Infarkti i miokardit po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, ku kardiologu Elton Qeli paralajmëroi se po rritet shqetësueshëm numri i sëmundjeve kardiovaskulare në vend. Po pse ndodh kjo?
Në një intervistë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, kardiologu Qeli theksoi se faktorët që kontribuojnë janë të shumtë: hipertensioni, diabeti, pirja e duhanit, mbipesha, nivelet e larta të yndyrave në gjak, por edhe stresi, i cili po ndikon veçanërisht tek moshat e reja. Faktorët gjenetikë dhe përdorimi i substancave narkotike gjithashtu rrisin rrezikun.
“Ka një rritje të frikshme të prevalencës së sëmundje kardiovaskulare në popullsinë shqiptare por në mënyrë të veçantë edhe tek moshat e reja. Shkak pse është rritur kjo prevalencë përveç hipertensionit, diabetit, duhan pirja, mbipesha, yndyrat në gjak, shohim se një nga arsyet që mund të ndikojë është edhe stresi. Kjo është një nga arsyet që shpjegon rastet në moshat e reja. Një arsye tjetër janë edhe faktorët gjenetik. Një rol të rëndësishëm në kohët kur jetojmë është edhe përdorimi i substancave narkotike te moshat e reja”, tha mjeku.
Kardiologu nënvizoi se mënyra jo e shëndetshme e jetesës, sidomos konsumimi i fast food-eve, po shkakton shfaqjen e diabetit, hipertensionit dhe problemeve me yndyrat në gjak që mund të çojnë deri te infarkti kardiak në moshë të re.
“Mënyra jo e shëndetshme të jetesës ka të bëjë edhe mënyra e ushqyerjes ku moshat e reja konsumojnë shpesh fast food-e dhe krijojnë probleme të shfaqjes më herët të diabetit, hipertensionit, yndyrave në gjak të larta deri në infarkt kardiak në moshë të re”, u shpreh ai.
Simptomat më të zakonshme të infarktit janë dhimbja e gjoksit dhe vështirësia në frymëmarrje, por në disa raste ai mund të shfaqet papritur pa paralajmërim.
“Një nga simptomat e infarktit është dhimbja e gjoksit, mbajtja e frymës, por ka edhe raste që ajo shfaqet papritur pa pasur asnjëherë shqetësim apo simptoma kardiake. Kush ka simptomat e para duhet të mos i neglizhojë ato dhe të drejtohet te mjeku. Popullata duhet t’i nënshtrohet kontrolleve periodike, sidomos që në moshë të re duhet ti fillojë edhe tata persona që kanë familjarë me sëmundje kardiovaskulare, diabeti apo hipertension. Menaxhimi i stresit dhe një ushqyerje e shëndetshme janë kryesore për të shmangur problemet me shëndetin në përgjithësi dhe me zemrën”, tha mjeku.
Tag: kardiak
-

Infarkti kardiak po prek gjithnjë e më shumë të rinj, kardiologu shpjegon arsyet
-

Sa ‘vjeç’ është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak
Sa vjeç është zemra juaj në të vërtetë? Njohja e kësaj mund të jetë thelbësore për të vlerësuar rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, si infarktet dhe goditjet në tru, që mbeten një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë. Studimet e fundit tregojnë se algoritmet e inteligjencës artificiale mund të analizojnë elektrokardiogramë (Ekg) për të përcaktuar “moshën biologjike” të zemrës dhe rrezikun e ngjarjeve të tilla. Një zemër që duket më e vjetër se mosha reale mund të rrisë rrezikun e problemeve kardiake deri në 92%, ndërsa një zemër më e re e ul atë rrezik deri në 27%.
Por për të vlerësuar shëndetin e zemrës nuk nevojiten gjithmonë teknologji të avancuara. Një kontroll te mjeku i familjes dhe matja e disa parametrave themelorë mund të ofrojnë informacion të çmuar. Kjo përfshin presionin e gjakut, nivelet e kolesterolit dhe glicemisë.
Kolesteroli LDL, i njohur si “i keqi”, mund të depozitohet në arterie dhe të shkaktojë bllokime apo tromboza. Edhe lipoproteina (a) duhet matur një herë në jetë, pasi niveli i lartë rrit ndjeshëm rrezikun kardiak. Glicemia dhe markuesit e inflamacionit si proteina C-reaktive dhe fibrinogjeni janë gjithashtu të rëndësishëm për parandalimin e trombozave dhe komplikacioneve.
Ekg-ja klasike dhe Ekg-ja nën stres janë ekzaminime që ndihmojnë në identifikimin e aritmimeve dhe problemeve të furnizimit të gjakut në zemër. Ekokardiogrami dhe TAC koronare përdoren për të vlerësuar funksionin e zemrës dhe sëmundjet e arterieve, ku inteligjenca artificiale mund të përmirësojë interpretimin dhe parashikimin e rrezikut.
Ekspertët rekomandojnë fillimin e kontrollit të kolesterolit dhe shëndetit kardiak që nga mosha 35-40 vjeç, duke vazhduar me monitorime të rregullta për të parandaluar dëmtimet që mund të jenë tashmë të pranishme. Një vëmendje e hershme dhe një program i strukturuar kontrolli mund të reduktojë sëmundshmërinë dhe të rrisë jetëgjatësinë.
Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes, ndaj një screening i hershëm dhe i zgjeruar mund të ndihmojë shumë për të parandaluar tragjeditë. Sipas ekspertëve, koordinimi i terapisë për faktorët metabolikë, të veshkave dhe të zemrës është thelbësor, pasi shumë herë infarktet dhe goditjet në tru janë rezultat i një procesi të gjatë që fillon me obezitetin, diabetin ose funksionin e reduktuar të veshkave.
-

