Tag: kapitulli

  • Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grup-kapitullin 4, Rama: Konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret drejt BE-së

    Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grup-kapitullin 4, Rama: Konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret drejt BE-së

    Kryeministri Edi Rama e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë ecjen përpara të vendit në negociatat me BE-në ndërsa Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në grup-kapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
    “Shqipëria nuk ndalet”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale duke reaguar ndaj këtij lajmi.
    “Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për grup- kapitullin 4, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Ky vendim i vendeve anëtare të BE-së konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane”, theksoi Kryeministri Rama.
    Kapitujt përfshijnë: politikat e transportit (Kapitulli 14), energjia (Kapitulli 15), rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), mjedisi dhe klima (Kapitulli 27)”.
    “Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian”, tha Rama.
    Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian.
    Kapitujt e grup-kapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

  • Drejt çeljes së grupkapitullit 4, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

    Drejt çeljes së grupkapitullit 4, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

    Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar lidhur me dritën jeshile që mori Shqipëria  për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4.
    Përmes një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një moment domethënës dhe dëshmi të progresit konkret të Shqipërisë drejt integrimit europian.
    Rama theksoi rëndësinë e katër kapitujve të përfshirë në këtë grupkapitull, që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve:
    Postimi i plotë i Ramës:
    SHQIPËRIA NUK NDALET
    Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE
    Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
    Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.
    Kapitujt përfshijnë:

    Politikat e transportit (Kapitulli 14),
    Energjia (Kapitulli 15),
    Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
    Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).

    Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian

  • Drejt hapjes së Grupkapitullit 4, reagon kryeministri Rama: Shqipëria nuk ndalet!

    Drejt hapjes së Grupkapitullit 4, reagon kryeministri Rama: Shqipëria nuk ndalet!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Shqipëria ka marrë miratimin për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.Lexo edhe :Related Posts
    Kryeministri theksoi rëndësinë e katër kapitujve të përfshirë në këtë grupkapitull, që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

    Postimi i Ramës:
    SHQIPËRIA NUK NDALET
    Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE
    Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
    Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.
    Kapitujt përfshijnë:

    Politikat e transportit (Kapitulli 14),
    Energjia (Kapitulli 15),
    Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
    Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).

    Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian.

    /vizionplus.tv 
     

  • Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen negociatave për Grupkapitullin 4, kryeministri Rama: Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

    Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen negociatave për Grupkapitullin 4, kryeministri Rama: Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

    Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pasi u njoftua se Shqipëria ka marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4.

    “Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE”, shkroi kryeministri në Facebook duke shtuar se Grupkapitulli 4, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” përfshin kapitujt 14, 15, 21 dhe 27 përkatësisht “Politikat e transportit”, “Energjia”, “Rjetet trans-europiane” dhe “Mjedisi dhe klima”.
    Postimi i plotë:
    SHQIPËRIA NUK NDALET
    Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE
    Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
    Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.
    Kapitujt përfshijnë:

    Politikat e transportit (Kapitulli 14),
    Energjia (Kapitulli 15),
    Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
    Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).

    Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian

    Top Channel

  • Ekonomia dhe biznesi, Brukseli letër Shqipërisë për hapjen e grupkapitullit 4 të anëtarësimit në BE

    Ekonomia dhe biznesi, Brukseli letër Shqipërisë për hapjen e grupkapitullit 4 të anëtarësimit në BE

    Shqipëria hap së shpejti grup kapitullin e katërt, duke shënuar një hap tjetër në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Njoftimi i Kryeministrisë: 
    Përvijohet rruga për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhjae Qëndrueshme
    Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të hapur negociatat, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.
    Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.
    Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;
    Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;
    Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;
    ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së.
    Përmes negociatave të këtyre kapitujve, Shqipëria pritet të bëjë hapa konkretë drejt ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme.
    Ky është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe transformimin e pandalshëm të ekonomisë shqiptare në rrugën drejt familjes evropiane.
    Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm në përmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dhe aftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve ekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtë dhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, të matshme dhe përmbushje të standardeve evropiane

    Top Channel

  • BE i thotë “Po” kapitujve të gjelbër, Shqipëria nis një fazë të re drejt integrimit

    BE i thotë “Po” kapitujve të gjelbër, Shqipëria nis një fazë të re drejt integrimit

    Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të hapur negociatat, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.
    Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.
    Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;
    Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;
    Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;
    ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së.
    Përmes negociatave të këtyre kapitujve, Shqipëria pritet të bëjë hapa konkretë drejt ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme.
    Ky është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe transformimin e pandalshëm të ekonomisë shqiptare në rrugën drejt familjes evropiane.
    Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm në përmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dhe aftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve ekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtë dhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, të matshme dhe përmbushje të standardeve evropiane.
     
     

  • Integrimi në BE, Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grupkapitullin e katërt

    Integrimi në BE, Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grupkapitullin e katërt

    Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.
    Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

    Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;
    Ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së. Përmes negociatave të këtyre kapitujve, Shqipëria pritet të bëjë hapa konkretë drejt ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme.
    Ky është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe transformimin e pandalshëm të ekonomisë shqiptare në rrugën drejt familjes evropiane. Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm në përmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dhe aftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve ekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtë dhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, të matshme dhe përmbushje të standardeve evropiane.

  • Shqipëria hap negociatat për grupkapitullin e tretë, Rama: Ritëm tejet i lartë për objektivin e mbylljes së negociatave më 2027

    Shqipëria hap negociatat për grupkapitullin e tretë, Rama: Ritëm tejet i lartë për objektivin e mbylljes së negociatave më 2027

    Shqipëria çeli grupkapitullin e radhës të negociatave me Bashkimin Europian, që çon në 4 nga 6 grupkapitujt për të cilat nisin bisedimet. Në Bruksel nga Tirana ishin 3 ministrat që përfaqësojnë vendin në tryezë me BE, ai Punëve të Jashtme Igli Hasani, kryenegociatorja Majlinda Dhuka dhe ministrja Adea Pirdeni.
    Kryeministri Edi Rama vlerësoi ritmin e lartë me të cilin po punohet për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, pas hapjes edhe të grupkapitullit të tretë ditën e sotme në Bruksel. Për të rruga e Shqipërisë drejt BE-së vazhdon pa ndalim.

    ”Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin. Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur, një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027”,-shkruan Rama.
    Në grupimin 3 përfshihen tetë fusha ose kapituj:
    Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)Kapitulli 16 (Tatimet)Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor).

  • Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

    Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

    Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të përfshirë në Grupimin e 3-të: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm historik përpara në negociatat e vendit tonë për anëtarësim në BE.Reklama në FieriWeb

    I pranishëm në këtë Konferencë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka reaguar në lidhje me këtë zhvillim.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Një gurthemel i ri i hedhur me hapjen zyrtare të Grup-Kapitullit 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse – gjatë Konferencës së 5-të Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel. Hapja e 8 kapitujve të rinj sot reflekton progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një tregues i qartë se sa shumë kemi arritur brenda një kohe shumë të shkurtër“, shprehet z. Hasani.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Në grupimin 3 përfshihen tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor). Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Shqipëria hap negociatat për grupkapitullin e 3-të me BE, Hasani: Gur themeli! Kos: Urime, jeni një hap më afër

    Shqipëria hap negociatat për grupkapitullin e 3-të me BE, Hasani: Gur themeli! Kos: Urime, jeni një hap më afër

    Takimi

    BRUKSEL- Shqipëria ka hapur sot grup-kapitujt e tretë me Bashkimin Evropian në kuadër të procesit të integrimit. Vendimi është marrë në Konferencën e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, që u mbajt sot në Bruksel. Në total janë hapur tetë kapituj të përfshirë në Grupimin e 3-të: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.
    Kapitujt e grupimit 3:
    Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)
    Kapitulli 16 (Tatimet)
    Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)
    Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)
    Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)
    Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)
    Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)
    Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor).
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili kryesonte delegacionin shqiptar në Bruksel shprehet se ky është një gur themeli i ri i hedhur në rrugën drejt BE-së.
    “Një gurthemel i ri i hedhur me hapjen zyrtare të Grup-Kapitullit 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse – gjatë Konferencës së 5-të Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel. Hapja e 8 kapitujve të rinj sot reflekton progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një tregues i qartë se sa shumë kemi arritur brenda një kohe shumë të shkurtër,”- shkruan Hasani.
    Përgëzime ka pasur edhe nga Marta Kos, Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, uron Shqipërinë
     “Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. Zgjerimi i BE ka të bëjë me përparimin ditë pas dite”, shkruan Marta Kos.