I ftuar në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli mbi ngjarjen e rëndësishme që pritet të zhvillohet të enjten, kur kandidatët për kreun e ri të SPAK do të paraqesin platformat e tyre dhe më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë për drejtuesin e ri.
Karamuço bëri me dije se rreth 30 përfaqësues ndërkombëtarë kanë kërkuar pjesëmarrje për të monitoruar nga afër procesin.
Sipas Karamuços, kjo vëmendje e shtuar ndërkombëtare lidhet me shqetësimet e ngritura prej kohësh për mundësinë e ndërhyrjeve apo presioneve të jashtme ndaj procesit.
Ai theksoi se, edhe pse jo të gjithë anëtarët e KLP-së mund të jenë pjesë e këtyre shqetësimeve prezenca e diplomatëve të huaj synon të garantojë integritetin e votimit në një moment delikat, ku presioni – sipas tij – vjen nga disa politikanë të rangut të ulët me probleme në SPAK, disa biznesmenë të prekur nga hetimet, si dhe tentakula të krimit të organizuar.
“Ka kohë që ka shqetësime për ndërhyrje. Ne e kemi thënë: jo të gjithë anëtarët e KLP mund të jenë pjesë e këtij shqetësimi. Ndërkombëtarët kërkojnë që ky proces të garantohet edhe për shkak të këtij presioni të madh të jashtëm. Flitet për një presion që vjen kryesisht nga disa politikanë të vegjël, të cilët mendojnë se, me problemet që kanë në SPAK, mund t’ua mbyllë drejtuesi i ri duke i siguruar ndonjë votë, dhe nga disa biznesmenë që kanë probleme me SPAK, por edhe tentakula që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, por që deri më tani është më i tërhequr sesa nga dy komponentët e parë. Nesër në KLP do të jenë mbi 30 diplomatë që kanë shprehur interesin për ta ndjekur nga afër, jo nga TV, por nga afër; mbase jo në të njëjtën sallë, por do jenë prezent në godinën e KLP për të parë nga afër procesin, që nga prezantimi i platformave të kandidatëve dhe momenti i votimit. Sigurisht, prania e tyre është një lloj shtysnie edhe për vetë anëtarët e KLP, për të ndjekur ato rregulla dhe bindjen e tyre të brendshme, për të mos pasur cedime në elemente që mund të krijojnë një problematikë që e vë në dyshim procesin. Jo ta hedhin në erë, se do ishte gjë shumë e madhe dhe e pafalshme, por flasim për proces të rregullt, transparent dhe të garantuar nëpërmjet një vote që duhet të jetë prej vullnetit të tyre të brendshëm, jo ndikimeve nga persona të tretë”, tha Karamuço.
Karamuço nënvizon se procesi i së enjtes mbart një rëndësi të madhe ndërsa shprehet se prania e gjerë ndërkombëtare është një mekanizëm garancie që anëtarët e KLP-së të ndjekin rregullat, transparencën dhe bindjen e tyre të brendshme, duke shmangur çdo lloj ndikimi të paligjshëm.
“Prania e ndërkombëtarëve do jetë garanci më shumë, siç ndodhi kur ishte ambasadorja amerikane, që ishte vetë në sallën ku merrej ky vendim. Unë di që salla s’i mban kaq shumë persona, por do gjendet një mundësi akomodimi. Në dijeninë time, ka ndodhur rrallë që kaq shumë përfaqësues të huaj të jenë prezent. Ka ndodhur kur u miratua me 140 vota reforma në drejtësi, ku lozhat e parlamentit ishin të mbushura me ambasadorë të të gjitha vendeve të BE dhe jo vetëm. Që nga ajo kohë, ne nuk e kemi parë një prani të tillë”, tha ai.
Tag: karamuço
-

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, Karamuço: Mbi 30 diplomatë do monitorojnë procesin
-

