Tag: karaibe

  • Mbi 80 të vrarë në tre muaj! SHBA-të urdhër për një tjetër sulm ndaj anijes në Karaibe

    Mbi 80 të vrarë në tre muaj! SHBA-të urdhër për një tjetër sulm ndaj anijes në Karaibe

    Një komandant i lartë i Marinës amerikane urdhëroi një raund të dytë sulmesh ushtarake mbi një anije të dyshuar për trafikun e drogës nga Venezuela.
    “Admirali (Frank) Bradley veproi plotësisht brenda autoritetit të tij dhe ligjit”, tha Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavit.
    Leavitt konfirmoi se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, autorizoi sulmet, por nuk dha urdhër “për t’i vrarë të gjithë”, siç raportoi Washington Post. Mësohet se sulmi i dytë u krye pasi dy persona i mbijetuan shpërthimit fillestar në anije.
    Ligjvënës nga të dyja partitë, republikanët dhe demokratët, shprehën shqetësim mbi raportin dhe premtuan rishikime të rasteve në Kongres.

    “Presidenti (Donald) Trump dhe Sekretari Hegseth kanë bërë të qartë se grupet e caktuara presidenciale si narko-terroriste janë objekt i sulmeve të ligjshme”, theksoi Leavitt gjatë një konference shtypi të hënën, 1 dhjetor.
    Raportimet në media kanë rritur shqetësimet mbi ligjshmërinë e sulmeve amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë në Karaibe. Hegseth i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato “të fabrikuara dhe denigruese”. Ai deklaroi edhe mbështetjen ndaj admirali Bradley. “Unë qëndroj pranë tij dhe vendimeve të tij luftarak, për misionin e 2 shtatorit dhe të gjitha të tjerat që nga atëherë”, tha Hegseth.
    Në javët e fundit, SHBA-të kanë zgjeruar praninë ushtarake në Karaibe dhe kanë kryer një seri sulmesh vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës dhe Kolumbisë, si pjesë e një operacioni kundër narkotikëve.
    Që nga fillimi i shtatorit, më shumë se 80 persona janë vrarë në këto sulme. Administrata Trump thotë se vepron në vetëmbrojtje duke shkatërruar anijet që transportojnë droga ilegale drejt SHBA-ve.
    Këto sulme gjithashtu kanë tensionuar marrëdhëniet me Venezuelën. Trump ka deklaruar disa herë se po konsideron vendosjen e forcave tokësore amerikane në vend, ndërsa gjvënësit amerikanë po e monitorojnë ngushtë situatën.
    Gjatë fundjavës, Komiteti i Shërbimeve të Armatosura në Senat tha se do të kryejë “mbikëqyrje të fuqishme” lidhur me sulmet. Senatori Roger Wicker, republikan dhe kryetar i Komitetit, tha se ligjvënësit planifikojnë të intervistojnë “admiralin që ishte në krye të operacionit” dhe po kërkojnë audio dhe video për të parë se çfarë urdhrash janë dhënë.
    Komandanti më i lartë ushtarak i SHBA-ve u takua gjatë fundjavës me komitetet e shërbimeve të armatosura të Dhomës dhe Senatit për të diskutuar operacionet në rajon dhe ligjshmërinë e tyre.
    Siç shkruan BBC, ekspertët kanë ngritur dyshime serioze mbi ligjshmërinë e sulmit të dytë.
    Në fundjavë, Asambleja Kombëtare e Venezuelës dënoi sulmet e anijeve dhe premtoi të kryejë një “hetim rigoroz dhe të plotë” mbi sulmet e 2 shtatorit. Qeveria venezuelase akuzoi SHBA-të për shtimin e tensioneve me qëllim rrëzimin e qeverisë.
    Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Saab, tha në intervistë për BBC Newsnight se akuza e Trump lidhet me “zili të madhe” për burimet natyrore të vendit dhe kërkoi dialog të drejtpërdrejtë mes dy qeverive për të larguar “atmosferën toksike” që ekziston që prej muajit korrik 2024.
    Trump gjithashtu konfirmoi të dielën, 30 nëntor, se kishte zhvilluar një telefonatë të shkurtër me Presidentin Nicolás Maduro, duke i kërkuar të japë dorëheqjen dhe të largohet me familjen e tij.
    Maduro kërkoi amnisti për ndihmësit e tij të lartë dhe të lejohej të mbante kontrollin mbi ushtrinë pas dorëheqjes, por Trump refuzoi të dyja kërkesat, sipas raportimeve të Miami Post dhe Reuters.
    Zyrtarët amerikanë kanë pretenduar gjithashtu se Maduro është pjesë e një organizate terroriste të quajtur “Karteli i Diejve”, ndërsa ai i ka mohuar këto pretendime.

  • Trump mbledh sot ekipin e sigurisë kombëtare për Venezuelën/ Prani e shtuar ushtarake në Karaibe

    Trump mbledh sot ekipin e sigurisë kombëtare për Venezuelën/ Prani e shtuar ushtarake në Karaibe

    Të hënën pasdite, sipas orës lokale, Donald Trump do të kryesojë një takim në Zyrën Ovale mbi hapat e mëtejshëm në Venezuelë, ndërsa Shtetet e Bashkuara shtojnë presionin mbi vendin me operacione mbi objektivat detare dhe një prani ushtarake të forcuar në Karaibe. 
    Sipas burimeve të cituara nga CNN, në takim pritet të marrin pjesë anëtarë të lartë të Kabinetit dhe ekipit të sigurisë kombëtare, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Shefat e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Gjeneral Dan Kaine dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, si dhe Shefen e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles dhe Zëvendës Shefin e Shtabit Stephen Miller. 
    Takimi, i planifikuar për në orën 5 pasdite, vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shtuar presionin mbi Venezuelën, me bastisje ndaj anijeve të dyshuara për drogë dhe një forcim ushtarak në Karaibe. Trump tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara do t’i japin fund “shumë shpejt” trafikut të drogës në tokë, përveç operacioneve detare. 
    Gjatë fundjavës, Trump lëshoi një paralajmërim të gjerë në mediat sociale, duke u bërë thirrje linjave ajrore, të shmangin hapësirën ajrore të Venezuelës, dhe të dielën ai u kërkoi gazetarëve “të mos i kushtojnë shumë vëmendje” postimit në Twitter. 
    Ai gjithashtu konfirmoi se kishte folur me Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, në telefon, por nuk dha detaje të bisedës. 
    Takimi në Shtëpinë e Bardhë vjen ndërsa anëtarët e Kongresit vazhdojnë të vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e sulmeve të SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në rajon, të cilat kanë vrarë më shumë se 80 persona. 

  • SHBA rrit praninë ushtarake në Karaibe, mbërrin aeroplanmbajtësja më të avancuar

    SHBA rrit praninë ushtarake në Karaibe, mbërrin aeroplanmbajtësja më të avancuar

    Grupi Luftarak i Aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford ka hyrë në Detin e Karaibeve, ka bërë të ditur Marina e SHBA-së, duke vendosur aeroplanmbajtësen më të avancuar në botë në një zonë ku tensionet po rriten, raportoi CNN.

    Sipas njoftimit, grupi i aeroplanmbajtëses po i bashkohet forcave amerikane që tashmë operojnë në Karaibe, si pjesë e përpjekjes së administratës Trump për të “mundur dhe çmontuar rrjetet kriminale” në rajon.

    Ford mbërriti të martën në zonën e zgjeruar të operacioneve të Komandës Jugore të SHBA-së, pas një urdhri të lëshuar nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

    Administrata Trump ka shtuar praninë ushtarake në Karaibe dhe ka kryer goditje vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge. Sipas burimeve, presidenti amerikan po shqyrton një fushatë të mundshme të zgjeruar, e cila mund të përfshijë edhe goditje tokësore brenda Venezuelës, ose madje një përpjekje për të larguar nga pushteti presidentin Nicolás Maduro.

    Ndërkohë, Maduro ka dënuar ashpër çdo ndërhyrje të mundshme amerikane, ndërsa liderë të tjerë rajonalë kanë paralajmëruar se veprime të tilla mund të shkaktojnë destabilizim të mëtejshëm në rajon.

  • Trump paralajmëron veprim në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

    Trump paralajmëron veprim në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

    SHBA po rrit ndjeshëm praninë ushtarake në Karaibe, ndërsa Presidenti Donald Trump la të kuptohej se ka marrë një vendim për një veprim të mundshëm në Venezuelë.

    Gjatë një deklarate të premten, Trump tha se “në një farë mënyre e kam vendosur”, duke mos përjashtuar opsionin e ndërhyrjes për të goditur rrjedhat e drogës dhe emigracionit të paligjshëm, apo edhe për të ndryshuar regjimin e Presidentit Nicolás Maduro.
    Sipas Pentagonit, pjesë e operacionit “Shtiza Jugore” janë grumbulluar mbi 15,000 trupa amerikane, më shumë se një duzinë anije luftarake, një anije komande, nëndetëse sulmuese, si dhe 10 avionë F-35 të vendosur në Porto Riko. Zyrtarët thonë se objektivat kryesore lidhen me ndërprerjen e trafikut të drogës dhe kontrollin e pikave strategjike në rajon.
    Trump është informuar nga një grup i ngushtë zyrtarësh të sigurisë kombëtare, mes tyre Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetari i Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Dan Caine. Grupi i sigurisë ka paraqitur disa opsione, që variojnë nga sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake venezuelase, te goditja e rrugëve të trafikimit të drogës, e deri tek një përpjekje e mundshme për rrëzimin e Presidentit Maduro.
    Megjithatë, Trump ka rezervat e tij, duke kërkuar të shmangë veprime që mund të rrezikojnë trupat amerikane ose të rezultojnë të pasuksesshme.
    Ekspertët paralajmërojnë se çdo përplasje me Venezuela-n mbart rreziqe serioze, ndërsa opozita në vend mbetet e përçarë dhe ushtria konsiderohet e gatshme për kryengritje në rast ndërhyrjeje. Ndërkohë, Presidenti Maduro ka paralajmëruar se çdo goditje amerikane do të kthejë Venezuelën në një “Gazë të re” ose “Vietnam të ri”.
    Shtetet e Bashkuara kanë kryer ndërkohë të paktën 20 sulme kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në këtë zonë. Analistët e cilësojnë këtë përqendrim të forcave si më të madhin në Karaibe që prej pushtimit të Panamasë në vitin 1989.
    Në planin politik, Trump përballet me sfidën e ruajtjes së mbështetjes afatgjatë të opinonit publik, pasi amerikanët mbeten skeptikë ndaj përfshirjeve të gjata ushtarake. Po ashtu, Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari Hegseth veteranë të Luftës së Irakut kanë shprehur hezitim për angazhime të reja ushtarake jashtë vendit.

    Top Channel

  • Çfarë po ndodh në Karaibe? SHBA zhvillon stërvitje ushtarake në ishullin pak milje larg Venezuelës

    Çfarë po ndodh në Karaibe? SHBA zhvillon stërvitje ushtarake në ishullin pak milje larg Venezuelës

    Shtetet e Bashkuara do të nisin të dielën një seri të re stërvitjesh ushtarake pesëditore në Trinidad dhe Tobago, njoftoi qeveria e vendit ishullor. Ky zhvillim vjen vetëm një muaj pasi SHBA dërgoi një shkatërrues me raketa drejtuese për ushtrime në territorin e ishullit, një veprim që Venezuela e cilësoi si “provokim ushtarak”.
    Sipas Financial Times, Prokurori i Përgjithshëm i Trinidad dhe Tobago-s deklaroi të enjten se SHBA do të “intensifikojë” aktivitetet e saj stërvitore në dy ishujt, të cilët ndodhen vetëm pak milje larg bregdetit venezuelas, përcjell A2 CNN. Megjithatë, ministri i Jashtëm Sean Sobers mohoi se stërvitjet e javës së ardhshme përbëjnë një parapërgatitje për veprime të mundshme ushtarake pranë Venezuelës. Por kryeministrja Kamla Persad-Bissessar ka mbështetur praninë amerikane në rajon dhe është përplasur shpesh me presidentin socialist të Venezuelës, Nicolás Maduro.
    Stërvitjet do të përfshijnë njësinë elitare të Korpusit të Marinës, 22nd Marine Expeditionary Unit, e vendosur prej javësh në Karaibe për misionin që Uashingtoni e cilëson si luftë kundër trafikut të drogës.
    Qeveria e Trinidad dhe Tobago-s tha se këto ushtrime do të shërbejnë për të rritur ndërveprimin mes forcave vendase dhe atyre amerikane, duke përmirësuar njohjen e taktikave dhe teknikave të përbashkëta. Trupat amerikane pritet gjithashtu të trajnojnë forcat vendase për çështje të sigurisë së brendshme, përfshirë krimin e lidhur me drogën dhe dhunën e bandave.
    Në javët e fundit, SHBA ka shtuar prezencën e saj detare në Karaibe, duke sjellë edhe aeroplanmbajtësen e saj më të madhe, USS Gerald R. Ford. Në kundërpërgjigje, Venezuela ka njoftuar një “mobilizim masiv” të trupave dhe pajisjeve ushtarake, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm.
    Presidenti Donald Trump ka deklaruar se “ditët e Maduros janë të numëruara” dhe nuk ka përjashtuar goditje tokësore në Venezuelë, megjithëse ka shprehur hezitim për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër, Maduro i ka bërë thirrje SHBA-së t’i qëndrojë larg konfliktit, duke përsëritur mesazhin e tij “Po paqes”.

  • Vendosi forcat ushtarake në Karaibe/ Maduro mesazh për Trump: Mjaft me luftëra të pafundme dhe të padrejta

    Vendosi forcat ushtarake në Karaibe/ Maduro mesazh për Trump: Mjaft me luftëra të pafundme dhe të padrejta

    Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro i kërkoi të premten homologut të tij amerikan, Donald Trump të përmbahet, në një kohë kur SHBA-të kanë vendosur një forcë të fortë ushtarake në Karaibe. 
    I pyetur nga një gazetar i CNN nëse kishte një mesazh që do të donte t’i dërgonte Trump, Maduro u përgjigj: “Po, paqe!” 
    Duke iu drejtuar popullit amerikan, presidenti venezuelian theksoi: “Mjaft me luftëra të pafundme. Mjaft me luftëra të padrejta. Mjaft me Libi. Mjaft me Afganistan.” 
    Ndërkohë, Pentagoni publikoi imazhe të aeroplanmbajtëses më të madhe dhe më të përparuar të Marinës Amerikane, USS Gerald Ford, e cila mbërriti në Karaibe të martën, duke rritur fuqinë ushtarake amerikane në rajon. Që nga gushti, SHBA-të kanë vendosur tetë anije luftarake, një nëndetëse me energji bërthamore dhe avionë luftarakë F-35 në Karaibe. 
    Presidenti venezuelian Nicolas Maduro, në pushtet që nga viti 2013, ka akuzuar praninë ushtarake amerikane në rajon se po përpiqet ta rrëzojë atë nga pushteti. Trump tha së fundmi se ditët e Maduros në pushtet ishin “të numëruara” dhe në tetor konfirmoi se kishte autorizuar CIA-n të kryente operacione të fshehta në Venezuelë. 
    Të enjten, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi nisjen e Operacionit “Shtiza Jugore” që synon luftimin e trafikut të drogës në rajon. 
    Që nga fillimi i shtatorit, forcat amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve që dyshohet se përdoren për trafik droge. Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 21 sulme që vranë 80 persona. 

  • Trump urdhëroi rritjen e trupave ushtarake në Karaibë, Maduro mesazh për homologun amerikan: Mjaft me luftëra të pafundme dhe të padrejta

    Trump urdhëroi rritjen e trupave ushtarake në Karaibë, Maduro mesazh për homologun amerikan: Mjaft me luftëra të pafundme dhe të padrejta

    Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro i kërkoi të premten homologut të tij amerikan, Donald Trump të përmbahet, në një kohë kur SHBA-të kanë vendosur një forcë të fortë ushtarake në Karaibe.

    I pyetur nga një gazetar i CNN nëse kishte një mesazh që do të donte t’i dërgonte Trump, Maduro u përgjigj: “Po, paqe!”
    Duke iu drejtuar popullit amerikan, presidenti venezuelian theksoi: “Mjaft me luftëra të pafundme. Mjaft me luftëra të padrejta. Mjaft me Libi. Mjaft me Afganistan.”
    Ndërkohë, Pentagoni publikoi imazhe të aeroplanmbajtëses më të madhe dhe më të përparuar të Marinës Amerikane, USS Gerald Ford, e cila mbërriti në Karaibe të martën, duke rritur fuqinë ushtarake amerikane në rajon. Që nga gushti, SHBA-të kanë vendosur tetë anije luftarake, një nëndetëse me energji bërthamore dhe avionë luftarakë F-35 në Karaibe.
    Presidenti venezuelian Nicolas Maduro, në pushtet që nga viti 2013, ka akuzuar praninë ushtarake amerikane në rajon se po përpiqet ta rrëzojë atë nga pushteti. Trump tha së fundmi se ditët e Maduros në pushtet ishin “të numëruara” dhe në tetor konfirmoi se kishte autorizuar CIA-n të kryente operacione të fshehta në Venezuelë.
    Të enjten, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi nisjen e Operacionit “Shtiza Jugore” që synon luftimin e trafikut të drogës në rajon.
    Që nga fillimi i shtatorit, forcat amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve që dyshohet se përdoren për trafik droge. Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 21 sulme që vranë 80 persona.

    Top Channel

  • Trump urdhëroi rritjen e trupave ushtarake në Karaibë, ‘trembet’ Maduro: Mjaft me luftëra të pafundme dhe të padrejta

    Trump urdhëroi rritjen e trupave ushtarake në Karaibë, ‘trembet’ Maduro: Mjaft me luftëra të pafundme dhe të padrejta

    Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro i kërkoi të premten homologut të tij amerikan, Donald Trump të përmbahet, në një kohë kur SHBA-të kanë vendosur një forcë të fortë ushtarake në Karaibe.

    I pyetur nga një gazetar i CNN nëse kishte një mesazh që do të donte t’i dërgonte Trump, Maduro u përgjigj: “Po, paqe!”

    Duke iu drejtuar popullit amerikan, presidenti venezuelian theksoi: “Mjaft me luftëra të pafundme. Mjaft me luftëra të padrejta. Mjaft me Libi. Mjaft me Afganistan.”

    Ndërkohë, Pentagoni publikoi imazhe të aeroplanmbajtëses më të madhe dhe më të përparuar të Marinës Amerikane, USS Gerald Ford, e cila mbërriti në Karaibe të martën, duke rritur fuqinë ushtarake amerikane në rajon. Që nga gushti, SHBA-të kanë vendosur tetë anije luftarake, një nëndetëse me energji bërthamore dhe avionë luftarakë F-35 në Karaibe.

    Presidenti venezuelian Nicolas Maduro, në pushtet që nga viti 2013, ka akuzuar praninë ushtarake amerikane në rajon se po përpiqet ta rrëzojë atë nga pushteti. Trump tha së fundmi se ditët e Maduros në pushtet ishin “të numëruara” dhe në tetor konfirmoi se kishte autorizuar CIA-n të kryente operacione të fshehta në Venezuelë.

    Të enjten, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi nisjen e Operacionit “Shtiza Jugore” që synon luftimin e trafikut të drogës në rajon.

    Që nga fillimi i shtatorit, forcat amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve që dyshohet se përdoren për trafik droge. Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 21 sulme që vranë 80 persona.

  • “Shtiza jugore”, Pentagoni njofton operacione ushtarake në “lagjen e Amerikës”

    “Shtiza jugore”, Pentagoni njofton operacione ushtarake në “lagjen e Amerikës”

    Pas vendosjes së anijes luftarake më të madhe në botë në rajonin e Amerikës Latine dhe sulmeve ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe, shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka njoftuar një tjetër operacion madhor ushtarak.
    Ky mision mbron atdheun dhe mbron SHBA-në nga droga, shkroi Sekretari i Mbrojtjes Hegseth në Platformën X. Ai e quajti operacionin “Shtiza Jugore”. “Hemisfera Perëndimore është fqinjësia e Amerikës – dhe ne do ta mbrojmë atë”, theksoi ai. Ndërkohë, është konfirmuar një tjetër sulm ndaj një varke, që ka rezultuar në disa të vdekur.
    Sekretari amerikan nuk specifikoi sulme ose vende të veçanta. Operacioni ushtarak po drejtohet nga një Task Forcë e përbashkët dhe Komanda Jugore e SHBA-së, zona e operacioneve të së cilës shtrihet përgjatë Detit të Karaibeve dhe ujërave që kufizohen me Amerikën Qendrore dhe Jugore.
    SHBA-të e justifikojnë praninë e tyre ushtarake në ujërat e Amerikës Latine si një luftë kundër organizatave kriminale transnacionale dhe trafikut të drogës. Në javët e fundit, ushtria amerikane ka sulmuar vazhdimisht anije në Karaibe dhe Paqësor, të cilat SHBA-të pretendojnë se transportonin drogë. Dhjetëra njerëz janë vrarë në këto sulme. Veprimet e SHBA-së kanë tërhequr kritika ndërkombëtare, pjesërisht sepse qeveria amerikane nuk ka ofruar një bazë ligjore për veprimet e saj.
    Pentagoni i konfirmoi Agjencisë Gjermane të Shtypit (DPA) se një tjetër anije u sulmua në Karaibe të hënën, duke vrarë katër persona. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të sulmeve në 20, me një total prej 79 viktimash.
    Marina Amerikane njoftoi disa ditë më parë se aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald R. Ford, kishte arritur në zonën e operacioneve të Komandës Jugore të SHBA-së. Anija luftarake ishte tërhequr nga Mesdheu nga Pentagoni.
    Për shkak të tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Venezuelës, ka spekulime rreth arsyes së vërtetë të vendosjes së aeroplanmbajtëses në rajon.
    Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, akuzon udhëheqësin venezuelian, Nicolás Maduro, për përfshirje në trafikun e drogës drejt Shteteve të Bashkuara. Jo vetëm qeveria autoritare venezueliane e sheh si kërcënim vendosjen e njësive shtesë ushtarake në Karaibe, por edhe vende si Kolumbia dhe Brazili. Trump konfirmoi së fundmi se ai autorizoi operacione të fshehta nga CIA në Venezuelë.

  • Maduro i drejtohet amerikanëve: Bashkohuni me Venezuelën për një Amerikë paqësore

    Maduro i drejtohet amerikanëve: Bashkohuni me Venezuelën për një Amerikë paqësore

    Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, u bëri thirrje qytetarëve të Shteteve të Bashkuara që të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, gjatë një intervistë ekskluzive për CNN-në të mbajtur në mes të një tubimi në Caracas të enjten.

    Deklaratat e tij vijnë në një kohë të tensioneve të rritura me SHBA-në, e cila ka vendosur anije lufte në Karaibe për të ndaluar, sipas tyre, trafikimin e drogës nga Venezuela. Megjithëse Uashingtoni insiston se prania ushtarake synon pengimin e rrjedhës së narkotikëve drejt SHBA-së, Caracas, kryeqyteti i Venezuelës beson se qëllimi real i Amerikës është ndryshimi i regjimit.

    Maduro u drejtua drejtpërdrejt ndaj amerikanëve, duke thënë në spanjisht: “Bashkohuni për paqen e Amerikës. Jo më luftëra të pafundme. Jo më luftëra të padrejta. Jo më Libia. Jo më Afganistan.”

    Kur u pyet nëse kishte një mesazh për Presidentin amerikan Donald Trump, Maduro u përgjigj në anglisht: “Po, paqe, po paqe.” Ai nuk u shpreh direkt për shqetësimet për një agresion të mundshëm nga SHBA-ja, por theksoi se fokusin e kishte te qeverisja e vendit me paqe.

    Maduro mori pjesë në një tubim masiv për të rinjtë e Venezuelës, të cilëve më pas iu bëri thirrje të rezistonin ndaj asaj që ai e përshkroi si kërcënim për invazion nga SHBA-ja.

    Gjatë tre muajve të fundit, SHBA-ja ka grumbulluar rreth 15,000 ushtarë në Karaibe, së bashku me më shumë se një duzinë anijesh lufte, përfshirë një aeroplanmbajtëse, e përshkruar si “platforma më e vdekjeprurëse” e Marinës amerikane. Ky mobilizim, konsideruar si prezenca më e madhe ushtarake amerikane në rajon që nga invazioni i Panamasë në 1989, ka nxitur spekulime për një konflikt më të madh të mundshëm.

    Shtetet e Bashkuara thonë se kanë kryer të paktën 20 sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe Paqësor, duke vrarë 80 persona. CNN raporton se administrata Trump po shqyrton planet për të targetuar fabrikat e kokainës dhe rrugët e trafikimit brenda Venezuelës, edhe pse autoritetet kanë thënë se nuk ekziston një bazë ligjore për sulme brenda vendit.

    Si përgjigje, Venezuela ka nisur një mobilizim masiv të forcave ushtarake dhe milicive civile, duke kryer stërvitje në të gjithë vendin për t’u përgatitur ndaj çdo kërcënimi të mundshëm nga SHBA-ja.

    Forcat e armatosura të Venezuelës, Ushtria Kombëtare Bolivariane, kanë rreth 123,000 anëtarë. Maduro ka pretenduar gjithashtu se milicitë vullnetare tani kanë mbi 8 milionë rezervistë, megjithëse ekspertët e kanë vënë në dyshim këtë numër dhe nivelin e stërvitjes së trupave.