Policia ka dhënë infromacion zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç, mbërmjen e sotme në Elbasan.
Policia thotë se biznesmeni është gjetur i vrarë brenda makinës së tij, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
Elbasan / Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Tag: kapjen
-

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
-

Policia del me njoftim: Biznesmeniu gjet i vrarë brenda një makine
Elbasan / Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
-

Qëlloi me armë zjarri në këmbë 40-vjeçarin/ Në kërkim Mariel Jata, ja si paraqitet gjendja e të plagosurit
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. -

Plagosje me armë zjarri në Insitut, policia ngre postoblloqe për kapjen e autorit
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.
Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.Top Channel
-

DVP Fier/ Operacioni për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë – Arrestohen dhe procedohen disa shtetas
Screenshot
Forcat e Policisë së Fierit vijojnë kontrollet e vazhdueshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i veprimeve të fundit, u arritën rezultatet e mëposhtme:Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Kapet dhe vihet në pranga shtetasi i shpallur në kërkim për “Vjedhje me dhunë”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Arrestohet një shtetas me precedent penal për vjedhje të pronës me armë, te cilit iu gjet një armë e ftohtë në automjet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Procedohet një tjetër shtetas pasi mbante me vete një armë sportive.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Sipas policisë, specialistët e Forcës Operacionale të DVP Fier dhe Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit vunë në pranga shtetasit:
Xh. Xh. alias Sh. Xh., 46 vjeç, banues në Karbunarë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Ai, në bashkëpunim me shtetasin I. S., 31 vjeç, më 29.05.2025 i vodhën me dhunë një automjet një shtetasi 41 vjeç. Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit 31-vjeçar.
A. P., 47 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për vjedhje me armë, arrestohet pasi gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik, në cilësinë e armës së ftohtë.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori për A. G., 30 vjeç, banues në fshatin Shegas, i cili gjatë kontrollit të automjetit mbante një pistoletë sportive, dhe ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
-

“Na jep borxhin”/ Si 29-vjeçari dhe familjarët e tij u kërcënuan nga gjashtë persona, tre prej tyre vëllezër
Një rast kërcënimi u raportua në kryeqytet, ku autorë janë gjashtë persona.
Të rinjtë, 3 prej tyre vëllezër, kanosën e shantazhuan 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash që pretendonin se ia kishte borxh.
Policia ka vënë në pranga njërin prej tyre, nën hetim janë katërtë tjerë, teksa ende vijon puna për kapjen e një personi tjetër.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se një 29-vjeçar dhe familjarët e tij po kanoseshin për dhënien e një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pretendimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar, nga të cilët:
-u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 26 vjeç;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 35 vjeç, R. B., 35 vjeç, S. B., 19 vjeç, banues në Librazhd dhe L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi;
-u shpall në kërkim shtetasi A. C., 28 vjeç, vëllai i 26-vjeçarit të arrestuar dhe i 35-vjeçarit të proceduar.
Nga hetimet dyshohet se këta 6 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit, 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, me pretendimin se këta shtetas i kishin borxh një shumë të konsiderueshme parash.
Punohet për kapjen e shtetasit A. C. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.Top Channel
-

Vrasja në Selenicë, identifikohet autori, policia në operacion për kapjen e tij
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së të riut në Selenicë ndërkohë që është vënë në ndjekje të tij.
Vlorë/Informacion paraprak në vijim
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. -

“Rojtarët”/ Vodhi 10 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro, arrestohet grabitësi i shtëpisë në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Rojtarët”, i cili çoi në kapjen e autorit të një vjedhjeje të kryer në rrugën “Musa Agolli”.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë veprimeve hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u arrestua P. Z., 52 vjeç, ndërsa shtetasi D. B., 56 vjeç, i cili dyshohet se e largoi autorin nga vendngjarja me automjet, u shpall në kërkim.
Vjedhja kishte ndodhur më 24 tetor 2025, kur nga kasaforta e një banese ishin marrë 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, ndërkohë që banesa ishte bosh. Sipas hetimeve, dy autorët kishin mbajtur në vëzhgim zonën përpara ndërhyrjes.
Gjatë kontrollit të banesës së P. Z., policia sekuestroi 2 automjete, 1 celular dhe 1 armë zjarri pistoletë me leje.
Policia thekson se operacioni hetimor bëri të mundur identifikimin e të dy shtetasve dhe kapjen e autorit kryesor, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit D. B. dhe hetimet për të zbardhur nëse autorët kanë kryer edhe vjedhje të tjera.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. -

Djali vrau me thikë babanë, policia jep detaje: Krimi ndodhi në banesë! Po punohet për kapjen e 25-vjeçarit
Policia e Durrësit jep detaje për krimin e ndodhur në familje ku djali vrau pak më parë me thikë babanë. Sipas policisë krimi ndodhi në banesë, ndërkohë që uniformat blu po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. -

“Më ka marrë djalin dhe nuk e ka kthyer më”/ Nëna bën denoncimin, policia e Durrësit nis punën për kapjen e 34-vjeçarit
Policia e Durrësit ka nisur punën për kapjen e një 34-vjeçari, pasi ka marrë djalin e mitur dhe nuk e ka kthyer më tek nëna e të voglit.
Kallëzimi është bërë nga ish-partnerja e 34-vjeçarit, shtetasit me iniciale Z.P.
“Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin Z. P., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar ish-bashkëjetuesja e tij, se ka marrë djalin e tyre të mitur, përkohësisht, dhe nuk e ka kthyer më. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel