Francezja Voltalia, një kompani ndërkombëtare e pranishme edhe në tregun shqiptar nëpërmjet parkut fotovoltaik të Karavastasë, tashmë në prodhim dhe atij të Spitallës, ende në procedura, duket se synon të zgjerojë më tej aktivitetin.Prej disa kohësh në rrjetin social Facebook në faqen e saj zyrtare, kompania ka aktivizuar një thirrje në gjuhën shqipe që synon të tërheqë pranë vetes individë apo subjekte të interesuara për të dhënë tokën e tyre me qira për një periudhë të gjatë ku kompania do të zbatojë projekte të saj impianteve diellorë.“Fushata e sponsorizuar thotë: Keni tokë të lirë që nuk po e shfrytëzoni? Ne kemi një ofertë për ju? Ofrojmë një çmim konkurrues qiraje për çdo hektar. Afati i qirasë: 30 vjet.Të ardhura të garantuara afatgjata, pa kosto apo rreziqe për ju. Bëhuni partner me një kompani të energjisë së rinovueshme” thuhet në disa foto) të publikuara ku ndër të tjera jepen edhe të dhëna mbi personin e kontaktit.Investimet në energjinë diellore po vijojnë të mbeten një fushë e gjerë interesi për bizneset me aplikime që paraqiten vazhdimisht pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë edhe pse numri i projekteve të analizuara mbetet ende i vogël në raport me projektet në letër.Konkretisht Karavasta Solar që është pjesë e Voltalias që ka nën menaxhim impiantin e Karavastasë me një kapacitet 140MW është një ndër më të mëdhenjtë që ka përfunduar dhe po prodhon energji nga fundi i vitit 2023.Voltalia fitoi ankandin e parë të qeverisë për Karavastanë ku ofroi një çmim 24,89 euro për megavat. Sipas marrëveshjes 70 megavat janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar.Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vjet dhe do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë. Sa i takon Spitallës, gara u mbyll me çmim 29.89 euro/MWh.Parku Fotovoltaik i Spitallës do të ketë kapacitet të instaluar 100 MW, nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, nëpërmjet një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar dhe 30 MW do të tregtohen në treg të lirë. Por ky projekt nuk ka avancuar me ritmet e pritshme.Impianti i Karavastasë prodhoi vitin e shkuar 258,383 MW energji që përbënte 3.2 për qind të prodhimit neto vendas./ N.MahoScreenshotScreenshotKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: karavastasë
-

Ndërhyrja në Karavasta, FSHZH shpall fituesin për fazën e tretë të projektit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli së fundmi fituesin e kontratës me objekt “Ndërhyrje në hapësira urbane, parqe, lulishte, promenade, etj.: Lot 4-“ Sistemimi dhe mbrojtja e argjinaturës lindore të Lagunës së Karavastasë prej erozionit”, Faza III”.Në procedurën ku morën pjesë 12 operatorë fituese ishte ajo e kompanisë ALBA KONSTRUKSION me vlerë mbi 65 milionë lekë pa TVSH teksa fondi limit më herët ishte pak më shumë se 81 milionë lekë.Kjo është faza e fundit e ndërhyrjes. Edhe në fazën e dytë dhe atë të parë fituese ishte e njëjta kompani.Në fazën e dytë oferta fituese ishte 151 milionë lekë pa TVSH ndërsa faza e parë ishte pjesë e kontratës “Ndërhyrje për ngritjen e modeleve të qëndrueshme SMECO në fshatra me potencial zhvillimi: Sistemimi dhe mbrojtja e argjinaturës veriore të lagunës së Karavastasë prej erozionit” ku sërish fituese ishte e njëjta kompani me një ofertë fituese 144 milionë lekë. Në total investimi për këtë projekt llogaritet në 3.5 milionë euro pa përfshirë këtu TVSH-në.Sipas dokumenteve e projekti “Sistemimi dhe mbrojtja e Argjinaturës Lindore të Lagunës së Karavastasë prej Erozionit, Faza III ”, synon të ndërtojë dhe formatojë me skarpate të rregullta argjinaturën e lagunës nga Përroi Kryekuq ( Sez–1, Km 0+000.00) deri ne afërsi te Bar Restorant Feniks ( Sez-152, Km 3+005.50 ) gjithsej 2767 m argjinature, dhe detajon masat për mbrojtjen e argjinaturës nga erozioni i shkaktuar nga veprimi i dallgës + baticë zbaticës në lagunë si dhe nga erozioni që shkaktojnë rrebeshet e shiut.Në këtë argjinaturë do të ndërtohen 8 ura druri, secila me gjatësi 34 metra, në vendet ku argjinatura intersektohet me përrenjtë dhe kanalet kulluese qe futen ne lagune, si dhe do të ndërtohen 3 pika vrojtimi dhe pushimi mbi argjinature.Investimi në zonën e Karavastasë përveçse në aspektin e mbrojtjes së Lagunës synon të kombinojë edhe aspektin turistik duke përmirësuar aksesin dhe duke shtuar elementë të rinj për vizitorët e parkut.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rama ndan pamje nga fluturimi i flamingove në lagunën e Karavastasë: Shqipëria e bukur
Në lagunën e Karavastasë flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme, tërheqin vizitorë të shumtë në vëzhgimin e piruetave të tyre. Në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video me pamje nga fluturimi i flamingove në Divjakë.
”Fluturimi i flamingove në lagunën e Karavastasë, Divjakë. Video është realizuar nga Arben Llapashtica nga Kosova, pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania 2””, shkruan Rama.Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra-mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit.
Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit. -

Belinda Balluku me ministrin francez për Europën inaguruan parkun diellor të Karavastasë, më i madhi në Ballkan
Zv/kryeministrja dhe ministre e Energjitikës e Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte sot me Ministrin francez për Europën, Benjamin Haddad ku inauguruan parkun diellor të Karavastasë, një projekt strategjik që shënon një hap të madh për të ardhmen energjetike të Shqipërisë.
Balluku shkruan ndër të tjera se “Parku diellor i Karavastasë, sot një realitet, finalizuar nga kompania e njohur ‘Voltalia’.Më i madhi në Ballkan.
Rekord për çmimin e ofruar.
Rrisim kapacitetet energjetike përmes diversifikimit të burimeve.
Drejt objektivit për ta kthyer Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë elektrike“- përfundon zv/kryeministrja. -

Parku Diellor i Karavastasë, më i madhi në Ballkan, Ministrja Balluku: Nga importues në eksportues deri në 2030
Në një ceremoni të mbajtur për përurimin e parkut më të madh fotovoltaik në Ballkan, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vlerësoi investimin e kompanisë franceze Voltalia si një moment kyç për sektorin energjetik dhe për marrëdhëniet Shqipëri–Francë.
“Voltalia është thyesi i akullit për investimet e huaja në energjinë shqiptare,” deklaroi Balluku, duke nënvizuar se suksesi i këtij projekti ka qenë thelbësor për të ndërtuar besimin te investitorët ndërkombëtarë.
Ministrja përmendi gjithashtu se kur mori detyrën, situata me investimet e huaja nuk ishte e favorshme. Por falë bashkëpunimit me trupin diplomatik, përfshirë ambasadorët francezë dhe shqiptarë, si dhe me mbështetjen e Kryeministrit Rama, Shqipëria sot është kthyer në një vend tërheqës për investime energjetike.Parku i Karavastasë jo vetëm që thyen rekordet në rajon për madhësinë dhe çmimin e energjisë, por është pjesë e strategjisë së Qeverisë shqiptare për të arritur 30% të prodhimit energjetik nga dielli deri në vitin 2030.
“Nga një vend i varur nga reshjet, sot Shqipëria ka 10% të energjisë nga parqet diellore. Në 2030 synojmë të bëhemi eksportues neto,” u shpreh ministrja.
Balluku vuri në dukje se përparimi në sektorin energjetik është një ndër argumentet më të forta të Shqipërisë në procesin e integrimit europian:“Energjia është sektori ku Shqipëria përmbush plotësisht standardet e BE-së, nga ligjshmëria te operimi.”
Ajo përmendi gjithashtu deklaratat e përfaqësuesve të BE-së, sipas të cilave Shqipëria, me ritmet aktuale, mund të përmbyllë negociatat brenda vitit 2027, duke hapur rrugën për anëtarësimin e plotë deri në vitin 2030.
“Kemi lindur në zemër të Europës dhe aty i takojmë, jo për retorikë, por sepse kemi ndërtuar një sistem që e meriton të jetë pjesë e BE-së,” tha Balluku, duke shtuar se projektet si ai i Karavastasë janë “prova konkrete të këtij rrugëtimi.”
Në fund, ajo ftoi të pranishmit në përurimin e ardhshëm në parkun e Spitallës, duke sugjeruar edhe investime të integruara me energjinë e erës, për ta kthyer Shqipërinë në një qendër të qëndrueshme energjetike në rajon./vizionplus.tv -

Përurohet Parku Fotovoltaik i Karavastasë, Balluku: 10% e energjisë në vend, diellore!
Është përuruar parku më i madh i energjisë diellore në vendin tonë, por edhe në Ballkanin Perëndimor, ai i Karavastasë, investim i cili pritet të pasohet nga një tjetër park në Spitallë.
E pranishme ishte edhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila bëri të ditur se rreth 10% e volumit të prodhimit në vend i atribuohet energjisë së rinovueshme.
Viti që kemi përpara fatkeqësisht për ne do të jetë një vit i thatë. Nëse përpara 4 apo 5 vitesh ky ishte një ankth shumë i madh nuk e kemi si përpara pasi sot 10% e energjisë të prodhuar në vendin tonë vjen nga parqet fotovoltaike”, tha Balluku.
Drejtoresha e BERZH në Shqipëri, Ekaterina Solovova e quajti Shqipërinë si një vend me rëndësi strategjike për të investuar në energjinë e rinovueshme.
“Projekti i Karavastasë është me rëndësi duke vlerësuar standardet e larta teknike dhe mjedisore. Që prej fillimit BERZH e ka mbështetur tranzicionin energjetik në diversifikimin e burimeve energjetike. Shqipëria ka ende rekordin për tarifën më të ulët të energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor duke e vendosur vendin si pikë strategjike për investime në sektorin e energjisë së rinovueshme”, tha Ekaterina Solovova, drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Parku Fotovoltaik i Karavastasë, një investim nga kompania franceze Voltalia, ka një kapacitet prej 140 megavat, i shtrirë në një sipërfaqe prej 198 hektarë.
