Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga karabinierët në rajonin e Torinos.
Fundjavën e kaluar, ai u ndoq dhe u rrah nga qytetarët pas një vjedhjeje me thyerje në një shtëpi në Arnad të Aostës, duke marrë prej aty të paktën 5 mijë euro mall, kryesisht bizhuteri floriri dhe sende me vlerë.
Banorët e goditën edhe me një mjet bujqësor, kazmë, duke i shkaktuar dëmtime me kohë rikuperimi shëndetësor një muaj.
“TGR Valle d’Aosta”, raportoi se arrestimi i 40-vjeçarit është konfirmuar dhe vepra e tij e provuar tashmë, teksa Gjykata e la në qeli.
Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, e gjetën burrin shqiptar duke vuajtur nga lëndime të shumta. Ata thirrën shërbimet e urgjencës mjekësore, ku emigranti u diagnostikua me një frakturë të legenit të shkaktuar nga një rënie, ndërsa po përpiqej të ngjitej mbi një gardh privat, por edhe goditje nga banorët.
Gjykatësi në Gjykatën e Aostës ka vendosur që emigranti duhet të mbetet në burg dhe do të transferohet atje pasi të dalë nga reparti i spitalit ku ende po kurohet.
Shqiptari shfrytëzoi të drejtën e tij për të heshtur, duke deklaruar vetëm se ishte kuzhinier në Shqipëri. Gjykimi i shpejtë është caktuar për 19 dhjetor.
Karabinierët raportuan se “në kohën e arrestimit të tij, atij iu gjetën 500 euro në para të gatshme, një çantë luksoze dhe objekte të çmuara, me një vlerë totale të vjedhur prej afërsisht 5 mijë eurosh”.
Sipas atyre që drejtojnë hetimin, “kjo nuk është një vjedhje e qëllimshme, por një nga shumë përpjekje për të sulmuar shtëpitë në zonë”. Vjedhja me forcë duket se ka ndodhur përmes një dere me rrjetë që ishte shqyer.
Për këtë arsye, akuza është vjedhje e rëndë, e cila mbart një dënim prej 4 deri në 7 vjet burg, informon media italiane.
Por për shkak të kartelës penale të pastër, pasi është pa precedentë, shqiptari mund të shpëtojë me më pak se 4 vite dënim, arrest shtëpiak dhe ndalim qëndrimi në Luginën e Aostës.
Nuk ka asnjë gjurmë të bashkëpunëtorëve, një ose ndoshta dy, që janë arratisur. Hetimet për ta po vijojnë ende
Policia tha se po kërkon edhe tre qytetarët që dyshohet se e goditën hajdutin e dyshuar me një kazmë, duke i shkaktuar plagë që besohet se do të shërohen brenda 30 ditësh.
Tag: karabinierët
-

Arrest në Itali: Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit
-

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët
Një burrë 40-vjeçar shqiptar u plagos dje gjatë një përleshjeje me banorët pas një tentative vjedhjeje në Arnad, në veriperëndim të Italisë të Italisë.
Ai dyshohet se u sulmua me një objekt të mprehtë, dyshohet një kazmë, duke pësuar frakturë të legenit dhe plagë në pjesën e poshtme të barkut.
Karabinierët e arrestuan menjëherë dhe sekuestruan mallrat e vjedhura: 500 euro cash, bizhuteri dhe një çantë me vlerë totale rreth 5,000 euro. Një bashkëpunëtor i tij arriti të arratisej në zonën pyjore përreth. Hetuesit zbuluan se hajdutët kishin hapur me forcë një derë me rrjetë për të hyrë në banesë, ndërsa në qytet kishte pasur një tjetër tentativë vjedhjeje më parë.
I ndaluari ndodhet aktualisht në Spitalin Parini dhe do të qëndrojë aty deri sa gjendja e tij të lejojë transferimin në paraburgim.
Hetimet nga karabinierët e Chatillon/Saint-Vincent vazhdojnë për identifikimin e personave që sulmuan hajdutët. -

