Tag: karburantit

  • Vrasja e Mondi Mëhallës, mbërrijnë në gjykatë ish ortaku i biznesmenit dhe roja i karburantit

    Vrasja e Mondi Mëhallës, mbërrijnë në gjykatë ish ortaku i biznesmenit dhe roja i karburantit

    Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, të  cilët pritet që të njihen me masën e sigurisë.
    Ago, i cili ka qenë ish oratk me Mondi Mëhallën, i cili u ekzekutua me armë pak ditë më parë në afërsi të karburantit të tij në Elbasan. Ai akuzohet për  vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
    Ndërsa Kujtim Pisha, roja i karburantit u arrestua me akuzën moskallëzim krimi.

    Prokuror në këtë çështje do të jetë z.Gjergji Ceka, ndërsa gjyqtar për masat e sigurimit z.Elis Dine. Prokuroria Elbasan kërkon arrest me burg për të dy personat qe do dalin sot para trupës gjykuese.
    Në pranga ka rënë edhe 29-vjeçari nga Përrenjasi Nevzat Spaho, i cili akuzohet gjthashtu për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje./vizionplus.tv

  • Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Tre të shoqëruar, mes tye ish-ortaku i biznesmenit dhe roja e karburantit, ja për çfarë akuzohen

    ELBASAN- Tre persona janë shoqëruar nga policia për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Bëhet fjalë për ish-ortakun e biznesmenit dhe roja e karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të viktimës, ku edhe ndodhi ngjarja, si dhe një person i tretë që u shoqërua ditën e djeshme. 
    Sipas burimeve, biznesmeni i ndjerë ka pasur një konflikt me ish-ortakun, i cili dyshohet se ka gënjyer kur është pyetur se ku ndodhej në momentin e vrasjes. Ndërkohë, roja e karburantit do të merret në pyetje, pasi dyshohet për pengim të hetimeve për ngjarjen. Hetuesit dyshojnë se ai ka qenë në dijeni të rrethanave para dhe pas ngjarjes, por nuk ka njoftuar autoritetet.

    Ditën e djeshme u shoqruar edhe shtetati Naldo Gjoni banues në Lezhë, i cili dyshohet se mund të ketë përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip “Audi”, i cili u përdor nga atentatorët në ekzekutimin e biznesmenit mbrëmjen e 30 nëntorit. Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traun e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit. 
    Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.
    Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë./ZËRI

  • Atentati në Elbasan, pranga rojes së karburantit dhe ish-ortakut të biznesmenit

    Atentati në Elbasan, pranga rojes së karburantit dhe ish-ortakut të biznesmenit

    Dy persona janë arrestuar lidhur me atentatin e së dielës, 30 nëntor, në Elbasan, ku u ekzekutua me tre plumba biznesmeni Edmond Mëhalla.
    Sipas gazetarit të Klan News, Besar Bajraktaraj, bëhet fjalë për rojen e karburantit (në pronësi të viktimës) i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ish-ortakun e biznesmenit të ndjerë, shtetasi me inicialet N.GJ, si bashkëpunëtor në vrasje.
    Në kërkim është shpallur një person tjetër.
    Ndërkohë, gazetari Fatos Salliu raporton se shtetasi N.GJ. është shoqëruar dje në komisariat, 1 dhjetor.
    “Ditët e fundit ishte parë duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e Mondi Mëhallës në Elbasan”, thotë Salliu.
    Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit teksa biznesmeni udhëtonte me automjetin e tij.
    Tv Klan mëson se nga verifikimi i pamjeve filmike, vrasësi ka qenë në ruajtje të biznesmenit dhe sapo ai ka hipur në makinën e tij tip Range Rover, është afruar, ka dalë nga makina dhe ka hapur zjarr duke e lënë të vdekur në vend. 43-vjeçari mori dy plumba në kokë dhe një në trup, ndërsa vrasësi u largua në drejtim të Librazhdit.
    Mëngjesin e djeshëm, policia gjeti makinën e shkrumbuar të autorëve në fshatin Mirakë, si dhe armën e krimit. Viktima, ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” dhe një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ai ka qenë i proceduar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
    Shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i kohëve të fundit.

  • Dy atentatorë në vrasjen e biznesmenit, gjendet e djegur makina e autorëve, policia shoqëron disa persona

    Dy atentatorë në vrasjen e biznesmenit, gjendet e djegur makina e autorëve, policia shoqëron disa persona

    Një ditë pas vrasjes mafioze të biznesmenit nga Elbasani Mondi Mëhalla, policia ka shoqëruar disa persona në polici të cilët mund të japin më shumë detaje se si ndodhi krimi i rëndë.
    Mes tyre janë pëunonjësit e karburantit të cilët ishin në turn në momentin e ngjarjes, si dhe dy shoferë taksish.
    Po ashtu mëngjesin e kësaj të hënë policia ka gjetur një automjet të djegur  tip “Audi”, në fshatin Mirakë, bashkë me një pistoletë, që dyshohet se iu përket atentatorëve.

    Për këta të fundit policia dyshon se kanë qenë dy persona, të dy vrasës me pagesë.
    43-vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij dhe sapo ishte futur në automjetin e tij “Range Rover”.
    Autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e prekën në kokë.
    Mondi Mëhalla ose Edmond Hyka, përveçse  pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” në dalje të Elbasanit, ka në pronësi edhe një shërbimi taksi “El Taxi” si dhe një lokal.
    Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje, posedim sendesh të jashtligjshme dhe shpërndarje narkotikësh.
    43-vjeçari jetonte në zonën Komuna e Parisit në Tiranë, por lëvizste shpesh herë në Elbasan për shkak të aktivitetit ekonomik atje.
    Policia ndërkohë ka marrë edhe të gjitha pamjet e kamerave të sisgurisë së karburantit, bizneseve në zonë dhe ato përgjatë aksit Elbasan-Librazhd për të rënë në gjurmë të autorëve sa më parë.

  • EMRI- Kush është biznesmeni që mbeti i vrarë në Elbasan, pronar i karburantit

    pamje nga vendngjarja

    ELBASAN- Mondi Mëhalla, është viktima e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Biznesmeni Mëhalla është gjetur i plagosur rëndë në mjetin e tij, dhe nuk iu ka shpëtuar plagëve të marra. 
    Burime bëjnë me dije se Mëhalla është një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit, pronar i një karburanti në Unazës Jugore, ndërsa së fundi kishte dhe një rrjet taksish që operonin në qytet.
    Vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë karburantit në pronësi të Mëhallës, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve./ZËRI

  • Ekskluzive/ Kush është biznesmeni që mbeti i vrarë në Elbasan, dy persona i bënë pritë para karburantit

    Mondi Mehalla dhe karburanti ku mbeti i vrare

    ELBASAN- ZËRI ka siguruar foton e biznesmenit Mondi Mëhalla që mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele, pranë karburantit “Xhaxhi OIL” në pronësi të tij. 
    Burime bëjnë me dije se Mëhalla është qëlluar me dy plumba në kokë, teksa ishte në afërsi të karburantit në pronësi të tij. Së fundi ai rezulton të jetë pronar dhe i një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit.
    Vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë karburantit në pronësi të Mëhallës, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve.
    Paraprakisht dyshohet se në ekzekutimin e Mëhallës kanë marrë pjesë dy persona./ZËRI

  • Irani ndalon anijen me 350 mijë litra karburant kontrabandë

    Irani ndalon anijen me 350 mijë litra karburant kontrabandë

    Irani sekuestroi të dielën një anije me flamur të Eswatini-t që transportonte 350,000 litra karburant të kontrabanduar. Komandant i Marinës së Gardës Revolucionare në deklaratën e tij theksoi se anija u dërgua në brigjet e Bushehrit pas një urdhri gjykate dhe se karburanti do të shkarkohet.- Advertisement –

    Ai shtoi se  tha 13 anëtarët e ekuipazhit janë nga India. Irani, i cili ka disa nga çmimet më të ulëta të karburantit në botë për shkak të subvencioneve të larta dhe rënies së vlerës së monedhës së tij kombëtare, po lufton për të luftuar kontrabandën e karburantit që kryhet nga toka drejt vendeve fqinje dhe nga deti drejt vendeve të Gjirit Arabik.

  • Pse makina juaj harxhon më shumë karburant në dimër sesa në verë?

    Pse makina juaj harxhon më shumë karburant në dimër sesa në verë?

    Mesatarisht, në një temperaturë prej minus shtatë gradë, një makinë konsumon deri në 12 përqind më shumë karburant sesa në pranverë ose verë në 25 gradë.
    Të ngasësh distanca të shkurtra në dimër nuk është ekonomike sepse atëherë makina konsumon më shumë karburant – motori nuk arrin të ngrohet. Mesatarisht, në një temperaturë prej minus shtatë gradë, një makinë konsumon deri në 12 përqind më shumë sesa në pjesën më të ngrohtë të vitit, raporton HAK Review.
    Ka disa arsye për këtë: motorit i duhet kohë për të arritur temperaturën optimale në të cilën funksionon më me efikasitet. Moti i ftohtë ul presionin e gomave, gjë që mund të rrisë rezistencën e rrotullimit dhe konsumin e karburantit (prandaj kontrolloni presionin e gomave periodikisht).
    Ajri i ftohtë i jashtëm është më i dendur se ajri i ngrohtë, kështu që rezistenca ndaj ngasjes dhe konsumi i karburantit rriten.
    Në kushtet kur ka borë dhe akull në rrugë, ka më shumë rrëshqitje të rrotave lëvizëse, gjë që rrit edhe konsumin. Ngasja më e ngadaltë deri në 60 kilometra në orë gjithashtu ka një efekt negativ në konsumin e karburantit.
    Parkimi në zona më të ngrohta, siç janë garazhet, mund të ndihmojë. Gjithashtu, kur ta ndizni makinën, filloni të ngisni sa më shpejt të jetë e mundur, sepse motori do të ngrohet më shpejt.
    Mos i përdorni funksionet e zhbllokimit të xhamave dhe ngrohjes së sediljeve për më gjatë seç është e nevojshme.

  • Bullgaria do i kërkojë presidentit Trump përjashtimin nga sanksionet mbi naftën ruse: 80% e karburantit të vendit në rrezik!

    Bullgaria do i kërkojë presidentit Trump përjashtimin nga sanksionet mbi naftën ruse: 80% e karburantit të vendit në rrezik!

    Bullgaria kërkon përjashtim nga sanksionet e Trumpit mbi naftën ruse, duke deklaruar se 80% e karburantit të vendit është në rrezik.

    Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e kërkimit të një përjashtimi nga sanksionet e reja të SHBA-së kundër kompanisë më të madhe private të naftës në Rusi, raportoi ‘Politico’, duke cituar dy persona të njohur me çështjen, pasi qeveria e vendit ballkanik ka frikë se masat do të shkaktojnë mungesa të mëdha karburanti dhe reagime të ashpra publike.

    Donald Trump njoftoi sanksione javën e kaluar kundër dy prodhuesve më të mëdhenj të naftës në Rusi, Rosneft dhe Lukoil, duke bërë që disa vende të BE-së ku operojnë kompanitë (si Hungaria) të kërkojnë përjashtime.

    Bullgaria është shtëpia e rafinerisë masive të Lukoil në Burgas, e cila furnizon deri në 80 për qind të karburantit të vendit. Kompania historikisht ka ushtruar ndikim të madh ekonomik në vendin ballkanik dhe objekti është lidhur në të kaluarën me shfrytëzimin e boshllëqeve në sanksionet e BE-së.

    Tani, qeveria bullgare po i kërkon Uashingtonit udhëzime se si të veprojë nëse dëshiron të kërkojë një zgjatje të sanksioneve përtej datës së fillimit të tyre më 21 nëntor, sipas njerëzve të informuar mbi këtë çështje që folën në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje të ndjeshme.

    Qeveria është e shqetësuar se sanksionet mund ta detyrojnë rafinerinë të mbyllet ndërsa bankat tërhiqen nga objekti, thanë njerëzit, duke shkaktuar mungesa të përhapura të karburantit dhe protesta.

    Sofia argumenton se kjo mund të përshpejtojë rënien e qeverisë, thanë burimet, duke rritur mbështetjen për Presidentin bullgar Rumen Radev, një figurë që konsiderohet nga disa si pro-ruse dhe që ka hedhur idenë e krijimit të një partie të re politike.