Tag: karamuço

  • A duhet bllokuar TikTok? Karamuço paralajmëron: Mund të sjellë pasoja serioze

    A duhet bllokuar TikTok? Karamuço paralajmëron: Mund të sjellë pasoja serioze

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë një përshkrim mbi një paisje të instaluar e cila përflitet edhe nga ekspertët si një mënyrë për të bllokuar aplikacionin Tik tok.

    Sipas Karamuços, nëse blerja e këtij sistemi nuk është bërë nga shteti, mund të sjellë një dëm të madh, duke shpjeguar dhe arsyen.
    “Ajo është një paisje e filtrimit të të dhënave kompjuterike dhe mbajtjen në kontroll në kuadër dhe të Tik Tok, të cili i është vendosur një ndalim nga ana e insititucioneve tona.
    Nëse ky sistem është blerë me paketë të plotë mund të ketë opsione të tjera, që nëse janë në shtet do përdoren sipas ligjit, nëse i ka një privat, ata do bëjnë dëmin më të madh. Derisa janë në përgjegjësinë e autoriteteve, ata mund të kenë edhe efektin e penetrimit të drejtpërdrejtë në të gjitha sistemet e internetit.
    Deri tani nuk kemi të dhëna por mund të ndodhë pasi ky sistem e ka si aftësi për ta kryer këtë penetrim të sistemeve të internetit, qoftë në celularë apo e-maile. Kjo mudn të ndodh përveç filtrave të aplikacioneve të caktuara të ndaluara nga ana e qeverisë shqiptare.
    Hakerimi në SPAK nuk mendoj se ka lidhje me këtë sistem pasi është blerë nga ana e autoriteteve shqiptare jo nga ana e personave apo subjekteve private”, tha Karamuço.
     
     

  • Pse hakerët nuk arritën te kompjuteri i Altin Dumanit? Karamuço sqaron misterin

    Pse hakerët nuk arritën te kompjuteri i Altin Dumanit? Karamuço sqaron misterin

    Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur rreth sulmit kibernetik ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK të ndodhur më 12 mars.

    Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur, por sipas Karamuços, këta nuk janë personat e vetëm të përfshirë në krim.

    Ai tha se janë tentuar të hakohen të gjithë kompjuterat e prokurorëve të SPAK, por vetëm tre janë arritur, pasi kompjuteri i Altin Dumanit dhe të tjerë kanë pasur nivel më të lartë të mbrojtjes.
    “Tentativa është bërë për të gjithë kompjuterat për të gjithë prokurorët e SPAK, por ia kanë dalë vetëm me tre kompjutera. Ndërkohë kompjuterat e tjerë kanë pasur një nivel më të lartë të mbrojtjes, prokurorët kanë qenë më të kujdesshëm, kanë ndryshuar paswordet dhe kanë pasur survejmin e personelit mbështetës të IT. Sistemi i brendshëm i teknologjisë që ata kanë që përfshijnë laboratorët dhe të dhënat e tjera kriminalistike, janë të gjitha në një sistem të pavarur dhe shumë të mbrojtur dhe kjo ka qenë suksesi i madh që nuk janë marr edhe këto”, tha Karamuço
     
     
     

  • Kush i hakeroi e-mailet e Prokurorëve të SPAK? Karamuço zbulon prapaskenat: Të përfshirë dhe politikanë

    Kush i hakeroi e-mailet e Prokurorëve të SPAK? Karamuço zbulon prapaskenat: Të përfshirë dhe politikanë

    Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë këtë mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për një emision televiziv ku ka folur rreth sulmit kibernetik ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK të ndodhur më 12 mars.
    Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur, por sipas Karamuços, këta nuk janë personat e vetëm të përfshirë në krim.

    “Janë marrë dosje hetimore, janë marr informacione dhe relatime të disa hetimeve që janë ende të panjohura për publikun, që ka ende subjekte që ne nuk e dimë që janë nën hetim dhe kjo e ka bërë edhe më të rezervuar prokurorinë dhe thirrjen e saj që këto të mbahen sekret, sepse rrezikohet që të arratisen personat që janë nën hetim. Nga ana tjetër këta dy persona që janë arrestuar nuk janë të vetëm.
    Ata nuk kanë pasur as ndonjë aftësi të madhe për hakerimin, kanë njohuri mesatare për këtë, ndaj kjo të bën të dyshosh se ka persona të tjerë që dinë më shumë. Këta janë ekzekutorë, por kush i drejton. SPAK duhet të ketë kurajën ti zbulojë. Por disa informacione paraprake dhe ende të pakonfirmuara thonë se gjurmët shkojnë deri në Parlamentin e Shqipërisë. Ka të përfshirë politikanë në mënyrë direkte ose indirekte. Ndërkohë motivi nuk dihet ende, mund të jetë për shantazh, për zhvendosje të vëmendjes, ka shumë arsye që duhet ti hetojë SPAK”,-tha Karamuço.

  • Paralajmëron Karamuço: Për ’21 janarin’ do ketë zhvillime, ka disa çështje që janë si ‘bombë me sahat’

    Paralajmëron Karamuço: Për ’21 janarin’ do ketë zhvillime, ka disa çështje që janë si ‘bombë me sahat’

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në “Real Story” u shpreh se priten zhvillime të reja sa i takon çështjes së 21 janarit.
    Ai listoi disa prej çështjeve me të cilat po punohet në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa veçoi dhe çështjen e Sky ECC, të cilën e cilësoi si një “bombë me sahat”
    “Patjetër që mund të këtë zhvillime, mund të këtë zhvillime edhe për 21 janarit. Do ketë zhvillime në disa prej këtyre çështjeve që po ecin. Përmendi Ermalin çështjen e Sky Ecc, është një tjetër bombë e madhe me sahat prej shumë prej pjesëtareve të organizativë kriminale, por edhe politikanëve, edhe oficerëve të policisë, edhe në nivele të larta,. edhe tek biznesi, edhe këtu ka ethe sepse edhe aty po hetohet se janë thelluar hetimet për disa prej tyre, qoftë dhe oligarkë në Prokurorinë e Posaçme. Pra janë të gjithë këto komponentë që janë të gjitha aty”, tha ai.
    Ai tregoi dhe rastin e një prokurori në SPAK, që sipas Ervin Karamuços qëndron deri në orën 03:00 të mëngjesit duke kryqëzuar të dhënat në dosjet hetimore.
    “Mendoni që është një prokuror që deri në 3 të natës bën këto kryqëzimet. Edhe hetimi është një krijimtari, është si një shkrimtar. Ata kanë një sistem që bën kryqëzimet vetë, kush flet me kë, dhe bën ato itinerarin e komunikimet dhe lidhjet e tyre me algoritëm dhe e ke shumë të thjeshte, Bën regjimin e një shkrimtari që bënte dikur, Ka disa mua që e bën, pa përmendur emra,. Ka një volum dhe do të fitojë kohë për të pasur masa sa më shpejtë”, tha ai.

  • “Vajza e politikanit u kap duke u droguar në Dhërmi”, Karamuço: Deputeti i tha Policisë vetëm ma gjeni gjallë!

    “Vajza e politikanit u kap duke u droguar në Dhërmi”, Karamuço: Deputeti i tha Policisë vetëm ma gjeni gjallë!

    Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi për “Top Story” një rast të një adoleshenteje që rrezikoi jetën për shkak të varësisë ndaj lëndëve narkotike.
    Karamuço rrëfeu se ishte vajza e një politikani në vendin tonë, që u gjet në gjendje të rëndë në një shtëpi të braktisur në Dhërmi, aty ku drogohej dhe jetonte në kushte të papërshtatshme.
    “Politikan shumë i lartë në Shqipëri. Në këto 34 vite, ka qenë një politikan në nivele shumë të larta të qeverisjes ekzekutive. I iku vajza nga shtëpia, përdoruese droge. U angazhua e gjithë Policia e Shtetit në atë kohë, madje drejtorët e policisë u ndanë në linja të veçanta rrugore, që përfshinin qytete në juglindje, jugperëndim. Nga bregdetet, se andej arratisej. Ai qeveritari thoshte vetëm ma gjeni gjallë, se e dinte çfarë bënte ajo kur largohej. Ikte me javë të tëra. U gjet në shtëpi të braktisur afër Dhërmiut, e vetme, me ato shiringat aty, kishte marrë një pije. Aty e gjetën rastësisht. Ishte 17 vjeçe në atë kohë. Babai i saj ka vdekur, ndërsa ajo sot është rikthyer në jetë”, tha Karamuço, duke paralajmëruar kështu rrezikun e lëndëve narkotike dhe nevojën për më shumë kontrolle, që këto substanca të mos bien sidomos në duart e të miturve.

  • “Vajza e politikanit u gjet e droguar”, Karamuço: U angazhua e gjithë Policia! Ai tha ‘vetëm ma gjeni gjallë’

    “Vajza e politikanit u gjet e droguar”, Karamuço: U angazhua e gjithë Policia! Ai tha ‘vetëm ma gjeni gjallë’

    Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi për “Top Story” një rast të një adoleshenteje që rrezikoi jetën për shkak të varësisë ndaj lëndëve narkotike.
    Karamuço rrëfeu se ishte vajza e një politikani në vendin tonë, që u gjet në gjendje të rëndë në një shtëpi të braktisur në Dhërmi, aty ku drogohej dhe jetonte në kushte të papërshtatshme.
    “Politikan shumë i lartë në Shqipëri. Në këto 34 vite, ka qenë një politikan në nivele shumë të larta të qeverisjes ekzekutive. I iku vajza nga shtëpia, përdoruese droge. U angazhua e gjithë Policia e Shtetit në atë kohë, madje drejtorët e policisë u ndanë në linja të veçanta rrugore, që përfshinin qytete në juglindje, jugperëndim. Nga bregdetet, se andej arratisej. Ai qeveritari thoshte vetëm ma gjeni gjallë, se e dinte çfarë bënte ajo kur largohej. Ikte me javë të tëra. U gjet në shtëpi të braktisur afër Dhërmiut, e vetme, me ato shiringat aty, kishte marrë një pije. Aty e gjetën rastësisht. Ishte 17 vjeçe në atë kohë. Babai i saj ka vdekur, ndërsa ajo sot është rikthyer në jetë”, tha Karamuço, duke paralajmëruar kështu rrezikun e lëndëve narkotike dhe nevojën për më shumë kontrolle, që këto substanca të mos bien sidomos në duart e të miturve.

  • Karamuço: Shefa  të policisë vazhdojnë të jenë të implikuar me botën e krimit

    Karamuço: Shefa të policisë vazhdojnë të jenë të implikuar me botën e krimit

    Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se disa punonjës policie vijojnë të jenë në implikuar në krime.
    Sipas tij ka nga punonjësit e policisë së shtetit që janë të implikuar kryesisht në trafik droge, mbrojtjen e lojërave të fatit, të call centerave të paligjshëm, për prostitucionin dhe së fundmi për biznesin e dherave.
    “Ka sinjale shumë të forta, dyshime, por edhe hetime, si nga AMP-ja si nga prokuroritë që flasin për persona të veçantë në policinë e shtetit, që si duket nuk kanë frikë dhe vazhdojnë me zakonet e vjetra.
    Ata vijojnë ende të merren me katër gjera kryesore, me trafik droge, të brendshëm dhe ndërkombëtar, po merren me mbrojtjen e lojërave të fatit, të call-centerave, madje edhe për prostitucion, së fundmi kishim rastin e disa kolumbianeve. Së fundmi kemi edhe biznesin e dherave.
    Ka disa çmime që variojnë deri në 2.5 euro kub të dherave, ku disa eksponentë të policisë bien dakord me firmat e ndërtimit, që të mos i çojnë në landfill për ti hedhur, jep 2.5 euro gjob për metër kub dhe hidhi ku të duash. Këto janë emergjencë për tu hetuar. Disa janë lidhur edhe si aksionerë në këto firma ndërtimi”,-tha Karamuço.