Ka nisur pasditen e së hënës në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, ku Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian fokusuar te “Tregu i Brendshëm”.
Kryeministri Edi Rama, po kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i cili përbëhet nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.
Në nisje të koferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën e hapjes, në emër të Shqipërisë, ndërsa në emër të BE-së, deklarata do të bëhet nga Radosłaë Sikorski, ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.
Në përfundim të punimeve të konferencës, Kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosłaë Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Çfarë përmban grupkapitulli i II-të I negociatave?
Grupkapitulli i II-të I negociatave përmban: Kapitulli 1 (Lëvizja e lirë e mallrave);
Kapitulli 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve);
Kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime);
Kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit);
Kapitulli 5 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), Kapitulli 6 (E drejta e pronësisë intelektuale);
Kapitulli 8 (Politika e konkurrencës);
Kapitulli 9 (Shërbimet Financiare;
Kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
Tag: kapitulli
-

Anëtarësimi në BE/ Shqipëria hap grupkapitullin ‘Tregu i Brendshëm’, Rama pritet të mbajë konferencë për shtyp me Eurokomisioneren Kos
-

Sot konferenca e katërt ndërqeveritare me BE, Rama me presidentin e KE: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat
Shqipëria ka hapur zyrtarisht grupkapitullin e dytë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, të titulluar “Tregu i Brendshëm”, gjatë Konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri–BE.
Delegacioni shqiptar në këtë proces drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të fushave përkatëse të negociatave. Nga Brukseli, ku u takua me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Rama deklaroi: “Jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.”
“Jemi me Presidentin e Këshillit Evropian. Jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime, jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027″, tha Rama nga Brukseli.Në nisje të konferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.
Në përfundim të punimeve të Konferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
–Grupkapitulli i II-të i negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit). -

Konferenca e IV Shqipëri-BE, Rama me Presidentin e KiE: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat e kalendarit
Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE.
Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.
Rama fillimisht dha një deklaratë nga Brukseli, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, e më pas do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos.
“Jemi me Presidentin e Këshillit Evropian. Jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime, jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027″, tha Rama nga Brukseli.
Në nisje të konferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.
Në përfundim të punimeve të Konferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
–Grupkapitulli i II-të i negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit). -

Sot mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, do të çelet zyrtarisht grupkapitulli për “Tregun e Brendshëm”
Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbahet sot në Luksemburg.
Sot do të çelet zyrtarisht grupkapitulli 2 për “Tregun e Brendshëm”.
Vendimi për mbajtjen e kësaj konference u mor me konsensus nga ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, nën drejtimin e Presidencës polake të Unionit.
Hapja zyrtarisht e tij prek fusha themelore për integrimin ekonomik dhe tregun e lirë, përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve, kapitalit, pronësinë intelektuale, shërbimet financiare apo mbrojtjen e konsumatorëve.
Takimi i sotëm do t’i hapë rrugë negociatave për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së.
Brenda këtij grupi përfshihen kapitujt që kanë të bëjnë me:
Lëvizjen e lirë të mallrave (kapitulli 1),Lirinë e lëvizjes së punonjësve (kapitulli 2),Të drejtën e themelimit dhe ofrimin e shërbimeve (kapitulli 3),Lëvizjen e lirë të kapitalit (kapitulli 4),Të drejtën e kompanive (kapitulli 6),Pronësinë intelektuale (kapitulli 7),Politikat e konkurrencës (kapitulli 8),Mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit (kapitulli 28).
Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, Shqipëria hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës.
Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.
Pas kësaj konferencë të katërt ndërqeveritare Shqipëria është në pritje të një date tjetër për hapjen e një tjetër grupkapiturlli, ajo për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirësë, që do ta çonte në 4 numrin e grupkapitujve nga 6 gjithsej në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.Top Channel
-

Sot konferenca e katërt ndërqeveritare, Rama në Bruksel: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat e kalendarit
Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE.
Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.
Kryeministri Edi Rama fillimisht dha një deklaratë nga Brukseli, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, e më pas do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos.
“Jemi me Presidentin e Këshillit Evropian. Jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime, jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027″, tha Rama nga Brukseli.
Në nisje të konferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.
Në përfundim të punimeve të Konferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
–Grupkapitulli i II-të i negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).Top Channel
-

Zhvillohet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama i pranishëm në Luksemburg
Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet ditën e sotme, 14 prill, në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Data u vendos nga Presidenca polake e BE-së me konsensus të ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të Unionit në Bruksel.
Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë – për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm) – duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (E drejta e kompanive), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës) dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
Më 15 tetor, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli i parë ai për çështjet “Themelore” që përfshin reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore si dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Më 17 dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e 6-të, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes. -

Zbulohet data, ja kur do të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg
Më 14 prill do të mbahet në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Data është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca polake e BE-së. Vendimi u mor sot me konsensus të ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të BE-së në Bruksel.
Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë – për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm) – duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (E drejta e kompanive), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës) dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
Më 15 tetor, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli i parë ai për çështjet “Themelore” që përfshin reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore si dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
Më 17 dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e 6-të, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
Të martën, ministrat e jashtëm diskutojnë edhe për përshpejtimin e zgjerimit me shtetet ballkanike ku vendi ynë dhe Mali i Zi janë në pararojë të këtij procesi. /ATSH