Gilmando Dani mbeti i vrarë këtë të martë, 11 nëntor, në një atentat mafioz, te rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.
47-vjeçari Dani ishte pasagjer në një makinë të bardhë. Shoferi i makinës, i identifikuar si 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri, mbeti i plagosur rëndë.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço” tha se grupi i atentatorëve kanë qenë të mirëorganizuar dhe kanë gjetur një kohë kur kishte shumë njerëz dhe fluks. Atentati u krye në zonë ku mungonte patrulla policore, dhe u zgjodh rrethrrotullimi për shkak se shpejtësia është e ulët, gjë që i ndihmonte për të qëlluar drejt makinës ku ndodhej Dani.Karamuço shtoi se pas kësaj ngjarjeje kriminale ka një të shkuar të errët kriminale, për shkak të dosjes kriminale të Gilmando Danit, lidhjet e tij me grupet kriminale. Eksperti shtoi se ngjarja lidhet me 2-3 grupe kriminale, të lidhura dhe me grupe të tjera ndërkombëtare.
Sipas Karamuços policia ka rënë në gjurmët e një personi, i cili është marrë si i dyshuar.“Kjo ngjarje ka ndodhur ditën, në një zonë ku duhet të kishte policie. Ka ndodhur nga një trupë elitë, e specializuar për këto atentate. Kjo ngjarje ishte planifikuar për t’u bërë mbrëmë, por ngaqë u anulua fluturimi nga Barcelona, ndodhi sot. Ndodhi në mes të ditës, kanë rrezikuar shumë qytetarët, klientët dhe turistët. Objektivi kryesor ka qenë viktima dhe shoferi. Është zgjedhur rrethrrotullimi për shkak se atje ishte shpejtësia më e ulët. Më pas kanë përdorur një rrugë dytësore për të shkuar në Krujë, pra kanë qenë njohës të mirë të zonës.
Policia ka rënë në gjurmët e një personi që ka vazhduar personat, është identifikuar, është marrë si i dyshuar. Pas kësaj ngjarje ka një të shkuar kriminale, me grupe kriminale dhe transnacionale”, tha Karamuço.Më tej eksperti i kriminalistikës tha se informacionet për atentatorët mund të kenë ardhur edhe nga Spanja.
“Policia ka dyshime, si informacionet mund të jenë marrë edhe nga Spanja. Nga ana tjetër po kalojnë në sitë të gjitha kamerat e aeroportit që mund, t’i kenë ndjekur. Janë shumë aspekte hetimore që po kalojnë në një volum të madh, për të shkuar deri te provat.
Deri tani flitet për tre persona, dy qitës dhe një i tretë që është afruar me armë brezi dhe ka qëlluar nga afër pasagjerin. Janë grupe elitë, që polica e shtetit do të ketë probleme nëse nuk i gjen dhe i burgos. Kemi pasur raste që janë marrë ish-efektivë që janë huazuar për të tilla ngjarje”, u shpreh Karamuço.
Tag: karamuço
-

“Atentati ishte planifikuar për dje”, Karamuço: Është identifikuar një person, informacioni ka ardhur nga Spanja
-

Kush do të drejtojë SPAK-un? Karamuço: Katër kandidatë me integritet, por një spikat më shumë
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK. Në një intervistë televizive, Karamuço tha se këtë herë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka lënë më shumë kohë për vlerësimin e kandidatëve, rreth dy javë pas përfundimit të seancës dëgjimore.
Ai vlerësoi se të katër kandidatët për drejtimin e SPAK-ut gëzojnë integritet dhe aftësi të larta profesionale, ndërsa theksoi se procesi po ndiqet me kujdes për të garantuar paanshmërinë dhe transparencën. Sipas tij, Altin Dumani mbetet një prej figurave më të forta dhe dinamike në këtë garë, me një profil reaktiv dhe ritëm të lartë pune në hetime.
“Kjo është një seancë normale lidhur me këto faza. Vitet më parë kemi parë që kjo seancë ka qenë 24 orë para se të votohej drejtuesi i ri. kurse tani kanë dhënë pak më shumë kohë. Mendohet që t’i lihet KLP-së 2 javë kohë nga zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK. Do të shikohet se cili kandidat plotëson më mirë kriteret nga të tjerët.
Të katërt kandidatët gëzojnë integritet dhe aftësi shumë të mira profesionale. Ata e kanë një vizion të qartë, që duhet të ecin përpara sipas një shembulli dhe një vazhdimësi të konsoliduar. Kemi dhe prokurorë që kanë marrë dekorata nga shtetet partnere edhe pse nuk bëhen publike. Kanë krijuar një identikit. Ata janë në merak më shumë për garantimin e këtij procesi, që të jetë i paanshëm. Di që kanë lëvizur disa gjëra brenda SPAK, ka pasur dhe një ndihmë nga jashtë.
Altin Dumani ka një profil shumë të fortë, reaktiv, që nuk ndalet dhe ka një ritëm shumë të shpejtë të provave. Ka dhënë prova që nuk bënë dallim. Nuk mendoj se do të jetë i qetë, por sërish shumë problematik në çështjet që ka, sepse ka profilin e tillë. Do të jetë i fortë krahas të gjithë prokurorëve që bëjnë atë punë”, tha Karamuço. -

Zyrtari i lartë amerikan takim “kokë më kokë” me prokurorin e dosjes Balluku, Karamuço: SHBA po ndjek nga afër hetimet
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar në një emision se një zëvendësndihmës sekretar i Shtetit nga SHBA ka zhvilluar një takim konfidencial me prokurorin Dritan Prençi, i cili heton dosjen që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Sipas Karamuços, takimi është zhvilluar “kokë më kokë”, pa përkthyes dhe pa persona të tjerë të pranishëm, gjë që tregon, sipas tij, interesin e lartë të SHBA për ecurinë e hetimeve.
“Ka një asistencë të jashtëzakonshme nga SHBA dhe ekspertëve të tyre që ndjekin nga afër jo vetëm këtë dosje, por edhe disa të tjera. Kam informacion se zëvendësndihmës sekretari i shtetit ka ardhur vetëm për t’u takuar me SPAK.
Ka zhvilluar takime në Kuvend, me zotin Dumanin dhe zonjën Xholi, por ka kërkuar një takim kokë më kokë me prokurorin e çështjes, Dritan Prençi. Kjo tregon vëmendjen e veçantë që DASH i kushton këtyre hetimeve”, tha Karamuço. -

Nga Thumanë-Kashar te “5 Maji”, Karamuço zbulon dosjet e bujshme që ka hapur SPAK
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se SPAK ka në dorë disa dosje të tjera të bujshme, përveç asaj të Tunelit të Llogarasë.
I ftuar në nje emision ai u shpreh se është bllokuar dosja për aksin Thumanë-Kashar, teksa përmendi dhe hetimet për procesin e shpronësimit te rruga “5 maji”.
“Është bllokuar në ministri dosja për Thumanë-Kashar. Kemi dosjen për prishjet te rruga “5 Maji”. Ka dhe dosje të tjera që janë sekrete. Lëreni SPAK-un të punojë. Ata janë prokurorë me integritet, e kanë treguar me prova që godasin. Deri dje nuk mendohej që një zv/kryeministre t’i komunikohej akuzë. Pra flasim për integritet, këto gjëra ti lëmë. Është koha të heshtim dhe të presim se çfarë do bëjë SPAK. Mos e paragjykoni”, tha ai. -

“Çfarë foli sekretari amerikan në takimin e fshehtë me prokurorin e dosjes së Ballukut?”/ Karamuço: Kërkoi takim..
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar në një emision televiziv se zëvendësndihmës sekretari i shtetit në SHBA ka kryer një takim kokë më kokë me prokuronin e çështjes që po heton dosjen e zv. Kryeministres Belinda Balluku.
Ai tha se nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar pasi takimi ka qenë pa asnjë person tjetër, duke shtuar se për këtë dosje ka interes të lartë edhe nga SHBA.
“Ka një asistencë të jashtëzakonshme nga SHBA dhe ekspertëve të tyre që i rrinë në kokë jo vetëm kësaj dosje, por dhe disa të tjera. Unë kam një informacion që zëvendësndihmës sekretari i shtetit ka ardhur vetëm për të takuar SPAK, pavarësisht se ka bërë nja dy takime në Kuvend, ka bërë një takim e zotin Dumanin dhe Xholi dhe ka kërkuar takim kokë më kokë me prokurorin e çështjes, Dritan Prençin, pa përkthyes, pa asnjë njeri. Kjo do të thotë që dhe DASH ka një vëmendje të shtuar dhe nga ana e tyre sesi po ecin këto çështje”, tha Karamuço. -

Çfarë foli sekretari amerikan në takimin me Dritan Prençin? Karamuço: Kërkoi takim kokë më kokë
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, thotë se se zëvendësndihmës sekretari i shtetit në SHBA ka kryer një takim kokë më kokë me prokuronin e çështjes që po heton dosjen e zv. Kryeministres Belinda Balluku. Për të nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar pasi takimi ka qenë pa asnjë person tjetër, duke shtuar se për këtë dosje ka interes të lartë edhe nga SHBA.
”Ka një asistencë të jashtëzakonshme nga SHBA dhe ekspertëve të tyre që i rrinë në kokë jo vetëm kësaj dosje, por dhe disa të tjera. Unë kam një informacion që zëvendësndihmës sekretari i shtetit ka ardhur vetëm për të takuar SPAK.
Pavarësisht se ka bërë nja dy takime në Kuvend, ka bërë një takim e zotin Dumanin dhe Xholi dhe ka kërkuar takim kokë më kokë me prokurorin e çështjes, Dritan Prençin, pa përkthyes, pa asnjë njeri. Kjo do të thotë që dhe DASH ka një vëmendje të shtuar dhe nga ana e tyre sesi po ecin këto çështje”, tha Karamuço. -

A ka fituar Veliaj pas vendimit të GJK? Karamuço: Ka ende shumë probleme të mëdha për të zgjidhur
Gjykata Kushtetuese ka vendosur me 5 vota pro dhe 3 kundër në favor të Erion Veliajt, pra nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë.
Kushtetuesja shprehet me vendim se Erion Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli. Për Ervin Karamuçon fitorja e sotme e Erion Veliajt, është fitore e vetëm një beteje, pasi luftën e ka me akuzat e ngritura nga SPAK.
”E vlerësoj Veliajn për një gjë, që i është shmangur luftës personale me SPAK, dhe ka përforcuar performancën e tij në raport me ligjin. Luftën e ka me çështjet penale, jo me Kushtetuesen. Ai ka fituar një betejë, por jo luftën. Pra nuk është ndonjë fitore e madhe. Problemi është që në fushën penale, ai ka ende shumë probleme të mëdha për të zgjidhur dhe duhet të fokusohet më shumë te kjo”, tha Karamuço. -

“Furgoni i emergjencës për të vrarë”, Karamuço trondit me deklaratën: Lëviz kur ka nevojë për atentate
Një furgon me arsenal u kap ditët e djeshme nga policia në Tiranë. Sipas Ervin Karamuçës, ky është një furgon lëvizës, që shpërndan armë.
Karamuço deklaroi se furgoni ka qëndruar rreth tre muaj i parkuar pranë zonës së Myslym Shyrit, i palëvizur dhe i kamufluar me logot e kompanive që merren me mirëmbajtjen e rrugëve. “Logoja është vënë kastile për t’u identifikuar dhe për të thënë ‘ej, mos i prekim këta se janë të filanit’,” tha ai, duke shtuar se për kapjen e këtij arsenali është përdorur edhe përgjim ambiental, në të cilin anëtarët e strukturës thoshin: “Ato të furgonit mos i prekim tani për tani.”
“Po kush është ky furgon? Policia ka kohë që po hetonte. Ky operacion rezultoi i suksesshëm sepse e kanë ditur shumë pak njerëz në polici. Kjo ka lidhje me një hetim të SPAK,” u shpreh Karamuço.
Sipas tij, është gjetur arsenali i një grupi kriminal, ku gjysma e anëtarëve janë arrestuar dhe gjysma janë në kërkim. Ai shtoi se ishte planifikuar një atentat me eksploziv në Tiranë. Në furgon janë gjetur armët që shihen në foto, por edhe aksesorët e detonimit në distancë të eksplozivit që do të përdorej për një ngjarje që parashikohej nga policia. Megjithatë, eksplozivi nuk është gjetur — “mund ta kenë hequr, mund ta kenë vendosur diku tjetër”, tha Karamuço.Sipas tij, kjo ngjarje “ka ndryshuar direkt metodën që ne kemi njohur deri më sot” për grupet kriminale, të cilat zakonisht i mbanin armët në banesa të braktisura ose të marra me qira, ndërkohë që tani i kanë të lëvizshme.
“Më ka bërë shumë përshtypje logoja e përdorur, por edhe targa 911, numri i emergjencës. Pra ky furgon është i lëvizshëm; arsenalin e armëve dhe municioneve e lëvizin ku ju duhet, shpërndajnë armët, ikin dhe vijnë prapë këtu e parkohet,” tha Karamuçë.
Ai shtoi se armët shpërndahen për atentate ndaj personave konkretë: “Merr armën dhe shko godite.”“Kjo që ne kemi zbuluar e përmbys të gjithë atë që ne njohim deri tani, që i dinim se i mbanin në shtëpi. Tani ka një furgon lëvizës, madje edhe numrin e ka numër emergjence, për të vrarë,” theksoi Karamuço.
Në përfundim, ai tha se kjo është kapur si një arsenal lëvizës që i përkiste këtij grupi kriminal, por që dyshohet të jetë i lidhur edhe me grupe të tjera.Top Channel
-

Tirana në alarm, eksperti i kriminalistikës zbulon se kush po e ‘përmbyt’ Shqipërinë me armë…
Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se ekzistojnë disa linja të trafikut të armëve drejt Shqipërisë të cilat më pas përdoren nga grupet kriminale në vend.
Ai shpjegoi se arma shihet si një mjet shumë i rëndësishëm nga grupet kriminale të cilën shpesh e përdorin edhe për t’u mburrur para rivalëve.
‘Ka një linjë të konsoliduar të armëve, disa janë armë të prodhimit slloven, është një linjë që vjen nga Sllovenia, kalon në Bosnje, Mal të Zi dhe futet në Shqipëri, por është edhe linja e industrisë ushtarake të Serbisë, u fut shumë në tregun e zi. Kemi edhe linjën turke, që është edhe linja e tretë. Kemi parë edhe armë elitë të forcave speciale turke që kanë qenë në duar të organizatave kriminale. Kemi edhe armë relike, që këta i kanë parë filma, shumë i kanë për fame, i mburren njeri-tjetrit për armët e mira që kanë në brez’, tha Karamuço.
-

“Astiri, Liqeni i Thatë…”, Karamuço zbulon zonat më të rrezikshme të Tiranës (VIDEO)
Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se në Tiranë ka zona ku nuk e ka të mundur policia të mbajë nën kontroll situatën. Ai përmendi zona si Astiri apo Liqeni i Thatë të cilat për shkak të lëvizjeve të vrullshme demografike përdoren si strehë nga kontigjentët kriminalë.
‘Në Tiranë ne kemi zona ku nuk e ka të mundur policia të mbajë nën kontroll situatën dhe të kuptojë kush hyn dhe kush del. Astiri, Liqeni i Thatë, nuk janë informale por me lëvizje të vrullshme demografike, ku janë gjetur kontigjente kriminalë, që rrinë gjoja në shtëpi më qira të njerëzve të zakonshëm dhe janë shtëpi strehimi. Zgjedhin periferitë e Tiranës’, tha Karamuço.