Karamuço: Zgjedhja e kreut të SPAK nën vëzhgim diplomatik, ja sa diplomatë priten në KLP
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme. Nesër kandidatët për kreun e ri të SPAK do të paraqesin platformat e tyre dhe më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë për drejtuesin e ri.
Karamuço tha se pritet që në KLP të jenë të pranishëm mbi 30 diplomatë, të cilët janë të interesuar ta ndjekin nga afër të gjithë procesin.
“Ndërkombëtarët kërkojnë që ky proces të garantohet edhe për shkak të këtij presioni të madh të jashtëm. Flitet për një presion që vjen kryesisht nga disa politikanë të vegjël, të cilët mendojnë se, me problemet që kanë në SPAK, mund t’ua mbyllë drejtuesi i ri duke i siguruar ndonjë votë, dhe nga disa biznesmenë që kanë probleme me SPAK, por edhe tentakula që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, por që deri më tani është më i tërhequr sesa nga dy komponentët e parë. Nesër në KLP do të jenë mbi 30 diplomatë që kanë shprehur interesin për ta ndjekur nga afër, jo nga TV, por nga afër; mbase jo në të njëjtën sallë, por do jenë prezent në godinën e KLP për të parë nga afër procesin, që nga prezantimi i platformave të kandidatëve dhe momenti i votimit. Sigurisht, prania e tyre është një lloj shtyse edhe për vetë anëtarët e KLP, për të ndjekur ato rregulla dhe bindjen e tyre të brendshme, për të mos pasur cedime në elemente që mund të krijojnë një problematikë që e vë në dyshim procesin. Jo ta hedhin në erë, se do ishte gjë shumë e madhe dhe e pafalshme, por flasim për proces të rregullt, transparent dhe të garantuar nëpërmjet një vote që duhet të jetë prej vullnetit të tyre të brendshëm, jo ndikimeve nga persona të tretë”, tha Karamuço. -

Operacioni në Fushë-Krujë, Karamuço jep detajet: 3 persona janë larguar drejt Dubait
Gjatë një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në lidhje me aksionin e SAPK në Fushë Krujë, ku u godit një grup i dyshuar për trafik droge.
Karamuço shpjegoi tre persona dyshohet se janë larguar drejt Emirateve, ndërsa 11 urdhra arresti, janë ekzekutuar.
Ai tha se zona e fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës është dyshuar prej kohësh si vend i kultivimit të Cannabis sativa dhe i aktiviteteve kriminale, përfshirë edhe vrasje me pagesë ndërsa u shpreh se grupi dyshohet se ka dërguar drogë në vende të ndryshme të Evropës.
Karamuço thekson se aktiviteti i tyre shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine ndërsa shpjegoi se hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit të siguruar nga SkyECC.
“Edhe vet SPAK doli në deklaratë për këtë operacion. Në 24 orët e fundit, forcat operacionale dhe të ndërhyrjes së shpejtë kishin filluar lëvizjet, që tregonte një operacion të madh. Sot u finalizua me 14 urdhra arresti; tre persona dyshohet se janë larguar drejt Dubait, ndërsa 11 urdhra u ekzekutuan. Ne e kemi thënë prej kohësh se zona e Fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës, krahas vrasjeve me pagesë, ishte përfshirë në kultivimin e Cannabis sativa. Ky grup dyshohet se dërgonte drogë në vende të ndryshme të Evropës dhe shpërndante kokainë përmes linjave të tjera. Grupi është i gjeneratës së dytë, i fuqizuar dhe i sofistikuar. Aktiviteti i tyre thuhet se shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine. Hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit nga SkyECC. Dy ose tre elementë të grupit dyshohet se janë me rrezikshmëri të lartë dhe janë larguar drejt Emirateve”, tha Karamuço. -

Karamuço jep detaje për operacionin në Fushë Krujë: 3 persona janë larguar drejt Dubait
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në lidhje me aksionin e SAPK në Fushë Krujë, ku u godit një grup i dyshuar për trafik droge.
Në Euronews, Karamuço shpjegoi tre persona dyshohet se janë larguar drejt Emirateve, ndërsa 11 urdhra arresti, janë ekzekutuar.
Ai tha se zona e fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës është dyshuar prej kohësh si vend i kultivimit të Cannabis sativa dhe i aktiviteteve kriminale, përfshirë edhe vrasje me pagesë ndërsa u shpreh se grupi dyshohet se ka dërguar drogë në vende të ndryshme të Evropës.
Karamuço thekson se aktiviteti i tyre shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine ndërsa shpjegoi se hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit të siguruar nga SkyECC.
“Edhe vet SPAK doli në deklaratë për këtë operacion. Në 24 orët e fundit, forcat operacionale dhe të ndërhyrjes së shpejtë kishin filluar lëvizjet, që tregonte një operacion të madh. Sot u finalizua me 14 urdhra arresti; tre persona dyshohet se janë larguar drejt Dubait, ndërsa 11 urdhra u ekzekutuan. Ne e kemi thënë prej kohësh se zona e Fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës, krahas vrasjeve me pagesë, ishte përfshirë në kultivimin e Cannabis sativa.
Lexo edhe:“Fëmijët fshehin armët nëpër varre”, Karamuço: Disa i fusin në çantat e vajzave, kam fotoBlendi Gonxhe paguan 2700 € për një natë në Dubai me lekët e shqiptarëveKy grup dyshohet se dërgonte drogë në vende të ndryshme të Evropës dhe shpërndante kokainë përmes linjave të tjera. Grupi është i gjeneratës së dytë, i fuqizuar dhe i sofistikuar.
Aktiviteti i tyre thuhet se shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine. Hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit nga SkyECC. Dy ose tre elementë të grupit dyshohet se janë me rrezikshmëri të lartë dhe janë larguar drejt Emirateve”, tha Karamuço. -

“Brenda gjykatës tre nivele pagash”, Karamuço: Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, jo etik
Në emisionin “Real Story” në ABC News, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço lidhur me situatën e pagave në sistemin e drejtësisë, tha se një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka zbuluar mospërputhje në mënyrën se si janë trajtuar pagat e gjyqtarëve.
Sipas tij, ndërsa pagat e administratës janë rritur, ato të strukturave pranë Presidencës, ku referohen edhe gjyqtarët, kanë mbetur të pandryshuara. Karamuço tha se gjyqtarët janë ndarë në dy kampe: një grup që e ndjek çështjen në rrugë ligjore dhe një tjetër që kërkon takim me kryeministrin, një veprim që ai e konsideroi joetik si nga Shoqata e Gjyqtarëve, ashtu edhe nga ana e ekzekutivit.
Sipas ekspertit, ky është një problem i trashëguar nga reforma në drejtësi, e cila ka prodhuar tre nivele pagash brenda të njëjtës gjykatë dhe situata ka degraduar deri aty sa anëtarë të Gjykatës së Lartë t’i drejtohen gjykatës për njohjen e vjetërsisë në punë.
“Ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pagat e gjyqtarëve. Sipas tyre këta nuk janë referuar te drejtoria e ministrive, por tek Presidenca. Ndërkohë që pagat e administratës janë rritur, të Presicdencës jo. Gjyqtarët janë ndarë në dy grupe, një po e kërkon në rrugë gjyqësore, kurse një tjetër kërkon që të takohet me kryeministrin, gjë që nuk është etike nga ana e Shoqatës së Gjyqtarëve.
Por, edhe nga ana e Ramës, sepse pagat nuk nxirren dhe nuk është reale. Në thelb ky është një problem i sistemit të drejtësisë që ka lënë shumë bishta. Kemi tre nivele pagash brenda një gjykate dhe këtë duhet që ta rregullonte reforma në drejtësi. Dhe katandiset anëtari i Gjykatës së Lartë që të hedhë në gjyq shtetin, që t’i njihet vjetërsia në punë. Këtu gjërat nisin nga koka”, tha Karamuço. -

Atenati në Elbasan, Karamuço: Lezhiani i ndaluar nga policia mund të këtë luajtur rolin e negociatorit
Një person nga Lezha është ndaluar nga policia ne lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mehalla, i njohur edhe si Edmond Hyka ne Elbasan. Naldo Gjini u ndalua nga policia në Lezhë dhe më pas iu përcoll për veprime hetimore policisë së Elbasanit, pasi ka rezultuar se ka përdorur makinën e autorëve.
Eksperti Ervin Karamuço tha se organizimi i autorëve sipas të dhënave kanë qenë i shpejtë dhe jo i planifikuar. Gjithashtu tha se nga hetimet ka dyshime se personi i ndaluar mund të ketë luajtur rolin e negociatorit mes palëve.
“Dyshohet se kemi të bëjmë një konflikt për pazare të prishura që kanë sjellë përplasje me një grup në zonën e Kurbinit. Grupi kriminal, me sa dyshon policia, duket se ka ngarkuar personin për të kryer atentatin kur gjërat kanë shkuar keq. Por hetimet vijojnë ende.
Dhe gjithçka do të zbardhet shumë shpejt.Nga hetimet që janë bërë duhen parë rolet e bashkëpunëtorëve të përfshirë që mund të jenë edhe pjesë e kompanisë së viktimës apo Elbasan, nuk mund të flasim para kohe”, tha ai. -

“Nuk ishte një celulë e zakonshme”, Karamuço jep detaje nga Oroshi: Policia i ka lokalizuar nëpërmjet disa aparaturave
Ervin Karamuço, ekspert i sigurisë, ka folur mbrëmjen e kësaj të marte në një emision televiziv, lidhur me operacionin antiterror të zhvilluar një ditë më parë në Orosh. Sipas Karamuços, baza e gjetur do të përdorej për trajnim.
“Policia e antiterrorit, e cila ka kryer një operacion të suksesshëm duhet thënë, pa viktima është pika fundore e një procesi që zhvillohet me monitorimin e këtij kontingjenti. Fillimisht futen shërbimet inteligjente dhe SHBA-të kanë vëzhgim të shtuar në Ballkan. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë. Ka raste të personave të riatdhesuar pas ardhjes nga ISIS. Këtu kemi një rast tjetër, sepse ka disa të radikalizuar, mes tyre edhe ish-pjesëtarë të Forcave të Armatosura, sigurisht në kushte patologjike mendore, ku mendojnë për xhihad. Është siguruar informacioni se ata ishin të armatosur brenda shtëpisë. Policia i ka lokalizuar nëpërmjet disa aparaturave. Nuk ishte një shtëpi e zakonshme; njëri prej tyre, në mendjen e vet, ka dashur të modelojë një kamp trajnimi. Donin të shtonin radhët dhe të nisnin misionet,” – tha Karamuço. -

