Tag: kardinalë

  • Sërish tym i zi në Kapelën Sistina/ Dështon votimi i mëngjesit për zgjedhjen e Papës

    Sërish tym i zi në Kapelën Sistina/ Dështon votimi i mëngjesit për zgjedhjen e Papës

    Nga ALBA KEPI/

    Konklave e kardinalëve nuk ka mundur dhe në dy votimet e paradites së sotme të gjej 2/3 e votave për emrin e Papës së ardhshëm.

    Kujtojmë që votimi i parë i 133 anëtarëve të konklavës për të zgjedhur papën e ri mbrëmë ishte i pafund dhe si rezultat nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i zi. I gjithë procesi zgjati mbi tre orë, shumë më tepër sesa ishte parashikuar në sallën e shtypit të Vatikanit.

    Gjë që mund të jetë për shkak – deri diku – të numrit rekord të zgjedhësve kardinalë dhe faktit që ata vijnë nga shtatëdhjetë e një vende të ndryshme, por edhe të fjalimit të kardinalit italian Raniero Cantalamessa, i cili ishte më i gjatë se sa pritej dhe disa kardinalë kishin nevojë për ndihmë me përkthimin.

    Dje u zhvillua vetëm një votim, por që nga sot 133 kardinalët do të zhvillojnë katër votime, dy në mëngjes (në orën 10:30 dhe 12:00) dhe dy në pasdite, derisa të paktën 89 prej tyre të zgjedhin të njëjtin emër. Nëse tymi i bardhë ende nuk del, i njëjti proces do të vazhdojë çdo ditë.

  • Nis Konklava për zgjedhjen e Papës së ri

    Nis Konklava për zgjedhjen e Papës së ri

    FOTO ILUSTRUESE

    VATIKAN-Sot, më 7 maj, do të mbahet votimi i parë në Konklavë për Papën e ri, kreun e 267-të të Selisë së Shenjtë. 133 kardinalë kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjen e pasardhësit të Françeskut, ndërsa përgatiten të izolohen në Kapelën Sistine.
    Fillimisht mbahet një meshë dhe pastaj pasi bëhet betimi për ruajtjen e sekreteve të gjithçkaje që ndodh brenda Kapelës Sistine, gjithëkush veç kardinalëve dhe stafit dalin jashtë ndërtesës ku nisin menjëherë këshillimet në Kapelën Sistine.  Konklava do të drejtohet nga kardinali Pietro Parolin, në mungesë të dekanit, Kardinal Re, i cili është 91 vjeç. Prandaj, Parolin do t’i pyesë të gjithë kardinalët nëse mund të vazhdohet menjëherë me votimin e parë apo nëse është ende e nevojshme të sqarohen dyshime në lidhje me normat dhe metodat e vendosura. 
    Tetë në 10 nga ata që kanë të drejtë të votojnë në konklavë u emëruan nga Papa Françesku në 12 vitet e fundit. Njëzet u bënë kardinalë vetëm në dhjetor të vitit të kaluar. Shumë prej tyre nuk ishin takuar kurrë me njëri-tjetrin para se të shkonin në Romë gjatë javës së kaluar pas vdekjes së papës.
    Grupi i kardinalëve që do të votojnë për udhëheqësin e ardhshëm të rreth 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën janë më pak të parashikueshëm se kurrë më parë, me shumicën dërrmuese që nuk kanë përvojë në një konklavë papnore.
    Çdo kardinal ka një copë letre në të cilën shkruan emrin që dëshiron, e palos vertikalisht dhe e mban lart që ta shohin të gjithë. Një nga një shkojnë në altar dhe thonë me zë të lartë: “Testor Christuum Dominum, qui me iudicaturus est, me eumelectare, quiam secundum Deum iudico eligi debene” (“Unë e quaj Krishtin Zotin si dëshmitar, që do të më gjykojë, që i jap votën time atij që, sipas Zotit, e konsideroj se duhet të jetë i zgjedhur”). 
    Fletëvotimi vendoset në një kuti votimi. Me fillimin e numërimit, fletët e votimit vendosen në një kupë tjetër. Numërimi i votave kryhet duke recituar me zë të lartë emrat e të zgjedhurve dhe çdo votë regjistrohet në një regjistër. Formularët shqyrtohen nga tre kardinalë përpara se të digjen në një sobë. Nëse del tym i zi, nuk ka papë, nëse është i bardhë, ka! Por për këtë proces kërkohen dy të tretat e votave. I zgjedhuri, pasi ka dhënë pëlqimin, është Papa i ri i Kishës Katolike.
    Deri më tani kryeson Pietro Paroli me 37%, i ndjekur nga kardinali filipinas Luis Tagle me 32%, i cili quhet “Françesku i vogël” për shkak të përulësisë dhe stilit të tij gjithëpërfshirës. Të dy, sipas Fortune, pasohen nga Matteo Ciuppi, kryepeshkop i Bolonjës dhe afrikani Peter Turkson. Kandidatët e tjerë, si Jean-Marc Avelin, Pierre-Baptiste Picambala dhe konservatori Robert Sara, po grumbullojnë përqindje më të ulëta. 61% besojnë se Papa i ri do të vijë nga Evropa, 22% nga Azia dhe nga 13% nga Afrika.
    Pasi të jetë zgjedhur Papa i ri, dekani, sipas gradës dhe vjetërsisë, i Kolegjit të Zgjedhësve Kardinal do ta pyesë atë në latinisht nëse i pranon zgjedhjet dhe më pas, nëse ai përgjigjet pozitivisht, i kërkohet emri që ka ndërmend të përdorë. Deri tani, askush nuk ka zgjedhur që të quhej Pjetër./ZËRI

  • Konklavi, 131 kardinalë zgjedhës në Romë. Nga data 6 maj do të jenë në Santa Marta

    Konklavi, 131 kardinalë zgjedhës në Romë. Nga data 6 maj do të jenë në Santa Marta

    Sot u mbajt Kongregacioni a mbledhja e nëntë e Përgjithshëm në Vatikan: 177 kardinalë të pranishëm, nga të cilët 127 zgjedhës. Puna në Santa Marta, ku do të besojnë karindalët gjatë konklavit, po vazhdon me një ritëm intensiv dhe do të përfundojë deri më 5 maj për të mundësuar sistemimin. Kardinalët Prevost dhe Semeraro ishin pjesë e Komisionit që ndihmon Kamerlengun në administrimin e zakonshëm
    Në Kongregacionin a Mbledhjen e nëntë të Përgjithshme të kardinalëve: kujtimi mirënjohës i Papa Françeskut, proceset e iniciuara prej tij dhe përgjegjësia për t’i vazhduar e mbrojtur ato. Por edhe detyra e dyfishtë e Kishës: të jetojë dhe dëshmojë unitetin brenda vetes dhe të promovojnë vëllazërinë në botë.
    Në Romë deri më sot janë 131 kardinalë nga 133 që pritet të hyjnë në Konklavin e ardhshëm më 7 maj për të zgjedhur Papën e ri. Prej tyre, 127 sot ishin të pranishëm në Kongregacionin a Mbledhjen e nëntë të Përgjithshme, mbajtur paradite nga ora 9 deri në 12.30 në sallën e re të Sinodit, ku gjithsej morën pjesë 177 kardinalë. Këto janë përditësimet më të fundit të Matteo Brunit, drejtor i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

    Ai shpjegoi gjithashtu se puna e rinovimit në Casa Santa Marta për të akomoduar kardinalët po vazhdon me një ritëm intensiv dhe për këtë arsye do të përfundojë deri të hënën më 5 maj. Prandaj, kardinalët që marrin pjesë në Konklavin e ardhshëm do të mund të fillojnë të hyjnë në shtëpinë e Shën Martës duke filluar nga mbrëmja e së martës 6 maj, deri në mëngjesin e së mërkurës 7 maj, përpara Meshës “pro eligendo Pontificie” që është programuar për në orën 10.00 të 7 majit. Në mbledhjen e sotme u zgjodhën edhe kardinalët që do të mbështesin kardinalin Marx, koordinator i Këshillit të Ekonomisë, për ditët në vijim në Komisionin që ndihmon Kamerlengun e Kishës, kardinalin Kevin Farrell, në mbarështimin e punëve të zakonshme. Këta janë kardinalët Robert Francis Prevost dhe Marcello Semeraro.
    Një Kishë që i sjell dritë botës
    Në Kongregacionin e nëntë të sotëm pati 26 ndërhyrje që reflektuan mbi tema të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën e Kishës. Zyra e Shtypit të Vatikanit njoftoi se kardinalët shpresojnë se Papa i ardhshëm do të jetë profetik dhe se Kisha nuk do të mbyllet në çenakul, por do të dalë dhe do t’i sjellë dritën e Ungjillit një bote që ka nevojë urgjente për shpresë. Në këtë kontekst, u diskutua edhe rreth Vitit Jubilar, që ka si temë “Shtegtarë të Shpresës”. Kardinalët diskutuan gjithashtu edhe se si Kisha duhet të jetojë në botë, jo e mbyllur në botën e saj duke rrezikuar të bëhet e parëndësishme. Kardinalët kujtuan më pas me mirënjohje veprën e Papa Françeskut, duke cituar shpesh nxitjen apostolike të botuar në vitin 2013, Evangelii gaudium, dhe duke nënvizuar proceset që kanë filluar, të cilat Papa i ardhshëm do të duhet t’i marrë në dorë. Ndër temat e tjera të përmendura, u diskutua detyra e dyfishtë e bashkimit në Kishë dhe vëllazërisë në botë, bashkëpunimi dhe solidariteti midis Kishave, roli i Kuries Romake në raport me Papën, shërbimi i Kishës dhe i Papës në favor të paqes, vlera e arsimit, dialogu dhe misioni ekumenik, sinodaliteti dhe kolegjialiteti.
    Takimet e ardhshme
    Zyra e Shtypit të Vatikanit njoftoi se kardinalët kanë vendosur të shtojnë një seancë të dytë të hënën e ardhshme dhe për këtë arsye do të takohen për Kongregacionet e Përgjithshme si paradite në orën 9 ashtu edhe në pasdite në orën 17. Për momentin, është planifikuar vetëm një seancë për të martën paradite, më 6 maj, por kardinalët mund të shtojnë edhe një tjetër në pasdite nëse është e nevojshme. Nuk është planifikuar asnjë Kongregacion për nesër, e diel, 4 maj Së fundi, Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re, u kujtoi të pranishmëve se për muajin maj, kushtuar Virgjërës Mari, Bazilika e Shën Pjetrit organizon lutjen e Rruzares në Shesh çdo të shtunë në mbrëmje në orën 21:00.
    R.SH. – Vatikan

  • Disa ditë para fillimit të konklavës, zjarrfikësit instalojnë oxhakun nga ku do dalë tymi pas votimeve për pasardhësin e Papa Françeskut

    Disa ditë para fillimit të konklavës, zjarrfikësit instalojnë oxhakun nga ku do dalë tymi pas votimeve për pasardhësin e Papa Françeskut

    Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i sallës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.
    Në konklavën e ardhshme do të marrin pjesë edhe kardinalë që nuk flasin italisht:

    “Besoj se ndërmjet kardinalëve do të mund të ndihmohen mes tyre,” tha Bruni, duke sqaruar se në Sistine nuk do të ketë përkthyes profesionistë, ndërsa në “kongregacionet e përgjithshme ofrohet përkthim simultan në gjashtë apo shtatë gjuhë.”

    Katër kardinalë ende nuk kanë mbërritur në Romë. Megjithatë, mbeten aktualisht 133 kardinalë që do të hyjnë në Sistine, pasi mungesat e njoftuara janë vetëm ato të dy kardinalëve që kanë raportuar probleme shëndetësore: spanjolli Antonio Cañizares Llovera dhe keniani John Njue. Lidhur me këtë të fundit ekziston një paqartësi mbi moshën, ashtu si edhe për kardinalin e Burkina Fasos, Philippe Ouédraogo. Kohët e fundit, data e tyre e lindjes është korrigjuar në Anuarin Papnor. Praktikisht, ata janë “rëfreskuar” në moshë, duke u bërë sërish të përshtatshëm për të votuar, pasi sipas datave të mëparshme do të ishin tashmë mbi 80 vjeç dhe për rrjedhojë jashtë trupës zgjedhëse. Megjithatë, Njue nuk do të marrë pjesë për shkak të sëmundjes, ndërsa Ouédraogo ruan të drejtën për të hyrë në Sistine.
    “Jo të gjitha vendet kanë të njëjtën cilësi të shërbimeve të gjendjes civile,” shpjegoi Bruni, dhe deklaratat fillestare mbi datat e lindjes “janë modifikuar në bazë të një dokumenti të vlefshëm.”
    “Rreziku i kundër-dëshmisë”, pra temat e abuzimeve seksuale dhe skandaleve financiare, kanë qenë ndër çështjet qendrore të diskutimeve nga kardinalët në kongregacionin e përgjithshëm që u mbajt këtë mëngjes, bëri të ditur Bruni gjatë një konference me gazetarët.
    Ndër temat e tjera të trajtuara sot nga kardinalët përmenden: ungjillëzimi si qendër e një pontifikati, Kisha dhe vëllazërimi i përbashkët, misionariteti, komunikimi i Ungjillit veçanërisht ndër të rinjtë, Kisha e Lindjes me vuajtjet dhe dëshmitë e saj, uniteti, qendra e liturgjisë, sinodaliteti dhe kolegjialiteti, si dhe vijimësia midis Gjon Palit II, Benediktit XVI dhe Françeskut, raportoi Bruni.
    Vendosur oxhaku mbi Kapelën Sistine
    Zjarrfikësit e Vatikanit kanë qenë në punë që prej mëngjesit për të vendosur oxhakun mbi Kapelën Sistine, aty ku kardinalët do të mblidhen për konklavën që nis më 7 maj.
    Ky do të jetë kanali i vetëm përmes të cilit konklava do të komunikojë me pjesën tjetër të botës për të dhënë lajmin e zgjedhjes së pasardhësit të Bergoglios.
    Oxhaku do të lidhet me dy soba: një prej gize, dhe një tjetër më moderne.
    Sobë e parë, e ndërtuar më 1939, do të shërbejë për djegien e fletëve të votimit, ndërsa e dyta, më e re dhe në përdorim që prej vitit 2005, do të përdoret për djegien e fishekëve të tymit që japin tym të zi në rast se nuk ka zgjedhje, dhe tym të bardhë në momentin kur është zgjedhur pasardhësi i Papës Françesku.
    Historia e tymit ka pasur plot anekdota, sepse në të kaluarën ngjyra nuk ka qenë gjithmonë e qartë, të paktën në fillim të daljes së tymit. Prandaj, që nga koha e zgjedhjes së Ratzingerit në vitin 2005, është vendosur që tymi i bardhë të shoqërohet edhe me tingujt e kambanave të Bazilikës, për ta bërë të qartë dhe të padiskutueshëm mesazhin se “kemi një Papë të ri.”
    Si zakonisht, oxhaku do të ketë një kamer të medias vatikane të drejtuar nga afër, dhe pritet të jetë i pajisur edhe me ndriçim, në mënyrë që edhe një tym i mundshëm në mbrëmje të jetë lehtësisht i dukshëm./ ANSA

  • Papa i ardhshëm mund të jetë një kandidat që nuk është bërë ende publik!

    Papa i ardhshëm mund të jetë një kandidat që nuk është bërë ende publik!

    Disa kardinalë kanë deklaruar se konklava për të zgjedhur Papën e ri mund të zgjasë vetëm dy ose tre ditë.
    Ndërsa ecnin drejt portave të Vatikanit, prelatët thanë se atmosfera brenda takimeve të përgjithshme të kongregacionit ishte ‘vëllazërore dhe e sinqertë’.
    “Ekziston një atmosferë vëllazërore dhe e sinqertë, kështu që është përgjegjësi të zgjedhësh dikë që do të vazhdonte punën e Papa Françeskut”, Louis Raphael Sako, kardinal.
    “Kam përshtypjen se konklava këtë herë do të jetë e shkurtër, dy ose tre ditë, kjo është ndjesia që kemi”, tha Gregorio Rosa Chavez, kardinal.
    I njëjtit mendim mbizotëron edhe jashtë Vatikanit mes vendasve dhe turistëve që vizitojnë së fundmi Sheshin Shën Pjetër duke e cilësuar konklavën e ardhshme si “fytyrën e historisë”.
    “Unë besoj se kjo do të jetë një konklavë mjaft e shpejtë, në kuptimin që kardinalët, do të bien dakord për emrin e Papës së ardhshëm. Kjo do të ishte gjithashtu një shenjë e bukur harmonie dhe uniteti. Është padyshim një emocion i madh, sepse kushdo që zgjidhet do të ketë një trashëgimi të rëndësishme përpara, që është ajo e Papa Françeskut”, tha Don Daniele Bernabei, prift.
    Papa i ardhshëm mund të jetë një emër ndoshta edhe i panjohur më parë.
    “Mendoj se Papa i ri do të jetë një emër që nuk e presim. Janë 135 kardinalë. Megjithatë, mendoj se ata do të identifikojnë dikë që ndoshta nuk është midis kandidatëve që janë bërë publike”, tha Don Daniele Bernabei, prift.
    Rreth 135 kardinalë, të gjithë nën moshën 80 vjeç dhe nga të gjitha anët e botës, janë të kualifikuar për të marrë pjesë në votim për kreun e ardhshëm të Kishës me 1.4 miliardë anëtarë.
    Dy konklavat e mëparshme, të mbajtura në vitet 2005 dhe 2013, zgjatën vetëm dy ditë. Por kardinali suedez Anders Arborelius ka deklaruar se votimi i ardhshëm mund të zgjasë më shumë, pasi shumë nga kardinalët e emëruar nga Papa Françesku nuk janë takuar kurrë me njëri-tjetrin.

  • Detaje nga konklava për zgjedhjen e Papës së ri, rreth 135 kardinalë kanë të drejtë të votojnë

    Detaje nga konklava për zgjedhjen e Papës së ri, rreth 135 kardinalë kanë të drejtë të votojnë

    Pas vdekjes së Papa Françeskut, duhet të zgjidhet një Papë i ri. E ashtuquajtura konklavë, nga radhët e së cilës zhvillohet zgjedhja, është planifikuar të fillojë më 7 maj. Sikurse njoftoi zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, koha deri atëherë do të përdoret intensivisht nga kardinalët në Romë.

    Kardinalët e caktuan datën në një takim me dyer të mbyllura, që zhvilluan pas funeralit të Françeskut. Brenda pak më shumë se një jave, kardinalët me të drejtë vote nga e gjithë bota do të mblidhen në Kapelën Sistine, në konklavën që do të zgjedhë Papa i ri.

    Në vitet 2005 dhe 2013, konklavat zgjatën nga dy ditë. Gjatë kësaj kohe kontakti me botën e jashtme është rreptësisht i ndaluar.

    Rreth 135 kardinalë kanë të drejtë të votojnë

    Të drejtë vote kanë të gjithë kardinalët që në ditën e vdekjes së Papa Françeskut nuk e kishin mbushur moshën 80 vjeç. Nga 252 kardinalët aktualë, këtë kriter e plotësojnë rreth 135 syresh. Se sa prej tyre do të marrin vërtet pjesë është ende e paqartë.

    Me votat e tyre kardinalët vendosin jo vetëm për udhëheqësin e ri fetar të katolikëve, por edhe për kursin e Kishës. Shumë kardinalë kanë shprehur dëshirën që të vazhdojnë të ndjekin fokusin e Françeskut duke u angazhuar për njerëzit në skajet e shoqërisë dhe për drejtësi sociale. Por midis konservatorëve ka disa që duan që kisha të ndjekë sërish më qartë mësimet thelbësore të katolicizimit, që ishin në fokus edhe nën papët e mëparshëm Gjon Pali II dhe Benedikti XVI./DW 

  • Nisin homazhet për Papën në Shën Pjetër, mbi 250 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në varrimin e tij

    Nisin homazhet për Papën në Shën Pjetër, mbi 250 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në varrimin e tij

    Arkivoli me trupin e Papa Franceskut, i ndarë nga jeta të hënën si pasojë e një goditje në tru dhe arresti kardiak, u transferua në Bazilikën e Shën Pjetrit në një procesion solemn nga rezidenca e tij e Santa Martës në Vatikan.

    Kardinalë me kapelet e kuqe, arqipeshkv, priftërinj me qirinj në duar, dhe rojet zvicerane me helmet, ecën me ngadalë në sheshin e madh para bazilikës, të shoqëruar nga psalme, lutje në latinisht dhe kambanat….

    14 persona me doreza të bardha e kostume të zinj, mbajtën arkivolin prej druri me trupin e Papës, teksa mijëra besimtar të mbledhur në sheshin Shën Pjetër duartrokisnin e thërrisnin shenjt menjëherë. Procesioni u drejtuar nga Camerlengo, Kardinali Kevin Farell, i cili do të drejtojë Vatikanin deri në zgjedhjen e një kreu të ri.

    Një meshë u zhvillua pasi arkmorti kaloi përmes dyerve gjigande të bronxta duke u vendosur në brendësi të Bazilikës. Nga ora 11 dyert u hapën për të gjithë ata që duan ti japin lamtumirën kreut të Selisë së Shenjtë. Homazhet për publikun do të lejohen deri në orën 19 të së premtes, pasi në orën 20, siç bëri të ditur Vatikani, do të zhvillohet riti i mbylljes së arkivolit nga Camerlengo.

    Të shtunën në orën dhjetë është caktuar ceremonia e varrimit, në të cilën priten të marrin pjesë të paktën 250 mijë njerëz. Me dhjetëra mijëra kanë mbërritur tashmë në Vatikan për ti bërë respektin Papës popullor, me 100 delegatë e liderë botërorë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.

    Do të jenë gjithashtu të pranishëm, patriarkë, kardinalë e arqipeshkëve nga i gjithë globi, e mesha do të drejtohet nga kreu i kolegjit të Kardinalëve Giovanni Battista Re.

    Një konklavë për zgjedhjen e Papës së ri nuk pritet të nisë para 6 majit. Kardinalët që mblidhen tani në Romë do të vendosin datën pas atyre që shpesh janë diskutime të gjata. Nuk ka pretendentë të qartë për pasimin e Franceskut, por kompanitë britanike të basteve përmendin Luis Antonio Tagle, reformistin filipinez dhe italianin Pietro Parolin si favoritë. Të dy ata ishin pranë njëri-tjetrit në bazilikë, të rrethuar nga 80 kardinalë të tjerë. 

  • Nisin homazhet për Papën në Shën Pjetër, mbi 250 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në varrim

    Arkivoli me trupin e Papa Franceskut, i ndarë nga jeta të hënën si pasojë e një goditje në tru dhe arresti kardiak, u transferua në Bazilikën e Shën Pjetrit në një procesion solemn nga rezidenca e tij e Santa Martës në Vatikan.
    Kardinalë me kapelet e kuqe, arqipeshkv, priftërinj me qirinj në duar, dhe rojet zvicerane me helmet, ecën me ngadalë në sheshin e madh para bazilikës, të shoqëruar nga psalme, lutje në latinisht dhe kambanat….
    14 persona me doreza të bardha e kostume të zinj, mbajtën arkivolin prej druri me trupin e Papës, teksa mijëra besimtar të mbledhur në sheshin Shën Pjetër duartrokisnin e thërrisnin shenjt menjëherë. Procesioni u drejtuar nga Camerlengo, Kardinali Kevin Farell, i cili do të drejtojë Vatikanin deri në zgjedhjen e një kreu të ri.
    Një meshë u zhvillua pasi arkmorti kaloi përmes dyerve gjigande të bronxta duke u vendosur në brendësi të Bazilikës. Nga ora 11 dyert u hapën për të gjithë ata që duan ti japin lamtumirën kreut të Selisë së Shenjtë. Homazhet për publikun do të lejohen deri në orën 19 të së premtes, pasi në orën 20, siç bëri të ditur Vatikani, do të zhvillohet riti i mbylljes së arkivolit nga Camerlengo.
    Të shtunën në orën dhjetë është caktuar ceremonia e varrimit, në të cilën priten të marrin pjesë të paktën 250 mijë njerëz. Me dhjetëra mijëra kanë mbërritur tashmë në Vatikan për ti bërë respektin Papës popullor, me 100 delegatë e liderë botërorë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.
    Do të jenë gjithashtu të pranishëm, patriarkë, kardinalë e arqipeshkëve nga i gjithë globi, e mesha do të drejtohet nga kreu i kolegjit të Kardinalëve Giovanni Battista Re.
    Një konklavë për zgjedhjen e Papës së ri nuk pritet të nisë para 6 majit. Kardinalët që mblidhen tani në Romë do të vendosin datën pas atyre që shpesh janë diskutime të gjata. Nuk ka pretendentë të qartë për pasimin e Franceskut, por kompanitë britanike të basteve përmendin Luis Antonio Tagle, reformistin filipinez dhe italianin Pietro Parolin si favoritë. Të dy ata ishin pranë njëri-tjetrit në bazilikë, të rrethuar nga 80 kardinalë të tjerë.

  • Si emërohet papa i ri? Nga mbarë bota 135 kardinalë do të zgjedhin Papën

    Si emërohet papa i ri? Nga mbarë bota 135 kardinalë do të zgjedhin Papën

    Nga agjensia Reuters
    Pas vdekjes së Papa Françeskut, siç njoftoi Vatikani të hënën, katolikët romakë në mbarë botën do të fillojnë të hamendësojnë se cili nga kardinalët me rroba të kuqe do ta pasojë atë.

    Duke pasur parasysh natyrën e emërimeve të kardinalëve që Françesku bëri gjatë papatit të tij, do të ketë padyshim pritshmëri që pasardhësi i papës argjentinas të jetë një tjetër joevropian, dhe se, mu sikur Françesku, ai të jetë një tjetër progresist, e kundërta e krahun konservator të kishës.
    Megjithatë – procesi i zgjedhjes së papës, që do të nisë pasi Françesku të jetë varrosur – është tepër i fshehtë dhe asgjë nuk do të jetë e sigurt derisa tymi i bardhë të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine për t’i treguar botës se është zgjedhur një papë i ri.
    Vatikani njoftoi se Françesku do të varroset të shtunën në orën 10:00.
    Kardinalët janë bashkëpunëtorët më të afërt të papës, ata udhëheqin departamente të rëndësishme në Vatikan dhe dioqezat në të gjithë botën. Kur një papë vdes ose jep dorëheqje, kardinalët që janë nën moshën 80-vjeçare mblidhen në një këshill të fshehtë për ta zgjedhur nga radhët e veta kreun e ri të Kishës Katolike Romake me gati 1.4 miliardë anëtarë.
    Votimi i ndërlikuar do të tregojë nëse kardinalët e tanishëm, shumica e të cilëve janë emëruar nga Françesku, besojnë se përqafimi i vlerave sociale liberale nga ai dhe agjenda e tij reformuese progresive kanë shkuar shumë larg, dhe nëse është e nevojshme ndonjë periudhë pakësimi.
    Kardinalët do ta caktojnë datën për fillimin e këshillit të fshehtë, pasi të fillojnë të mbërrijnë në Romë gjatë ditëve në vijim.
    Vetëm Papa mund të emërojë kardinalë, dhe lloji i burrave që ai zgjedh mund të lërë gjurmë në kishë shumë kohë pas udhëheqjes së tij – për shkak të statusit të tyre si klerikë të lartë dhe sepse ndonjëri prej tyre mund të bëhet Papë.
    Që nga 21 prilli, ka gjithsej 252 kardinalë, 135 prej tyre kardinalë votues nën moshën 80-vjeçare, sipas të dhënave të publikuara nga Vatikani. 108 nga votuesit ishin emëruar nga Françesku, 22 nga paraardhësi i tij Benedikti dhe pesë nga Gjon Pali II.
    Kardinalët “krijohen” në ceremoni të quajtura konsistorë, ku atyre u jepet unaza, një bireta e kuqe – një kapelë katror – dhe betohen për besnikëri ndaj papës, edhe nëse kjo do të thotë të derdhin gjak ose të sakrifikojnë jetën e tyre, siç simbolizon ngjyra e kuqe.
    Papa Françesku mbajti 10 konsistorë dhe me secilin prej tyre, ai shtoi gjasat që pasardhësi i tij të jetë një tjetër joevropian, pasi përforcoi kishën në vende ku ajo është ose një pakicë e vogël ose ku po rritet më shpejt se në Perëndimin kryesisht të stagnuar.
    Për shumë shekuj, shumica e kardinalëve ishin italianë, përveç një periudhe kur papati ishte bazuar në Avignon midis viteve 1309-1377, kur shumë prej tyre ishin francezë.
    Ndërkombëtarizimi i Kolegjit të Kardinalëve filloi seriozisht nën Papën Pal VI (1963–1978). Ai u përshpejtua shumë nga Papa Gjon Pali II (1978–2005), një polak që ishte papa i parë joitalian në 455 vjet.
    Derisa Evropa ende ka pjesën më të madhe të kardinalëve votues, me rreth 39 për qind, kjo ka rënë nga 52 për qind në vitin 2013 kur Françesku u bë papa i parë nga Amerika Latine. Grupi i dytë më i madh i votuesve është nga Azia dhe Oqeania, me rreth 20 për qind.
    Një grup jo shumë evropianë
    Françesku emëroi më shumë se 20 kardinalë nga vende që më parë nuk kishin pasur kurrë kardinal, pothuajse të gjithë nga vende në zhvillim si Ruanda, Kepi i Gjelbër, Tonga, Mianmari, Mongolia dhe Sudani i Jugut, ose vende me shumë pak katolikë si Suedia.
    Në disa raste, ai anashkaloi qëllimisht vende vakante në qytete të mëdha evropiane që tradicionalisht kishin kardinalë, për të theksuar se kisha nuk mund të jetë e përqendruar në Evropë kaq shumë.
    Në vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara, ai anashkaloi dioqezat si Los Anxhelosi dhe San Francisko, sic duket për shkak se ato kishin kryepeshkopë konservatorë.
    Robert McElroy, kryepeshkop i Uashingtonit që nga marsi, shihet si një progresist dhe aleat i zëshëm i qasjes priftërore të Françeskut ndaj çështjeve sociale, si mbrojtja e mjedisit dhe një qasje më mikpritëse ndaj katolikëve LGBTQ.
    Trashëgimia e papës
    Sa më shumë kardinalë që një papë emëron gjatë udhëheqjes së tij, aq më shumë rritet mundësia që pasardhësi i tij të jetë dikush që ndan pikëpamje të ngjashme për kishën dhe çështjet sociale.
    Megjithatë, jo gjithmonë ndodh kështu, pasi kardinalët mund ta zgjedhin një person teologjikisht të ndryshëm nga paraardhësi i tij, por që konsiderohet kandidati më i përshtatshëm për arsye të brendshme kishtare ose për kohën historike kur bëhet emërimi i tij.
    Papa Benedikti u zgjodh për ta pasuar Papën Gjon Palin II kryesisht sepse ai kishte punuar me të për dy dekada dhe kardinalët donin vazhdimësi.
    Por, shumë nga të njëjtët kardinalë ndienin se nevojitej një “i jashtëm” për ta pasuar Benediktin, i cili dha dorëheqje në vitin 2013, pas skandalit “Vatileaks” që zbuloi një administratë të brendshme jofunksionale, kryesisht nën drejtimin e klerikëve të lartë italianë.
    Në të njëjtën kohë, shumë kardinalë e ndienin qartë se e ardhmja e katolicizmit ndodhej përtej Evropës së plakur, prandaj e zgjodhën Jorge Mario Bergoglio nga Argjentina si papën e tyre – papa i parë joevropian në gati 13 shekuj.
    Megjithëse kardinalët që kanë mbushur 80 vjet nuk mund të hyjnë në këshillin e fshehtë, ata prapëseprapë mund të ndikojnë në rezultatin e tij. Ata lejohen të marrin pjesë në takime të quajtura Kongregacionet e Përgjithshme që zhvillohen në prag të fillimit të këshillit të fshehtë, dhe ku formohet një profil i cilësive që papa i ardhshëm duhet t’u gëzojë.

  • Kush janë 135 kardinalët që do të mund të hyjnë në Konklavë dhe të zgjedhin Papën e ri?

    Kush janë 135 kardinalët që do të mund të hyjnë në Konklavë dhe të zgjedhin Papën e ri?

    Aktualisht janë 135 kardinalë me të drejtë vote që mund të marrin pjesë në Konklavë për të zgjedhur Papën e ri pas vdekjes së Papa Françeskut. Në dyshim është pozicioni i kardinalit spanjoll Carlos Osoro Sierra, i cili do të mbushë 80 vjeç më 16 maj dhe humbet të drejtën për të votuar, sipas rregullave të Kishës.

    Papa Françesku, që prej fillimit të pontifikatit të tij në vitin 2013, ka emëruar 163 kardinalë, nga të cilët 133 kanë qenë elektorë në momentin e emërimit. Sot, 107 nga 135 kardinalët me të drejtë vote janë emëruar prej tij, duke përfaqësuar shumicën dërrmuese në Konklavën e ardhshme.

    Megjithatë, kjo shumicë nuk është homogjene. Ndër ta ka kardinalë me pikëpamje të ndryshme, madje edhe kundërshtarë të hapur të Papa Françeskut, si gjermani Gerhard Ludëig Müller. Disa kardinalë afrikanë dhe aziatikë shfaqin qëndrime më konservatore për çështje etike, krahasuar me qasjen më liberale të disa kolegëve evropianë.

    Papa Françesku ka transformuar gjithashtu përbërjen gjeografike të Kolegjit të Kardinalëve, duke i dhënë më shumë përfaqësim Kishave të vendeve në zhvillim dhe periferive të botës. Nga 135 elektorët: 59 vijnë nga Evropa (19 nga Italia), 37 nga Amerika (16 nga Amerika e Veriut, 4 nga Amerika Qendrore, 17 nga Amerika e Jugut), 20 nga Azia, 16 nga Afrika dhe 3 nga Oqeania.

    Në Konklavë do të marrin pjesë edhe 34 përfaqësues të urdhrave fetarë, përfshirë jezuitë, françeskanë, dominikanë dhe salezianë.

    Më i riu është ukrainasi Mykola Byčok (45 vjeç), ndërsa më i moshuari, përkohësisht, mbetet spanjolli Osoro Sierra, i ndjekur nga vetëm një muaj nga guineani Robert Sarah.