Tag: kapjen

  • Atentat i dështuar në Fier/ Qëllohet me armë drejt një motori, plagoset pas rënies nëna e drejtuesit! Në kërkim babë e bir, patën konflikt 6 muaj më parë

    Atentat i dështuar në Fier/ Qëllohet me armë drejt një motori, plagoset pas rënies nëna e drejtuesit! Në kërkim babë e bir, patën konflikt 6 muaj më parë

    FIER-Një atentat i dështuar ka ndodhur sot (9 prill) në Fier. Dy persona, babë e bir kanë qëlluar me armë zjarri drejt një motori që po lëvizte në fshatin Sulaj.  Fillimisht u raportua se gruaja që po udhëtonte me djalin e saj ishte plagosur, por burime nga policia informojnë se Suzana Merrnica u lëndua si pasojë e rënies nga motori.

    Autorët të identifkuar si Afrim dhe Ali Cimili janë shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se kanë lëvizur me makinë. Policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset  rrugore “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë” për kapjen e tyre. Paraprakisht, burime për Report Tv bëjnë me dije se 2 autorët para një viti kishin pasur një konflikt me të lënduarën. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Fier-Seman, në degën që lidh këtë aks me rrugën drejt fshatrave Sulaj dhe Hamil. Suzana Mërnica ishte në motomjet, të cilin e drejtonte i biri, duke u kthyer në shtëpinë e tyre në fshatin Sulaj. Në dalje të rrugës dytësore, ata janë përballur me të shtëna arme zjarri nga një makinë në ecje. 46-vjeçarja mori plagë pas rënies nga motori, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Gruaja ndodhet në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Gazetarja Marsela Topi informon se sipas Policisë vendore, autorët u identifikuan pas dëshmisë së djalit të Mërnicës, i cili tha se u qëlluan nga Afrim dhe Ali Cimili. Këta të fundit u shpallën në kërkim dhe për kapjen e tyre janë ngritur postblloqe në akset hyrëse dhe dalëse të Fierit.

    Dyshohet se mes familjeve Mërnica dhe Cimili ka ndodhur një konflikt 6 muaj më parë, por nuk dhanë sqarime për natyrën e konfliktit. Hetimet vazhdojnë paralelisht, me kërkimet për kapjen e autorëve. Sipas hetimit, ka qenë tentativë e pastër për vrasje, por plumbat nuk goditën objektivin dhe gruaja plagët i ka marrë pas rënies nga motori.

    “Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

    Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve”, njoftoi policia. 

  • Plagosën 50-vjeçaren, shpallen në kërkim babë e bir në Fier, policia ngre pika kontrolli për kapjen e tyre (Emrat)

    Plagosën 50-vjeçaren, shpallen në kërkim babë e bir në Fier, policia ngre pika kontrolli për kapjen e tyre (Emrat)

    Policia ka shpallur shtetasit Afrim Cimili dhe Ali Cimili, pasi akuzohen si autorë të plagosjes me armë zjarri të shtetases Suzana Mernica, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit” në Fier.
    Blutë kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e baba e bir në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”, si edhe shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
    “Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim”, informuan blutë.
    Njoftimi i policisë:
    Fier/Informacion paraprak
    Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir). Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
    Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

  • Të shtëna me armë në Fier, plagoset një grua

    Të shtëna me armë në Fier, plagoset një grua

    Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Fier. Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj mëson se e plagosura është Suzana Mernica. Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë A. Cimili, 66 vjeç dhe A. Cimili, 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

    Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
    Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve./vizionplus.tv

  • Pengmarrësit lirojnë 35-vjeçarin, Policia ngre pika kontrolli për kapjen e 3 autorëve të dyshuar

    Pengmarrësit lirojnë 35-vjeçarin, Policia ngre pika kontrolli për kapjen e 3 autorëve të dyshuar

    Rreth dy orë pas rrëmbimit të 35-vjeçarit Dod Gjoka, tre autorët e dyshuar e kanë lënë të lirë, teksa policia ka bërë të mundur identifikimin e tyre.

    Sipas policisë, autorët e dyshuar të pengmarrjes, gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.

    Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, menjëherë pas marrjes së njoftimit për pengmarrjen e shtetasit Gjoka, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.

    Policia njofton gjithashtu ngritjen e pikave të kontrollit në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.

    ‘Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën’, thueht në njoftimin e policisë.

    Lezhë/Informacion paraprak

    Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.

    Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.

    Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

    Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve.