Tag: kapur

  • Shqiptarët “harrojnë” gomonet, ikin në Angli me jaht, arrestohen 20 prej tyre

    Shqiptarët “harrojnë” gomonet, ikin në Angli me jaht, arrestohen 20 prej tyre

    20 emigrantë shqiptarë janë kapur nga autoritetet britanike në Kanalin Anglez, pasi ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Jahti luksoz besohet se ka lundruar nga Bresti i Francës dhe është kapur në Kanalin Anglez gjatë rrugës për në Newquay, të dielën.
    Kur oficerët e Forcave Kufitare kontrolluan jahtin, ata gjetën 20 pasagjerë të fshehur nën kuvertë. Mendohet se të gjithë janë shtetas shqiptarë. 19 burra dhe një grua janë ndaluar në pritje të largimit nga Mbretëria e Bashkuar.
    Shqiptarja Bleda Bega, 44 vjeçe, është akuzuar për “lehtësim të hyrjes së paligjshme”. Ajo është lënë në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Bodminit. Dy burra të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, janë arrestuar me dyshimin për të njëjtën vepër penale, raportohet në mediat britanike.
    Të dhënat qeveritare, të publikuara të hënën, tregojnë se nuk ka pasur kalime me varka të vogla më 13 prill. Personat e zbuluar në jaht nuk janë përfshirë në shifrat e së dielës. Megjithatë, 11 anije që përmbanin 656 persona, bënë udhëtimin përmes Kanalit të shtunën, numri më i lartë në një ditë të vetme këtë vit.
    Të dhënat paraprake sugjerojnë se një numër rekord emigrantësh kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla këtë vit, me më shumë se 8,000 njerëz që kanë mbërritur në katër muajt e parë të vitit 2025.
    Kjo është 46% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur 5,517 persona kishin bërë kalimin. Është 65% më shumë se në këtë fazë të vitit 2023.
    Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Bandat e kontrabandës së njerëzve nuk interesohen nëse njerëzit e cenueshëm që ata shfrytëzojnë jetojnë apo vdesin, për sa kohë që paguajnë dhe ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të çmontuar modelet e tyre të biznesit dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë.
    Kjo është arsyeja pse kjo qeveri ka paraqitur një plan serioz dhe të besueshëm për të rivendosur më në fund rendin në sistemin tonë të azilit, duke përfshirë fuqi më të ashpra zbatimi, rritjen e numrit të kthimeve në nivelet më të larta të tyre për më shumë se gjysmë dekade dhe një goditje të madhe ndaj punës së paligjshme për t’i dhënë fund premtimit të rremë të vendeve të punës të përdorura nga bandat për të shitur hapësira në anije.
    Ekipet tona të Forcave Kufitare mbajnë gjithashtu vigjilencë të vazhdueshme ndaj përpjekjeve për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur teknologjinë dhe aftësitë më të fundit të mbikëqyrjes. Kushdo që përpiqet të kontrabandojë njerëz në vend në këtë mënyrë përballet me arrestim, ndjekje penale dhe dënim me burg.”

  • ‘Do presim fijet e krimit dhe të fortëve’, Shabani: Një rrjet që ka kapur gjithçka

    ‘Do presim fijet e krimit dhe të fortëve’, Shabani: Një rrjet që ka kapur gjithçka

    Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim elektoral në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku lideri politik i këtij formacioni, Endri Shabani, u shpreh me tone të forta ndaj atij që e cilësoi si “rrjeti i merimangës” që ka kapur jetën politike dhe ekonomike në vend.
    Në fjalën e tij, Shabani tha se Shqipëria nuk është më një vend ku njerëzit besojnë te ndryshimi, ndonëse dikur ëndërronin të bëhej si Europa.
    “Në këtë lagje, kam parë prindërit e mi që thonin ‘Shqipëria si gjithë Europa’. Tani edhe më pesimisti nuk e mendon kështu. Po çfarë i mungon Shqipërisë të ishte si Sllovenia apo vendet baltike? Rrjeti i merimangës ka penguar gjithçka. Nuk është një parti, por një rrjet që ka kapur gjithçka, rasti më tipik është Ali Demi. Fijet e krimit dhe të fortëve morën fushën dhe i bën pallate. Këtu ishte tregu elektrik, por erdhi rrjeti i 5D që ndërhyri.”
    Ai theksoi se mënyra për të përballuar këtë situatë është përmes një platforme të qartë reformash, të cilat synojnë shpërbërjen e rrjetit të klientelizmit dhe korrupsionit në vend. Sipas tij, kjo nisëm do të realizohet përmes gjashtë pikave të propozuara nga koalicioni:

    Anulimi i ligjit për kontratat strategjike, që sipas tij, është përdorur për të favorizuar klientët e pushtetit.
    Anulimi i të gjitha projekteve me Partneritet Publik Privat (PPP).
    Vendosja e kufizimit të mandateve në dy për çdo funksion publik.
    Decentralizimi i arsimit, ku drejtorët të zgjidhen mbi bazën e meritokracisë dhe jo me emërime politike.
    Siguri shëndetësore për të gjithë, përmes një sistemi të siguracioneve që garanton trajtim për çdo qytetar.
    Plan urbanistik me referendum, si dhe taksim zero për familjet e reja.

    Në përfundim të fjalës së tij, Shabani rikujtoi se ky koalicion ka dërguar më parë në burg deputetë dhe ministra, duke nënvizuar përkushtimin për të vijuar këtë betejë me vendosmëri.

  • Delfinët japin shfaqje për turistët në gjirin e Vlorës (VIDEO)

    Delfinët japin shfaqje për turistët në gjirin e Vlorës (VIDEO)

    Pamje të mrekullueshme të delfinëve që ‘luajnë’ pranë gomones me turistë janë kapur në gjirin e Vlorës.
    Siç shihet nga pamjet, ky grup turistësh që ishin duke eksploruar me gomone gjirin e Vlorës dhe për të shkuar drejt Gadishullit të Karaburunit janë shoqëruar nga delfinët.
    Këto pamje janë kapur shpesh herë janë në gjirin e Vlorës dhe shoqërojnë mjetet lundruese duke u dhuruar kënaqësi.

  • Zelenskyy pretendon se janë kapur dy shtetas kinezë duke luftuar për Rusinë në Ukrainë

    Zelenskyy pretendon se janë kapur dy shtetas kinezë duke luftuar për Rusinë në Ukrainë

    Volodymyr Zelenskyy

    KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pretendon se ushtria ukrainase i ka kapur rob dy shtetas kinezë që po luftonin për ushtrinë ruse në rajonin Donjeck të Ukrainës, dhe u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të reagojnë për këtë dhe të kërkojnë shpjegim nga Pekini. Në një mesazh në Telegram të martën në mbrëmje, Zelensky pretendoi se dy shtetasit kinezë u kapën gjatë një beteje ku ishin të përfshirë edhe disa ushtarë të tjerë kinezë, të gjithë duke luftuar si pjesë e ushtrisë ruse në Donjeck.
    Pekini është bërë aleat i ngushtë i Rusisë prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Megjithatë, Kina është pozicionuar si neutrale në këtë konflikt, ka propozuar plane të veta paqeje për t’i dhënë fund luftës dhe nuk dihet publikisht se e ka ndihmuar drejtpërdrejt Kremlinin në luftë.
    Në një raport ekskluziv në shkurt, Radio Evropa e Lirë (REL) identifikoi përmes një baze të të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë emrin e një shtetasi kinez që deklaroi se kishte luftuar për Rusinë, megjithëse ai refuzoi të jepte hollësi të mëtejshme.
    “Ne kemi dokumentet e këtyre të burgosurve, kartat bankare dhe të dhëna personale”, tha Zelensky në një postim në Telegram që përfshinte edhe imazhe të njërit prej ushtarëve kinezë që dyshohet se u zunë rob.
    Ministria e Jashtme e Kinës ende nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimin e Zelenskyt, i cili nuk dha hollësi për atë se kush i komandonte këta ushtarë. Lideri ukrainas tha se të dhënat fillestare lënë të kuptohet se më shumë shtetas kinezë mund të jenë të pranishëm në njësi ushtarake ruse që operojnë në Ukrainë dhe se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe njësi të tjera ushtarake po “punojnë në mënyrë aktive” për të konfirmuar përmasat e përfshirjes kineze në luftë. Shtetasit kinezë të kapur janë aktualisht në kujdesin e SBU-së, ku po zhvillohen procedura hetimore dhe operative.
    “Përfshirja e Kinës, së bashku me vende të tjera, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, në këtë luftë në Evropë është tregues i qartë se [presidenti rus Vladimir] Putin nuk ka për qëllim ta përfundojë luftën”, shkroi Zelensky.
    Disa orë më herët, Zelensky e pranoi publikisht për herë të parë se trupat ukrainase po mbajnë pozicione brenda rajonit Belgorod të Rusisë, ndërsa Ukraina vazhdon t’i nderojë disa fëmijë të vrarë në një sulm ajror rus javën e kaluar. Zelensky ka bërë thirrje për trysni ndërkombëtare dhe masa më të forta për të penguar Moskën nga vazhdimi i sulmeve të tilla.
    Zyrtarët ukrainas thanë se raketa e përdorur kishte municion thërrmues për të shkaktuar sa më shumë viktima në tokë, duke “shpërfillur në mënyrë të papërgjegjshme jetën e civilëve”, sipas shefit të OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk./REL

  • Zelensky pretendon se janë kapur dy shtetas kinezë duke luftuar për Rusinë në Ukrainë

    Zelensky pretendon se janë kapur dy shtetas kinezë duke luftuar për Rusinë në Ukrainë

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pretendon se ushtria ukrainase i ka kapur rob dy shtetas kinezë që po luftonin për ushtrinë ruse në rajonin Donjeck të Ukrainës, dhe u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të reagojnë për këtë dhe të kërkojnë shpjegim nga Pekini.

    Në një mesazh në Telegram të martën në mbrëmje, Zelensky pretendoi se dy shtetasit kinezë u kapën gjatë një beteje ku ishin të përfshirë edhe disa ushtarë të tjerë kinezë, të gjithë duke luftuar si pjesë e ushtrisë ruse në Donjeck.

    Pekini është bërë aleat i ngushtë i Rusisë prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

    Megjithatë, Kina është pozicionuar si neutrale në këtë konflikt, ka propozuar plane të veta paqeje për t’i dhënë fund luftës dhe nuk dihet publikisht se e ka ndihmuar drejtpërdrejt Kremlinin në luftë.

    Në një raport ekskluziv në shkurt, Radio Evropa e Lirë (REL) identifikoi përmes një baze të të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë emrin e një shtetasi kinez që deklaroi se kishte luftuar për Rusinë, megjithëse ai refuzoi të jepte hollësi të mëtejshme.

    “Ne kemi dokumentet e këtyre të burgosurve, kartat bankare dhe të dhëna personale”, tha Zelensky në një postim në Telegram që përfshinte edhe imazhe të njërit prej ushtarëve kinezë që dyshohet se u zunë rob.

    Ministria e Jashtme e Kinës ende nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimin e Zelenskyt, i cili nuk dha hollësi për atë se kush i komandonte këta ushtarë.

    Lideri ukrainas tha se të dhënat fillestare lënë të kuptohet se më shumë shtetas kinezë mund të jenë të pranishëm në njësi ushtarake ruse që operojnë në Ukrainë dhe se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe njësi të tjera ushtarake po “punojnë në mënyrë aktive” për të konfirmuar përmasat e përfshirjes kineze në luftë.

    Shtetasit kinezë të kapur janë aktualisht në kujdesin e SBU-së, ku po zhvillohen procedura hetimore dhe operative.

    “Përfshirja e Kinës, së bashku me vende të tjera, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, në këtë luftë në Evropë është tregues i qartë se [presidenti rus Vladimir] Putin nuk ka për qëllim ta përfundojë luftën”, shkroi Zelensky.

    Disa orë më herët, Zelensky e pranoi publikisht për herë të parë se trupat ukrainase po mbajnë pozicione brenda rajonit Belgorod të Rusisë, ndërsa Ukraina vazhdon t’i nderojë disa fëmijë të vrarë në një sulm ajror rus javën e kaluar.

    Zelensky ka bërë thirrje për trysni ndërkombëtare dhe masa më të forta për të penguar Moskën nga vazhdimi i sulmeve të tilla.

    Zyrtarët ukrainas thanë se raketa e përdorur kishte municion thërrmues për të shkaktuar sa më shumë viktima në tokë, duke “shpërfillur në mënyrë të papërgjegjshme jetën e civilëve”, sipas shefit të OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk./REL

  • Deputeti i PD-së del kundër Berishës: SPAK nuk është i kapur nga Rama

    Deputeti i PD-së del kundër Berishës: SPAK nuk është i kapur nga Rama

    Kandidati i PD-së për deputet në Tiranë, Kreshnik Çollaku tha se nuk ndan të njëjtin qëndrim me Sali Berishën për SPAK, i cili thotë se është mashë e PS-së. Çollaku se SPAK ka problemet e saj por është i vendosur në luftën ndaj korrupsionit.
    “Unë pranoj që SPAK mund të mos jetë perfekt. Besoj se ka pasur dhe do të ketë përpjekje për të kapur dhe përdorur atë institucion por edhe sistemin e drejtësisë nga aktorë politikë.
    Por mendoj që në parim edhe pse ka nevojë për një monitorim për funksionimin e plotë dhe të pavarur, unë mendoj që është interesi i opozitës dhe i demokratëve, të mbështesë luftën kundër korrupsionit, gjë që të cilën në masën më të madhe SPAK në bindjen më të madhe e justifikon.
    Unë kam një qëndrim ndryshe nga zoti Berisha ndaj SPAK. Ai mendon se SPAK është i kapur nga Edi Rama. Unë nuk e mendoj këtë gjë! Rama mund të ketë tentuar apo do të tentojë, por deri tani nuk ia ka dalë.”, u shpreh Çollaku në Dritare TV.
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se prokuroria e posaçme është e kontrolluar nga Edi Rama. Madje ai akuzon kreun e qeverisë se zhvillon takime të fshehta dhe gjysmë të fshehta me drejtues të SPAK-ut.

  • “Është kapur prej flokësh me një vajzë”, Kelly sqaron thashethemet për Rozanën, banorja: Nuk ka ndodhur në televizion

    “Është kapur prej flokësh me një vajzë”, Kelly sqaron thashethemet për Rozanën, banorja: Nuk ka ndodhur në televizion

    Kelly ka hedhur akuza ndaj Rozanës, duke u shprehur se kjo e fundit është konfliktuar fizikisht me një vajzë në një format të ngjashëm në Kosovë.
    Rozana u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, pasi konflikti nuk ka ndodhur në televizion dhe për atë sherr ka fituar pafajësinë.
    Kelly: Ka qenë një format i tillë dhe zonja që pretendon se mbron gratë, është kapur për flokësh me gratë. Ka 10 vite ky muhabet. Nëse jam i gabuar dhe nuk ka pasur konflikt në atë shtëpi…

    Rozana: Kemi qenë një format të tillë quhet ‘big shtëpia’. Kemi pasur konflikte, asnjëri nuk është prekur me duar. Konflikti ka ndodhur jashtë shtëpisë dhe në atë konflikt unë kam dalë e pafajshme. Konflikti ka shkuar në proces gjyqësor. Si mundet ti të më akuzosh mua që jam kapur për flokësh. Çfarë nuk është përmendur këtu.
    Ledioni: Secili mban përgjegjësi për gjërat që nxirrni nga goja. Nëse thoni një gënjeshtër a budallallëk që bie ndesh me atë që di publiku, atëherë do gjykoheni nga publiku.
    Rozana: Më nxirrni çfarë të doni se jam shumë krenare për jetën time. Nëse kjo video nëse ekziston le të dalë. Ka ndodhur në Kodrat e Liqenit. Nëse do ndodhte një konflikt fizik do isha jashtë, unë kam qenë në finalen e atij edicioni.

  • Gjesti sherr me Rozanën: Femrat i ke kapur për flokësh për të dashur

    Gjesti sherr me Rozanën: Femrat i ke kapur për flokësh për të dashur

    Showbiz E Enjte, 27 Mars 2025 15:10
    Gjesti dhe Rozana kanë debatuar ashpër. Ata tashmë janë kthyer në rivalë të njëri-tjetrit dhe nuk po kursehen aspak në fjalor.
    Gjesti i është drejtuar Rozanës, duke i thënë se do nxjerrë informacione nga jashtë. Ai ia bën me dije se Rozana është kapur flokësh me femra për të dashur.

    ”A do informacione nga jashtë. Ti je kap për flokësh me femra, jeni kapur për të dashur çka keni pasur aty edhe kaq natën e mirë. Të gjithë e kanë parë”, iu drejtua ai.