Tag: karakter

  • “Njerëz pa dinjitet, pa karakter dhe fallco”/ “Shpërthen” Elinara: Ester ecën pas patericës së Big Mamës

    “Njerëz pa dinjitet, pa karakter dhe fallco”/ “Shpërthen” Elinara: Ester ecën pas patericës së Big Mamës

    Edhe në mbrëmjen e 21 nuk kanë munguar debatet në Ferma VIP.

    E gjitha ka nisur nga një lojë dhe batutë e fermerëve gjatë fundjavës. Kjo ka sjellë në përplasje të ashpër mes Esterit dhe Elinarës.
    Pjesë nga biseda:
    Elinara: Ka ndodhur kjo ndarja e grupeve, ajo çfarë ndodhi, loja, që ishte aq fallco, ishte për të bërë një debat me grupin tonë. Mos të na hedhin hi syve. Edhe pse kjo lojë ju kthye boomerang brenda grupit të tyre. Ideatorja, Big Mama, hodhi gjithë respektin për mua përballë publikut.
    Ester: Ku ju prek respekti, ça flet?
    Elinara: Ester është një lojtare që nuk ka një lojë të vetën, por ecën pas patericës së Big Mamës. U betuan dhe thanë që do dilnin nga loja, nëse e kishin bërë, dhe nuk e mbajtën fjalën. Pra, këtu kemi të bëjmë me njerëz pa dinjitet, pa karakter dhe njerëz fallco. Çdo gjë këtu e kanë arritur me mashtrime dhe manipulime.
    Ester: Nuk ta lejoj të më quash për të tretën herë pa karakter! Shumë turp! Shumë turp për ty.
    /vizionplus.tv

  • Flutura Açka: PD ka njerëz me karakter. Por duhet të gjejnë guximin për t’u përballur me Berishën!

    Flutura Açka: PD ka njerëz me karakter. Por duhet të gjejnë guximin për t’u përballur me Berishën!

    Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me gjendjen aktuale të kësaj force politike.
    Açka theksoi nevojën urgjente që PD të ketë në krye një lider të vërtetë dhe jo një figurë të dobët apo të komanduar.
    “Partia Demokratike ka nevojë për një lider të vërtetë, një drejtues që i jep zë dhe dinjitet opozitës, jo një kukull prej plasteline”, deklaroi Açka.
    Kjo deklaratë vjen në një kohë të trazuar për Partinë Demokratike, ku tensionet dhe përçarjet e brendshme vijojnë të dominojnë diskursin politik.
    Açka, një zë kritik brenda grupit parlamentar demokrat, ka qenë ndër të paktët që ka folur hapur për problemet e brendshme dhe nevojën për reformim të thellë.
    Ajo shtoi se opozita nuk mund të funksionojë si alternativë reale përballë qeverisë nëse nuk gjen integritet dhe drejtim të qartë nga brenda vetes.
    “Koha e eksperimentimeve ka mbaruar. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, të besueshme dhe të udhëhequr nga njerëz me karakter”, përfundoi Açka.

  • Rama: Rruga jonë nisi me disfatë, na kërkoi kohë e karakter dhe përballë fyerjeve më të rënda

    Rama: Rruga jonë nisi me disfatë, na kërkoi kohë e karakter dhe përballë fyerjeve më të rënda

    Në mitingun përmbyllës të PS në parkun Olimpik, kryesocialisti Edi Rama bëri një rezyme të rrugëtimit europian të Shqipërisë, që nga koha kur socialistët morën pushtetin. Kreu i PS, kujtoi dhe humbjen e bashkisë së Tiranës, të cilën e cilësoi dhe poshtërimin e fundit përpara suksesit.
    “Unë nuk besoj te rastësitë. Nuk ka rastësi që ne jemi këtu në ditën e evropës për të thënë fjalën e fundit të rrugëtimit dhe më pas për të shkuar me shumicën e shqiptarëve në kutitë e votimit dhe për të firmosur marrëveshjen për Shqipërinë evropiane.

    Kur ju më zgjodhët për t’iu udhëhequr 2 dekada më parë ajo majë ishte e paarritshme dhe ne ishim shembur. Rruga jonë nisi me disfatë, na kërkoi kohë e karakter dhe përballë fyerjeve më të rënda.
    Tirana u bë kështjella jonë duke e transformuar qytetin duke e përballur me injorancën. Çfarë nuk bën për të marrë Tiranën me kuç me maç e me minj. Ai rrëzim ishte sprova e fundit përpara ngjitjes së pandalshme të PS”, tha Rama.

  • “Rüdiger ka karakter provokues dhe agresiv, si rival është shumë i bezdisshëm”

    “Rüdiger ka karakter provokues dhe agresiv, si rival është shumë i bezdisshëm”

    Gundogan e njeh shumë mirë Rüdiger. Ata kanë luajtur si shokë ekipi në kombëtaren e Gjermanisë. Mesfushori i Manchester City foli në “Bild” për dënimin me 6 ndeshje të Rüdiger për kartonin e kuq që mori në finalen e Kupës së Mbretit.
    Ai analizoi qëndrimin e mbrojtësit gjerman para dhe pas asaj ndëshkimi. Kujtojmë se Rudiger hodhi një çantë akulli drejt arbitrit kryesor, madje deshi të hynte në fushë e të kacafytej me të, por anëtarët e pankinës madrilene e penguan me shumë sforco.
    “Toni ka një karakter provokues dhe agresiv; ky është thjesht stili i tij në fushë. Ai është emocional. Në raste të veçanta, si në finalen e Kupës së Mbretit,  fatkeqësisht kjo shprehet negativisht. Kur ke Toni në ekipin tënd, duket i shkëlqyer. Kur e ke si rival, është shumë i bezdisshëm, – tha Gundogan. – Nuk ka dyshim se bëri një gabim të madh me atë shpërthim, pritej të dënohej 100%.
    Tani duhet ta kalojë këtë moment të vështirë. Kur ke Toni në ekip, me gjithë forcën dhe pasionin e tij, mund ta shfrytëzosh shumë në fushë dhe të festosh. Unë e kam përjetuar vetë këtë me kombëtaren. Ai e ndihmon shumë ekipin, tifozët tanë e konsiderojnë të jashtëzakonshëm. Ndonjëherë, një gjë nuk funksionon pa tjetrën”.
    Mesfushori i Manchester City përfundoi duke shpjeguar për Rüdiger: “E njoh shumë mirë Toni, kurrë nuk do të vlerësoja në bazë të karakterit që tregon në fushë. E respektoj shumë si njeri. Më ka ndihmuar shumë në biseda, e njoh si një njeri të familjes. Toni tani duhet të marrë përgjegjësinë, qoftë në aspektin sportiv, qoftë me opinionin publik, veçanërisht në Gjermani”.