Tag: kapjen

  • E konfirmon policia, 65-vjeçari që u gjet i pajetë në Tale u dhunua dhe u vra me armë zjarri

    E konfirmon policia, 65-vjeçari që u gjet i pajetë në Tale u dhunua dhe u vra me armë zjarri

    Një 65-vjeçar është dhunuar dhe më pas është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë.

    Trupi i pajetë i Gjergj Tushës u gjet nga policia në breg të lumit të Matit, me shenja dhune dhe një plagë në trup, që dyshohet nga arma e zjarrit.
    65-vjeçari u raportua i humbur nga vajza e tij, gjatë pasdites, dhe pas disa orësh kërkime, policia e gjeti të dhunuar dhe vrarë. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
    Për zbardhjen e ngjarjes janë angazhuar dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policia e Shkodrës, që po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorëve.
    “Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
    Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
    Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.
    Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
    Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve”-njofton policia. 

    Top Channel

  • Kukës, i vihet flaka me benzinë autobusit/ Policia po punon për kapjen e autorit

    Kukës, i vihet flaka me benzinë autobusit/ Policia po punon për kapjen e autorit

    Gjatë mbrëmjes së djeshme një autobus në pronësi të R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përfshirë nga flakët. 
    Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të jetë bërë sasia e hedhur e benzinës. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Mësohet se 62-vjeçari me këtë autobus bënte linjën Tiranë – Bajram Curri. 
    Ndërkohë hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për shkaqet që kanë çuar këtë të fundit të kryejë këtë akt. 
     H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia. 
     
     

  • EMRI/ U qëllua për vdekje me armë zjarri, bizmesmeni italian ishte pronari i një fabrike tullash në Tiranë

    EMRI/ U qëllua për vdekje me armë zjarri, bizmesmeni italian ishte pronari i një fabrike tullash në Tiranë

     Një shtetas italian është gjetur i pajetë në Tepelenë, i vrarë me armë zjarri. 

    Edoardo Sarchi, biznesmeni italian që u vra në Salari të Tepelenës, raportohet se ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.

    Për ngjarjen është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet G. B., i dyshuar si autor i krimit, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij.

    Policia thotë, se “është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

    Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve”.

    Njoftimi:

    Tepelenë/Informacion paraprak

    Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

    Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

    Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

  • Aksioni për kapjen e Ramazan Rrajës, zyrtari i policisë flet në gjyq për dinamikën e arrestimit: Gjetëm dy persona me armë që…

    Aksioni për kapjen e Ramazan Rrajës, zyrtari i policisë flet në gjyq për dinamikën e arrestimit: Gjetëm dy persona me armë që…

    Vijon procesi gjyqësor ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Në seancën e radhës ka dëshmuar Bujar Deliallisi, aktualisht zv.drejtor i Policisë në Durrës, i cili ka dhënë detaje për një nga operacionet ku ka marrë pjesë, kapjen e të shumëkërkuarit Ramazan Rraja. 
    Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Deliallisi deklaroi: “Në vitin 2019 kam qenë i punësuar në Policinë e Gjirokastrës, më pas në vitin 2023 kam qenë në Korçë deri në muajin mars. Prej marsit të këtij viti mbaj detyrën e zv.drejtorit të Policisë në Durrës.” 
    Ai shtoi se ka marrë pjesë në aksionin për arrestimin e Ramazan Rrajës. 
    “Ka pasur plan operacioni për ndërhyrjen. Aksioni është zhvilluar në zonën e Fushë-Krujës, pranë Urës së Gjolës,” tha Deliallisi. 
    I pyetur për zhvillimet gjatë aksionit, dëshmitari sqaroi: “Gjatë ndërhyrjes u konstatuan dy persona. Njëri prej tyre ishte Ramazan Rraja. Tek të dy u gjetën armë zjarri në brez, konkretisht pistoleta.” 
    Në këtë moment të seancës ndërhyri edhe i pandehuri Plarent Dervishaj, i cili kërkoi të dijë se nga kishte ardhur informacioni që çoi në identifikimin dhe kapjen e Rrajës, por dëshmitari nuk dha detaje lidhur me burimin. 

  • “Kjo është e vërteta”/ PL, akuza të drejtëpërdrejta qeverisë: Drejtësia e kapur nga Rama, pazare politike…

    “Kjo është e vërteta”/ PL, akuza të drejtëpërdrejta qeverisë: Drejtësia e kapur nga Rama, pazare politike…

    “Pazaret politike me drejtësinë vetëm sa kanë legjitimuar kapjen e saj nga Rama dhe Rilindja”. Kështu dekalroi në një dalje për mediat Sekretares për Mardhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja.
    “Reforma në drejtësi, e propaganduar si një sukses, është në fakt një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie”, tha ajo.
    Deklarata e plotë:
    Të nderuar qytetarë!
    Reforma në drejtësi, e propaganduar si një sukses, është në fakt një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie.
    Pazaret politike me drejtësinë vetëm sa kanë legjitimuar kapjen e saj nga Rama dhe Rilindja.
    Pazaret politike, të sponsorizuara nga brenda dhe nga jashtë, kanë prodhuar vetëm zemërim, zhgënjim dhe dëshpërim të thellë te qytetarët.
    Raportet e Bashkimit Europian e kanë treguar qartë se drejtësia për qytetarët është e pamundur:
    • “Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cenuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull.”
    • Sot ka 150 mijë dosje të mbetura stok, dhe në gjykatat ende shqyrtohen çështje të vitit 2016.
    • Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar qeverinë shqiptare me gjobë deri në 5 mijë euro për një çështje, për shkak të vonesave disavjeçare në gjykim.
    • Janë dhjetëra mijëra çështje që presin prej vitesh, dhe ky precedent mund t’i kushtojë Shqipërisë dhjetëra miliona euro.
    Faktet flasin vetë dhe dëshmojnë se drejtësia është kapur dhe vepron vetëm për të garantuar pandëshkueshmërinë e Ramës
    Kjo ndodhi per shkak se Reforma ne Drejtesi e miratuar me 140 vota u rudh ne “Ramaformen” me 69 vota, qe me zgjedhjen e Arta Markut Prokurore te Pergjithshme ne shkelje te Kushtetutes.
    DREJTËSIA E KAPUR NGA RAMA DHE QEVERIA:
    1. Nuk veproi ndaj dosjes së inceneratorëve, një nga aferat më të rënda të pluralizmit.
    2. Qepi gojën për aferën mafioze 2 miliardë euro të Portit të Durrësit, ndërsa shqetësimi për të arriti deri në Bruksel.
    3. Nuk lëvizi as gishtin përballë korrupsionit parlamentar, ku ligjet miratohen për interesa të ngushta dhe në dëm të publikut.
    4. Heshti për krimet zgjedhore, si ato në Elbasan dhe Kavajë, ndërsa bëri sikur hetoi të vdekurit e dosjes së Dibrës.
    5. Mbylli dosjen e rrjedhjes së të dhënave personale të gati 1 milion shqiptarëve, një skandal që duhej të kishte sjellë hetime të thelluara.
    Qytetarët kërkojnë një drejtësi të vërtetë, të shpejtë dhe profesionale, dhe jo lojëra politike që legjitimojnë kapjen e saj.
    ASGJË NUK ËSHTË PËRMIRËSUAR!
    • Funksionimi i shtetit është përkeqësuar në mënyrë kritike.
    • Korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe pasiguria ligjore thellohen çdo ditë.
    • Reforma në drejtësi është kthyer në një pazar politik, që vetëm sa thellon kapjen dhe mosbesimin.
    • Vettingu me dy standarde ka rrëzuar moralin e reformës dhe ka krijuar mosbesim absolut duke prodhuar Irenen me 3 mbiemra dhe variante te saj.
    • Nuk ka asnjë perspektivë që drejtësia të funksionojë minimalisht, ndërsa mungesat në sistem janë ekstreme.
    • Harta gjyqësore po e bën të pamundur aksesin në drejtësi, siç e ka vënë në dukje edhe Parlamenti Europian.
    • Stoku i dhjetëra mijëra dosjeve ka shuar çdo shpresë të qytetarëve për të marrë drejtësi.
    • Në Shqipëri duhen 16 vjet për të marrë drejtësi në Apelin e Tiranës.
    KJO ËSHTË E VËRTETA E REFORMËS NË DREJTËSI!
    Gjithçka tjetër është demagogji e pështirë rilindase.
    Ka ardhur koha që populli të thotë: “Ishim më mirë kur ishim më keq”.
    Faleminderit!

  • Partia e Lirisë: Pazaret politike me drejtësinë kanë legjitimuar kapjen e saj nga Rama dhe Rilindja

    Partia e Lirisë: Pazaret politike me drejtësinë kanë legjitimuar kapjen e saj nga Rama dhe Rilindja

    “Pazaret politike me drejtësinë vetëm sa kanë legjitimuar kapjen e saj nga Rama dhe Rilindja”.  Kështu dekalroi në një dalje për mediat Sekretares për Mardhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja.

    “Reforma në drejtësi, e propaganduar si një sukses, është në fakt një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie”, tha ajo.

    E plotë:

    Deklarata e Sekretares për Mardhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Znj. Arla Merja.

    Të nderuar qytetarë!

    Reforma në drejtësi, e propaganduar si një sukses, është në fakt një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie.

    Pazaret politike me drejtësinë vetëm sa kanë legjitimuar kapjen e saj nga Rama dhe Rilindja.

    Pazaret politike, të sponsorizuara nga brenda dhe nga jashtë, kanë prodhuar vetëm zemërim, zhgënjim dhe dëshpërim të thellë te qytetarët.

    Raportet e Bashkimit Europian e kanë treguar qartë se drejtësia për qytetarët është e pamundur:

            •       “Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cenuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull.”

            •       Sot ka 150 mijë dosje të mbetura stok, dhe në gjykatat ende shqyrtohen çështje të vitit 2016.

            •       Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar qeverinë shqiptare me gjobë deri në 5 mijë euro për një çështje, për shkak të vonesave disavjeçare në gjykim.

            •       Janë dhjetëra mijëra çështje që presin prej vitesh, dhe ky precedent mund t’i kushtojë Shqipërisë dhjetëra miliona euro.

    Faktet flasin vetë dhe dëshmojnë se drejtësia është kapur dhe vepron vetëm për të garantuar pandëshkueshmërinë e Ramës

    Kjo ndodhi per shkak se Reforma ne Drejtesi e miratuar me 140 vota u rudh ne “Ramaformen” me 69 vota, qe me zgjedhjen e Arta Markut Prokurore te Pergjithshme ne shkelje te Kushtetutes.

    DREJTËSIA E KAPUR NGA RAMA DHE QEVERIA:

    1.     Nuk veproi ndaj dosjes së inceneratorëve, një nga aferat më të rënda të pluralizmit.

    2.     Qepi gojën për aferën mafioze 2 miliardë euro të Portit të Durrësit, ndërsa shqetësimi për të arriti deri në Bruksel.

    3.     Nuk lëvizi as gishtin përballë korrupsionit parlamentar, ku ligjet miratohen për interesa të ngushta dhe në dëm të publikut.

    4.     Heshti për krimet zgjedhore, si ato në Elbasan dhe Kavajë, ndërsa bëri sikur hetoi të vdekurit e dosjes së Dibrës.

    5.     Mbylli dosjen e rrjedhjes së të dhënave personale të gati 1 milion shqiptarëve, një skandal që duhej të kishte sjellë hetime të thelluara.

    Qytetarët kërkojnë një drejtësi të vërtetë, të shpejtë dhe profesionale, dhe jo lojëra politike që legjitimojnë kapjen e saj.

    ASGJË NUK ËSHTË PËRMIRËSUAR!

            •       Funksionimi i shtetit është përkeqësuar në mënyrë kritike.

            •       Korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe pasiguria ligjore thellohen çdo ditë.

            •       Reforma në drejtësi është kthyer në një pazar politik, që vetëm sa thellon kapjen dhe mosbesimin.

            •       Vettingu me dy standarde ka rrëzuar moralin e reformës dhe ka krijuar mosbesim absolut duke prodhuar Irenen me 3 mbiemra dhe variante te saj.

            •       Nuk ka asnjë perspektivë që drejtësia të funksionojë minimalisht, ndërsa mungesat në sistem janë ekstreme.

            •       Harta gjyqësore po e bën të pamundur aksesin në drejtësi, siç e ka vënë në dukje edhe Parlamenti Europian.

            •       Stoku i dhjetëra mijëra dosjeve ka shuar çdo shpresë të qytetarëve për të marrë drejtësi.

            •       Në Shqipëri duhen 16 vjet për të marrë drejtësi në Apelin e Tiranës.

    KJO ËSHTË E VËRTETA E REFORMËS NË DREJTËSI!

    Gjithçka tjetër është demagogji e pështirë rilindase.

    Ka ardhur koha që populli të thotë: “Ishim më mirë kur ishim më keq”.

    Faleminderit!

  • Vrasja e Kristjan Kolës/ Ky është momenti kur viktima transportohet në ambulancë! Autorët u arratisën me motor

    Vrasja e Kristjan Kolës/ Ky është momenti kur viktima transportohet në ambulancë! Autorët u arratisën me motor

    Mbrëmjen e djeshme (4 shtator) Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Kristjan Kola 34 vjeç.
    Pamjet që shihni janë pak momentit pas ngjarjes, kur trupi i viktimës është transportuar nga lokali, vendi ky ndodhi krimi në autoambulancë.
    Uniformat blu bëjnë me dije se vrasja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”.
    Në rrethana ende të paqarta, dy persona që po lëviznin me motor, ende të paidentifikuar, dyshohet se vranë me armë zjarri 34-vjeçarin , i cili i momentin e të shtënave ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali.
    Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, ku kanë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit për kapjen e autorëve të vrasjes.
    Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Njoftimi i policisë
    Shkodër / Informacion paraprak
    Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

  • Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

    Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

    Një 39-vjeçar, ka përfunduar në spital pasi është dhunuar me sende të forta në Tiranë.
    Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Sotir Caci”.
    Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur punën  për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjes së autorëve, të cilët janë ende të paidentifikuar.
    “Në rrugën “Sotir Caci”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur, dyshohet me sende të forta, shtetasin M. P., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve“, thuhet në njoftimin e ploicisë.

  • Bie në prangat e policisë 35-vjeçari/ Ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje

    Bie në prangat e policisë 35-vjeçari/ Ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje

    Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka lokalizuar dhe arrestuar shtetasin E. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 03.03.2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
    Policia thekson se operacioni është pjesë e punës së vazhdueshme për parandalimin e krimeve të rënda dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.
    Njoftimi i Policisë:
    DVP Vlorë/Goditje të njëpasnjëshme ndaj paligjshmërive në qark, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personave në kërkim.
    Kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë për vrasje.
    Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit:
    E. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 03.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

  • EMRI/ Tentoi të vriste dy vëllezër pas sherrit në Llogara, arrestohet 35-vjeçari në kërkim

    EMRI/ Tentoi të vriste dy vëllezër pas sherrit në Llogara, arrestohet 35-vjeçari në kërkim

    Erjon Çeloaliaj, 35 vjeç, është arrestuar pas disa muajsh në kërkim, i dyshuar për një ngjarje të rëndë që ndodhi më 2 prill 2024, në aksin rrugor “Llogara–Palasë”.

    Sipas dosjes hetimore, Çeloaliaj, në bashkëpunim me vëllain e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës dy shtetas dhe më pas ka përplasur njërin prej tyre me automjet, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

    Njoftimi i Policisë:

    DVP Vlorë/Goditje të njëpasnjëshme ndaj paligjshmërive në qark, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personave në kërkim.

    Kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë për vrasje.  

    Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit:  

    E. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum.  

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 03.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. 

    Shtetasi E. Ç. akuzohet se më datë 02.04.2024, në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. Ç., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit K. A., 41 vjeç, dhe S. A., 38 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre. Më pas, shtetasi E. Ç. ka përplasur me automjetin e tij, shtetasin K. A., i cili është dëmtuar rëndë.    

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.