Tag: karakter

  • Avokati i Popullit, Lapaj ‘shpërthen’ ndaj Shabanit: Njeri pa karakter, i përdorur nga Rama

    Avokati i Popullit, Lapaj ‘shpërthen’ ndaj Shabanit: Njeri pa karakter, i përdorur nga Rama

    “Nëse Avokati i Popullit zgjidhet ai që ka qenë personazh i përdorur nga Edi Rama, ne nuk e njohim”. Kështu u shpreh në një emision televiziv, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, duke iu referuar kandidaturës së Endri Shabanit, ish-aleatit të tij në zgjedhjet e 11 majit. Pa ia përmendur asnjëherë emrin, Lapaj tha se ai nuk plotëson kriteret ligjore, teksa e akuzon për tradhti.
    “Nuk njohim njerëz pa karakter, që nuk plotësojnë kriteret e ligjit. Avokati i Popullit zgjidhet personalitet që gëzon respekt në shoqëri dhe asnjë person që bën tradhti nuk gëzon respekt në shoqëri. Disa emra është mirë të mos i përmendësh se nuk e meritojnë”, tha Lapaj.Sipas tij procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit është kthyer në proces qesharak, ndërkohë që partia në pushtet mbështet atë që dikur paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë.
    “Procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit nxori lakuriq regjisorin Edi Rama, i cili si i pangopur që është pasi nuk e pranoi dot refuzimin tonë për t’u bërë pjesë e qeverisjes së tij bëri çdo gjë që të merrte edhe atë mandat që na i kishin dhënë 64 mijë qytetarë përmes njerëzve pa karakter me të cilët mesa duket po bën pis edhe Avokatin e Popullit. E kam fjalën për atë që e kupton çdo qytetar, që procesi i AP është kthyer në proces qesharak ku një parti pretendon që ka dhënë emrat në mëngjes dhe në drekë më dy mendje, në darkë bëhet pishman dhe i tërheq. Dhe partia në pushtet është dashururar me një kandidat që deri dje paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë”, tha ai.

  • Gara e Avokatit të Popullit, Lapaj për Endrit Shabanin: Njeri pa karakter, i përdorur nga Rama

    Gara e Avokatit të Popullit, Lapaj për Endrit Shabanin: Njeri pa karakter, i përdorur nga Rama

    “Nëse Avokati i Popullit zgjidhet ai që ka qenë personazh i përdorur nga Edi Rama, ne nuk e njohim”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, duke iu referuar kandidaturës së Endri Shabanit, ish-aleatit të tij në zgjedhjet e 11 majit. Pa ia përmendur asnjëherë emrin, Lapaj tha se ai nuk plotëson kriteret ligjore, teksa e akuzon për tradhti.
    “Nuk njohim njerëz pa karakter, që nuk plotësojnë kriteret e ligjit. Avokati i Popullit zgjidhet personalitet që gëzon respekt në shoqëri dhe asnjë person që bën tradhti nuk gëzon respekt në shoqëri. Disa emra është mirë të mos i përmendësh se nuk e meritojnë”, tha Lapaj në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
    Sipas tij procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit është kthyer në proces qesharak, ndërkohë që partia në pushtet mbështet atë që dikur paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë.
    “Procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit nxori lakuriq regjisorin Edi Rama, i cili si i pangopur që është pasi nuk e pranoi dot refuzimin tonë për t’u bërë pjesë e qeverisjes së tij bëri çdo gjë që të merrte edhe atë mandat që na i kishin dhënë 64 mijë qytetarë përmes njerëzve pa karakter me të cilët mesa duket po bën pis edhe Avokatin e Popullit.  E kam fjalën për atë që e kupton çdo qytetar, që procesi i AP është kthyer në proces qesharak ku një parti pretendon që ka dhënë emrat në mëngjes dhe në drekë më dy mendje, në darkë bëhet pishman dhe i tërheq. Dhe partia në pushtet është dashururar me një kandidat që deri dje  paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

  • Ardon Jashari lë pas dëmtimin, Alegri e pret me fjalë të mëdha: Ka karakter dhe dëshirë të madhe, është një blerje e mirë

    Ardon Jashari lë pas dëmtimin, Alegri e pret me fjalë të mëdha: Ka karakter dhe dëshirë të madhe, është një blerje e mirë

    Ardon Jashari e ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në urdhërat e Alegrit. Ky i fundit ka konfirmuar rekuperimin e lojtarit shqiptar, për të cilin flet me fjalë të mëdha. Alegri ka thënë në konferencë për shtyp dy ditë përpara sfidës me Lacion se  Jashari ka karakter dhe dëshirë të madhe, çka e bëjnë atë një blerje të qëlluar për Milanin.
    “Karakteristikat e tij nënkuptojnë se ai mund të luajë përpara mbrojtjes ose në dyshen e mesfushës, në varësi se cili është zgjedhja e tretë. Ai ka karakter, ka dëshirë të madhe, është një blerje e mirë. Tashmë e kemi rekuperuar plotësisht. I mungojnë minutat e lojës, pasi ka qenë jashtë që përpara se t’i bashkohej Milanit”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Sport Ekspres/

  • Vendimi i plotë/ “Arrest në shtëpi” për Gjylin e Elezin, konfirmohet pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun

    Vendimi i plotë/ “Arrest në shtëpi” për Gjylin e Elezin, konfirmohet pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun

    Zbardhet vendimi i GJKKO pas seancës së zhvilluar të shtunën, me kërkesë të SPAK, për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve e kritereve të zbatimit të masës së sigurimit për zv/kryeministren Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj.

    Në vendimin e saj, trupa e gjyqtarëve të GJKKO, e drejtuar nga Erjon Çela vendosi  vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda

    Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Po ashtu, GJKKO miratoi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij.
    Njoftimi i plotë
    Kërkuesi Prokuroria e PosaçMe kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetjedhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.
    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin 120, datë 22.11.2025, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e  me adresë:
    Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.
    gijotina.com/

  • GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra, dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun/Ja vendimi i qartë, për vartësit

    GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra, dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun/Ja vendimi i qartë, për vartësit

    Zbardhet vendimi i GJKKO pas seancës së zhvilluar të shtunën, me kërkesë të SPAK, për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve e kritereve të zbatimit të masës së sigurimit për zv/kryeministren Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj.
    Në vendimin e saj, trupa e gjyqtarëve të GJKKO, e drejtuar nga Erjon Çela vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Po ashtu, GJKKO miratoi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit
    Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij.
    Njoftimi i plotë:
    Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetjedhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.
    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin 120, datë 22.11.2025, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e me adresë:
    Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.

  • Spalletti drejt Fiorentinës: Të tregojmë karakter, siç i ka hije Juventusit

    Spalletti drejt Fiorentinës: Të tregojmë karakter, siç i ka hije Juventusit

    21 Nëntor 2025

    12:46

    Alfred Lleshi

    Pas pushimit të kombëtareve dhe barazimeve të dobëta ndaj Sporting e Torino, skuadra bardhezi përgatitet për ndeshjen e vështirë në “Franchi”, kundër Fiorentinës. Spalletti tha se gjatë stërvitjeve me pak lojtarë ka vënë re përkushtimin dhe disponueshmërinë e ekipit. Ai theksoi rëndësinë e stabilitetit të skuadrës dhe zhvillimit të një baze të fortë për lojën.
    Trajneri vuri në dukje cilësitë e Koopmeiners dhe adaptueshmërinë e tij në mesfushë, si dhe rikthimin e mbrojtësve të rëndësishëm Kelly e Cabal. Për rikthimin në Firence, Spalletti është i qetë dhe pret një ndeshje të fortë, duke kërkuar që ekipi të tregojë karakter siç i ka hije Juventusit. Ai nuk përjashton mundësinë e kalimit në mbrojtjen me 4 lojtarë, por thekson se duhen më shumë stërvitje dhe lojtarë të gatshëm.
    Spalletti nënvizoi rëndësinë e cilësive njerëzore dhe unitetit të grupit për sukses, duke e përmendur Yildiz si lider të ekipit. Për kombëtaren, ai siguroi mbështetje totale: “Juventusi është i gatshëm ta ndihmojë Italinë në çdo mënyrë për t’u kualifikuar në Botëror”.

  • GJKKO konfirmon pezullimin dhe sekuestrimin e pasaportës për Belinda Ballukun: Masat e sigurimit kanë karakter sekret

    GJKKO konfirmon pezullimin dhe sekuestrimin e pasaportës për Belinda Ballukun: Masat e sigurimit kanë karakter sekret

    Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për zv.kryeministren Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta.
    Në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret. Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedurial.
    “Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
    Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.

  • GJKKO konfirmon pezullimin e Ballukut: Masat e sigurimit kanë karakter sekret

    GJKKO konfirmon pezullimin e Ballukut: Masat e sigurimit kanë karakter sekret

    Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për zv.kryeministren Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.
    “Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
    Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.
    Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ndalim i daljes jashtë vendit, masa të shpallura pasditen e djeshme.
    Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
    Burime bëjnë me dije se ndaj zv.kryeministres Ballukurëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
     

  • Nëse keni përkrah një person të drejtë e të ndershëm, me siguri i përket njërës nga këto 3 shenja

    Nëse keni përkrah një person të drejtë e të ndershëm, me siguri i përket njërës nga këto 3 shenja

    Nëse bëhet fjalë për një karakter të drejtë, këta përfaqësues të zodiakut janë pikë referimi
    Luani
    Luanët janë persona jashtëzakonisht të përgjegjshëm me një ndjenjë përgjegjësie të lindur dhe marrin gjithmonë role lidershipi. Kanë shumë influencë mbi njerëzit e tjerë, si me anë të fjalëve ashtu edhe me veprime, por nuk i përdorin këto aftësi të tyre për t’i dëmtuar të tjerët. Gjithmonë të impenjuar për të ndërtuar gjëra të mëdha për veten e tyre, shqetësohen gjithashtu edhe për ata që i rrethojnë në mënyrë që të zhvillojnë potencialin e tyre. Këta persona gjykojnë në bazë të asaj që është e drejtë dhe nuk kanë interes t’i bëjnë keq askujt. Karakteri i tyre është ekzemplar.

    Peshorja
    Peshoret meritojnë një vend në këtë listë sepse janë persona të fortë dhe të ekuilibruar. Nuk janë perfektë dhe janë të ndërgjegjshëm për këtë, por punojnë gjithmonë për të qenë një version më i mirë i vetes, duke balancuar pikat e tyre të dobëta e të forta dhe duke u impenjuar seriozisht në marrëdhëniet e tyre. Mund të jenë të vrazhdë, por kanë edhe ndjeshmëri. Dinë si t’i vendosin objektivat, por edhe kur është momenti t’i mbyllin gjërat. Mund të mendojnë për suksesin e tyre, por nuk i bëjnë dëm askujt për t’u fuqizuar vetë. Janë bashkëpunues fantastikë.
    Akrepi
    Akrepi ndodhet në këtë listë sepse, përveç karakteristikave si vendosmëria dhe personaliteti i fortë, është jashtëzakonisht besnik dhe nuk heq dorë kurrë nga ajo që dëshiron. Lufton për atë ç’ka do dhe nuk i lejon padrejtësitë. Me një karakter të mbrujtur me forcë, Akrepi beson se veprat vlejnë më shumë se fjalët, prandaj ditë pas dite, dëshiron ta ndryshojë botën për mirë duke vepruar gjithmonë me drejtësi dhe duke respektuar hapësirën dhe kohën e të tjerëve.

  • “Me këtë karakter, Juventusi mund të shkojë larg. Yildiz më kujton gjithnjë e më shumë Del Pieron”

    “Me këtë karakter, Juventusi mund të shkojë larg. Yildiz më kujton gjithnjë e më shumë Del Pieron”

    17 Shtator 2025

    14:32

    Alfred Lleshi

    Mohamed Sissoko, ish-mesfushori i Juventusit, u shpreh i entuziazmuar për barazimin 4-4 ndaj Borussia Dortmundit: “Djemtë ishin fantastikë! Duhet të flasim për guximin e tyre për të rikuperuar një ndeshje që dukej e humbur.
    Edhe ndaj Interit, reagimi ishte i njëjtë, nuk është rastësi. Tani ka shumë besim, duhet të vazhdojmë kështu. Me këtë karakter, gjithçka është e mundur, mund të shkojmë larg me këtë shpirt. Besoj shumë te ky grup”.
    Për Vlahovic: “Nuk dua të hyj në meritat e zgjedhjeve, Tudor zgjedh gjithmonë më të mirët sipas asaj që sheh. Reparti sulmues është në nivel të lartë, vetëm duhet pak kohë për adaptim. Më pëlqen puna që po bën mbi mentalitetin e djemve. Po tregon se është trajneri i duhur, përfaqëson ADN-në e Juventusit”.
    Për Kenan Yildiz: “Më kujton gjithnjë e më shumë Del Pieron, teknikisht dhe për golat që shënon. Shpresoj të rinovojë sa më shpejt”.