Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke bërë thirrje për “revolta dhe reagim popullor”.
Në një postim në rrjetet sociale, Salianji deklaron se qeveria është e kalbëzuar në çdo qelizë të saj dhe se lidhjet me krimin kanë kapur çdo institucion.
Ai thekson se situata në vend ka arritur një pikë kritike dhe se, sipas tij, është e nevojshme një zgjim qytetar për t’i dhënë fund qeverisjes aktuale.
Postimi i plotë:
Sot në mbledhjen e Kryesisë,Qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë të saj!Gangrenë korrupsioni, lidhja me krimin, arroganca dhe paaftësi që ka përfshirë dhe kapur çdo institucion. Rama është kapur në krim!Nuk ka më durim! Koha për reagim, protesta dhe revoltë popullore
Tag: kapur
-

‘Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë të saj’, Salianji : Koha për…
-

Berisha gati t’i kthehet ndryshimeve kushtetuese për shkatërrimin e SPAK, pas pazarit për Reformën Zgjedhore dhe…
Rigels Seliman
Bashkimi i votave për të ngritur Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale mund të jetë paralajmërim i një kompromisi më të madh mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për ndryshimin e Kushtetutës (ligjit themeltar të shtetit), që kërkon minimalisht 94 vota, 11 më shumë seç Rama ka. Ditën e djeshme kreu i PD, Sali Berisha është shprehur i gatshëm të ulet me kryeministrin Edi Ramën për të prekur Kushtetutën, duke hapur rrugën për një “pakt të madh” që mund të tronditë themelet e Reformës në Drejtësi. Burime pranë grupit të Berishës pohojnë se pas bashkimit të votave me Ramën për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, po përgatitet terreni për ndryshime kushtetuese që mund të paralizojnë SPAK-un dhe të zhbëjnë punën e disa viteve të reformave të BE-së.
“Ka dhe një mendim të kahershëm, është i 25-30 viteve më parë që vendi të bëhet me 2 dhoma. Dhoma e lartë e senatit, dhe ajo e parlamentit. Jam dakord me këtë se sado pak, po në qoftë se e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, po si një institucion frenues, atëherë i bën një të mirë vendit. Kur një mazhorancë, senati është i dobishëm. Shqipëria në rast se ngre një senat, pa diskutim që duhet të pakësohet numri i deputetëve. Për zvogëlimin e bashkive nuk jemi dakord. Ne kemi vendosur një kusht që kemi pranuar. Në komisionin për Zgjedhoren të jetë ODHIR, dhe në Territorialen të jetë ekspertët e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Evropës. Nëse është problemi për të përcaktuar senatin e republikës në Kushtetutë, jam gati të ulem. Mendoj se është institucion i dobishëm. Reforma vendore nuk ka nevojë për Kushtetutë”, deklaroi dje Berisha gjatë një konference për mediat nga selia blu.
Prapaskenat
Por kjo lëvizje vjen në momentin kur Berisha përballet me akuza të rënda nga drejtësia dhe kur shumica kërkon një “riformatim” të sistemit përmes krijimit të një Senati. Ish-kryeministri ka deklaruar se “është gati të ulet me Ramën” për të diskutuar modelin me dy dhoma, duke pranuar që ky proces mund të çojë edhe në uljen e numrit të deputetëve. Por nëse e shohim me kujdes, duket qartë se jemi përballë një skenar të rrezikshëm: Rama dhe Berisha, dikur armiq politikë, po afrohen për një marrëveshje që mund të zhbëjë SPAK-un dhe të rikthejë kontrollin e plotë të politikës mbi drejtësinë.
Burime nga selia blu nuk e mohojnë mundësinë e një “kompromisi historik”, ndërsa në selinë rozë edhe pse mbizotëron heshtja, sinjalet janë se edhe mazhoranca e kërkon ta vendosë Prokurorinë e Posaçme nën tutelë duke qenë se here pas here kryeministri Rama e ka sulmuar për shkak se shumë zyrtarë të lartë të PS janë arrestuar ose po hetohen, madje socialistët ngritën edhe komisionin“Xhafaj”, i cili misionin e tij e ka për të goditur reformën në drejtësi. Kështu që nëse ky plan ecën përpara, Shqipëria mund të përballet me ndryshimin më të madh kushtetues të dekadës së fundit, një lëvizje që shumë e quajnë “goditje të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë së pavarur”. Pra e gjithë kjo tregon se një “pakt i heshtur Rama-Berisha” po merr formë, ndërsa loja për pushtetin absolut duket se sapo ka nisur dhe se kjo aleancë e papritur mund të shënojë fundin e Reformës në Drejtësi ashtu siç e njohu vendi deri më sot. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.
Berisha sulmon Dumanin
Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha vijoj dje me akuzat e tij kundrejt kreut të SPAK, Altin Dumanit, i cili dy ditë më parë raportoi në Kuvend mbi veprimtarinë vjetore të Prokurorisë së Posaçme. Seanca e djeshme në Kuvend, përpara raportimit të institucioneve të drejtësisë, u kthye në sherr pasi opozita kërkonte që deputetët t’i drejtonin pyetjet direkt, ndërsa mazhoranca refuzonte. Berisha thotë se Dumani nuk i duronte dot pyetjet e deputetëve të opozitës, ndërsa thotë se përgjigjet e tij ishin tipike të një njeriu të kapur. Sali Berisha akuzon Altin Dumanin për lidhje të ngushta me krimin dhe me qeverinë Rama dhe se operon për interes të këtyre të fundit. “Dita e djeshme regjistrohet në analet e Parlamentit shqiptar si dita e kapitullimit pa kushte të pseduomazhorancës së krimit dhe jo vetëm asaj, por para shqiptarëve dhe mbarë botës, mercenarit të Edi Ramës, Altin Troplini.
Qytetarë, ju dje në një teatër tragjikomik patë sesi pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligje, të shkelë kushtetutën e vendit vetëm në diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë direkt nga deputetët. Akt i pashembullt. Në të gjitha parlamentet e botës pyetjet bëhen me shkrim dhe me gojë. Dorëzohen me shkrim në mënyrë që zyrtari që pyetet t’i jepet mundësia të përgatisë përgjigjet, lexohen nga autori dhe ky është një standard. Por i keqpërdoruri dhe i keqshfrytëzuari në ekstrem nuk uronte dot pyetjet. I dukeshin si shigjeta. U bë një kompromis, dhe ai kompromis u bë pas një përpjekje shumë të madhe të opozitës që donte që shqiptarët të mësonin të vërtetat e këtij sistemi të falimentuar.
Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve të tij ,autori i pyetjes të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. Kjo funksionoi shumë mirë, ndonëse ju e patë vetë, pozitën mjerane në të cilën u ndodhën palët tona kundërshtare. Ai fliste si i kapur. Për të gjithë ata që njohin gjuhën e trupit, kjo ishte e vërteta e tij, ishte i kapur, ai është i kapur”, deklaroi ai. Po ashtu, Berisha ka rilexuar mesazhin e qytetarit digjital ku pretendohet për një ujdi me vlerë 5 milionë euro që Altin Dumani ka bërë në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, Durrës, mik, bashkëpunëtor i Xhevdet Troplinit dhe Elvis Troplinit, thotë Berisha. Lideri i opozitës thotë se askush nuk merr përsipër të hetojë Dumanin, duke e cilësuar këtë të fundit si një mashtrues dhe të kapur nga krimi. -

Raportimi i SPAK në Kuvend/ Berisha nuk kursehet: Dumani fliste si i kapur
Gjatë një konference me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha komentoi përballjen dhe raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani.
Kryedemokrati u shpreh se ‘nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje”, ndërsa shtoi se sipas gjuhës së trupit ‘Dumani fliste si i kapur’.
“Patë se si pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligjet, Kushtetutën e vendit vetëm në diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt.
I keqpërdoruri dje i keq shfrytëzuari nuk duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta. Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve autori iu pyetjeve të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. E patë pozitën mjerane që u ndodhën palët tona kundërshtare. Në gjuhën e trupit ai ‘Fliste si i kapur’”, u shpreh Berisha. -

“Nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje”, Berisha flet për përballjen me Dumanin në Kuvend: Fliste si i kapur, s’i duronte dot pyetjet, i dukeshin si shtiza
Gjatë një konference me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha komentoi përballjen dhe raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani.
Kryedemokrati u shpreh se ‘nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje”, ndërsa shtoi se sipas gjuhës së trupit ‘Dumani fliste si i kapur’.
Ndër të tjera ai tha se Altin Dumani ‘nuk i duronte dot pyetjet e deputetëve të opozitës, pasi i dukeshin si shtiza’.
“Patë se si pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligjet, Kushtetutën e vendit vetëm në diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt.
I keqpërdoruri dje i keq shfrytëzuari nuk duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta. Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve autori iu pyetjeve të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. E patë pozitën mjerane që u ndodhën palët tona kundërshtare. Në gjuhën e trupit ai ‘Fliste si i kapur’”, u shpreh Berisha.
Top Channel
-

Kapen plot 193 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar
Vijon me intensitet të lartë trafikimi i marijuanës drejt shtetit grek. Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikimit të drogës, duke kapur një ngarkesë të madhe në kufirin greko-shqiptar. Oficerët e policisë nga Departamenti i Narkotikëve të Nëndrejtorit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit të Janinës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Konicës, sekuestruan një sasi të madhe në një zonë të Konicës, Janinë.
Në veçanti, në kontekstin e kontrolleve të vazhdueshme të policisë, një shofer makine private, duke kuptuar praninë e policisë dhe për të shmangur kontrollin e afërt, bëri një kthesë në vend, duke rritur më pas shpejtësinë. Gjatë tentativës së arratisjes, shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke bërë që ai të devijonte dhe të ndalonte, ndërsa më pas u largua me vrap në këmbë, duke përfituar nga errësira, si dhe nga terreni i pyllëzuar dhe i vështirë i zonës.
Gjatë kontrollit të makinës së braktisur, e cila mbante targa të huaja, u gjetën dhe u sekuestruan 125 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 193 kg e 212 gramë.Mjeti u sekuestrua, ndërsa hetimet nga Departamenti i Narkotikëve, në bashkëpunim me Departamentin e Hetimeve Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale të Policisë së Epirit, për të zbuluar identitetin e drejtuesit të mjetit, janë duke vazhduar. Sasia totale e kapur nga policia greke në dy muajt e fundit që dyshohet se vinte nga Shqipëria është rreth 435 kg marijuanë. 2 raste janë kapur në Selanik, 1 në Kostur, 1 në Janinë dhe 2 në Igumenicë, një prej të cilave në rrugë. -

Blushi: Riformulimi i nocionit për debat, manovër e Ballës për të mbuluar skandalet, SPAK është kapur për fyti nga Rama, nuk guxon të hetojë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e cilësuar si një “kurth politik” për të shmangur debatet në Kuvend.
Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se riformulimi i nocioneve për debat është një mënyrë për të shmangur diskutimin për çështje që kanë tronditur opinionin publik, si skandali i Onkologjikut, afera “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit.
“Kundërshtova kurthin e Ballës për riformulimin e një nocioni për debat që lidhet me një skandal që ka prekur qytetarët më të pambrojtur – ata me sëmundje të rënda – për shkak të mungesës së ilaçeve në spitalin Onkologjik”, tha Blushi, duke akuzuar ish-ministren e Shëndetësisë dhe kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirlliun, si përgjegjëse për situatën.
Ai shtoi se mazhoranca ka refuzuar propozimin e opozitës për hetimin e aferës “McGonigal”, e cila sipas tij po bllokohet për shkak të ndikimit politik mbi institucionet e drejtësisë. “SPAK është kapur për fyti nga Edi Rama dhe për këtë arsye nuk ka guxim të hetojë skandalet që përfshijnë qeverinë”, deklaroi Blushi.
Duke e cilësuar “kriminale” përpjekjen për të mbuluar aferat përmes marrëveshjeve politike dhe farsave elektorale, ai theksoi se PD dhe PL nuk do të pranojnë ndryshime në kërkesat e tyre parlamentare. “Këto kërkesa lidhen drejtpërdrejt me të drejtat më bazike të qytetarëve dhe me nevojën për hetim të aferave monstruoze që kanë deformuar vullnetin e popullit në zgjedhje”, u shpreh ai.
Më tej, Blushi denoncoi një tjetër rast të konfliktit të interesit, duke thënë se “drejtuesi i Radio Televizionit Shqiptar është njëherazi edhe këshilltar i Kryetarit të Kuvendit”, gjë që sipas tij tregon kapjen e plotë të institucioneve publike nga pushteti politik.
Blushi:
Kundërshtova kurthi i Ballës për riformulimin e një nocioni për debat. Dhe që lidhet me skandalin që e shoqëron trajtimin për një çështje që ka tronditur mbarë opinionin publik dhe që trajton mënyrë se si qytetarët me kancer dhe faktin që prej vitesh ilaçet mungojnë në spitalin Onkologik. Kjo përpjekjet për shmangur debatin.
Nëse ka një person sot përgjegjës për skandalin në Onkologjik ajo është Ogerta Manastirlliu, kandidatja e Rilindjes për Bashkinë e Tiranës.
U refuzua propozimi i të gjitha grupeve parlamentare të opozitës të lidhura me hetimin për një nga aferat të ndërkombëtarizuar nga Edi Rama, të ish drejtuesit të lartë ë FBI-së Charls MccGonigal, një aferë e cila për fat të keq po bllokohet për shkak se institucionet me ndjekje penale me vendosjen e drejtësisë në vend është kapur për fyti nga Rama dhe i referohem SPAK-ut.
Është për të ardhur keq përpjekja kriminale për të mbuluar nëpërmjet marrëveshjeve farsën elektorale duke u fshehur gjojan pas riformulimin për kërkesën e opozitën. PD dhe PL është e vendosur që këto kërkesa të mos ndryshojnë sepse lidhen drejtpërdrejt sepse lidhet me të drejtat më bazike.
Por mbi të gjitha hetimi njëherë e përgjithmonë të aferave mostruoze siç është rasti i MccGonigal, dhe siç është ai i hetimit i atij terrori elektoral që ndodhi në 11 maj. Dhe që ka prodhuar atë parlament që nuk reflekton vullnetin e qytetarëve por vetëm interesat kriminale dhe mafioze të.
Një tjetër skandal kam mësuar sot se që drejtues i radio televizionit shqiptar publik është njëherazi edhe këshilltar i Kryetarit të parlamentit.
-

“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid
Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vitin 2019 te mbikalimi i Shkozetit, ku Laho mbeti i plagosur rëndë.
Në dëshminë e tij, Muça deklaroi se në atë kohë jetonte në Sukth dhe nuk kishte asnjë lidhje me të pandehurit. “Kam dëgjuar vetëm emrin Plaurentin, që janë nga Durrësi, por nuk i njoh,” – tha ai.
Ai tregoi se për plagosjen e vëllait kishte mësuar nga televizori, ndërsa ndodhej në palestër. “Më pas mora vesh që ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndojin, duke ardhur nga rruga e plazhit. Kur shkova në spital, na ra si bombë. Nuk kishim pasur asnjë konflikt me askënd,” – u shpreh Muça.
Sipas tij, Aleksandër Laho ka mbetur me pasoja të rënda shëndetësore dhe është thuajse invalid. “Ai thotë se janë qëlluar nga mbrapa dhe një plumb e ka kapur në kokë. Nuk mban mend asgjë. Mjekët thonë se ka pësuar traumë,” – shtoi ai.
Deklarata në GjKKO:
“Në 2019 kam jetuar në Sukth. Të pandehurit, nuk i njoh, kam dëgjuar si emër Plaurentin, se të dy nga Durrësi, por s’kam lidhje me të.
Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në 2019 e kanë plagosur, e kam parë nga televizori, isha në palestër. Më mbrapa mora vesh që ka qenë në mjet me Andi Malokun, Arjan Ndojin. Po vinte nga rruga e plazhit.
Pasi shkova në spital na ra si bombë, se me këto palë nuk kemi pasur asnjë konflikt, pse u bë, qysh u bë. Sepse ai ka qenë shumë i aksidentuar, edhe sot është gati invalid. Ai thotë ‘na kanë gjuajtur nga mbrapa’ dhe një plumb e ka kapur në kokë, andaj ai s’mban mend asgjë’.
Doktorët thonë ka pësuar traumë. Jemi munduar të dimë të vërtetën, se me këta njerëz nuk kemi lidhje. Informacionet më të detajuara i ka shteti. Nuk mund ta di se nuk kemi pasur njeri më para. Kanë ardhur njerëz për vizitë.
Arjan Ndojën e kam takuar nja 2-3 herë. Ka thënë t’ia lëmë kohës, se nuk e dinim nga na kishte ardhur. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatarë.” -

“Drejtësia ishte kapur nga analfabetizmi”, zyrtari i PS reagon ashpër: Ligji 7501 njohu zaptuesin dhe jo pronarin
Për zyrtarin e Partisë Socialiste, Alfred Muharremi është ligji i famshëm 7501 ai që ka sjell problemet më të mëdha në sistemin e drejtësisë dhe uljen e besueshmërisë së opinionit publik ndaj tij.
I ftuar në një enision televiziv Alfred Muharremi, këshilltari socialist u shpreh mes të tjerash se sistemi i drejtësisë për vite të tëra ka qenë i kapur nga analfabetizmi, me prokurorë dhe gjykatës që kishin bërë një kurs 6 mujor.
“Sistemi i drejtësisë ka qenë i kapur nga analfabetizmi, i lidhur me politikën. Dhe ky akt është pasojë e një politike të shfrenuar në vitet postkomunizëm. Sot kolaterali më i madh është ndërtuar nga disa njerëz që e kanë njollosur rolin e drejtësisë dhe këta kanë qenë të lidhura me opozitën sot. Problemet më të mëdha në drejtësi vijnë për shkak të problemeve me pronat.
Këto probleme do të vijojnë gjithë jetën deri sa 7501 të jetë në fuqi. Ky ligj njohu zaptuesin dhe jo pronarin. Kishim prokurorë e gjyqtarë që bënin 6 muaj kurs e jepnin vendime makabër. Ky pastrimi që është bërë në themel ka sjell këtë paralizën që do të ketë dhe 20 vite vështirësi. Kjo është një reformë e vështirë pasi kemi të bëjmë me institucione të pavarura”, tha Muharremi. -

E kapur mat? Detaji që ndezi rrjetin në ditën më të veçantë të Selena Gomez
Ju mendonit se dita e martesës është e rezervuar vetëm për emocione romantike dhe ngjarje të përjetshme? Ndjekësit me sy të mprehtë së fundmi zbuluan një detaj që prishi idenë e përsosur: Selena Gomez u kap duke mbajtur në dorë atë që dukej si një cigare elektronike njëpërdorimshe, në kohën që po përgatitej për ceremoninë me bashkëshortin e ri, Benny Blanco.
Në videot që Gomez publikoi nga prapaskenat e dasmës, ajo shihet ulur përpara pasqyrës, në shoqëri të shoqes së ngushtë Taylor Swift, teksa velloja po rregullohej. Mirëpo, fansat vunë re që, menjëherë sapo kuptoi se po filmohej, Selena u përpoq ta fshihte e me nxitim aparatin në dorë. Por përpjekja erdhi vonë, detaji ishte kapur dhe u shpërnda!
Reagimet online nuk vonuan. Disa njerëz e komentuan situatën me sarkazëm: “Në ditën e dasmës së saj? Qesharake!” të tjerë i kundërvunë kritikave me ndjenja pozitive: “Ajo është nuse e lumtur, një moment kursimi i saj nuk do ta zbehë bukurinë e asaj dite.”
Nuk është e qartë çfarë pajisje ishte, cigare elektronike apo ndonjë tjetër dhe Selena nuk ka bërë ende koment publik. Por ky moment risolli në pah një çështje që pak e marrim parasysh: a jemi duke krijuar pritshmëri të pahollë tek figurat publike që çdo detaj i tyre të jetë “i pastër” dhe “ideal”?
Qoftë një detaj i harxhueshëm apo jo, siguria është se ajo ditë do të mbahet mend, jo vetëm për unazat dhe betimet, por dhe për diskutimet që lindi rreth asaj çfarë shohim në rrjetet sociale. -

Një nga sulmet më të madha që nga nisja e luftës, Rusia: Kemi kapur mbi 250 dronë ukrainas
Autoritetet ruse njoftuan të hënën se kishin kapur gjithsej 251 dronë ukrainas gjatë natës, në atë që përshkruhet si një nga sulmet ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës me Ukrainën më shumë se tre vjet e gjysmë më parë.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmi ishte veçanërisht intensiv në rajonin e Detit të Zi.
Nga numri i përgjithshëm i dronëve, 40 u rrëzuan mbi gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, 62 mbi Detin e Zi, dhe 5 të tjerë mbi Detin Azov.
Ministria nuk sqaroi se sa dronë arritën të godasin objektivat e tyre, duke dhënë vetëm të dhëna mbi numrin e dronëve të rrëzuar.