndalua komunikimi me botën e jashtme gjatë konklavës, dhe Vatikani ndërmorri masa të teknologjisë së lartë për të siguruar fshehtësinë, duke përfshirë pajisje që bllokojnë sinjalet për të parandaluar përgjimin.
    Gjatësia mesatare e dhjetë konklavave të fundit ka qenë pak më shumë se tri ditë, dhe asnjë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë. Konklava e vitit 2013 zgjati vetëm dy ditë.

  • Tym i bardhë në Vatikan/ Kardinalët arrijnë dakordësinë për zgjedhjen e Papës së ri

    Tym i bardhë në Vatikan/ Kardinalët arrijnë dakordësinë për zgjedhjen e Papës së ri

    Tym i bardhë në Vatikan! Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun.
    Kujtojmë se sot ishte dita e dytë e Konklavës papnore, e cila është mbledhur brenda Kapeles Sistine. 133 kardinalëve që kanë të drejtën e zgjedhjes nuk u  është lejuar komunikimi me botën e jashtme gjatë kësaj kohe.
    Nëse ende ka tym të zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, kardinalët do të drekojnë dhe më pas do të votojnë edhe dy herë të tjera, afërsisht rreth orës 17:30 dhe 19:00.
    Për zgjedhjen e Papës, janë kërkuar të paktën 2/3 e votave. Në rastin konkret janë nevojitur 89 vota për të zgjedhur Papën, pasi numri i kardinalëve zgjedhës është 133.

  • Sërish tym i zi në Vatikan, pa rezultat votimet e mëngjesit për një papë të ri

    Sërish tym i zi në Vatikan, pa rezultat votimet e mëngjesit për një papë të ri

    Tym i zi është ngritur sërish mbi Kapelën Sistine.
    Kjo do të thotë se kardinalët nuk kanë arritur të zgjedhin një papë të ri pas dy raundeve të reja votimi të enjten në mëngjes.

    Mësohet se ata do të takohen përsëri pasdite ku pritet sërish të shihet se cili do të jetë rezultati.
    Kujtojmë se sot ishte dita e dytë e Konklavës papnore, e cila është mbledhur brenda Kapeles Sistine.
    Për t’u bërë papë, një kardinal ka nevojë për dy të tretat e votave të hedhura nga Kolegji i Kardinalëve, domethënë 89 vota nga 133 kardinalët e ligjshëm, gjë e cila ishte e pamundur në ditën e parë.

  • Dita e dytë e konklavës, kardinalët votojnë përsëri për të zgjedhur një Papë të ri

    Dita e dytë e konklavës, kardinalët votojnë përsëri për të zgjedhur një Papë të ri

    Kardinalët katolikë janë rikthyer sërish në kapelën Sistine këtë të enjte për të vijuar procesin për zgjedhjen e Papës së ri.
    133 kardinalë nga 70 vende e nisën të mërkurën punën rituale dhe të fshehtë me një raund votimi për emërimin e një udhëheqësi të ri për 1.4 miliardë katolikët në mbarë botën.Lexo edhe :Related Posts
    Nga sot, do të mbahen çdo ditë katër raunde votimi.

    Tym i bardhë do të tregojë se Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e ri, që do të zëvendësojë Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar.
    Zgjedhja do të shpallet rreth dy orë pas votimit që do të rezultojë i suksesshëm.
    Diskutimet zhvillohen mes disa kardinalëve të cilët kanë bërë thirrje për vazhdimësi të vizionit të Franceskut, për më shumë reforma dhe të qenit të hapur dhe disa të tjerëvë që kërkojnë rikthimin në traditat e vjetra.
    Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur.
    Ende nuk ka favorit të qartë, megjithëse kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen ndër pretendentët kryesorë.
    Gjatësia mesatare e dhjetë konklavave të fundit ka qenë pak më shumë se tri ditë, dhe asnjë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë. Konklava e vitit 2013 zgjati vetëm dy ditë.
    Kardinalët do të përpiqen ta mbyllin procesin shpejt edhe këtë herë, për të shmangur përshtypjen se janë të përçarë ose se kisha është pa udhëheqje./vizionplus.tv

  • Nuk ka surpriza, tym i zi pas mbledhjes së dytë, Vatikani ende pa një Papë

    Nuk ka surpriza, tym i zi pas mbledhjes së dytë, Vatikani ende pa një Papë

    Tym i zi doli nga oxhaku i Kapelës Sistine të mërkurën në mbrëmje, duke sinjalizuar se kardinalët kishin votuar, por ende nuk kishin arritur shumicën prej dy të tretash të nevojshme për të zgjedhur një papë të ri.

    Ata do të takohen përsëri pasdite ku pritet sërish të shihet nëse do të ketë tym të zi apo të bardhë, që pritet ose në orën 17:30 ose në orën 19:00.
    Por kjo ishte e pritshme. Askush nuk priste realisht një “tym të bardhë” mbrëmë. Kjo sepse votimi i parë ka të bëjë me përcaktimin e mbështetjes brenda kardinalëve.
    Nëse ka tym të bardhë në fillim të konklavës, kjo do të tregonte se njëri nga kandidatët kryesorë mund të ketë arritur konsensusin.
    Kardinali Pietro Parolin dhe kardinali Luis Antonio Tagle shihen si të preferuar sepse shumë prej kardinalëve e dinë se kush janë ata.
    Ky është një grup kardinalësh të mbledhur nga e gjithë bota, të cilët nuk e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Por Parolin dhe Tagle kanë role në Vatikan, që do të thotë se janë takuar me shumë nga kardinalët. Ata janë të njohur – kjo është ajo që i bën ata favoritë.
    Kardinali Parolin, i cili po kryeson konklavën papnore, padyshim që gëzon mbështetje brenda Vatikanit. Pati një përqafim nga Kardinali Giovanni Battista Re gjatë Meshës së djeshme, me Kardinalin Re që tha “urime të dyfishta”.
    Tani, kjo mund të nënkuptojë fat të mirë në rolin tuaj si mbikëqyrës i konklavit, por mund të shihet edhe në mënyra të tjera, por mbetet një gjest mjaft interesant.

    Top Channel

  • Një ditë pas tymit të zi, kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën e ri! Sot priten 4 votime

    Një ditë pas tymit të zi, kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën e ri! Sot priten 4 votime

    Kardinalët e përfshirë në konklavën sekret në Vatikan do të kthehen në Kapelën Sistine sot në mëngjes, për të votuar përsëri se kush duhet të jetë Papa i ardhshëm.

    Në ditën e parë të konklavës, nga oxhaku doli tym i zi, që do të thotë se kardinalët e mbyllur brenda nuk kishin arritur të merrnin një vendim.

    Votimet janë planifikuar për gjatë gjithë ditës – dy në mëngjes, dy në fund të pasdites.

    Votimi i parë do të jetë në orën 10:30, i ndjekur nga një tjetër në orën 12:00. Kardinalët do të drekojnë, e më pas do të votojnë edhe dy herë të tjera, afërsisht në orën 17:30 dhe 19:00.

    Megjithatë, nuk ka gjithmonë tym për secilën nga katër votat. Në votimet e para në mëngjes dhe pasdite, ka vetëm tym të bardhë nëse zgjidhet një papë i ri.

  • Tym i zi nga oxhaku i Kapeles Sistine,dështon përpjekja e parë për zgjedhjen e Papës

    Tym i zi nga oxhaku i Kapeles Sistine,dështon përpjekja e parë për zgjedhjen e Papës

    Nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i zi pas votimit të parë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Kjo gjë nënkupton se kardinalët ende nuk e kanë gjetur pasuesin e Papa Françeskut në krye të Selisë së Shenjtë.
    Ditën e sotme, 133 kardinalë me të drejtë vote u mbyllën në Kapelën Sistine, pasi bënë secili më vete pas orës 16:30 betimin me dorën mbi Bibël për ruajtjen e sekretit për gjithçka diskutohet në konklavë.
    Kardinalët nuk dalin prej andej deri kur nga oxhaku të dalë tym i bardhë, që do të njoftojë zgjedhjen e Papës së 267-të.
    Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, ata nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme. Kardinalët pjesëmarrës kanë parashikuar më herët që kjo konklavë të mos zgjasë më tepër se 3 ditë. Ndërkohë kardinalët e nisën ditën me një meshë publike në bazilikën e Shën Pjetrit.
    Masat e sigurisë përreth Selisë së Shenjtë janë të larta dhe garantohen nga 4 mijë trupa sigurie.

  • Tym i zi në Kapelën Sistine/ Mbyllet pa konsensus votimi i parë mes 133 kardinalëve për zgjedhjen e Papës së ri

    Tym i zi në Kapelën Sistine/ Mbyllet pa konsensus votimi i parë mes 133 kardinalëve për zgjedhjen e Papës së ri

    133 kardinalët itë cilët u mbyllën sot në Kapelën Sistine, nuk kanë mundur të zgjedhin Papën e ri në votimin e parë të fshehtë
    Nga oxhaku i Kapelës Sistine është parë të dalë tym i zi, që tregon se votimi nuk ka mundur të zgjedhë Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake.

    Nëse tymi do të ishte i bardhë, do të nënkuptonte së kardinalët zgjodhën një Papë të ri, pas vdekjes së Papa Françeskut
    Në Sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur qindra besimtarë që prisnin të shihinin ngjyrën e tymit që del nga oxhaku.
    Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave. Ndërkohë që nesër do të zhvillohet votimi i dytë i cili do të ketë më shumë raunde votimi.