Tag: karburanti

  • E rëndë/ Dhunohet rëndë një person në Lezhë, u nxorr nga mjeti pranë një karburanti dhe u godit me sende të forta…

    E rëndë/ Dhunohet rëndë një person në Lezhë, u nxorr nga mjeti pranë një karburanti dhe u godit me sende të forta…

    Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e së martës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku personi ne fjale është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
    I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
    Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.

  • Kush është biznesmeni që u vra me dy plumba në kokë në Elbasan, pronari i një karburanti dhe rrjeti taksish

    Kush është biznesmeni që u vra me dy plumba në kokë në Elbasan, pronari i një karburanti dhe rrjeti taksish

    Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij mbrëmjen e sotme në Elbasan.
    Mëhalla, 43 vjeç, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.
    Po ashtu, Mëhalla ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi.
    Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari.
    Ai nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. 43-vjeçari rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
    Siç sqarojnë burime për mediat, Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome. Ai njihet ndryshe edhe me emrin Edmond Hyka.

  • Aksion në disa qytete kundër naftës kontrabandë, bllokohen 3 pika karburanti

    Aksion në disa qytete kundër naftës kontrabandë, bllokohen 3 pika karburanti

    Një operacion i gjerë i zhvilluar në disa qytete të vendit ka çuar në zbulimin e një skeme të mirëorganizuar evazioni fiskal dhe kontrabande me karburant.
    Burime bëjnë me dije se gjatë aksionit, tre pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës janë kapur duke operuar pa licencë për ushtrimin e aktivitetit tregtar.
    Gjatë kontrolleve, strukturat përkatëse kanë konstatuar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme karburanti, të depozituara në ambiente të paautorizuara.
    Sipas të dhënave, nga verifikimet e kryera në sistemet matëse të furnizimit, rezulton se subjektet kishin qarkulluar mbi 15 milionë litra karburant, jashtë çdo kontrolli fiskal dhe ligjor.
    Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë zinxhirin kontrabandues, duke përfshirë edhe identifikimin e personave apo zyrtarëve që mund të kenë ndihmuar në këtë veprimtari të paligjshme.
    Pikat e karburantit mësohet se nuk zotëronin licencë për ushtrimin e aktivitetit, çka i përjashton ato nga e drejta për të blerë dhe tregtuar produkte karburanti sipas legjislacionit fiskal.

  • Karburantet pa licencë! Zbulohet skema e evazionit, aksion në Fushë-Krujë, Burrel e Sarandë

    Karburantet pa licencë! Zbulohet skema e evazionit, aksion në Fushë-Krujë, Burrel e Sarandë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Është zbuluar një skemë e mirëorganizuar evazioni fiskal dhe kontrabande me karburantet. Një aksion është ndërmarrë në disa qyetet, ku tre pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës janë kapur duke operuar pa licencë për ushtrimin e aktivitetit tregtar.
    Gjatë kontrolleve autoritet kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme karburanti, të depozituara në ambiente të paautorizuara. Pikat e tregtimit të karburantit kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litra. Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë
    Njoftimi:
    Një aksion i drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe drejtorisë së Antikontrabandës ka rezultuar në evidentimin e një skeme evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme karburant. Tri pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, rezultuan që operonin aktivitetin e tyre pa licencë. Gjatë operacionit të strukturave përkatëse, u konstatuan dhe sekuestruan sasi të konsiderueshne karburant në depozita dhe gjithashtu, u konstatua se ne mjetet matëse të furnizimit, subjektet kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litrat. Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë, duke u referuar në organet kompetente. Pikat e karburantit nuk zotëronin licencë për shfrytëzim të aktivitetit dhe për rrjedhojë nuk mund të blinin dhe shisnin produktin tregëtues sipas legjislacionit fiskal. /ZËRI

  • Vrasja e “Loshit”, ish e dashura: U konfliktua me Qolin për një karburant

    Vrasja e “Loshit”, ish e dashura: U konfliktua me Qolin për një karburant

    Në GJKKO është mbajtur sot seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’, ku në një fraksion bëhet fjalë për vrasjen e Ervis dhe Fatmira Dedaj.
    Pas motrës/vajzës së tyre, në gjykatë ka dëshmuar ish e dashura e Ervisit.
    P. Mici, tregon se atë kohë ka qenë studente në universitet kur është njohur me Ervisin në vitin 2011, lidhje e cila ka zgjatur 1 vit, deri kur ai u ekzekutua.
    Ish e dashura e tij tregon se në atë kohë Ervisi sapo ishte kthyer nga Holanda dhe se hapi një pikë karburanti me Festim Qolin. Ky i fundit është i pandehur në dosje dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e Dedajt.
    P. Mici në dëshminë e saj thotë se konflikti me Festimin dhe Ervisin nisi pasi ky i fundit kërkonte që karburantin ka regjistronte në emër të nënës së tij. Konflikti thotë ajo ka nisur 3 muaj përpara se të ndodhte vrasja.
    P.Mici: Me Ervis Dedjan jam njohur në mars 2011 dhe lidhja me të ka zgjatur deri kur ai ka ndërruar jetë. Kam qenë në universitet. Me të u njoha përmes shoqes time, që kishte shok Festim Qolin. Ervis Dedja sa kishte ardhur nga jashtë kur jam njohur me të. Ai ka qenë në Holandë.
    Në Shqipëri po diskutonte të hapte një pikë karburanti me Festim Qolin. U hap karburanti ka qenë në Shkozet. Nuk kam qenë ndonjëherë te karburanti me Ervisin. Festimi merrej me menaxhimin. 
    Ervisi jetonte me mamin në Durrës, dhe pjesë tjetër jetonim bashkë në Golem herë pas here. Ditën e ngjarjes ai më ka sjellë në Tirane se kisha provim. Unë bëra provimin, me çoi në Durrës dhe pastaj iku. Ka qenë ora 14.00-15.00. E pash nga televizori ngjarjen.
    Ditën e ngjarjes ishte i shqetësuar për çështjen e karburantit, qe e kishte vënë në emër te Festimit. Donte ta vinte karburantin në emër të mamit. Festimi ishte në dijeni të lidhjes time me Ervisin. Nënën e Ervisit e kam takuar për herë të pare kur u bë morti i Ervisit. Kam taku disa njerëz me të cilët shoqërohej Ervisi. 
    Gjendja e tij ekonomike ishte normale. Për të ardhurat nga karburanti nuk diskutonim ndonjëherë. Karburanti ishte i Ervsit, por ai e kishte vënë në emër te Festimit dhe konflikti ndodhi sepse donte ta vinte në emër të Fatmirës. 2-3 muaj para ngjarjes ndodhi konflikti mes Ervisit dhe Festimit.
    Raporti mes tyre nuk ishte si me përpara. Pseudonimi i Elvisit ishte “Loshi”. Kam qenë në varrimin e Ervisit, Festim Qolin nuk e kam parë aty. Mesa kam marrë vesh ai ska qenë i pranishëm.
    Ervisi ka pas disa celularë, me mua komunikonte vetëm me një numër. Pas vrasjes së Ervisit, kam kontaktuar me Fatmirën.
    Unë kam qenë shumë e vogël dhe shumë e tronditur për ngjarjen, me nënën e tij u takova rreth 40 ditë me të që i kam shkuar në shtëpi.

  • Vrasja e Elvis Dedjas/ Ish-e dashura: Hapi karburant me Qolin, aty nisi sherri, ‘Loshi’ e donte në emër të tij

    Vrasja e Elvis Dedjas/ Ish-e dashura: Hapi karburant me Qolin, aty nisi sherri, ‘Loshi’ e donte në emër të tij

    Elvis Dedja

    TIRANË-Para hetuesve ka dëshmuar ish e dashura e Elvis Dedajt, e cila ka treguar detaje nga lidhja e tyre dhe konfliktet që viktima kishte me shokun e tij, Festim Qoli, për një pikë karburanti në Shkozet. Ish-e dashura e tij ka rrëfyer se karburanti ishte i Elvisit, por ai e kishte vënë në emër të Festimit dhe konflikti ndodhi sepse donte ta kalonte në emër të Fatmirës, nënës së tij.
    Ajo ka deklaruar se në kohën kur është njohur me Eliva Dedjan viti 2011 ka qenë studente dhe ditën e vrasjes së tij, i ndjeri e kishte çuar nga Durrësi në Tiranë për provim. Sipas saj pseudonimi i Elvisit ishte “Loshi” dhe me nënën e tij është takuar për herë të parë në mort. 
    P. Mici: Me Elvis Dedajn jam njohur në mars të vitit 2011 dhe lidhja me të ka zgjatur deri kur ai ka ndërruar jetë. Kam qenë në universitet. Me të u njoha përmes shoqes time, që kishte shok Festim Qolin. Elvis Dedja sapo kishte ardhur nga jashtë kur jam njohur me të. Ai kishte qenë në Holandë. Në Shqipëri po diskutonte të hapte një pikë karburanti me Festim Qolin. U hap karburanti, ka qenë në Shkozet. Nuk kam qenë ndonjëherë te karburanti me Elvisin. Festimi merrej me menaxhimin.
    Elvisi jetonte me mamanë në Durrës, dhe pjesën tjetër jetonim bashkë në Golem, herë pas here. Ditën e ngjarjes ai më solli në Tiranë sepse kisha provim. Unë bëra provimin, më çoi në Durrës dhe pastaj iku. Ka qenë ora 14:00–15:00. E pashë nga televizioni ngjarjen. 
    Ditën e ngjarjes ishte i shqetësuar për çështjen e karburantit, që e kishte vënë në emër të Festimit. Donte ta vendoste në emër të mamasë. Festimi ishte në dijeni të lidhjes time me Elvisin. Nënën e Elvisit e kam takuar për herë të parë kur u bë morti i tij. Kam takuar disa njerëz me të cilët shoqërohej Elvisi. Gjendja e tij ekonomike ishte normale. Për të ardhurat nga karburanti nuk diskutonim ndonjëherë.
    Karburanti ishte i Elvisit, por ai e kishte vënë në emër të Festimit dhe konflikti ndodhi sepse donte ta kalonte në emër të Fatmires. Dy-tre muaj para ngjarjes ndodhi konflikti mes Elvisit dhe Festimit. Raporti mes tyre nuk ishte si më parë. Pseudonimi i Elvisit ishte “Loshi”.
    Kam qenë në varrimin e Elvisit, Festim Qolin nuk e kam parë aty. Mesa kam marrë vesh, ai s’ka qenë i pranishëm. Elvisi kishte disa celularë, por me mua komunikonte vetëm me një numër. Pas vrasjes së Elvisit, kam kontaktuar me Fatmiren. Unë kam qenë shumë e vogël dhe shumë e tronditur për ngjarjen. Me nënën e tij u takova rreth 40 ditë më pas, kur i kam shkuar në shtëpi.
    Festim Qoli është i pandehur në dosje dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e Dedajt. Fatmira Dedja, u vra në vitin 2013 në moshën 60-vjeçare, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në Golem. Ajo në atë kohë u godit me sende të forta në mënyrë që vrasja të dukej si një grabitje. Asaj një vit me parë i ishte ekzekutuar në mënyrë mafioze i biri, Elvis Dedja, krim për të cilin ajo kërkonte drejtësi, dhe kishte bërë përpjekjet e saj për të vënë përpara përgjegjësisë autorët. I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka pretenduar se vrasja e Fatmirës është kryer nga Talo Çela, për llogari të Festim Qolit, për shumën e 40 mijë eurove./ZËRI

  • Shkrimi i “New York Times”: Si Berisha thyente embargon e OKB, për të furnizuar me karburant Serbinë e Millosheviçit

    Shkrimi i “New York Times”: Si Berisha thyente embargon e OKB, për të furnizuar me karburant Serbinë e Millosheviçit