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak
Sa vjeç është zemra juaj në të vërtetë? Njohja e kësaj mund të jetë thelbësore për të vlerësuar rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, si infarktet dhe goditjet në tru, që mbeten një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë.
Studimet e fundit tregojnë se algoritmet e inteligjencës artificiale mund të analizojnë elektrokardiogramë (Ekg) për të përcaktuar “moshën biologjike” të zemrës dhe rrezikun e ngjarjeve të tilla. Një zemër që duket më e vjetër se mosha reale mund të rrisë rrezikun e problemeve kardiake deri në 92%, ndërsa një zemër më e re e ul atë rrezik deri në 27%.
Por për të vlerësuar shëndetin e zemrës nuk nevojiten gjithmonë teknologji të avancuara. Një kontroll te mjeku i familjes dhe matja e disa parametrave themelorë mund të ofrojnë informacion të çmuar. Kjo përfshin presionin e gjakut, nivelet e kolesterolit dhe glicemisë.
Kolesteroli LDL, i njohur si “i keqi”, mund të depozitohet në arterie dhe të shkaktojë bllokime apo tromboza. Edhe lipoproteina (a) duhet matur një herë në jetë, pasi niveli i lartë rrit ndjeshëm rrezikun kardiak. Glicemia dhe markuesit e inflamacionit si proteina C-reaktive dhe fibrinogjeni janë gjithashtu të rëndësishëm për parandalimin e trombozave dhe komplikacioneve.
Ekg-ja klasike dhe Ekg-ja nën stres janë ekzaminime që ndihmojnë në identifikimin e aritmimeve dhe problemeve të furnizimit të gjakut në zemër. Ekokardiogrami dhe TAC koronare përdoren për të vlerësuar funksionin e zemrës dhe sëmundjet e arterieve, ku inteligjenca artificiale mund të përmirësojë interpretimin dhe parashikimin e rrezikut.
Ekspertët rekomandojnë fillimin e kontrollit të kolesterolit dhe shëndetit kardiak që nga mosha 35-40 vjeç, duke vazhduar me monitorime të rregullta për të parandaluar dëmtimet që mund të jenë tashmë të pranishme. Një vëmendje e hershme dhe një program i strukturuar kontrolli mund të reduktojë sëmundshmërinë dhe të rrisë jetëgjatësinë.
Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes, ndaj një screening i hershëm dhe i zgjeruar mund të ndihmojë shumë për të parandaluar tragjeditë. Sipas ekspertëve, koordinimi i terapisë për faktorët metabolikë, të veshkave dhe të zemrës është thelbësor, pasi shumë herë infarktet dhe goditjet në tru janë rezultat i një procesi të gjatë që fillon me obezitetin, diabetin ose funksionin e reduktuar të veshkave. -

Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak
Një fëmijë afërsisht njëvjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një çerdhe në Parma të Italisë.
Sipas raportimeve, fëmija pësoi një atak kardiak gjatë gjumit të pasdites. Pas përpjekjeve fillestare për ta kthyer në jetë, ai u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë, ndërsa hetimi është duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.
“Jemi të tronditur nga ajo që ndodhi. Një jetë e re e ndërprerë kaq papritur është zemërthyer dhe na lë pa fjalë”, u shpreh kryebashkiakja, Michele Guerra.
“Ne qëndrojmë me familjen në këtë moment pikëllimi të thellë dhe jemi pranë stafin e çerdhes dhe familjeve Brucoverde në këtë kohë të tmerrshme”, përfundoi ajo.Top Channel
-

Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare
Arresti kardiak është një nga emergjencat më të rënda mjekësore dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të papritura në mbarë botën. Ndodh kur zemra ndalon papritur së rrahuri në mënyrë efektive, duke bërë që gjaku të mos qarkullojë më drejt trurit dhe organeve të tjera jetike.
Brenda pak minutash, mungesa e oksigjenit mund të shkaktojë dëm të parikthyeshëm dhe, nëse nuk ndërhyhet menjëherë, vdekje.
Çfarë e shkakton arrestin kardiak?
Arresti kardiak mund të shkaktohet nga shumë faktorë, por zakonisht lidhet me çrregullime elektrike të zemrës. Këtu janë disa nga shkaqet më të zakonshme:
1. Aritmitë e rënda kardiake
Shkaku më i shpeshtë është një ritëm i çrregullt dhe i rrezikshëm i zemrës si:
Fibrilacioni ventrikular – zemra “dridhet” pa pompuar gjak.
Takikardia ventrikulare – zemra rreh shumë shpejt dhe humbet funksionin e saj.
Këto çrregullime vijnë shpesh papritur, edhe tek njerëz që nuk kanë pasur simptoma më parë.2. Infarkti i miokardit (ataku në zemër)
Një bllokim i arterieve të zemrës mund të shkaktojë dëme të rënda dhe të çojë në arrest kardiak. Në shumë raste, arresti ndodh gjatë ose menjëherë pas një infarkti.
3. Sëmundjet e padijagnostikuara të zemrës
Kardiomiopatia, zmadhimi i zemrës, defektet e lindura të zemrës dhe sëmundjet gjenetike që prekin ritmin janë ndër shkaqet që shpesh zbulohen vetëm pas një episodi.
4. Shkaktarë të jashtëm
Arresti kardiak mund të ndodhë edhe për arsye që nuk lidhen drejtpërdrejt me sëmundjet e zemrës, si:
Mbidozë me droga ose alkool
Goditje elektrike
Alergi të rënda (anafilaksi)
Çrregullime të rënda të elektroliteve
Trauma të forta fizike5. Stresi ekstrem fizik dhe emocional
Në raste të rralla, një stres shumë i madh emocional ose fizik mund të shkaktojë një reagim të tepruar të sistemit nervor dhe të çojë në arrest kardiak, veçanërisht te individët me predispozicion.
Simptomat që i paraprijnë arrestit kardiak
Shpesh arresti ndodh pa paralajmërim, por në disa raste paraprihet nga:
marramendje e papritur
humbje e vetëdijes
dhimbje e fortë gjoksi
rrahje të çrregullta të zemrës
vështirësi në frymëmarrjePor edhe kur shfaqen, simptomat mund të jenë shumë të shpejta dhe të paqarta.
Pse minutat e para janë vendimtare?
Pa qarkullim gjaku, truri fillon të dëmtohet pas 4–6 minutash.
Ndërhyrja e shpejtë është jetike:
thirrja e ambulancës
masazhi kardiak (CPR)
përdorimi i defibrilatorit (AED) nëse është i disponueshëmSa më e shpejtë ndërhyrja, aq më të larta janë shanset për mbijetesë.
-

‘Pësoi arrest kardiak në Itali…’/ Familjarët konfirmojnë ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi
Familjarët e këngëtarit Shpat Kasapi kanë konfirmuar lajmin për ndarjen e tij nga jeta.
Ata kanë reaguar përmes një shkrimi gjatë emisionit të mëngjesit në kanalin ‘ALSAT‑M’.
Sipas familjarëve, Shpat Kasapi ndërroi jetë në Itali, si pasojë e një sulmi kardiak.
Shpat Kasapi njihej si një prej zërave më të dashur dhe më të njohur, me të cilin janë rritur breza të tërë.
-

