Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe personin tjetër, të identifikuar me emrin Gerald Kollçaku pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë në incidentin e disa ditëve më parë me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në deshminë e tyre në polici ata kanë pohuar se nuk e dinin që personat e kamufluar ishin agjentë të BKH-së, dhe se në të kundërt nuk do të ishin sjellë në atë mënyrë. Trupi gjykues përbëhej nga avokat Niko Bega, gjyqtar Alfred Konomi dhe prokuror Petrit Vukaj, ndërsa mbi të tre keta shtetas rëndon akuza “ Goditja për shkak të detyrës”. Kujtojmë se zyrtarët e BKH dhe Operacionales, gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, janë filmuar nga shtetasi Orjan Isufaj, i cili është edhe drejtor i kompanisë së vëllait të Agron Kapllanajt. Pas filmimit, ata janë larguar nga vendi ku ishin pozicionuar.
“Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qëndruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit”, njoftoi prokuroria.
Tag: kapllanajt
-

Dhunuan agjentët e BKH-së, Gjykata e Fierit merr vendimin për nipat e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës
-

Dhuna ndaj agjentëve të BKH, si u bë policia e Fierit palë me të fortët e qytetit, tenderat e Ballukut për…
Ngjarja e rëndë e ndodhur më 15 prill në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) u dhunuan fizikisht nga persona me lidhje të drejtpërdrejta me figura politike lokale, ka ekspozuar me brutalitet përmasat e aleancës së errët mes “të fortëve” të zonës dhe institucioneve të shtetit në shërbim të pushtetit politik. Në qendër të kësaj spiraleje dhune, frike dhe pazari qëndron një emër i njohur në qarkun Fier-Mallakastër: familja Kapllanaj.
Dhuna ndaj BKH: Si u tentua të sabotohej SPAK
Të dhunosh një punonjës policie është një akt kriminal. Por të dhunosh një hetues të BKH-së, pjesë e një operacioni nën hetim nga SPAK, është një akt flagrant i sabotimit të drejtësisë. E tillë është përplasja fizike që ndodhi në zonën Fier–Patos, në afërsi të kompanisë ndërtuese “Shkëlqimi 07”, më 15 prill. Sipas hetimeve, në këtë përplasje janë përfshirë Klaudio dhe Ledjan Kapllanaj, nipër të Agron Kapllanajt, si dhe Gerald Kollçaku, mik i afërt i tyre dhe punonjës në fabrikën e familjes Kapllanaj, për të cilët Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet.
Skena është e qartë dhe alarmante: hetuesit e BKH-së, së bashku me oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale, ndodheshin në vend për të kryer veprime hetimore në kuadër të një dosjeje të ndjeshme të Prokurorisë së Posaçme. Në vend që të gjenin mbështetje institucionale, ata u përballën me dhunë fizike nga elementë të lidhur me pushtetin lokal dhe me individë që lëvizin të paprekshëm në qytet. Për më tepër, hetuesit u filmuan pa autorizim nga shtetasi O.I., duke i detyruar të largohen dhe të zhvendosen në një vend tjetër. Por edhe atje, në një tjetër segment rrugor në Fier, një grup personash të tjerë iu afruan me automjete dhe i dhunuan, pavarësisht prezantimit të tyre si njerëz të drejtësisë.
Policia palë me skandalin
Skënder Hita, drejtori i Policisë së Fierit, i emëruar në këtë detyrë në nëntor të vitit të kaluar me bekimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, është sot nën dyshime të rënda se ka vënë policinë në shërbim të interesave të ngushta politike dhe kriminale. Kjo nuk është thjesht neglizhencë. Është bashkëpunim i heshtur me “të fortët” e qytetit. Vetë Agron Kapllanaj, në një deklaratë që shokoi opinionin publik, pranoi dy ditë më parë se pas marrjes së targës së makinës së hetuesve, punonjësit e kompanisë së tij ia dorëzuan atë një efektivi të qarkullimit rrugor i cili më pas e verifikoi në sistem dhe e shpalli “të paregjistruar”. Në një shtet ligjor, një qytetar i zakonshëm do të procedohej për ndërhyrje të paligjshme në sistem.
Por në Fier, kjo është praktikë e përditshme për njerëz si Kapllanajt, që kanë në xhep policinë dhe sistemin. Kjo ndërhyrje përbën një shkelje të qartë të ligjit dhe është tregues i nënshtrimit total të institucioneve vendore ndaj pushtetit dhe të fortëve të zonë. Ky skandal kundër SPAK u regjistrua veëm pak kohë pasi kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, “zbarkoi” në Fier. Mesazhi ishte i qartë dhe i prerë: SPAK nuk do të tolerojë krimet zgjedhore, pavarësisht pozicionit politik apo mbështetjes nga kupola e pushtetit. Dhe ky mesazh, siç duket, ndezi një panik të heshtur në radhët e funksionarëve dhe “të fortëve” që operojnë nën hijen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, drejtueses politike të PS në Fier.
Sipas burimeve të sigurta, SPAK është shumë pranë lëshimit të urdhër-arresteve për disa emra të njohur të administratës, të lidhur ngushtë me strukturat politike dhe ekonomike të Ballukut, të cilët dyshohet se po përdorin çdo mjet të mundshëm për të manipuluar rezultatin elektoral.
Një fushatë e ndotur nga paratë publike
Me faktet që renditmë, tregohet se në qendër të kësaj skeme korruptive që po ndyn fushatën e 11 majit qëndron një bashkëpunim i hershëm dhe i mirëstrukturuar mes politikës dhe biznesit klientelist. Nga njëra anë, Belinda Balluku, nga ana tjetër, familja Kapllanaj, një ndër përfituesit më të mëdhenj të tenderave dhe lejeve ndërtimore në zonë. Kompania “Shkëlqimi 07”, në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt, vëllait të Agron Kapllanajt, ka përfituar mbi 150 tendera gjatë dhjetë viteve të fundit, me një vlerë totale që i afrohet 70 milionë eurove.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre projekteve janë dhënë nga institucione nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të Ballukut, si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, apo agjencitë në varësi të saj. Në Fier, ku Balluku po përpiqet të konsolidojë fushatën e 11 majit, këto tendera nuk janë më thjesht shifra në bilanc, janë investime të drejtpërdrejta në blerjen e ndikimit elektoral: përmes punësimeve selektive, financimit të aktiviteteve lokale, dhe mobilizimit të “të fortëve” për të mbajtur nën kontroll çdo lëvizje të opozitës ose të hetimeve të drejtësisë. -

Përplasja e BKH me njerëzit e Kapllanajt në Fier, Lala: Hetuesit ngritën dronin për të ndjekur 2 subjekte
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja mbi incidentin e ndodhur në Fier, ku u përfshinë agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe persona të lidhur me biznesin e vëllait të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
E ftuar në një emision televiziv, Lala sqaroi se agjentët e BKH-së ndodheshin në Fier në kuadër të një operacioni të posaçëm të autorizuar nga prokurori i posaçëm, që përfshinte disa qytete dhe kishte në fokus ndjekjen e dy subjekteve të dyshuara. Ata kishin ngritur një dron për të ndjekur nga ajri automjete që ishin objekt hetimi.
Sipas gazetares, agjentët kishin ndaluar pranë një biznesi në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt dhe ishin përballur me reagimin e një punonjësi të kompanisë, që u kërkoi llogari për praninë e tyre. BKH, në dëshminë e vet, pretendon se kishte vepruar në përputhje me procedurat ligjore dhe se ndodhej në një hapësirë publike.
“Punonjësit e BKH-së nuk dhanë shumë shpjegime për arsyet e pranisë së tyre, duke u mbështetur në natyrën konfidenciale të operacionit. Ata kontaktuan prokurorin, i cili urdhëroi vijimin e operacionit,” deklaroi Lala.
Pas debatit fillestar, oficerët e BKH-së u larguan nga vendi i ngjarjes. Por më vonë, sipas dëshmive të tyre, nipat e Agron Kapllanajt dhe një punonjës i kompanisë i kanë ndjekur në aksin Fier–Patos dhe kanë pasur një përplasje fizike me ta.
“Sipas dëshmive të agjentëve, një nga gratë hetuese – rreth të pesëdhjetave – dhe dy kolegë të tjerë, kanë pretenduar se janë dhunuar nga nipat e Kapllanajt dhe një punonjës i kompanisë,” theksoi gazetarja.
Lala shtoi se automjeti i përdorur nga BKH kishte targa civile, të miratuara me vendim të veçantë, si pjesë e mënyrave të fshehta të operimit të kësaj strukture, që ndonjëherë nuk është e identifikueshme nga publiku i gjerë për shkak të natyrës së hetimeve.
“Operacioni është ende në vijim dhe përfshin persona me ndikim, ndaj nuk mund të zbardhen të gjitha detajet në këtë fazë,” tha Klodiana Lala. -

Lala: Kërkoni falje për dhunën e përdorur ndaj zyrtarëve të shtetit. Kapllanaj: Nipat e mi po shkonin në Fier
Në emisionin ”Open” pati një debat të fortë mes gazetares Klodiana Lala dhe Agron Kapllanajt, në lidhje me incidentin e ndodhur në Fier me agjentët e BKH-së. Gazetarja Lala i tha Kapllanajt se nëse agjentët do ishin njerëz të thjeshtë, nuk do të dihej se çfarë fati do të kishin. Ajo i kërkoi Kapllanajt që të kërkojë falje për dhunën, që njerëzit e tij, dyshohet se kanë përdorur mbi agjentët e BKH-së.
Agron Kapllanaj: Ne nuk e dinim se ishin policë. Nuk i kemi gjurmuar nga pas.Klodiana Lala: Pse i gjurmuat nga pas? Duhet të distancoheni nga dhuna.
Agron Kapllanaj: Nuk ju duket dhunë ajo që kanë bërë policët.
Klodiana Lala: Versioni juaj nuk qëndron, sepse i bie që nipërit tuaj kanë shkuar pas agjentëve të BKH për disa kilometra.
Agron Kapllanaj: Nipat e mi po shkonin në Fier, se kanë shtëpinë atje. Ata persona, që nuk e dinim se janë agjentë, kanë hyrë në pronë private.
Klodiana Lala: Boll thatë këto argumente. Ju silleni si të fortë, popullin e thjeshtë do ta kishit shkrirë. Turp për ju. Po nënshtroni elementë të policisë. -

Incidenti mes njerëzve të Kapllanajt dhe BKH, SPAK: Hetuesit po kryenin detyrën, u sulmuan pa motiv
kaluar në zonën e Fierit, ku u përfshinë disa oficerë të saj dhe operacionales me familjarë të ish kreu të bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
BKH konfirmon ngjarjen duke thënë se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit u sulmuan në qarkun e Fierit.
“Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier”, shkruhet në njoftim.
Të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.
SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm.
Agron Kapllanaj ka pohuar incidentin që ka ndodhur pranë zyrave të subjektit të tij politik dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.
Në një bisedë telefonike ish-kryebashkiaku i Mallakastrës ka pohuar se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.
“Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, pretendon Kapllanaj.
Pas debatit agjentët janë larguar me mjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Më tej Kapllanaj sqaron se pak minuta më vonë kanë arritur që ti ndalojnë dhe aty ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Kapllanajt.
Kundërshtuan agjentët e BKH dhe të Operacionales, shoqërohen në polici njerëz të afërt të Agron Kapllanajt
Por sipas këtij te fundit në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjent të BKH. Siç pohoi ai të afërmve të tij u është nxjerr dhe armë në formë kërcënimi dhe vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH.
Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë ulur gjakrat, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik. -

Goditën agjentët e BKH/ Bien në prangat e policisë autorët, ja cilët janë tre njerëzit e Kapllanajt
Agjentët e BKH u goditën nga 3 persona, të cilët rezultojnë të jenë nipat e ish kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton se tre të rinjtë janë arrestuar. Mësohet se dhuna ndaj agjentëve, erdhi për shkak të një vendparkimi të gabuar.
“Situata ka ndodhur për një vendparkim të gabuar. Janë konfliktuar me agjentët, pa e ditur se cilët ishin këta persona. Hetimet do të sqarojnë situatën, të rinjt5 e arrestuar, kanë deklrarur se nuk kishin dijeni për statusin e personave me të cilët ishin konfliktuar. Agjentët e BKH janë goditur nga të rinjtë. Janë nipërit e zotit Agron Kapllanajt, personi i tretë është nipi i tyre i afërt”. -

Përplasja mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Agron Kapllanajt, arrestohen tre persona
Pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Fier me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionales, policia arreston tre persona. Mësohet se në pranga janë vënë Ledjan Kapllanaj, Klaudjo Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku. Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore edhe për personat e tjerë e përfshirë në ngjarje.
Çfarë ndodhi një natë më parë?
Incidenti ndodhi mbrëmjen e të martës në Fier. Disa persona, mes tyre edhe njerëz të afërt të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj, u shoqëruan në policinë e Fierit, pasi kanë kundërshtuar agjentë të BKH-së dhe ata të Operacionales.
Sipas burimeve të A2 CNN, agjentët kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur edhe një dron në hyrje të qytetit të Fierit që ka shkuar pranë disa bizneseve. Pas përplasjes, agjentët bënë kallëzim duke thënë se janë sulmuar për shkak të detyrës.
Agron Kapllanaj është një ndër themeluesit e partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj.
Çfarë thotë Policia?
Policia në Fier doli me një deklaratë zyrtare për ngjarjen, duke thënë se shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit, kur edhe u regjistrua incidenti.
“Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, bën me dije policia.
Çfarë thotë Kapllanaj?
I kontaktuar nga A2 CNN, Agron Kapllanaj thotë se incidenti ka ndodhur pranë zyrave të subjektit të tij politik dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.
Në një bisedë telefonike ish-kryebashkiaku i Mallakastrës ka pohuar se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.
“Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, pretendon Kapllanaj.
Pas debatit agjentët janë larguar me mjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Më tej Kapllanaj sqaron se pak minuta më vonë kanë arritur që ti ndalojnë dhe aty ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Kapllanajt.
Por sipas këtij te fundit në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjent të BKH. Siç pohoi ai të afërmve të tij u është nxjerr dhe armë në formë kërcënimi dhe vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH.
Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë ulur gjakrat, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik. -

Sulmi i agjentëve të BKH nga njerëzit e Kapllanajt, detaje: Nisi me fyerje e përfundoi në përleshje
Lidhur me incidentin e djeshëm, ku njerëzit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanajt dhe efektivëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka pasur një përplasje fizike, janë zbardhur disa detaje të reja.
Gazetarja Glidona Daci, raporton se konflikti fillimisht nisi nga fjalë fyese, e më pas përfundoi në përplasjet fizike mes palëve.
Sipas të shoqëruarve të Kapllanit, agjentët e operacionaljes nuk janë vetëidentifikuar, e as nuk kanë pasur logo dalluese. Ata deklaruar se agjentët u janë dukur si njerëz të dyshimtë, ndaj dhe ka nisur përplasja mes tyre.
Duhet cilësuar se agjentët e operacionales dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk kanë logo dalluese kur zbarkojnë në terren, si një mundësi kjo për të kryer hetime e për të marrë informacion në kohë reale, pa u penguar nga uniforma e tyre.
Ende nuk dihet arsyeja përse efektivët kishin zbarkuar në terren, por bëhet me dije se ata ishin nën hetimin e një çështjeje. Gazetarja Daci shprehet se që prej datës 11 Prill, agjentët kanë zbarkuar në terren në zona ku ata mendohet se mund të konsumohen vepra penale, qofshin ato krime zgjedhore, apo vepra të tjera kriminale.
“Deri në këto momente SPAK nuk ka reaguar zyrtarisht për të sqaruar situatën, ndërkohë që nga ana tjetër duhet theksuar, që të paktën sipas asaj çfare kemi mundur të mësojmë nëpërmjet burimeve, e nisur nga deklaratat publike të Altin Dumanit, që prej 11 Prillit, ditës kur nisi zyrtarisht fushata elektorale, agjentë të BKH kanë zbarkuar në terren. Përgjithësisht në qarqe problematike, por gjithashtu edhe në zona ku ata knsiderojnë që janë të nxehta dhe mund të konsumohen elemente të veprave penale, të cilat janë atribut i Prokurorisë së Posaçme, por gjithashtu edhe Prokurorive me Juridiksion të Përgjithshëm.Gjatë ditës së djeshme, SPAK, të paktën nga ato që kemi mundur të mësojmë në rrugë jozyrtare, ka qenë nën vëzhgim të një çështjeje që Prokuroria e Posaçme ka dyshime se po konsumohen element të veprës penale. Por nuk e pranon nëse kemi të bëjmë me krime zgjedhore apo kemi të bëjëm me rast të ngjarjeve të rënda kriminale, të cilat mund të jenë duke u hetuar nga SPAK.Gjatë ditës së djeshme, edhe nga informacionet zyrtare që slli Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit, SPAK, agjentë të BKH dhe operacionales kanë qenë në terren për në çështje hetimore, të cilët ata ishin duke e ndjekur. Ka nisur nga një debat me fjalë nga njerëzit e Agron Kapllanajt, ka përfunduar më pas e në përplasjet fizike. Fillimisht agjentët e BKH dhe operacionales nuk janë vetëidentikuar, për qytetarët të cilët kanë ndaluar, sepse edhe ata të cilët do të zbresin në terren për të hetuar krimet zgjedhore nuk do të identifikohen apo me logo e sinjale dalluese, në mënyrë që të kenë mundësi për të kryer metoda pro-aktive, speciale të hetimet.”, raportoi gazetarja.
Policia njoftoi ditën e djeshme sakaq se efektivët janë goditur për shkak të detyrës.
“Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njoftoi policia.
Ndërkohë burime për gazetaren Anila Sefa thanë se dyshohet se shkaku i incidentit ka qenë një vend parkimi që ka degjeneruar më pas në një sherr me grushta. -

Dhunuan oficerët e BKH-së, arrestohen dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe një tjetër (Emrat)
Policia e Fierit ka arrestuar tre persona në lidhje me përplasjen e regjistruar ditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Patos, ku njerëzit e biznesmenit dhe ish-kryebashkiakut të Mallakstrës, Agron Kapllanaj kanë dhunuar oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Burime për mediat bëjnë me dije se në pranga janë vënë dy nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, si dhe shtetasit Gerald Kollçaku.
“Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.” – njoftoi ditën e djeshme Policia e Fierit.
Në reagimet për mediat, Agron Kapllanaj ka deklaruar se në kompaninë e tij në Fier, dy herë gjatë ditës së djeshme është shfaqur në vendin e parkimit të firmës një automjet. Sipas tij, ata kanë ngritur një dron dhe nuk janë prezantuar si agjentë të BKH-së, por kanë deklaruar se janë të interesuar për një tokë aty pranë.
Më pas njerëzit e Kapllanajt, kanë ngritur dyshime dhe janë vënë në ndjekje me makina, ku i kanë ndaluar dhe i kanë goditur, sipas Policisë. Ndërkohë, sipas Kapllanajt, oficerët e BKH-së iu kanë treguar pistoletat njerëzve të tij, pa u prezantuar se kush janë.
Pranë biznesit të Kapllanajt janë dhe zyrat e subjektit të tij politik, ku ish-kryebashkiaku nuk kandidon vetë në këto zgjedhje, por mbështet një kandidat të Enkelejd Alibeajt.
Vetë BKH nuk ka ende asnjë reagim, dhe mbetet i paqartë misioni i njerëzve të kësaj strukture në Fier, një zone me tensione të larta në këtë fushatë elektorale.