    Në debatet e sotme në parlament që patën në qendër Kosovën, përfaqësues të ndryshëm socialistë i kujtuan Sali Berishës, thyerjen e embargos së naftës që lejoi furnizimin e Serbisë me karburant nga Shqipëria. Por për çfarë bëhet fjalë? 
    Në fillim të viteve ’90, Kombet e Bashkuara kishin vendosur sanksione ndaj Serbisë, e cila në atë kohë kishte kontrollin edhe mbi Malin e Zi. Sanksionet kishin për qëllim të ndëshkonin serbët për “spastrimin etnik” dhe për refuzimin për të njohur Kroacinë dhe Bosnjën. Ndalimi i importit të karburantëve ishte një masë e rëndësishme për shkak të përdorimit ushtarak të tij. 
    Por ndihma për Serbinë erdhi pikërisht andej nga nuk pritej, Shqipëria. Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna, në kufirin me Malin e Zi, u kthyen në autostradën e kontrabandës së naftës, e kontrolluar direkt nga strukturat shtetërore të kohës. Tonelata të tëra nafte që mbërrinin në Shqipëri nga Italia e Greqia, përfundonin drejt Veriut të vendit. Fuçi të panumërta nafte lidheshin pas varkave me motor për të kaluar në anën tjetër.  
    Presidenti i kohës Sali Berisha e ka pranuar me gjysëm zëri fenomenin, duke u justifikuar se bëhej fjalë për kontrabandë me gomerë e bidona, por situata e atëhershme alarmoi komunitetin ndërkombëtar deri në nivelet e larta të administratës amerikane siç dëshmonin mediat e huaja.
    Ndërsa në kujtimet e tij, pak vite më parë, ish-presidenti i Malit të Zi, Momir Bulatoviç, tregoi se në atë kohë ai kishte patur një marrëveshje fjale me Berishën, për të lejuar lumin e karburanteve drejt vendit të tij. 
    Shkrimi i plotë i New York Times në vitin 1995 
    Ndërsa palët ndërluftuese në Bosnjë po përgatiten për ofensivën e tyre të pritshme pranverore, sasi të mëdha karburanti të cilësisë së lartë, që përdoret për tanke dhe avionë luftarakë, po kontrabandohen hapur nëpër liqen këtu drejt Jugosllavisë, në shkelje të embargos së Kombeve të Bashkuara. 
    Rrjedha e karburantit të avionëve nga ky vend i vogël drejt Jugosllavisë filloi para disa muajsh dhe besohet se është e destinuar për “makinerinë luftarake serbe”, siç e përshkroi një diplomat perëndior. Përveç kësaj, miliona litra benzinë dhe naftë të zakonshme janë transportuar gjatë muajve të fundit nga Shqipëria drejt fqinjit të saj verior. 
    Shtetet e Bashkuara kanë shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e tyre ndaj Qeverisë Shqiptare për këtë tregti, e cila, sipas monitoruesve evropianë të sanksioneve, ka arritur ndonjëherë deri në gati një milion litra në ditë. 
    Administrata e Klintonit po shqyrton dërgimin e një note zyrtare diplomatike, pasi ky vend në brigjet e Adriatikut është shndërruar në një “autostradë karburanti” drejt fqinjit të tij të izoluar ndërkomëtarisht. 
    Në një segment prej 20 miljesh rrugë të keqe përgjatë liqenit, ndodhen të paktën 20 pika karburanti, rezervuarët nëntokësorë të të cilave mund të mbajnë rreth 450.000 galona, dhe po ndërtohen pika të tjera. 
    Kjo ndodh në një rajon jashtëzakonisht të varfër, ku ka më shumë dele sesa makina, ku gjedhët tërheqin qerre druri dhe biçikleta është mjeti më i zakonshëm i transportit. 
