Tag: kapjen

  • Vrasja e trefishtë në Gjilan, në kërkim Mefail Shkodra dhe djemtë e tij

    Vrasja e trefishtë në Gjilan, në kërkim Mefail Shkodra dhe djemtë e tij

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin duke lënë pas tre viktima të konfirmuara dhe një të plagosur. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve, ndërsa dyshimet kryesore bien mbi Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra, 22 dhe 25 vjeç, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në krim. Një tjetër i dyshuar është arrestuar në vendngjarje.Mefail Shkodra, i njohur për drejtësinë si i dënuar më herët për fajde, ka pasur një të kaluar të ngarkuar me procedime penale, përfshirë pesë raste për sulm, dy për prishje të rendit dhe qetësisë, tri për fajde, një për mashtrim, tre për kërcënim, një për shantazh dhe një për pjesëmarrje në grup kriminal.Në rrjetet sociale, Shkodra shpesh ekspozonte jetën luksoze, duke pozuar me makina të shtrenjta si “Range Rover” dhe “BMW X5”, si dhe në foto krah figurave të njohura politike, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.Në qershor 2024, ai u arrestua bashkë me të birin për fajde dhe kërcënime ndaj një viktime, duke i shkaktuar dëme mbi 600 mijë euro. Në banesë iu gjetën mijëra euro cash dhe armë zjarri. Pas katër muajsh paraburgim, Shkodra u lirua në tetor të vitit të kaluar.Sipas hetimeve paraprake, sherri për para me fajde dyshohet të ketë çuar në përplasjen e sotme, ku babai, djali dhe dhëndri i viktimës mbetën të vrarë. Policia po vijon hetimet dhe kërkimet për kapjen e të dyshuarve që ndodhen ende në arrati.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin duke lënë pas tre viktima të konfirmuara dhe një të plagosur. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve, ndërsa dyshimet kryesore bien mbi Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra, 22 dhe 25 vjeç, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në krim. Një tjetër i dyshuar është arrestuar në vendngjarje.Mefail Shkodra, i njohur për drejtësinë si i dënuar më herët për fajde, ka pasur një të kaluar të ngarkuar me procedime penale, përfshirë pesë raste për sulm, dy për prishje të rendit dhe qetësisë, tri për fajde, një për mashtrim, tre për kërcënim, një për shantazh dhe një për pjesëmarrje në grup kriminal.Në rrjetet sociale, Shkodra shpesh ekspozonte jetën luksoze, duke pozuar me makina të shtrenjta si “Range Rover” dhe “BMW X5”, si dhe në foto krah figurave të njohura politike, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.Në qershor 2024, ai u arrestua bashkë me të birin për fajde dhe kërcënime ndaj një viktime, duke i shkaktuar dëme mbi 600 mijë euro. Në banesë iu gjetën mijëra euro cash dhe armë zjarri. Pas katër muajsh paraburgim, Shkodra u lirua në tetor të vitit të kaluar.Sipas hetimeve paraprake, sherri për para me fajde dyshohet të ketë çuar në përplasjen e sotme, ku babai, djali dhe dhëndri i viktimës mbetën të vrarë. Policia po vijon hetimet dhe kërkimet për kapjen e të dyshuarve që ndodhen ende në arrati.

  • Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë, në kërkim autori

    Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë, në kërkim autori

    Dy ngjarje të rënda kanë tronditur Tiranën gjatë dy ditëve të fundit. Më 04 gusht, një 41-vjeçar ka denoncuar një sulm fizik, ku është goditur me grushte nga një person i paidentifikuar, ndërsa më 5 gusht, një tjetër incident ka ndodhur në banesën e shtetasit N. N., ku është hedhur një shishe me lëndë djegëse, duke shkaktuar dëme materiale.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtyre rasteve dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Njoftimi:

    Më datë 04.08.2025, shtetasi B. S., 41 vjeç, kallëzoi se në rrugën “Pjetër Bogdani”, është goditur me grushte, nga një shtetas i paidentifikuar prej tij. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Më datë 05.08.2025, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur një shishe me lëndë djegëse, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit N. N.. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

    Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

    Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.
    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

  • Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia identifikon autorin. Punohet për kapjen e tij

    Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia identifikon autorin. Punohet për kapjen e tij

    Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tropojë. Sipas asaj që njofton Policia gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 23-vjeçar është plagosur me mjet prerës (thikë).
    Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari, A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga 18-vjeçari O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.
    Autori është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
    Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

  • FAST Albania ndihmon në kapjen e një të kërkuari të rrezikshëm në Spanjë, arrestohet 45-vjeçari malazez

    FAST Albania ndihmon në kapjen e një të kërkuari të rrezikshëm në Spanjë, arrestohet 45-vjeçari malazez

    Bëhet i mundur arrestimi i një shtetasi malazez në Spanjë, i dënuar me arrest me burg nga ana e Gjykatës së Podgoricës.

    Falë informacionit të siguruar në kohë reale dhe shkëmbimit efikas mes strukturave partnere, Policia spanjolle arrestoi shtetasin malazez D. F., 43 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Malit të Zi për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që vepronte në fushën e narkotikëve.
    Operacioni u realizua në bashkëpunim të ngushtë midis FAST Albania, FAST Spain dhe FAST Montenegro, nën koordinimin e rrjetit evropian ENFAST (European Network of Fugitive Active Search Teams), i cili mbështet shkëmbimin e informacionit operativ për kapjen e personave të shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar.
    Sipas burimeve zyrtare, Gjykata e Podgoricës kishte caktuar më parë ndaj D. F. masën e sigurisë “Arrest në burg”, që në muajin prill 2025, për dyshime të forta për përfshirje në veprimtari kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
    Ky operacion konfirmon edhe njëherë rëndësinë dhe efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe rolin aktiv të Shqipërisë në kuadër të rrjeteve europiane të sigurisë.

    Top Channel

  • Plagosja me armë e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Në automjet ishin dhe dy fëmijë të mitur

    Plagosja me armë e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Në automjet ishin dhe dy fëmijë të mitur

    Është zbardhur nga policia e Durrësit plagosja e natës së kaluar në Fllakë.

    Një konflikt i të plagosurit me babanë e autorit të dyshuar nga Kavaja ka sjellë në plagosjen e Arbër Gorgejas, 36 vjeç teksa lëvizte me makinë.
    I plagosuri mësohet se ka qëlluar me grusht për motive të dobëta Eqerem Kazazin në Kavajë për motive të dobëta. Autori i dyshuar është identifikuar si Erkid Kazazi, emër i njohur për policinë ndërsa po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë policia ka konfirmuar se gjatë momentit të plagosjes, në automjet ishin dhe dy fëmijë të mitur, por fatmirësisht nuk janë plagosur.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë vijuar veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 30.05.2025, në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
    Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij.
    Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi A. G. mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.
    Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi A. G., ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit K. K., i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.
    Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
    Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.

    Top Channel

  • Ngjarja në Durrës, në momentin e plagosjes 36-vjeçari po udhëtonte me dy të mitur

    Ngjarja në Durrës, në momentin e plagosjes 36-vjeçari po udhëtonte me dy të mitur

    Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.
    Specialistët e Seksionit  për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë vijuar veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 30.05.2025, në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
    Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij.
    Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi A. G. mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.
    Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi A. G., ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit K. K., i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.
    Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
    Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

  • Detaje nga plagosja e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Si nisi sherri

    Detaje nga plagosja e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Si nisi sherri

    Është zbardhur nga policia e Durrësit plagosja e natës së kaluar në Fllakë.

    Një konflikt i të plagosurit me babanë e autorit të dyshuar nga Kavaja ka sjellë në plagosjen e Arbër Gorgejas, 36 vjeç teksa lëvizte me makinë.
    I plagosuri mësohet se ka qëlluar me grusht për motive të dobëta Eqerem Kazazin në Kavajë për motive të dobëta.
    Autori i dyshuar është identifikuar si Erkid Kazazi, emër i njohur për policinë ndërsa po punohet për kapjen e tij.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë vijuar veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 30.05.2025, në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
    Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Kid Kazazi, 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij.
     
     
    Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi Arbi Gorgea, 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi Arbi Gorgea mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15 vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.”-njofton policia.

  • Kultivim droge në Krujë, vihet në pranga 48-vjeçari, një tjetër në kërkim

    Kultivim droge në Krujë, vihet në pranga 48-vjeçari, një tjetër në kërkim

    Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, për kapjen e 2 shtetasve të cilët u identifikuan si bashkautorë të kultivimit të 136 bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, lokalizuan dhe vunë në pranga njërin prej tyre, konkretisht shtetasin S. H., 48 vjeç.
    Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti i shtetasit S. H. dhe automjeti i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi.
    Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, gjithashtu të identifikuar dje.

  • Shkodër, vihet në pranga 31-vjeçari, i shpallur në kërkim për disa vepra penale

    Shkodër, vihet në pranga 31-vjeçari, i shpallur në kërkim për disa vepra penale

    Policia e Shtetin njofton se në Shkodër, vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.I shpallur në kërkim për disa vepra penale, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

    Në zbatim të planit të masave për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:– A. K., 31 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur më kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”,Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.Vijon puna për kapjen e shtetasit S. H., 27 vjeç.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.