Tag: karabinierët

  • Itali/ Po survejonin 2 trafikantët shqiptarë, karabinierët kapin në flagrancë edhe policin rrugor duke blerë kokainë

    Itali/ Po survejonin 2 trafikantët shqiptarë, karabinierët kapin në flagrancë edhe policin rrugor duke blerë kokainë

    Një efektiv i Policisë Rrugore të Pesaros u kap në flagrancë nga kolegët e tij teksa po blinte një dozë kokaine nga shpërndarësi shqiptar, që gjithashtu përfundoi në qeli.

    Nga verifikimi rezultoi se polici nuk po vepronte si agjent i fshehtë, por si një përdorues që kishte nëvojë për lëndë narkotike. Ishin karabinierët e patrullës në Fano që e pikasën efektivin, duke e kapur në flagrancë.

    Aksioni u krye në zonën bregdetare midis Arzillës dhe Lidos, ku në fakt karabinierët ndodheshin në ndjekje të dy shpërndarësve të dyshuar, 20 dhe 23 vjeç, tashmë të arrestuar të dy. Por gjatë ndjekjes ata zbuluan edhe policin rrugor, që bleu sasinë me peshë 2-3 gramë kokainë.

    Ndaj oficerit tani ka nisur edhe procedimi disiplinor, por do hetohet gjithashtu edhe nëse ai është më shumë se përdorues.

    Oficerit tashmë i është marrë arma e shërbimit dhe ndodhet nën procedim administrativ, pasi u lirua pak orë pas ndalimit, informon media italiane.

    Dy shitësit shqiptarë pranuan fajësinë dhe të ndihmuar nga avokati i tyre, morën një dënim me gjykim të përshpejtuar me një vit e dy muaj burgim, i kthyer në dënim me kusht, që i çoi drejt lirisë.

  • Po vëzhgonin 2 shpërndarësit shqiptarë, karabinierët kapin në flagrancë edhe policin rrugor duke blerë kokainë

    Po vëzhgonin 2 shpërndarësit shqiptarë, karabinierët kapin në flagrancë edhe policin rrugor duke blerë kokainë

    Një efektiv i Policisë Rrugore të Pesaros u kap në flagrancë nga kolegët e tij teksa po blinte një dozë kokaine nga shpërndarësi shqiptar, që gjithashtu përfundoi në qeli.
    Nga verifikimi rezultoi se polici nuk po vepronte si agjent i fshehtë, por si një përdorues që kishte nëvojë për lëndë narkotike. Ishin karabinierët e patrullës në Fano që e pikasën efektivin, duke e kapur në flagrancë.
    Aksioni u krye në zonën bregdetare midis Arzillës dhe Lidos, ku në fakt karabinierët ndodheshin në ndjekje të dy shpërndarësve të dyshuar, 20 dhe 23 vjeç, tashmë të arrestuar të dy. Por gjatë ndjekjes ata zbuluan edhe policin rrugor, që bleu sasinë me peshë 2-3 gramë kokainë.
    Ndaj oficerit tani ka nisur edhe procedimi disiplinor, por do hetohet gjithashtu edhe nëse ai është më shumë se përdorues.
    Oficerit tashmë i është marrë arma e shërbimit dhe ndodhet nën procedim administrativ, pasi u lirua pak orë pas ndalimit, informon media italiane.
    Dy shitësit shqiptarë pranuan fajësinë dhe të ndihmuar nga avokati i tyre, morën një dënim me gjykim të përshpejtuar me një vit e dy muaj burgim, i kthyer në dënim me kusht, që i çoi drejt lirisë.

  • Bien në prangat e policisë dy shqiptarë/ U përpoqën të hidhnin kokainën në pusetën e ujërave të zeza për…

    Bien në prangat e policisë dy shqiptarë/ U përpoqën të hidhnin kokainën në pusetën e ujërave të zeza për…

    Në momentin e ndërhyrjes dhe kontrolleve, karabinierët dëgjuan edhe zhurmën që vinte nga kanalizimet aty pranë dhe që dyshohet se bashkëatdhetari i shqiptarit po përpiqej të zhdukte gjurmët e drogës. Gjithsesi u gjetën katër doza kokainë që nuk arritën dot t’i hidhnin në kanalizime dhe pusetën e ujërave të zeza.
    Karabinierët e Romës në Campagnano kanë goditur një rrjet të shpërndarjes së drogave të forta në kryeqytetin italian, ku mes të arrestuarve janë edhe 2 shqiptarë, 38 dhe 41 vjeç. Efektivët kapën në befasi një prej të dyshuarve teksa po shiste dozën e radhës për një nga klientët, në rrugët e qendrës historike.
    Të dy shqiptarët u arrestuan dhe pasi dolën në gjykatë u lanë për t’u proceduar me gjykim të shkurtuar, informon media italiane. Kjo goditje vjen në vazhdën e goditjeve të kryera ndaj grupit të shpërndarësve gjatë muajit qershor në këtë zonë, me 8 të ndaluar, mes të cilëve edhe 2 të mitur përdorues dhe sekuestrimit të sasive të drogës.
     

  • Drogë me foton e Al Pacino-s/ Fshehu 5 kg kokainë dhe 22 kg hashash në shtëpi, arrestohet shqiptari

    Drogë me foton e Al Pacino-s/ Fshehu 5 kg kokainë dhe 22 kg hashash në shtëpi, arrestohet shqiptari

    Karabinierët e njësisë operative të Xhenovës sekuestruan, në fund të një operacioni për ndjekjen e një 30-vjeçari shqiptar, 5 kg kokainë dhe 22 kg kanabis.

    Mediat italiane shkruajnë se e gjitha filloi kur u vu re 30-vjeçari që drejtonte një automjet që bënte lëvizje të çuditshme, duke parë vazhdimisht përreth.

    Mësohet se karabinierët filluan një shërbim të gjatë vëzhgimi dhe ndjekjeje të shqiptarit duke arritur të identifikonin vendbanimin e tij në Vigevano.

    Pas orësh pritjeje, ai u ndalua dhe u kontrollua teksa po dilte nga një apartament dhe iu gjet në posedim një pako që përmbante afërsisht 58 gramë kokainë.

    Karabinierët gjithashtu kontrolluan apartamentin dhe gjetën të shpërndara në pjesë të ndryshme të shtëpisë, të fshehura midis jastëkëve të divanit dhe gjithashtu nën tavolinën e kuzhinës, pothuajse 5 kilogramë kokainë, nga të cilat tre blloqe ishin ende të paprekura dhe pjesa tjetër tashmë e ndarë në qese me pesha të ndryshme, gati për t’u vendosur në tregun me shumicë.

    Ato ishin të vulosura në blloqe me një imazh të Al Pacinos në filmin “Scarface” (Njeriu me shenjë) sipër ose në qese të vulosura me nxehtësi

    Gjithashtu në kuzhinë, Karabinierët gjetën 22 kilogramë hashash të ndarë në 122 blloqe, këtë herë të ruajtur në frigorifer. U sekuestruan gjithashtu 7,000 euro në para të gatshme dhe materiale të ndryshme paketimi.

  • As spraji me piper nuk i ndaloi, 2 shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit, arrestohen pas rrëmujës para lokalit

    As spraji me piper nuk i ndaloi, 2 shqiptarët dhunojnë karabinierët gjatë aksionit, arrestohen pas rrëmujës para lokalit

    Dhunuan karabinierët gjatë aksionit, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar në Pulja.
    Gjithçka duket se ka nisur nga një sherr në Santeramo (Bari). Efektivët morën informacione se një person dukshëm në gjendje të dehur kishte ndaluar para një lokali dhe po shkatërronte një automjet të parkuar.
    Patrulla ndërhyri, por karabinieri i parë që iu afrua shqiptarit 46-vjeçar u gjend nën dhunë fizike. Incidenti ndodhi në Corso Tripoli, ku edhe afrimi i efektivit të dytë nuk e qetësoi situatën. Policët përdorën edhe spraj me piper ndaj agresorit, por aty ka ndërhyrë shqiptari i dytë, 25-vjeçar, që gjithashtu goditi me grushte, shuplaka e shkelma efektivët, informon media italiane.
    Më tej u desh ndërhyrja e përforcimeve të tjera për të prangosur dy të dyshuarit dhe izoluar në qelu për disa akuza. Pas veprimeve hetimore dhe vlerësimit juridik, gjykata i ka lënë të dy agresorët nën mazën e arrestit shtëpiak, në pritje të procesit.

  • Fshihte kokainën në të çarat e mureve, para se t’ua shiste përdoruesve, karabinierët fusin në kurth shqiptarin ‘inteligjent’

    Fshihte kokainën në të çarat e mureve, para se t’ua shiste përdoruesve, karabinierët fusin në kurth shqiptarin ‘inteligjent’

    Karabinierët e Gubbio kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar në rajonin e Umbrias, që u kap në flagrancë ndërsa vazhdimisht fuste dorën në disa të çara në mure, ku më pas rikthehej për t’i marrë dhe shitur te përdoruesit.
    Efektivët pikasnë lëvizjet dhe sjelljet e dyshimta të të riut, duke e ndjekur për të parë pikat se ku ai vendoste lëndën narkotike. Në dy prej këtyre pikave zbuloi 9 doza kokainë dhe vijuan të monitoronin në distancë 26-vjeçarin, para se t’i vinin prangat.
    Në momentin që ai u rikthye për t’i marrë, karabinierët e futën në kurth. Shqiptari bëri rezistencë dhe u përpoq të arratisej duke sulmuar fizikisht edhe efektivët, por pa sukses. Me vete iu gjetën edhe pesë doza të tjera kokaine, duke e çuar totalin në katërmbëdhjetë, informon media italiane.
    Përveç drogës, u sekuestruan edhe 1360 euro cash. Gjykata e Perugia e vlerësoi arrestimin të ligjshëm dhe urdhëroi masën paraprake të ndalimit të qëndrimit në territorin e rajonit të Umbrias.

     

  • Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë

    Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë

    Dy shqiptarë janë arrestuar në Peruxhia të Italisë nga Karabinierët e stacionit Farneto di Colombella. Shqiptarëve në momentin e arrestimit i janë sekuestruar një sasi kokaine. Aksioni u zhvillua përgjatë rrugës “Eugubina”, pranë një lokali të zonës.
    Karabinierët ndaluan një 35-vjeçar që drejtonte një makinë. Pas kontrollit personal dhe të automjetit, u gjetën nëntë pako të vulosura, që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej 8.7 gramësh.
    35-vjeçari kishte gjithashtu 475 euro në para të gatshme, të ardhura nga trafiku i drogës. Disa orë më vonë, përgjatë rrugës “Tiberina Nord”, në daljen Ospedalicchio Sud, u ndalua një tjetër makinë e drejtuar nga një 19-vjeçar, edhe ky shqiptar.
    Edhe në këtë rast, kontrolli personal dhe i automjetit çoi në zbulimin e pesë pakove me kokainë, me një peshë totale prej 7.5 gramësh, informoi media e vendit fqinj. I riu kishte me vete 375 euro në para të gatshme. Arrestimet u vërtetuan nga gjyqtari i Gjykatës së Peruxhias.

  • Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar, sekuestrohen drogë dhe valutë

    Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar, sekuestrohen drogë dhe valutë

    Dy arrestime në Peruxhia për trafik dhe shitje droge janë kryer nga Karabinierët e stacionit Farneto di Colombella.
    Të dy të ndaluarit janë shqiptarë, ndërsa u sekuestrua një sasi kokaine. Aksioni u zhvillua përgjatë rrugës ‘Eugubina’, pranë një lokali të zonës. Karabinierët ndaluan një 35-vjeçar që drejtonte një makinë. Pas kontrollit personal dhe të automjetit, u gjetën nëntë pako të vulosura, që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej 8.7 gramësh.
    35-vjeçari kishte gjithashtu 475 euro në para të gatshme, të ardhura nga trafiku i drogës. Disa orë më vonë, përgjatë rrugës ‘Tiberina Nord’, në daljen Ospedalicchio Sud, u ndalua një tjetër makinë e drejtuar nga një 19-vjeçar, edhe ky shqiptar.
    Edhe në këtë rast, kontrolli personal dhe i automjetit çoi në zbulimin e pesë pakove me kokainë, me një peshë totale prej 7.5 gramësh, informoi media e vendit fqinj. I riu kishte me vete 375 euro në para të gatshme. Arrestimet u vërtetuan nga gjyqtari i Gjykatës së Peruxhias.

  • Katër të arrestuar në Milano, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

    Katër të arrestuar në Milano, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

    Katër persona janë arrestuar, të akuzuar për menaxhimin e një trafiku droge mes Milanos dhe zonave përreth. Arrestimet u kryen në provincat Milano, Varese, Lecco dhe Cagliari nga karabinierët e stacioneve të Settimo Milanese dhe Cornaredo, me mbështetjen e kompanive të Cagliarit dhe Merates, në zbatim të një urdhri paraburgimi të lëshuar nga gjyqtari i gjykatës së Milanos, pas kërkesës së prokurorisë lokale.
    Katër të arrestuarit, me moshë midis 32 dhe 67 vjeç, me shtetësi italiane, marokene dhe shqiptare, akuzohen për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
    Gjatë hetimeve, që nisën në mars të vitit 2024, u kryen pesë arrestime në flagrancë, ndërsa në fazën e parë, në nëntor të kaluar, u dha një urdhër paraburgimi për tre persona, raportohet në mediat italiane.
    Përveç masave parandaluese, karabinierët bënë edhe një sekuestrim paraprak për vlerën prej 615,265 eurosh, që përfshin para në dorë, llogari bankare të lidhura me të dyshuarit, si dhe apartamente dhe prona luksoze në pronësi të tyre. Të arrestuarit u dërguan në burgjet San Vittore dhe atë të Cagliarit. Këtë e bëjnë të ditur karabinierët e komandës provinciale të Milanos në një njoftim zyrtar.

  • Krim makabër në Itali, dy vëllezër akuzohen për vrasjen e babait të tyre

    Krim makabër në Itali, dy vëllezër akuzohen për vrasjen e babait të tyre

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Quarto, pranë Napolit, ku dy vëllezër, të moshës 34 dhe 42 vjeç, janë ndaluar nga karabinierët, të akuzuar për vrasjen e babait të tyre, Antonio Di Gennaro, 72 vjeç.
    Alarmi u dha mbrëmjen e djeshme nga partnerja e 72-vjeçarit, e cila raportoi zhdukjen e tij në stacionin e policisë. Menjëherë, karabinierët nisën hetimet dhe, gjatë një kontrolli në shtëpinë e dy vëllezërve të arrestuar, gjetën trupin e viktimës të fshehur në një arkë në tarracë. Shtëpia ndodhet në zonën qendrore të Quartos, një qytet i populluar në periferi të Napolit.
    Hetimi, i koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, u krye nga Karabinierët e degës Quarto dhe ata të Kompanisë Pozzuoli. Pavarësisht se dy vëllezërit nuk kanë të kaluar kriminale, ndaj tyre janë mbledhur “prova të forta” që i akuzojnë për vrasjen e babait të tyre.
    Antonio Di Gennaro ishte zhdukur që prej datës 3 qershor, sipas dëshmisë së partneres së tij. Ky krim makabër ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal.