Tag: karabinierët

  • E rëndë në Itali, afrikani abuzon me 60-vjeçaren, çfarë deklaroi në polici

    E rëndë në Itali, afrikani abuzon me 60-vjeçaren, çfarë deklaroi në polici

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në parkun Tor Tre Teste në Romë, ku një grua 60-vjeçare është grabitur dhe përdhunuar nga një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia, i cili më pas është arrestuar nga karabinierët italianë pranë stacionit Termini.

    Autori i dyshuar kishte hyrë në Itali në vitin 2016 me leje qëndrimi humanitare, ndërsa në vitin 2024 kishte marrë leje të rregullt qëndrimi dhe punonte si punëtor ndërtimi në një kompani në Guidonia.
    Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa viktima po shëtiste qenin. Sipas dëshmisë së saj:

    “Më tha që nëse bërtas, do të më presë fytin me thikë.”
    Pas sulmit, autori i mori telefonin dhe u arratis në këmbë drejt zonës së Terminit. Karabinierët arritën ta gjurmonin nëpërmjet GPS-it të telefonit të vjedhur, ndërsa kamerat e sigurisë përgjatë rrugës konfirmuan lëvizjet e tij. Ai u identifikua gjithashtu nga veshjet që kishte në momentin e sulmit – po ato që kishte veshur edhe kur u arrestua.
    Gjatë marrjes në pyetje, 26-vjeçari pranoi krimin dhe deklaroi se kishte qenë nën efektin e drogës (crack), të cilën e kishte blerë pak minuta para ngjarjes në lagjen Quartiçiolo, e afërt me vendngjarjen. Ai gjithashtu foli në gjuhën italiane dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë.
    Viktima, përmes identifikimit fotografik, e njohu autorin me siguri të plotë.
    Ngjarja ka nxitur reagime të forta politike. Lideri i Legës, Matteo Salvini, komentoi në rrjetin X:
    “Gambian, i paligjshëm, drogaxhi. Grabit dhe më pas përdhunon një 60-vjeçare. Liga vazhdon të kërkojë kastrimin kimik për përdhunuesit dhe pedofilët – një zgjidhje që është aplikuar në shumë vende të botës, përfshirë edhe nga qeveri të majta.”
    Ndërkohë, Prokuroria e Romës ka kërkuar konfirmimin e arrestit, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse i riu ka përdorur identitet të rremë për të hyrë në Itali.

  • Tragjike/ Shqiptari humbi jetën nga katër goditje të pistoletave elektroshok nga karabinierët, ja për çfarë dyshohet

    Tragjike/ Shqiptari humbi jetën nga katër goditje të pistoletave elektroshok nga karabinierët, ja për çfarë dyshohet

    Trupi i Elton Banit, 41-vjeçarit që vdiq në Manesseno të Italisë të dielën e kaluar pasi u godit nga armë me elektroshok të karabinierëve, u godit katër herë nga pajisja elektrike përpara se të binte në tokë.
    Kjo është ajo që zbuluan rezultatet fillestare të autopsisë, të kryera nga mjekja ligjore Isabella Caristo mbi trupin e Banit. Atë ditë, 41-vjeçari thuhet se u godit dy herë në bark dhe pastaj dy herë në shpinë, siç kërkohet nga procedura për të parandaluar arrestin kardiak.
    U përdorën dy armë me elektroshok në shërbim të forcave të rendit, armë që tani janë sekuestruar dhe për të cilat është planifikuar një vlerësim teknik në orët në vijim. Ky vlerësim do të përpiqet të hedhë dritë mbi çdo mosfunksionim në të dy pajisjet, për të përcaktuar nëse ato ishin të paprekura apo të manipuluara. Hetimi do të përfshijë gjithashtu kartat e memories, një lloj kutie të zezë për armën e këtij lloji.
    Prokuroria e Ghenovës ka sekuestruar tashmë dy armët dhe në orët në vijim, prokurorja Paola Calleri do të urdhërojë një hetim teknik, duke dërguar gjithashtu njoftime për dy karabinierët nën hetim dhe familjen e muratorit shqiptar.
    Rezultatet e analizave toksikologjike janë ende në pritje për të përcaktuar nëse muratori shqiptar ishte nën ndikimin e ndonjë substance. Oficerët ndërhynë të dielën me kërkesë të personelit të emergjencës, të cilët ishin njoftuar nga fqinjët në lidhje me një burrë të shqetësuar dhe të pakontrolluar.
     

  • Pjesë e një rrjeti trafiku, arrestohet 27-vjeçari shqiptar/ Në makinë dhe banesë i gjenden mbi…

    Pjesë e një rrjeti trafiku, arrestohet 27-vjeçari shqiptar/ Në makinë dhe banesë i gjenden mbi…

    Një 27-vjeçar shqiptar pa precedentë penalë u arrestua nga karabinierët e Perugia, me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve.
    I dyshuar si pjesë e një rrjeti trafiku në zonë, ai u lokalizua dhe prangos në një parking, ndërsa po drejtonte makinën.
    Karabinierët e kapën menjëherë pasi shqiptari i shiti dozën e radhës me kokainë një klienti. Brenda makinës, oficerët gjetën edhe 9 pako kokaine, me peshë afërsisht 6 gramë dhe 245 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.
    Por një kontroll i mëvonshëm i shtëpisë zbuloi 96 pako të tjera kokaine, një peshore precize, materiale paketimi dhe 4645 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme, informon media italiane.
    Sasia e kokainës së sekuestruar sugjeron një numër të konsiderueshëm blerësish dhe një rrjet të strukturuar mirë të trafikimit të drogës në zonë.
    Gjykatësi i Gjykatës së Perugia, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të shqiptarit nga Italia.

  • U kap me doza kokaine brenda në makinë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

    U kap me doza kokaine brenda në makinë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

    Karabinierët italianë në qytetin Foligno kanë arrestuar një të ri shqiptar 25-vjeçar, i cili u kap me kokainë.

    Sipas mediave italiane, i riu, që kishte precedent penalë, dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës.
    Arrestimi ndodhi gjatë një kontrolli në Via Gori, ku karabinierët ndaluan makinën me qira që ai po përdorte.

    Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjetën 51 doza kokaine , me peshë totale 32 gramë , të cilat ishin fshehur me kujdes. Droga u sekuestrua, ndërsa i riu u  shoqërua në komisariat.

  • 41-vjeçari shqiptar Elton Bani humb jetën pas përdorimit të elektroshokut nga karabinierët në Itali

    41-vjeçari shqiptar Elton Bani humb jetën pas përdorimit të elektroshokut nga karabinierët në Itali

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së dielës në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, ku Elton Bani, 41-vjeçari shqiptar me banim në Liguria, humbi jetën pasi u qëllua disa herë me armë elektroshoku gjatë një operacioni të karabinierëve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas mediave italiane, Bani kishte kohë që jetonte në zonë, duke punuar si murator bashkë me vëllain e tij. Jeta e tij ishte e thjeshtë, por jo pa vështirësi, pasi më herët kishte vuajtur një dënim njëmujor për falsifikim. Për komunitetin, ai njihej si një person i tërhequr, me momente të forta nervozizmi, por gjithmonë pranë familjes. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Ngjarja nisi pasditen e 17 gushtit, kur ai shfaqi shenja agjitacioni në oborrin e shtëpisë, duke hedhur objekte dhe karrige. Fillimisht, vullnetarët e Croce d’Oro tentuan ta qetësonin, por nuk ia dolën. Më pas ndërhynë karabinierët, të cilët u përpoqën ta bindnin të hynte brenda për të marrë dokumentet e identitetit. Në ato momente, 41-vjeçari reagoi me grushte e shqelma edhe pasi u prangos.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Një nga oficerët përdori armën me elektroshok tre herë. Goditja e fundit bëri që Bani të rrëzohej, të humbiste ndjenjat dhe më pas të mos mund të ringjallej, pavarësisht ndërhyrjes së gjatë të personelit mjekësor.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Mjeku ligjor Isabella Caristo konfirmoi se trupi kishte shenja të goditjeve të shumta me elektroshok, ndërsa shkaku përfundimtar i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia.

    Prokuroria e Gjenovës ka hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme dhe dy karabinierët e përfshirë janë regjistruar si të dyshuar, një hap i domosdoshëm ligjor për pjesëmarrjen e tyre në procesin hetimor.

    Rasti i Elton Banit ka ndezur debatin mbi përdorimin e armëve me elektroshok në Itali, veçanërisht pasi ndodhi vetëm pak orë pas një incidenti të ngjashëm në Olbia. Vdekja e tij ka sjellë reagime të forta politike dhe kërkesa për rishikimin e protokolleve të sigurisë, trajnimit dhe llogaridhënies së forcave të rendit.

  • Itali/ U qëllua me pistoletë elektroshok nga karabinierët, vdes 42-vjeçari shqiptar

    Itali/ U qëllua me pistoletë elektroshok nga karabinierët, vdes 42-vjeçari shqiptar

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në komunën e Sant’Olcese në Xhenova të Italisë, ku një 42-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elton Bani, humbi jetën pas goditjes me një pistoletë elektroshok nga karabinierët italianë.

    Sipas mediave italiane, fqinjët kishin njoftuar emergjencën për sjellje agresive nga ana e 42-vjeçarit shqiptar. Fillimisht në vendngjarje mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë “Croce Oro di Manesseno”, të cilat, për shkak të vështirësive, kërkuan ndërhyrjen e forcave të rendit.

    Dy patrulla karabinierësh mbërritën pak minuta më pas dhe tentuan ta qetësonin 42-vjeçarin, duke i kërkuar dokumentet e identifikimit. Ai dyshohet se i ftoi të hynin në banesë, por gjatë zbritjes së shkallëve shfaqi sjellje të dhunshme. Në atë moment, efektivët përdorën armën elektroshok tre herë për ta neutralizuar. Ndërhyrja rezultoi fatale, duke shkaktuar vdekjen e shqiptarit.

    Mjeku ligjor Isabella Caristo ka konstatuar shenja të shumta goditjesh elektrike në trupin e viktimës, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, e cila do të kryhet në ditët në vijim.

    Prokuroria e Genovas, nën drejtimin e prokurores Paola Calleri, ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia. Dy karabinierët që përdorën elektroshokun janë regjistruar si të dyshuar, për vrasjen.

    Ngjarja vjen vetëm pak orë pasi një rast i ngjashëm u regjistrua në Olbia, ku një 57-vjeçar italian humbi jetën gjithashtu pas përdorimit të elektroshokut nga forcat e rendit.

  • Shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua me armë elektrike nga karabinierët

    Shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua me armë elektrike nga karabinierët

    Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas një ndërhyrjeje të karabinierëve.
    Hetuesit dyshojnë se përdorimi i armës elektrike mund të ketë shkaktuar një arrest kardiak te shqiptari, shkruajnë mediat italiane.

    Prokurorja Paola Calleri do të hapë një hetim për vrasje të paqëllimshme dhe ka urdhëruar autopsinë, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
    Ky incident ndodh pas rastit të një 57-vjeçari nga Olbia, i cili gjithashtu kishte vdekur pas përdorimit të tazerit nga policia.

  • Itali/ 20- vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë me makinë

    Itali/ 20- vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë me makinë

    Një 20-vjeçar shqiptar është kapur nga karabinierët italiane duke shpërndarë kokainë në Peruxhia dhe besohet se është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike në këtë zonë.
    Aksioni u krye në zonën e San Sisto, ku i riu u pa teksa qarkullonte me një automjet. Pasi pa patrullën, ai menjëherë u shfaq i shqetësuar dhe nervoz, duke i shtyrë efektivët që të kryenin një kontroll personal dhe të automjetit.
    Pas një kontrolli, oficerët gjetën dhe sekuestruan shtatë pako që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 6 gramë.
    Ai u izolua në paraburgimin e kazermave të ‘Via Ruggia’, ndërsa Gjykata e Peruxhias vërtetoi arrestimin.
    “Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme kundër trafikimit të drogës të kryera nga Karabinierët e Perugia-s në zonë, veçanërisht gjatë periudhës së festave zyrtare të gushtit”, informoi media italiane.

  • Arrestohet shqiptari, bëri për spital gruan. Dhuna vazhdonte prej vitesh

    Arrestohet shqiptari, bëri për spital gruan. Dhuna vazhdonte prej vitesh

    Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Brugherio, është arrestuar në flagrancë nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Monzas, Itali, pasi u kap duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Rreth orës 13:00 të së martës, një telefonatë urgjente në numrin 112 solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit për një rast dhune në familje.

    Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, në derën e banesës u përballën me një burrë në gjendje të rënduar emocionale dhe të dehur, i cili po ofendonte verbalisht gruan e tij, e cila ishte në lot dhe me shenja të dukshme dhune në trup. Ambientet e shtëpisë ishin të çrregulluara, me objekte të përmbysura, shenjë e një konflikti të ashpër fizik.

    Pavarësisht pranisë së policisë, 32-vjeçari nuk ndaloi sjelljen agresive dhe vijoi me fyerje ndaj bashkëshortes. Gruaja tregoi se ishte goditur me grushte dhe shqelma nga burri i saj, duke zbuluar se dhuna kishte qenë e vazhdueshme ndër vite dhe se burri e justifikonte sjelljen e tij me xhelozi.

    Viktima u dërgua menjëherë në spitalin e Monzas, ku iu ofrua ndihma mjekësore. Mjekët konstatuan dëmtime fizike të cilat kërkojnë një periudhë rikuperimi prej 30 ditësh. Nga ana tjetër, agresori u arrestua dhe, pas procedurave përkatëse ligjore, me urdhër të Prokurorisë së Monzës, u shoqërua në Burgun e Monzës.

     

  • E fshihte kokainën në marshin e makinës, nervozizmi tradhton shpërndarësin shqiptar

    E fshihte kokainën në marshin e makinës, nervozizmi tradhton shpërndarësin shqiptar

    Karabinierët e Ternit kanë arrestuar një 24-vjeçar shqiptar të dyshuar si pjesë e një rrjetit të trafikut të drogës në këtë zonë.
    Një patrullë hasi të riun që ishte me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, pasi kishte një dënim të mëparshëm.
    Ai u ndalua në ‘Strada di Sabbione’ ndërsa udhëtonte me një makinë me qira. Pasi pa oficerët, ai shfaqi një stil drejtimi të paqëndrueshëm, gjë që ngjalli dyshime te karabinierët.
    Nervozizmi shtyu oficerët të kryenin një kontroll personal dhe të automjetit:
    40 doza kokaine, me një total prej 32 gramë, u gjetën brenda levës së marshit. Për më tepër, mbi 4,000 euro në para të gatshme u gjetën në shtëpi, që besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës.
    Arrestimi u vërtetua dhe gjykatësi urdhëroi ndalimin e qëndrimit në provincën e Ternit dhe u kërkua dëbimi i tij.