“I fundit që takoi Ervis Martinajn”, Karamuço zbulon të “pathënat”: Ja çfarë deklaroi Jeton Lami para hetuesve
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur mbrëmjen e kësaj të marte në një emision televziiv në lidhje me ish-policin Jeton Lami që ishte personi i fundit që takoi të zhdukurin Ervis Martinaj.
Eksperti Ervin Karamuço theksoi se Jeton Lami është ai që di më së miri mbi fatin e Martinajt ndërsa theksoi se ai nuk bashkëpunon me drejtësinë pasi edhe para hetuesve ka deklaruar se ka frikë për jetën e tij dhe familjarëve.
“Është provuar që Jeton Lami nuk bashkëpunon me institucionet e drejtësisë. Ai ka kyçur gojën, duke iu referuar edhe asaj që ka thënë gjatë marrjes në pyetje: ka frikë për jetën e tij dhe të familjarëve.
A e implikon veten po të flasë? Po, por ai e di shumë mirë fundin e Vis Martinajt. Organet e drejtësisë duhet të deklarojnë se ky person duhet të flasë.
Në atë kohë ai nuk foli për emra konkretë, por foli për një listë të gjatë policësh që merrnin para nga Vis Martinaj, dhe ajo listë është në SPAK.”-tha Karamuço. -

Karamuço: Dosjet e SKY ECC po mbahen në sirtarët e prokurorëve
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar zhvillimet e fundit mbi përdorimin e të dhënave të SKY ECC në proceset penale në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Now”, Karamuço tha se një pjesë e mirë e materialeve të siguruara nga ky sistem ende nuk është zbardhur dhe disa prej tyre mbeten “në sirtarët e prokurorëve”.
Sipas tij, hetimet që bazohen në provat e ardhura nga SKY ECC përballen me sfida ligjore, pasi gjykatat kërkojnë që përgjimet të mbështeten edhe me prova të tjera. Kjo është e vështirë sepse komunikimet e koduara i përkasin ngjarjeve të ndodhura rreth 7 vite më parë.
“Ne kemi filluar të japim vendimet e para në bazë të SKY ECC. Është një database i madh që vjen nga partnerët ndërkombëtarë. Kemi disa vite që disa ‘pine’ të SKY mbeten ende në sirtarët e prokurorëve, sepse nuk janë zbardhur, mbase janë të paidentifikuar. Ndoshta dikush mbyll sytë për të shmangur përgjegjësinë ndaj ndonjë personi publik,” – u shpreh Karamuço.
Ai theksoi se potenciali i SKY ECC mbetet i madh, por përfitimi i tij i plotë pengohet nga mungesa e zbardhjes së të dhënave dhe nga sfidat ligjore për përdorimin e tyre në gjykata. -

“Të gjitha këto hetime…”/ Detaje nga SKY ECC, Karamuço: Ka disa përgjime që prokurorët i mbajnë në sirtar
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në një studio televizive ka folur, lidhur me përgjimet në SKY ECC. Karamuço tha, midis të tjerash, se ka disa përgjime ende të pazbardhura që rrinë në sirtarët e disa prokurorëve, sipas tij.
“Të gjitha këto hetime që kanë pasur në bazë të tyre prova nga SKY kanë pasur vështirësi, ku sipas Kushtetueses dhe gjykatave të tjera, duhet që krahas përgjimeve që ti ke në dispozicion të kesh edhe prova të tjera. Gjyqi bëhet tani, por këto kanë ndodhur para 7 vjetësh.
Ne kemi filluar të japim vendimet e para në bazë të SKY ECC. Është një database i madh që vijnë nga ndërkombëtarët. E para, unë nuk ia uroj askujt burgun. Kemi disa vite që kemi ca pine të SKY që mbeten ende në sirtarët e prokurorëve sepse kanë ndodhur aty, mbase janë të paidentifikuar. Mbase ndonjë mbyll dhe sytë për të shmangur nga përgjegjësia ndonjë person publik,” – tha Karamuço.