    Edhe pse karburanti po arrin në Serbi edhe përmes rrugëve të tjera, veçanërisht përgjatë Danubit, Shqipëria po furnizon më shumë se të gjitha vendet e tjera të marra së bashku, tha Antonio Napolitano, koordinator i sanksioneve për Bashkimin Evropian dhe OSBE-në, me seli në Bruksel. Diplomati italian e njoftoi Qeverinë Shqiptare dhe diplomatët e huaj për këtë gjatë vizitës së tij në shkurt. 
    Qeveria Shqiptare mohon që po lejon shkeljen e sanksioneve. Në një intervistë, Presidenti Sali Berisha tha se deklaratat e Ambasadorit Napolitano dhe të Ambasadës Amerikane për nivelin e lartë të karburantit që kalon nga Shqipëria në Jugosllavi ishin “absolutisht të pajustifikuara.” 
    Ai tha se megjithëse kishte pak kontrabandë, ajo nuk kishte përmasa të mëdha. Sipas tij, qeveria po bën më të mirën për të kontrolluar këtë dukuri, duke pasur parasysh mungesën e burimeve dhe trajnimit të policisë. 
    Sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndalojnë transportimin e çdo malli përveç disa kategorive, si furnizimet mjekësore dhe ushqimore, drejt Serbisë dhe Malit të Zi. Ndërprerja e importeve të karburantit është veçanërisht e rëndësishme për shkak të përdorimit ushtarak të tij, tha Napolitano. 
    Sanksionet kishin për qëllim të ndëshkonin serbët për “spastrimin etnik” dhe për refuzimin e Jugosllavisë për të njohur Kroacinë dhe Bosnjën. 
    Karburanti vjen në Shqipëri nga kompani italiane dhe greke dhe hyn në Jugosllavi përmes Malit të Zi. Kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi kalon nëpër liqen. 
    Nuk dihet saktësisht se çfarë ndodh me karburantin më pas. Por diplomatët këtu besojnë se pjesa më e madhe e tij nuk qëndron në Mal të Zi, i cili kufizohet me zonat e kontrolluara nga serbët në Bosnjë, si dhe me Serbinë. 
    Ekipi ndërkombëtar i monitorimit të sanksioneve në Shqipëri — që përfshin amerikanë nga dogana, si dhe italianë, belgë dhe zviceranë — vlerësohet nga diplomatët perëndimorë për punën e tij. Por ai nuk ka mandat për ta ndaluar tregtinë, vetëm për ta monitoruar dhe raportuar. 
    Madje edhe kjo punë pengohet nga mungesa e bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare, thuhet në një raport të zyrës së Napolitanos. 
    Presidenti Berisha përmendi disa hapa që qeveria e tij kishte ndërmarrë për të frenuar fluksin e karburantit drejt Jugosllavisë: licencimin e pikave të karburantit dhe ndalimin e tregtisë së produkteve të naftës brenda tre miljeve nga liqeni. 
    Sipas një ligji të ri, zyrtarët shqiptarë duhet të verifikojnë që çdo ngarkesë është e destinuar për një përdorues legjitim dhe të njoftojnë vendin eksportues përpara se anija të largohet nga porti. 
    Këto masa funksionuan përkohësisht, por tregtia ka filluar të rritet sërish, sipas monitoruesve të sanksioneve dhe diplomatëve. 
    Një vizitë në këtë qytet e bën të qartë se masat nuk po zbatohen: të paktën nëntë pika karburanti që duhej të ishin mbyllur për shkak të kufirit tre miljesh, ende shesin karburant; pjesa tjetër ndodhen vetëm disa qindra metra jashtë zonës së ndaluar. 
