Tag: kapitulli

  • Shqipëria afër BE-së? Rama nesër në Bruksel, mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian

    Shqipëria afër BE-së? Rama nesër në Bruksel, mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian

    Shqipëria do të hapë nesër edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    Vendi ynë do të mbajë më 16 shtator, me ftesë të Danimarkës, Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.
    Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).
    Takimi i nesërm në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
    Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.
    “Palët do të fillojnë duke miratuar agjendën e takimit dhe duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti. Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4, bëri të ditur një zyrtar i BE për ATSH-në.
    Ministrja e Danimarkës do të paraqesë të ashtuquajturin “Qëndrim të Përbashkët të BE-së”, siç është rënë dakord nga BE-ja, dhe do t’i kërkojë kryeministrit Rama nëse Shqipëria mund të bjerë dakord me hapjen e këtij grupi.
    Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të japë gjithashtu vërejtjet e saj në këtë drejtim. Kryeministri Rama do të paraqesë qëndrimin e Shqipërisë.
    Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama, me të cilat takimi do të përfundojë zyrtarisht.
    Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua me procedurë të shkruar dhe u mbështet nga Këshilli Evropian.
    Më 19 korrik 2022 u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë.
    Më 15 tetor 2024 u mbajt Konferenca e dytë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 1 – Themeloret.
    Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 6 – Marrëdhëniet e jashtme.
    Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt, e cila u fokusua në Grup-kapitullin 2 – Tregu i brendshëm, dhe ku BE vendosi gjithashtu kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve të këtij grupi.
    Më 22 maj u mbajt në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Kjo konferencë shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 3: “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”. Në këtë grup-kapitull përfshihen: Kapitulli 10 – Transformimi digjital dhe media; Kapitulli 16 – Taksat; Kapitulli 17 – Politika ekonomike dhe monetare; Kapitulli 19 – Politika sociale dhe punësimi; Kapitulli 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë; Kapitulli 25 – Shkenca dhe kërkimi; Kapitulli 26 – Arsimi dhe kultura; Kapitulli 29 – Bashkimi doganor./ ATSH

  • Rama nesër në Bruksel, në Konferencën e 6 Ndërqeveritare me BE. Shqipëria hap 4 grupkapitujt e radhës. Zbardhet axhenda

    Rama nesër në Bruksel, në Konferencën e 6 Ndërqeveritare me BE. Shqipëria hap 4 grupkapitujt e radhës. Zbardhet axhenda

    Shqipëria do të hapë nesër edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    Vendi ynë do të mbajë më 16 shtator, me ftesë të Danimarkës, Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.
    Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).
    Takimi i nesërm në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
    Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.
    “Palët do të fillojnë duke miratuar agjendën e takimit dhe duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti. Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4, bëri të ditur një zyrtar i BE për ATSH-në.
    Ministrja e Danimarkës do të paraqesë të ashtuquajturin “Qëndrim të Përbashkët të BE-së”, siç është rënë dakord nga BE-ja, dhe do t’i kërkojë kryeministrit Rama nëse Shqipëria mund të bjerë dakord me hapjen e këtij grupi.
    Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të japë gjithashtu vërejtjet e saj në këtë drejtim. Kryeministri Rama do të paraqesë qëndrimin e Shqipërisë.
    Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama, me të cilat takimi do të përfundojë zyrtarisht.
    Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua me procedurë të shkruar dhe u mbështet nga Këshilli Evropian.
    Më 19 korrik 2022 u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë. Më 15 tetor 2024 u mbajt Konferenca e dytë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 1 – Themeloret.
    Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 6 – Marrëdhëniet e jashtme. Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt, e cila u fokusua në Grup-kapitullin 2 – Tregu i brendshëm, dhe ku BE vendosi gjithashtu kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve të këtij grupi.
    Më 22 maj u mbajt në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Kjo konferencë shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 3: “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”. Në këtë grup-kapitull përfshihen: Kapitulli 10 – Transformimi digjital dhe media; Kapitulli 16 – Taksat; Kapitulli 17 – Politika ekonomike dhe monetare; Kapitulli 19 – Politika sociale dhe punësimi; Kapitulli 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë; Kapitulli 25 – Shkenca dhe kërkimi; Kapitulli 26 – Arsimi dhe kultura; Kapitulli 29 – Bashkimi doganor./ ATSH