Hyri për të vjedhur një banesë, shqiptari e pëson keq në Itali nga banorët e zonës
Kronikë E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 18:10
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Arnad të veri-perëndimit të Italisë, ku një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje me banorë të zonës gjatë një tentative vjedhjeje më 5 dhjetor. Sipas mediave italiane, burri u godit me një mjet të mprehtë, dyshohet me një kazmë, duke pësuar frakturë të legenit dhe plagë në pjesën e poshtme të barkut.
Karabinierët ndërhynë menjëherë në vendngjarje, arrestuan të dyshuarin dhe sekuestruan sendet e vjedhura, përfshirë 500 euro në para, bizhuteri dhe një çantë, me vlerë të përbashkët rreth 5 mijë euro. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij arriti t’i shmangej kapjes duke u futur në zonën pyjore përreth.Hetimet paraprake treguan se autorët kishin hyrë në banesë duke thyer me forcë një derë me rrjetë, ndërsa pak më parë në të njëjtën zonë ishte raportuar edhe një tentativë tjetër vjedhjeje.
I arrestuari po trajtohet në Spitalin Parini dhe do të qëndrojë nën kujdes mjekësor deri sa gjendja e tij të stabilizohet për t’u transferuar në paraburgim. Ndërkohë, Karabinierët e Châtillon/Saint-Vincent po vijojnë hetimet për identifikimin e personave që ndërhynë dhe e sulmuan të dyshuarin.
-

Ishte kthyer në tmerrin e banorëve në Varese, arrestohet “skifteri” shqiptar
Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për grabitje. Sipas mediave italiane ai së bashku me disa persona të tjerë ishin kthyer në tmerrin e banorëve në zonën e Malnate të Vareses.
Karabinierët identifikuan një veturë “Alfa Romeo” me ngjyrë të errët, që po lëvizte nëpër rrugët e Vedano Olona, duke e zbuluar si mjet që ishte raportuar i përdorur nga vjedhje të dyshuara.
Kur “Alfa Romeo” hyri në një rrugë pa krye, oficerët e ndoqën, duke vërejtur dy nga personat që ngjiteshin mbi gardhin e një shtëpie private. Pasi panë karabinierët, autorët ikën me vrap. Por pas reagimit të menjëhershëm, njëri nga tre personat u kap, u ndalua dhe iu nënshtrua kontrolleve rutinë.Doli se ai ishte një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, me një dënim të mëparshëm dhe një urdhër të veçantë burgu për të vuajtur një dënim të mbetur prej 2 vjetësh e 4 muajsh.
Brenda automjetit, i cili rezultoi të ishte një automjet me qira, u gjetën mjete të ndryshme për vjedhje me thyerje, duke përfshirë kaçavida, leva dhe sende të tjera, duke konfirmuar aktivitetin kriminal që të tre do të kishin kryer nëse nuk do të ishin ndaluar menjëherë nga karabinierët e Malnate, informon media italiane.
Pas hetimit, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg në Varese, ku do të mbahet nga autoritetet gjyqësore deri në fund të hetimeve. -

Në aksion grabitje, ndalohet ‘skifteri’ shqiptar/ Ja sa burg do vuajë, i zbulohet dhe dënimi në mungesë. 2 shokët i shpëtojnë karabinierëve
Karabinierët italianë në Malnate të Varese-s, arrestuan një të ri shqiptar nën akuzën e vjedhjes, teksa po hetojnë edhe për bashkëpunëtorët e tij, pasi dyshohet për një grup “skifterësh” që ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës.
Efektivët identifikuan një veturë “Alfa Romeo” me ngjyrë të errët, që po lëvizte nëpër rrugët e Vedano Olona, duke e zbuluar si mjet që ishte raportuar i përdorur nga vjedhje të dyshuara.
Kur ‘Alfa Romeo’ hyri në një rrugë pa krye, oficerët e ndoqën, duke vërejtur dy nga personat që ngjiteshin mbi gardhin e një shtëpie private. Pasi panë karabinierët, autorët ikën me vrap. Por pas reagimit të menjëhershëm, njëri nga tre personat u kap, u ndalua dhe iu nënshtrua kontrolleve rutinë.
Doli se ai ishte një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, me një dënim të mëparshëm dhe një urdhër të veçantë burgu për të vuajtur një dënim të mbetur prej 2 vjetësh e 4 muajsh.
Brenda automjetit, i cili rezultoi të ishte një automjet me qira, u gjetën mjete të ndryshme për vjedhje me thyerje, duke përfshirë kaçavida, leva dhe sende të tjera, duke konfirmuar aktivitetin kriminal që të tre do të kishin kryer nëse nuk do të ishin ndaluar menjëherë nga karabinierët e Malnate, informon media italiane.
Pas hetimit, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg në Varese, ku do të mbahet nga autoritetet gjyqësore deri në fund të hetimeve. -

“Skifteri” shqiptar kapet në aksion grabitjeje/ 2 shokët i shpëtojnë karabinierëve, ja sa burg do vuajë

Banesa në laborator kokaine/ Arrestohen dy të rinjtë, iu sekuestrua edhe…
Dy të rinj janë arrestuar në Campania të Italisë, ku një prej tyre është shqiptar, ndërsa akuzohen për trafik të kokainës.
Të dyshuarit, njëri prej të cilëve vendas nga Napoli, e kishin kthyer shtëpinë e tyre në laborator droge, në Capodrise, ku karabinierët mësynë dhe goditën aktivitetin e paligjshëm. Të arrestuarit janë 19-vjeçarë.
Për ditë të tëra, efektivët kishin vëzhguar lëvizje të dyshimta rreth një apartamenti në zonë, duke ndjekur me durim të rinjtë, teksa i kanë përgjuar.
Pika e kthesës erdhi kur një blerës potencial u ndalua menjëherë pasi bleu drogën. Ndërhyrja konfirmoi dyshimet hetimore dhe i shtyu karabinierët të vazhdonin me një kontroll në shtëpinë e banuar nga dy të rinjtë.
Brenda apartamentit, të fshehur midis mobiljeve dhe rafteve, ata gjetën 43 gramë kokainë gati për shitje, 8 gramë hashash, 150 euro cash, si dhe lëndë prerëse, katër peshore precize dhe gjithçka që nevojitej për të paketuar dozat, informon media italiane.
Në fund të operacionit, dhe me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, dy djemtë u transferuan në burgun Santa Maria Capua Vetere, në pritje të masës dhe hetimeve të mëtejshme. -

Sekreti i banesës në Napoli: Shqiptari dhe italiani kapen duke prodhuar kokainë në laboratorin e fshehur
Dy të rinj janë arrestuar në Campania të Italisë, ku një prej tyre është shqiptar, ndërsa akuzohen për trafik të kokainës.
Të dyshuarit, njëri prej të cilëve vendas nga Napoli, e kishin kthyer shtëpinë e tyre në laborator droge, në Capodrise, ku karabinierët mësynë dhe goditën aktivitetin e paligjshëm. Të arrestuarit janë 19-vjeçarë.
Për ditë të tëra, efektivët kishin vëzhguar lëvizje të dyshimta rreth një apartamenti në zonë, duke ndjekur me durim të rinjtë, teksa i kanë përgjuar.
Pika e kthesës erdhi kur një blerës potencial u ndalua menjëherë pasi bleu drogën. Ndërhyrja konfirmoi dyshimet hetimore dhe i shtyu karabinierët të vazhdonin me një kontroll në shtëpinë e banuar nga dy të rinjtë.
Brenda apartamentit, të fshehur midis mobiljeve dhe rafteve, ata gjetën 43 gramë kokainë gati për shitje, 8 gramë hashash, 150 euro cash, si dhe lëndë prerëse, katër peshore precize dhe gjithçka që nevojitej për të paketuar dozat, informon media italiane.
Në fund të operacionit, dhe me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, dy djemtë u transferuan në burgun Santa Maria Capua Vetere, në pritje të masës dhe hetimeve të mëtejshme.
gijotina.com/ -

Tmerr në Itali/ Arrestohet 38-vjeçarja, tentoi të vriste foshnjën e porsalindur në tualet
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ciriè, ku një grua 38-vjeçare është arrestuar dhe dërguar në burg me akuzën e tentativës së vrasjes së foshnjës së porsalindur. Sipas Corriere di Torino, gruaja dyshohet se e la vajzën e saj të porsalindur me kokën pothuajse tërësisht të zhytur në tualet për rreth 20 minuta.
Foshnja në gjendje kritike
Foshnja u shpëtua nga personeli i urgjencës, i cili arriti ta ringjallë dhe ta dërgojë me urgjencë në Spitalin Maria Vittoria në Torino. Ajo vazhdon të ndodhet në kujdesin intensiv neonatal, në gjendje shumë të rëndë por të qëndrueshme. Mjekët shprehin shqetësim, pasi e porsalindura ka qëndruar për një kohë të gjatë pa oksigjen.Si ndodhi ngjarja
Sipas rindërtimit paraprak nga karabinierët, 38-vjeçarja ka lindur vetëm, në banjën e banesës së saj, e mbështetur mbi tualet. Kur vëllai i saj është kthyer në shtëpi, ai ka gjetur dhomën të mbuluar me gjak dhe motrën ende në banjo. Në tualet ai ka vënë re foshnjën me kokën e zhytur në ujë. Menjëherë ai ka telefonuar shërbimet e emergjencës.
Deklarimet e nënës dhe dyshimet e hetuesve
Gruaja u ka thënë hetuesve se nuk e dinte që ishte shtatzënë dhe se ishte trembur nga lindja e papritur. Megjithatë, ky version konsiderohet i pabesueshëm nga karabinierët. Prokuroria e Ivreas, e cila ka juridiksion mbi zonën, po heton rastin si tentativë vrasjeje.
Sipas burimeve hetimore, gruaja ka një të shkuar të vështirë, të përshkruar si “mjaft e egër”, dhe më herët ka pasur probleme me varësinë nga droga. Prej disa muajsh ajo jetonte sërish në shtëpinë e familjes së bashku me nënën dhe vëllain. Të afërmit kanë deklaruar se nuk kishin asnjë dijeni për një shtatzëni.
Hetimet vazhdojnë
Karabinierët dhe prokuroria po punojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe gjendjen psikologjike të nënës në momentin e lindjes. Ndërkohë, e gjithë vëmendja e mjekëve mbetet tek shpëtimi i të porsalindurës, e cila lufton për jetën në spitalin e Torinos./vizionplus.tv -

Me urdhër dëbimi/ Si ra në kurth ‘skifteri’ shqiptar në Itali, karabinierët i vihen nga pas…arrestohet
Një 40-vjeçar shqiptar, banues në Castel Volturno, me qëndrim të parregullt në Itali dhe subjekt dëbimi, u arrestua nga karabinierët e Imolës për tentativë vjedhjeje me thyerje të banesave.
Arrestimi u bë gjatë një ndërhyrjeje nga oficerët, të cilët iu përgjigjën shtëpisë së një banori për të verifikuar praninë e një të huaji të veshur me rroba të errëta dhe që mbante një elektrik dore. I dyshuari ishte filmuar nga kamerat e mbikëqyrjes, të instaluara brenda dhe të lidhura me një bombol anti-zjarr, që supozohej se ishte aktivizuar për të ngatërruar grabitësin dhe për ta detyruar atë të ikte.
Duke parë tymin nga pajisja e sigurisë jo-toksike, e projektuar për të mbrojtur ambientet nga ndërhyrësit, i dyshuari iku. Me mbërritjen e karabinierëve, një burrë që përputhej me përshkrimin e ndërhyrësit hipi në një makinë “Dacia Sandero” të parkuar aty pranë dhe u largua me shpejtësi me dy pasagjerë.
I ndjekur nga karabinierët, në “Via Malsicura”, shoferi u detyrua të ndalonte. Dy pasagjerët dolën shpejt dhe ikën në këmbë nëpër fusha. Shoferi u kap më pas nga karabinierët, i identifikuar si 40-vjeçari shqiptar, dhe u arrestua.
Brenda makinës me qira, karabinierët gjetën mjete të ndryshme për vjedhje me thyerje, të cilat me shumë gjasa u përdorën për të thyer një dritare dhe për të hyrë në shtëpinë nga e cila ishte aktivizuar alarmi, duke bërë që ata të iknin, raportojnë media italiane.
Me urdhër të Prokurorit Publik në detyrë në Zyrën e Prokurorit Publik të Bolonjës, autori i dyshuar i arrestuar nga karabinierët u dërgua në gjykatë, ku u konfirmua edhe arrestimi.