    Gjatë dy javëve të para të shkurtit, janë importuar rreth 3.5 milionë galona karburant, përfshirë 1.3 milionë galona karburant avionësh, sipas dokumenteve doganore shqiptare.Në dhjetë ditët e fundit të shkurtit, 100.000 galona në ditë janë transportuar drejt veriut me kamionë, sipas policisë shqiptare, por diplomatët perëndimorë thonë se kjo është një nënvlerësim i madh. 
    Veriu i Shqipërisë ka vetëm 1.583 automjete të regjistruara, sipas Institutit të Statistikave. 
    Ky vend, me përmasat e Merilendit, u mbajt i pazhvilluar gjatë katër dekadave të sundimit të ashpër komunist të Enver Hoxhës dhe është vendi më i prapambetur ekonomikisht në Evropë, me dy të tretat e popullsisë që jetojnë nga bujqësia. 
    Shqipëria ka vetëm 140.000 automjete (përfshirë traktorë, motoçikleta me karrocë dhe automjete pivate), dhe nuk ka asnjë autostradë me katër korsi në të gjithë vendin. Edhe rruga që të çon në aeroportin e vetëm ndërkombëtar kalon mbi një urë me një korsi. 
    Tregtia e karburantit është një burim i rëndësishëm të ardhurash legale për një vend që po përpiqet të modernizohet. Autoritetet kombëtare mbledhin dogana nga 70% deri në 100% të vlerës së deklaruar të produkteve të naftës. 
    Në këtë rajon të varfër, qeveria lokale mblodhi 22 milionë dollarë taksa në vitin 1994, pothuajse të gjitha nga tregtia e karburantit, raportoi gazeta shqiptare Zëri i Popullit në shkurt — një rritje nga 8 milionë dollarë në 1993. 
    Në fillim, tregtia e naftës me Jugosllavinë ishte një aktivitet i vogël familjar, por tani është marrë nën kontroll nga organizata kriminale të strukturuara, thanë diplomatët e huaj. 
    Kompanitë e naftës dërgojnë karburantin në portet shqiptare të Durrësit dhe Vlorës, ku e marrin në dorë kompani të regjistruara shqiptare. Kamionët pastaj nisen në një udhëtim të gjatë e të vështirë drejt veriut, duke ecur ngadalë në rrugë të dëmtuara. Në Shkodër, karburanti pompohet në rezervuarët e pikave të karburantit, shumica të improvizuara me disa pompa dhe një barakë ku rri një punëtor. 
    Karburanti pompohet menjëherë në kamionë të tjerë — stacionet punojnë 24 orë në ditë, por janë më aktive natën — dhe dërgohet në brigjet e Liqenit të Shkodrës. 
    Kontrabandistët janë aq të sigurt sa shpesh veprojnë në mes të ditës. Rreth mesditës, një kamion del nga rruga kryesore dhe shkon në drejtim të liqenit, duke kaluar një postë kufitare ku roje janë ushtarë shqiptarë të armatosur. Kamioni shoqërohet nga dy makina — një Ford dhe një Mercedes — secila me nga katër burra, një pamje e pazakontë në këtë zonë të varfër. 
    Në bregun e liqenit, më pak se një gjysmë milje nga posta kufitare, karburanti derdhet në fuçi metalike 50-gallonëshe në dy anije të rënda metalike. 
    Më në veri, sistemi është më efikas: përmes një tubi të gjatë plastike të zezë, karburanti kalon direkt nga kamionët në barka të vogla. 
    Pas shkarkimit, barka me motor 25 kuaj fuqi niset përtej liqenit, drejt Jugosllavisë. (Shqiptarja.com)  
     

  • Aeroplani me tre pasagjerë rrëzohet pranë një shkolle të mesme në lindje të Torontos

    Aeroplani me tre pasagjerë rrëzohet pranë një shkolle të mesme në lindje të Torontos

    Një aeroplan i vogël me tre pasagjerë u rrëzua në Toronto të hënën në mbrëmje.

    Incidenti ndodhi në Institutin Kolegjial ​​Monarch Park, në jug të Danforth Avenue dhe në perëndim të Coxwell Avenue, sipas CTV News, që raporton se asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua.
    Zjarrfikësit e Torontos thanë se forcat e shpëtimit në vendngjarje kishin nuhatur aromë gazi dhe karburanti. Një sasi karburanti po rridhte jashtë pas rrëzimit të mjetit, por zjarrfikësi e neutralizuan në kohë.
    Sipas autoriteteve, avioni, një 140 Piper Cherokee me katër vende, dyshohet se ka kaluar mbi pemë dhe ka rrëshqitur në një gardh rreth 15 metra larg një fushe ku njerëzit po luanin futboll.

    Top Channel

  • Goditet rrjeti i kontrabandës së naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar

    Goditet rrjeti i kontrabandës së naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar

    Rrjeti i kontrabandës së karburantit që e ashtuquajtura FBI greke shkatërroi në shumë zona të vendit gjeneroi fitime prej mbi 3 milionë eurosh.
    Një nga programet software që ata përdornin për aktivitetin e tyre të paligjshëm u kujtonte atyre “solitaire”.
    Anëtarët e rrjetit të kontrabandës së karburantit, nëpërmjet kombinimit të çelësave dhe fjalëkalimit, shfaqnin një menu të fshehur opsionesh të cilat kishin aftësinë të ndërhynin në sistemin e ligjshëm të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit. Pas futjes së parametrave specifikë, kryheshin dërgesa me deficit prej 25%.
    Ata gjithashtu kishin software me kode aksesi që gjeneronin raporte shitjesh si për sasitë ligjore që nxirreshin nga pompat për të cilat lëshoheshin dhe transmetoheshin fatura dhe që ishin regjistruar në sistem, ashtu edhe për sasitë që dorëzoheshin përmes pompave pa lëshuar fatura nga sistemi i hyrje-daljeve. Ky program rezultoi se mbante të dhëna raporti vetëm për dhjetë ditët e fundit me mundësinë e parametrizimit për moslëshimin e faturës. Në të njëjtën kohë, lejonte ndryshimin manual të të dhënave të përmbledhjeve totale të pompave.
    Një program tjetër që ata përdorën ishte kryerja e ndërhyrjeve në pompat e karburantit, ku përdoruesi ishte në gjendje të zgjidhte pompën e ndërhyrjes, pa u regjistruar litrat e karburantit nga sistemi i hyrjes-daljes.
    Sipas asaj që është bërë e ditur, rrjeti i kontrabandës së karburantit përfshinte 9 stacione karburanti në Ano Liosia, Agioi Anargyri, Kamatero, Arta, Lakonia dhe Trikala, ku përfundonte karburanti i falsifikuar, nga i cili qytetarë të pavetëdijshëm mbushnin automjetet e tyre. Grupimi kishte vepruar që nga fillimi i vitit dhe janë bërë 22 arrestime.
    Ajo që gjeti FBI-ja greke është treguese e madhësisë së rrjetit. Gjatë hetimeve, u gjetën, ndër të tjera, afërsisht 790,000 euro.
    Sipas të dhënave zyrtare, u vulosën 8 stacione karburanti, ndërsa nga janari 2025 deri në gusht, dyshohet se u trafikuan ilegalisht 1,340,354.05 litra benzinë dhe 212,213.40 litra tretës. Fitimet nga aktiviteti i paligjshëm arritën në 3 milionë euro.
    Organizata kriminale vepronte nëpërmjet dy nëngrupeve të dallueshme: E para merrej me importin sistematik të tretësve kimikë nga jashtë dhe përzierjen e tyre me lëndët djegëse, ndërsa i dyti metodizoi eksporte fiktive të benzinës, duke shmangur pagesën e taksave dhe detyrimeve.
    “Nënsektori” i parë ishte ai i Furnizimit me Benzinë për Motorët dhe i dyti ai i Furnizimit me Tretës Kimikë. Udhëheqësit dyshohet se ishin një shqiptar dhe një burrë 50-vjeçar nga Trikala.
    Të dy ishin aktivë në Atikë, Trikala dhe Selanik, duke pasur kontakte me njerëz në Rumani, Poloni, Bullgari dhe Shqipëri.
    Një rol qendror në funksionimin e organizatës luante edhe nëngrupi i dytë, i cili kishte ndërmarrë furnizimin dhe shpërndarjen sistematike në territorin grek të sasive të mëdha të benzinës pa plumb, e cila vinte nga vende të huaja (Rumania dhe Bullgaria). Veprimi i saj bazohej në një skemë komplekse eksportesh fiktive drejt Shqipërisë, me abuzim me procedurat doganore (dokumente doganore të falsifikuara) dhe deklarata të rreme.
    Kur klientët i çonin makinat e tyre në stacionet e benzinës të përfshira për t’u furnizuar me karburant, kjo bëhej nga pompat e lidhura me rezervuarët e stacioneve që përmbanin karburantin e kontrabanduar.
    Konkretisht, ata përdorën softuer të posaçëm dhe arritën ndryshimin e pjesës mekanike, elektrike ose elektronike të matësve të rrjedhës dhe shpërndarësve të karburantit.
    Kështu arritën ata të ndryshonin matjet e pompës së karburantit dhe sistemin e monitorimit të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit të lëngshëm. Karburanti që hidhnin qytetarët ishte më i pakët në litra, por normalisht atyre u ngarkohej shuma e plotë.

  • Kontrabanda e naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar

    Kontrabanda e naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar

    Rrjeti i kontrabandës së karburantit që e ashtuquajtura FBI greke shkatërroi në shumë zona të vendit gjeneroi fitime prej mbi 3 milionë eurosh.

    Një nga programet software që ata përdornin për aktivitetin e tyre të paligjshëm u kujtonte atyre “solitaire”.
    Anëtarët e rrjetit të kontrabandës së karburantit, nëpërmjet kombinimit të çelësave dhe fjalëkalimit, shfaqnin një menu të fshehur opsionesh të cilat kishin aftësinë të ndërhynin në sistemin e ligjshëm të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit. Pas futjes së parametrave specifikë, kryheshin dërgesa me deficit prej 25%.
    Ata gjithashtu kishin software me kode aksesi që gjeneronin raporte shitjesh si për sasitë ligjore që nxirreshin nga pompat për të cilat lëshoheshin dhe transmetoheshin fatura dhe që ishin regjistruar në sistem, ashtu edhe për sasitë që dorëzoheshin përmes pompave pa lëshuar fatura nga sistemi i hyrje-daljeve. Ky program rezultoi se mbante të dhëna raporti vetëm për dhjetë ditët e fundit me mundësinë e parametrizimit për moslëshimin e faturës. Në të njëjtën kohë, lejonte ndryshimin manual të të dhënave të përmbledhjeve totale të pompave.
    Një program tjetër që ata përdorën ishte kryerja e ndërhyrjeve në pompat e karburantit, ku përdoruesi ishte në gjendje të zgjidhte pompën e ndërhyrjes, pa u regjistruar litrat e karburantit nga sistemi i hyrjes-daljes.
    Sipas asaj që është bërë e ditur, rrjeti i kontrabandës së karburantit përfshinte 9 stacione karburanti në Ano Liosia, Agioi Anargyri, Kamatero, Arta, Lakonia dhe Trikala, ku përfundonte karburanti i falsifikuar, nga i cili qytetarë të pavetëdijshëm mbushnin automjetet e tyre. Grupimi kishte vepruar që nga fillimi i vitit dhe janë bërë 22 arrestime.
    Ajo që gjeti FBI-ja greke është treguese e madhësisë së rrjetit. Gjatë hetimeve, u gjetën, ndër të tjera, afërsisht 790,000 euro.Sipas të dhënave zyrtare, u vulosën 8 stacione karburanti, ndërsa nga janari 2025 deri në gusht, dyshohet se u trafikuan ilegalisht 1,340,354.05 litra benzinë dhe 212,213.40 litra tretës. Fitimet nga aktiviteti i paligjshëm arritën në 3 milionë euro.
    Organizata kriminale vepronte nëpërmjet dy nëngrupeve të dallueshme:
    E para merrej me importin sistematik të tretësve kimikë nga jashtë dhe përzierjen e tyre me lëndët djegëse, ndërsa i dyti metodizoi eksporte fiktive të benzinës, duke shmangur pagesën e taksave dhe detyrimeve.
    “Nënsektori” i parë ishte ai i Furnizimit me Benzinë për Motorët dhe i dyti ai i Furnizimit me Tretës Kimikë.
    Udhëheqësit dyshohet se ishin një shqiptar dhe një burrë 50-vjeçar nga Trikala.Të dy ishin aktivë në Atikë, Trikala dhe Selanik, duke pasur kontakte me njerëz në Rumani, Poloni, Bullgari dhe Shqipëri.
    Një rol qendror në funksionimin e organizatës luante edhe nëngrupi i dytë, i cili kishte ndërmarrë furnizimin dhe shpërndarjen sistematike në territorin grek të sasive të mëdha të benzinës pa plumb, e cila vinte nga vende të huaja (Rumania dhe Bullgaria). Veprimi i saj bazohej në një skemë komplekse eksportesh fiktive drejt Shqipërisë, me abuzim me procedurat doganore (dokumente doganore të falsifikuara) dhe deklarata të rreme.
    Kur klientët i çonin makinat e tyre në stacionet e benzinës të përfshira për t’u furnizuar me karburant, kjo bëhej nga pompat e lidhura me rezervuarët e stacioneve që përmbanin karburantin e kontrabanduar.Konkretisht, ata përdorën softuer të posaçëm dhe arritën ndryshimin e pjesës mekanike, elektrike ose elektronike të matësve të rrjedhës dhe shpërndarësve të karburantit.Kështu arritën ata të ndryshonin matjet e pompës së karburantit dhe sistemin e monitorimit të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit të lëngshëm. Karburanti që hidhnin qytetarët ishte më i pakët në litra, por normalisht atyre u ngarkohej shuma e plotë.

    Top Channel