Nga stërvitja me urgjencë në spital, Oscar pësoi kolaps shëndetësor për shkak të problemit kardiak
12 Nëntor 2025
10:57
Alfred Lleshi
Frikë te San Paolo për Oscar, ish-lojtarin e Chelsea, i cili përjetoi një kolaps gjatë testeve atletike në qendrën stërvitore të klubit. Kjo ndodhi për shkak të një problemi kardiak që u zbulua gjatë provës nën stres fizik. Lojtari u transportua menjëherë në spital dhe gjendja e tij është stabile. Vetëm disa muaj më parë, gjatë kontrolleve për frakturën e një vertebre, Oscar kishte zbuluar një anomali kardiake, por më pas ishte lejuar për aktivitet sportiv.
Ja komunikata e San Paolo: “Gjatë testeve të së martës në mëngjes në ‘SuperCT’, në përgatitje për pre-sezonin 2026, Oscar shfaqi një problem kardiak dhe u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor i klubit dhe ‘Einstein Hospital Israelita’.
Më pas u transportua në spital, ku ndodhet në gjendje stabile dhe do të mbetet nën vëzhgim me teste shtesë për të sqaruar diagnozën. Sipas procedurës dhe në respekt të privatësisë së lojtarit, informacione të mëtejshme do të publikohen sapo të ketë përditësime nga ekipi mjekësor, në marrëveshje me Oscar”. -

Pësoi arrest kardiak, humb jetën 49-vjeçari në Theth/ Trupi transportohet me helikopter
Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të shtunë në zonën turistike të Thethit, ku një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën teksa ishte duke ndjekur shtegun që të çon drejt “Syrit të Kaltër”.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak në momentin që po vraponte në drejtim të destinacionit të njohur malor.
Në vendngjarje është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet dhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë nga zona e thellë malore.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike. -

Kardiologu tregon si i shpëtoi jetën pacientit në avionin e linjës Tiranë-Londër: Për tre orë ishim në komunikim të vazhdueshëm me pilotët, si aktivizohet protokolli i emergjencës
Kardiologu Kristo Papa, që arriti të stabilizonte gjendjen e një pasagjeri që pësoi shenja serioze shqetësimi shëndetësor në avionin e linjës Tiranë-Londër, tregoi incidentin në një intervistë për “Wake Up”.
Pasagjeri filloi të shfaqte simptoma të rënda, mes tyre lipotimi, marrje mendsh, të vjella, diarre, dhimbje abdominale, dobësi të përgjithshme dhe dhimbje koke. Situata krijoi tension dhe shqetësim mes udhëtarëve, por reagimi i menjëhershëm i Dr. Kristo Papës shmangu përkeqësimin.
“Ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, u konsultova me stafin, i masja parametrat. I dhashë dy ilaçe, u stabilizuar, për tre orë ishim në komunikim të vazhdueshëm me pilotët. Informuam Londrën, dhanë gatishmërinë e tyre. Ishte me bashkëshorten që më dha disa informacione për gjendjen e mëparshme të bashkëshortit”, u shpreh ai.
Ai tregoi se linjat e fluturimit kanë protokollin e emergjencës, që aktivizohet në raste të tilla.
“Kanë kitin e emergjencës dhe protokollin që aktivizuan. Pilotët u bënë gati të bëjnë ulje emergjente. Kishin medikamente dhe ndoqën të gjithë procedurën e emergjencës, stafi është i përgatitur, një mjek është një ndihmë e madhe. Pasagjerët e mirëkuptuan situatën, shumë prej tyre më pyetën nëse kisha nevoje për ndihmë”, tha Papa.
Duke folu për shëndetin e pacientit, kardiologu tha se ‘nuk duhet të ndërmerrte këtë fluturim”.
“Pacienti ishte takikardik, kishte të gjitha shenjat që të mos udhëtonte. Kur një pacient nuk ndihet mirë, ndërhyrja duhet bërë me kujdes, nuk është një ambient i zakonshëm spitalor, je në ajër. Ti duhet të jesh një lider që udhëheq stafin. Ruajta kontaktet, për 48 orë nuk ishte mirë, kishte temperaturë, e stabilizuan në spital”.
Ndërkohë, mjeku ngriti alarmin për rastet e arrestit kardiak te të rinjtë.
“Kemi shumë të rinj që vijnë me atak kardiak, edhe 16 vjeç. Sidomos nga përdorimi i lëndëve narkotike. Kishim një 15-vjeçar që përdorimi i kokainës kishte shkaktuar një atak kardiak me probleme të ndryshme”, tha ai.Top Channel
-

Pësoi arrest kardiak, humb jetën 80-vjeçari në plazhin e Velipojës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Velipojës.
Një shtetas kosovar, 80 vjeç, i identifikuar si Gj. K., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka dalë nga deti.
Për shkak të këtij arresti, ai ka humbur jetën në vendngjarje.
Materialet janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.