  • Shqipëria dhe BE do të diskutojnë për çeljen e kapitujve të mbetur, ja kur do të mbahet Konferenca ndërqeveritare

    Shqipëria dhe BE do të diskutojnë për çeljen e kapitujve të mbetur, ja kur do të mbahet Konferenca ndërqeveritare

    Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë në hapat e fundit të përgatitjes për konferencën ndërqeveritare që zyrtarizon çeljen e kapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit.
    Burime të besueshme i thanë televizionit publik se data e projektuar është ajo e 16 shtatorit. Në pritje edhe të miratimit nga parlamenti i Holandës, në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi pak ditë më parë projektpozicionin negociues të Shqipërisë për Grupimin e pestë të kapitujve: “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”. Mbajtur me kërkesë të posaçme, pozicioni i miratuar nuk ka qenë publik as në diskutime dhe as në variantin e tij përfundimtar.
    Televizioni publik ka siguruar dokumentin paraprirës të Grupkapitullit V. Për pesë kapitujt e tij, përkatësisht Kapitulli 11 “Bujqësia dhe zhvillimi rural”, Kapitulli 12 “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare”, Kapitulli 13 “Peshkimi dhe akuakultura”, Kapitulli 22 “Politika rajonale dhe bashkërendimi i instrumenteve strukturore” dhe Kapitulli 33 “Dispozitat financiare dhe buxhetore”, situata më e fundit ligjore dhe në terren, e rakorduar mes Bashkimit europian dhe Shqipërisë, konstatonte përafrime të pjesshme me legjislacionin europian.
    Në pritje të publikimit të pozicionit negociues të përbashkët pas mbajtjes së Konferencës ndërqeveritare, adresimet e bisedimeve do të duhet t’i jenë referuar pikërisht dokumentit “screening” të nëntorit 2023.
    Në bazë të tij, për kapitullin 11 sfida e Shqipërisë është mbështetja e zhvillimit rural. Me fokus financimin e shpenzimeve bujqësore, skemat e mbështetjes bujqësore, menaxhimin dhe monitorimin e shpenzimeve bujqësore, sistemin e integruar të administrimit dhe kontrollit, rrjetin e të dhënave të qëndrueshmërisë së fermave dhe ndihmat shtetërore, kërkesa shtrihet edhe për mekanizmat tregtarë, kryesisht masat e magazinimit dhe të mbështetjes së jashtëzakonshme sipas organizimit të përbashkët të tregut pas anëtarësimit.
    Niveli i kërkuar adreson edhe kulturat e punueshme, qumështin dhe produktet e qumështit, mishin e viçit, delet dhe dhitë, mishin e derrit, shpendët, vezët, mjaltin dhe frutat e perimet, ndërsa është pjesërisht në përputhje me kulturat për verën, verën e aromatizuar dhe pijet alkoolike, vajin e ullirit dhe kakaon, çokollatën, kafenë, lëngjet e frutave dhe reçelet e në përgjithësi për politikën e cilësisë me disa ngjashmëri me skemën e BE-së.
    Legjislacioni i Shqipërisë është pjesërisht i përafruar me legjislacionin e BE-së për bujqësinë organike dhe produktet shtazore. Në të gjithë kapitujt, masat antikorrupsion vlerësohen të përfshira në legjislacion dhe institucione me qëllimin qendror që mbështetja e konsiderueshme publike në bujqësi dhe zhvillim rural të jenë të mbrojtura nga mashtrimet, me të vetmin rekomandim që të monitorohen në mënyrë të besueshme dhe të ndërmerren veprime korrigjuese aty ku raportohen probleme./rtsh.al

  • Konferenca ndërqeveritare në 16 shtator, Shqipëria dhe BE do të diskutojnë për çeljen e kapitujve të mbetur

    Konferenca ndërqeveritare në 16 shtator, Shqipëria dhe BE do të diskutojnë për çeljen e kapitujve të mbetur

    Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë në hapat e fundit të përgatitjes për konferencën ndërqeveritare që zyrtarizon çeljen e kapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit.
    Burime të besueshme i thanë televizionit publik se data e projektuar është ajo e 16 shtatorit. Në pritje edhe të miratimit nga parlamenti i Holandës, në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi pak ditë më parë projektpozicionin negociues të Shqipërisë për Grupimin e pestë të kapitujve: “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”.
    Mbajtur me kërkesë të posaçme, pozicioni i miratuar nuk ka qenë publik as në diskutime dhe as në variantin e tij përfundimtar.
    Televizioni publik ka siguruar dokumentin paraprirës të Grupkapitullit V. Për pesë kapitujt e tij, përkatësisht Kapitulli 11 “Bujqësia dhe zhvillimi rural”, Kapitulli 12 “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare”, Kapitulli 13 “Peshkimi dhe akuakultura”, Kapitulli 22 “Politika rajonale dhe bashkërendimi i instrumenteve strukturore” dhe Kapitulli 33 “Dispozitat financiare dhe buxhetore”, situata më e fundit ligjore dhe në terren, e rakorduar mes Bashkimit europian dhe Shqipërisë, konstatonte përafrime të pjesshme me legjislacionin europian.
    Në pritje të publikimit të pozicionit negociues të përbashkët pas mbajtjes së Konferencës ndërqeveritare, adresimet e bisedimeve do të duhet t’i jenë referuar pikërisht dokumentit “screening” të nëntorit 2023.
    Në bazë të tij, për kapitullin 11 sfida e Shqipërisë është mbështetja e zhvillimit rural. Me fokus financimin e shpenzimeve bujqësore, skemat e mbështetjes bujqësore, menaxhimin dhe monitorimin e shpenzimeve bujqësore, sistemin e integruar të administrimit dhe kontrollit, rrjetin e të dhënave të qëndrueshmërisë së fermave dhe ndihmat shtetërore, kërkesa shtrihet edhe për mekanizmat tregtarë, kryesisht masat e magazinimit dhe të mbështetjes së jashtëzakonshme sipas organizimit të përbashkët të tregut pas anëtarësimit.
    Niveli i kërkuar adreson edhe kulturat e punueshme, qumështin dhe produktet e qumështit, mishin e viçit, delet dhe dhitë, mishin e derrit, shpendët, vezët, mjaltin dhe frutat e perimet, ndërsa është pjesërisht në përputhje me kulturat për verën, verën e aromatizuar dhe pijet alkoolike, vajin e ullirit dhe kakaon, çokollatën, kafenë, lëngjet e frutave dhe reçelet e në përgjithësi për politikën e cilësisë me disa ngjashmëri me skemën e BE-së.
    Legjislacioni i Shqipërisë është pjesërisht i përafruar me legjislacionin e BE-së për bujqësinë organike dhe produktet shtazore. Në të gjithë kapitujt, masat antikorrupsion vlerësohen të përfshira në legjislacion dhe institucione me qëllimin qendror që mbështetja e konsiderueshme publike në bujqësi dhe zhvillim rural të jenë të mbrojtura nga mashtrimet, me të vetmin rekomandim që të monitorohen në mënyrë të besueshme dhe të ndërmerren veprime korrigjuese aty ku raportohen probleme./rtsh.al
     
     

  • As në 2030 në BE, Edi Rama pranon dështimin, asnjë datë për çeljen e grupkapitujve 4 dhe 5, korrupsioni nxin…

    As në 2030 në BE, Edi Rama pranon dështimin, asnjë datë për çeljen e grupkapitujve 4 dhe 5, korrupsioni nxin…

    Rigels Seliman
    Bashkimi Evropian i shuan entuziazmin Edi Ramës. Kryeministri që deri para zgjedhjeve të 11 majit fliste për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitet 2028, 2029 apo më së largu në 2030, sot ka ndryshuar tërësisht qëndrim. Rama nuk përmend më asnjë datë konkrete për integrimin, duke u mjaftuar me fraza të përgjithshme se procesi është i rëndësishëm, ndërsa datat nuk kanë peshë. Kjo tërheqje tregon qartë se Brukseli i ka prerë shpresat për një kalendar të shpejtë, pasi korrupsioni, mungesa e institucioneve funksionale dhe kapja e shtetit kanë bllokuar hapjen e grup-kapitujve 4 dhe 5 – më vendimtarët në procesin e negociatave.
    “Nuk ka vend për nxitim, sepse besoj që pjesa më e rëndësishme, për Shqipërinë të paktën, është që ta përdorë procesin e anëtarësimit si proces shtetndërtimi, sepse Europa është një bekim për vende si tonat, sepse është vendi i vetëm ku mund të marrësh dijet si të ndërtohen institucionet. Ne nuk kemi pasur kurrë institucione dhe ky është procesi më i vështirë. Ky është dallimi me Afganistanin, Irakun. Patjetër nuk na pëlqen që ta kemi trafikun aq të përsosur sa në Gjermani, por duhet ta bëjmë. Europa është këtu që të na mësojë sesi të vendosen semaforët. Ne po përparojmë, jemi absolutisht euro-optimistë. E duam Europën pa kushte edhe pse na ka bërë të vuajmë shumë. Kemi bindjen e plotë që një ditë do të martohemi”, tha Rama dje në fjalën e tij në Forumin e Bledit.
    Rama paralajmëron shpërbërjen europiane
    Nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni, Rama lëshoi dje sulme të forta ndaj Evropës pasi këta të fundit i kanë vendosur vijat e kuqe. Sipas tij, problemi i Europës qëndron në drejtimin që do të marrë, siç tha ai, nëse do të shndërrohet në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do të shpërbëhet në copa të ndryshme, ku shtete të caktuara do të bëhen satelitë të vendeve të tjera. “Mendoj që problemi kryesor që ka Europa është çfarë drejtimi do të marrë. Do thellohet në rrugën e saj për t’u shndërruar në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do shpërbëhet në copa të ndryshme me gjithësecilin që vendos se sateliti i kujt do bëhet sepse nuk ka shans që të ndahesh e të jesh vetëm. Nga ana tjetër, Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike dhe e administratës që mund të jetë një gjë e mirë. Por nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se sa diçka të nisë, në SHBA shpikin Inteligjencën Artificiale, në Europë shpikin rregullore, kjo e bën Europën shumë të vështirë, ka një ekuilibër që Europa duhet ta gjejë”, deklaroi Rama në fjalën e tij në panelin e këtij forumi.
    Gjithashtu Rama e krahasoi Europën me një pacient, ndërsa vendet anëtare si mjekë, të gjithë patologë, për të cilët tha që disa prej tyre duhet të specializohen për të zgjidhur problemet dhe për të qenë më të fortë. “Europa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë, që e bën më të ndërlikuar që të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ. Ata që janë brenda BE të përpiqen të jenë më të lumtur sepse është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Europë nuk lidhen me faktin që Europa është një bashkim, por për faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë, pra këta patologët duhet të specializohen paksa, njëri duhet të jetë kardiolog e kështu me radhë. Në të kundërt do të kemi një rënie të pashmangshme”, theksoi Rama.
    Grupkapitujt e bllokuar nga korrupsioni
    Por pse gjithë kjo kthesë dhe sulme të forta të Ramës ndaj Evropës? Kujtojmë se delegacioni i BE në Tiranë konfirmoi zyrtarisht disa javë më parë se deri më sot janë hapur vetëm katër grupkapituj dhe dy të tjerë, përfshirë bujqësinë dhe kohezionin, mbeten të pahapur. Grup-kapitulli 1: Themelet e demokracisë – hapur tetor 2024. Grup-kapitulli 6: Marrëdhëniet e jashtme – hapur dhjetor 2024. Grup-kapitulli 2: Tregu i brendshëm – hapur prill 2025. Grup-kapitulli 3: Rritje konkurruese dhe përfshirëse – hapur maj 2025. Ndërsa Grup-kapitulli 4 (Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme) dhe Grup-kapitulli 5 (Burimet, bujqësia dhe kohezioni) nuk janë hapur ende.
    Korrupsioni
    Në grup-kapitullin 4 – Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme, Shqipëria është e paralizuar nga aferat që e kanë turpëruar në sytë e Brukselit: Energjia mbetet monopol i hidrocentraleve, ku tenderat dhe koncesionet janë ndarë me klientë të pushtetit, ndërsa investimet serioze në erë, diell apo gaz mungojnë. Transporti është kthyer në çiflig oligarkësh, ku projektet miliardëshe si Thumanë-Kashar, Rruga e Arbrit, Qukës-Qafë-Pllocë dhe tuneli i Llogarasë janë zhytur në skandale dhe abuzime. Mjedisi është shembulli më i qartë i kapjes së shtetit: inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, të prezantuar si zgjidhje europiane, janë sot simbol i vjedhjes së shekullit. Rrjetet transeuropiane ecin me ritme qesharake, me projekte të stërzgjatura dhe fonde të BE-së që vonohen nga mungesa e transparencës dhe dyshimet për tendera të manipuluar.
    Bllokimi
    Po aq dramatik është bllokimi te grup-kapitulli 5 – Resurset, bujqësia dhe kohezioni. Bujqësia ka mbetur e shkatërruar nga mungesa e subvencioneve reale, ndërsa fermerët janë lënë në mëshirë të fatit.  Siguria ushqimore është një farsë, me kontrolle që shiten tek importuesit dhe mafien e tregut. Politika rajonale është kthyer në mekanizëm për të shpërndarë fondet europiane nëpër xhepa privatë përmes projekteve me klientë të qeverisë. Dispozitat financiare janë ndër më problematiket, sepse Brukseli nuk i beson Tiranës asnjë euro të re pa pasur frikë se do të vidhet. Rasti më i pastër është i Frida Krifcës. Shpresat e Edi Ramës për të rifituar financimet europiane për bujqësinë shqiptare janë goditur rëndë nga Brukseli, i cili ka vendosur vijën e kuqe se pa çuar përpara drejtësisë ish-ministren Krifca dhe bandën e saj, fondet IPARD mbeten të bllokuara. Pas më shumë se tre vitesh pritjeje dhe premtimesh boshe, Komisioni Evropian reagoi ashpër disa javë më parë, duke lënë të kuptohet qartë se nuk do të ketë më asnjë euro për bujqësinë shqiptare, derisa qeveria të marrë masa konkrete për të mbrojtur fondet e taksapaguesve europianë.
    “Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”, thuhet në përgjigjen e KE. Komisioni Evropian shprehet se kjo çështje duhet parë me prioritet nga autoritetet shqiptare, që të korrigjohen gabimet e së shkuarës në menaxhimin dhe përdorimin e fondeve të BE-së. “Duke qenë se kemi të bëjmë me paratë e taksapaguesve të BE-së, presim që autoritetet shqiptare ta marrin shumë seriozisht këtë çështje”, thotë KE. Aktualisht KE thotë se është vënë në dijeni nga autoritetet shqiptare që po bëhet një auditim për pagesat e IPARD II. “Një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare është në vazhdim për të siguruar që veprimet e duhura korrigjuese të ndërmerren nga autoritetet kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur. Në kuadër të kësaj procedure, Komisioni Evropian është informuar se qeveria shqiptare ka kontraktuar një firmë auditimi të jashtëm për të kryer një auditim të jashtëm gjithëpërfshirës mbi grantet dhe pagesat IPARD II, si dhe mbi sistemin e sapokrijuar të menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm”, thotë KE.
    Raporti nxirës i BE për Shqipërinë dhe problemi i zgjedhjeve të 11 majit
    Nga ana tjetër, Rama është nxirë nga raporti më i fundit i Komisionit Evropian. Gjithashtu te zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e katërt radhazi me 83 mandate, u vlerësuan nga OSBE/ODIHR dhe institucionet e BE-së si “kompetitive, por me probleme serioze”. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, procesi i votimit u zhvillua përgjithësisht i qetë, por abuzimi me burimet shtetërore, presioni ndaj administratës publike, mungesa e barazisë në media dhe blerja e votës mbeten shqetësime të theksuara. Raporti i OSBE-së shënoi se ndonëse kishte përmirësime teknike, klima zgjedhore ishte shumë e polarizuar dhe integriteti i procesit u cenua nga përdorimi i aseteve publike për avantazh elektoral. Ky realitet, i kombinuar me skandalet e korrupsionit dhe bllokimin e kapitujve 4 dhe 5, tregon se integrimi europian nuk varet më nga premtimet politike apo frazat metaforike për “martesë me Europën”, por nga zbatimi i reformave reale dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Për Brukselin, cilësia e demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit janë kushtet themelore, ndaj Shqipëria rrezikon të qëndrojë gjatë në statusin e vendit kandidat nëse këto probleme nuk adresohen me rezultate konkrete.

  • “Mjedisi, kapitulli më sfidues për anëtarësimin në BE”, Rama: Nuk ka përmirësim! Do të ngrihet Operatori Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve

    “Mjedisi, kapitulli më sfidues për anëtarësimin në BE”, Rama: Nuk ka përmirësim! Do të ngrihet Operatori Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve

    Qeveria ka gati një projektligj për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kryeministri Edi Rama tha se ky është kapitulli më sfidues në rrugën drejt BE.

    Sipas kreut të qeverisë do të ngrihet një Operator kombëtar për trajtimin e Mbetjeve.
    “Duke nisur nga Bashkia e Lezhës që vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti, duke vazhduar me Shkodrën, Durrësin, Himarën dhe më tutje, gjërat kanë shkuar më mirë se sa vitin e shkuar. Ka një përmirësim inkurajues. Ne  duhet të vazhdojmë me një ritëm ende më të lartë sa i përket reformave dhe masave ligjore në funksion të objektivit prioritar, kombëtar për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade.
    Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim, në të gjitha nivelet dhe territorin që kanë një funksion publik, si të zgjedhur apo si nëpunës të shtetit të lidhur me të gjitha çështjet e mjedisit të vetëgjyqësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe rrugës për në BE.”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • “Mjedisi, kapitulli më sfidues për anëtarësimin në BE”, Rama: Nuk ka përmirësim! S’do jetë një proces i administruar nga bashkitë, por nga…

    “Mjedisi, kapitulli më sfidues për anëtarësimin në BE”, Rama: Nuk ka përmirësim! S’do jetë një proces i administruar nga bashkitë, por nga…

    Qeveria ka gati një projektligj për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kryeministri Edi Rama tha se ky është kapitulli më sfidues në rrugën drejt BE.

    Parashikohet që të ngrihet një Operator kombëtar për trajtimin e Mbetjeve.
    “Duke nisur nga Bashkia e Lezhës që vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti, duke vazhduar me Shkodrën, Durrësin, Himarën dhe më tutje, gjërat kanë shkuar më mirë se sa vitin e shkuar. ka një përmirësim inkurajues. Problem mbetet mungesa e uniformitetit, sepse ka përgjatë vijës bregdetare disa zona problematike dhe ne ndërkohë duhet të vazhdojmë me ritëm sa i përket reformave dhe masave ligjore edhe në funksion të ambicies dhe të objektivit prioritar, kombëtar, për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade.
    Me Himarën e më tutje gjërat kanë shkuar më mirë sesa vitin e shkuar. Ka një përmirësim inkurajues. Në duhet të vazhdojmë me një ritëm ende më të lartë sa i përket reformave dhe masave ligjore në funksion të objektivit prioritar, kombëtar për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade.
    Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim, në të gjitha nivelet dhe territorin që kanë një funksion publik, si të zgjedhur apo si nëpunës të shtetit të lidhur me të gjitha çështjet e mjedisit të vetëgjyqësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe rrugës për në BE.”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • LIVE! Rama njofton krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve: Kapitulli me sfidues në rrugën drejt BE

    LIVE! Rama njofton krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve: Kapitulli me sfidues në rrugën drejt BE

    Qeveria ka gati një projektligj për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kryeministri Edi Rama tha se ky është kapitulli më sfidues në rrugën drejt BE.
    Parashikohet që të ngrihet një Operator kombëtar për trajtimin e Mbetjeve.
    “Duke nisur nga Bashkia e Lezhës që vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti, duke vazhduar me Shkodrën, Durrësin, Himarën dhe më tutje, gjërat kanë shkuar më mirë se sa vitin e shkuar. ka një përmirësim inkurajues. Problem mbetet mungesa e uniformitetit, sepse ka përgjatë vijës bregdetare disa zona problematike dhe ne ndërkohë duhet të vazhdojmë me ritëm sa i përket reformave dhe masave ligjore edhe në funksion të ambicies dhe të objektivit prioritar, kombëtar, për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade

     

  • Negociatat me BE-në/ Si gënjeu qeveria Rama! Grup-kapitulli 4 dhe 5 mbeten ende të pahapura

    Negociatat me BE-në/ Si gënjeu qeveria Rama! Grup-kapitulli 4 dhe 5 mbeten ende të pahapura

    Faktoje

    Më 23 korrik, rrjetet sociale të qeverisë shqiptare u përmbytën nga një valë entuziazmi zyrtar. Ministri i Jashtëm Igli Hasani shpalli një arritje historike: Shqipëria, sipas tij, kishte “hapur të gjithë kapitujt e negociatave” me Bashkimin Europian.

    Në një video të publikuar nga Kryeministria, qytetarët u informuan se hapja e “grupkapitullit 5”, që përfshin bujqësinë dhe kohezionin, do të sjellë modernizim të sektorit, ndihmë për fermerët dhe standarde më të larta të sigurisë ushqimore. Kryetarja e Kuvendit shkoi më tej, duke deklaruar se ky zhvillim “përmbyll çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave”.

    Por, kur premtimet e politikës përballen me faktet, realiteti shpesh del të jetë më i ndërlikuar.

    Çfarë thotë Bashkimi Europian?

    Në përgjigje të një kërkese zyrtare për informacion nga “Faktoje”, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ofroi një panoramë të qartë të progresit të Shqipërisë në procesin e negociatave.

    Deri më tani, sipas Delegacionit, janë hapur vetëm katër nga gjashtë grupkapitujt e parashikuar në metodologjinë e re të zgjerimit:

    Grup-kapitulli 1: Themelet e demokracisë – hapur në tetor 2024
    Grup-kapitulli 6: Marrëdhëniet e jashtme – hapur në dhjetor 2024
    Grup-kapitulli 2: Tregu i brendshëm – hapur në prill 2025
    Grup-kapitulli 3: Rritje konkurruese dhe përfshirëse – hapur në maj 2025

    Ndërsa grupi Grup-kapitulli 4 (Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme) dhe Grup-kapitulli 5 (Burimet, bujqësia dhe kohezioni) mbeten ende të pahapura.

    Dakordësia s’është hapje

    Mospërputhjet mes deklaratave të zyrtarëve të lartë shqiptar dhe delegacionit europian në Tiranë duket se vijnë për shkak të interpretimit të një akti diplomatik. Dakordësia e vendeve anëtare të BE-së për të ftuar Shqipërinë të paraqesë pozicionin negociues për Cluster-in 5. Ky është një hap i rëndësishëm, por jo i barazvlefshëm me hapjen formale të grupkapitullit, thekson Blerjana Bino nga qendra SciDev për Faktoje.

    “Hapja formale dhe zyrtare ndodh vetëm pas dorëzimit të Pozicionit Negociues [dokument ku qeveria sqaron qartë ku qëndron aktualisht vendi në lidhje me kriteret e kërkuara nga BE-ja, cilat reforma janë ndërmarrë deri tani, cilat do të ndërmerren në të ardhmen dhe si planifikon Shqipëria të plotësojë standardet e BE], vlerësimit pozitiv nga Komisioni Evropian dhe miratimit unanim nga Këshilli i BE-së në një Konferencë Ndërqeveritare” – Blerjana Bino, SciDev.

    Sipas metodologjisë së zgjerimit, një grupkapitull konsiderohet i hapur vetëm pas përfundimit të Konferencës Ndërqeveritare, për të cilin nuk ka ende një datë. Deri atëherë, hapja është vetëm një projekt politik në pritje.

    Kronologji politike vs. kronologji zyrtare

    Tendenca e qeverisë për të përshpejtuar kronologjinë e progresit europian të vendit nuk është e re. Në një vend ku integrimi europian është kauzë e mbështetur gjerësisht nga publiku, retorika optimiste politike ofron një valë të shpejtë miratimi popullor – edhe kur nuk mbështetet nga faktet.

    Megjithatë, për të qenë të saktë dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve, dallimi mes dakordësisë për nisjen e negociatave dhe hapjes formale të kapitujve nuk është thjesht një detaj teknik – është një tregues i maturisë institucionale dhe saktësisë në komunikim.

    Transparenca dhe qartësia e komunikimit publik mbi statusin real të negociatave është kyç për informimin e qytetarëve mbi kompleksitetin e procesit dhe shmangien e keqkuptimeve, pritshmërive jorealiste dhe mosbesimit ndaj procesit, thekson Blerjana Bino.

    Faktoje kontaktoi edhe Ministrinë e Jashtme e cila në përgjigje të kërkesës për informacion konfirmoi se Shqipëria ka hapur deri tani katër nga gjashtë grupkapitujt e negociatave për antarësim me Bashkimin Europian.

    Përfundimi: Po, progres ka. Por jo të gjithë grup-kapitujt janë hapur.

    Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit europian dhe ka hapur zyrtarisht katër nga gjashtë grupkapitujt duke iu afruar synimit për të mbyllur hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda vitit 2025, premtim ky i dhënë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por, deklaratat e zyrtarëve të lartë që pretendojnë se “të gjithë kapitujt janë hapur” janë të pasakta dhe çorientuese.

    Në mungesë të një Konference Ndërqeveritare për grup-kapitujt 4 dhe 5, procesi mbetet i papërfunduar. E vërteta është se Shqipëria është afër, por ende jo në përfundim të hapjes së të gjithë grup-kapitujve. Dhe Integrimi europian, ashtu si demokracia, është një proces që kërkon më shumë se vetëm entuziazëm – kërkon transparencë dhe përmbajtje. Ndaj nisur nga këto të dhëna, deklaratën e ministrit të jashtëm Igli Hasani se Shqipëria hapi negociatat për grup-kapitullin e fundit të negociatave me BE-ne do e kategorizojmë të pavërtetë./ Faktoje/ 

  • Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grup-kapitullin 4, Rama: Konfirmon progresin konkret drejt BE-së

    Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grup-kapitullin 4, Rama: Konfirmon progresin konkret drejt BE-së

    Kryeministri Edi Rama e vlerëson si një hap të rëndësishëm letrën që Presidenca Polake e BE-së i dërgoi Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në grup-kapitullin 4. ”Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4-“Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane”,-shkruan Rama.
    Postimi i plotë

    SHQIPËRIA NUK NDALET
    Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.
    Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
    Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.
    Kapitujt përfshijnë:
    • Politikat e transportit (Kapitulli 14),• Energjia (Kapitulli 15),• Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),• Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian