Tag: kapiten

  • “Ti…më thërret ende, Kapiten?!”, poezi nga Dashamir Malo

    “Ti…më thërret ende, Kapiten?!”, poezi nga Dashamir Malo

    Ti muzë e vargut të mallëngjyer,Ti far i brigjeve të Jonit,Që udha të më shkonte mbarë,I luteshe mbrëmjeve Poseidonit.Ti nimfë e detit me zë flladitës,O, ti i kuqi trëndafil, i erës,Që në mes dimrave të acartë,Më sillje stinën e pranverës.Ta njoh shpirtin tënd plot dritë,Dhe sigurisht të kam besuar,Se si dënesje dhe nga meraku,Netët e gjata i gdhije zgjuar.Këto që shkruaj mbase janë thënë,Prej qindra poetësh nëpër mote,Po prapë çdo fjalë bëhet e shpirtshme,Nga fryma dhe magjia jote.Ti ma njeh shpirtin harrakat,Dhe natyrisht fort mirë e di,Se si shkon jeta në këto brigje,Përzier gaz – brengë e tollovi.Ndaj kurdo dhe kudo gjendem,Bregut a deteve nëpër lundrime,Gjej kohë dhe i drejtohem hyut,Për ty me lutje dhe përgjërime.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DASHAMIR MALO: TË SHKRUASH PËR TY…

  • Guardiola i lutet Fodenit: Qëndro këtu gjithë karrierën. Kapiten i ardhshëm? Pse jo…

    Guardiola i lutet Fodenit: Qëndro këtu gjithë karrierën. Kapiten i ardhshëm? Pse jo…

    2 Dhjetor 2025

    13:39

    Alfred Lleshi

    Pep Guardiola dëshiron që Phil Foden, “djali i adoptuar” i Manchester City, të bëhet simbol i klubit dhe, pse jo, kapiteni i së ardhmes. I rritur në akademinë e City dhe shpërthyer me fanellën blu, Foden po kalon një formë të shkëlqyer dhe vjen nga dopieta kundër Leeds. Para ndeshjes me Fulham, Guardiola deklaroi: “Shpresoj të mund të qëndrojë këtu gjithë karrierën. Është një lojtar special, një tifoz i City, rritur në akademinë tonë”.
    Sa i takon mundësisë për ta bërë kapiten, trajneri u shpreh: “Nëse ai do, po. Kapitenët lindin nga sjellja e tyre brenda dhe jashtë fushe. Në fushë ka qenë gjithmonë lider, nuk fshihet kurrë dhe merr përgjegjësi që ditën e parë”.
    Guardiola kujtoi edhe sezonet e tij më të mira: “Kur fituam titullin e fundit dhe 4 radhazi, ai ishte lojtari më i mirë. Duhet të shënojë përsëri shumë gola. Suksesi nuk varet vetëm nga sulmuesit, por edhe nga anësorët dhe mesfushorët ofensivë”.

  • Carvajal: Ta mundësh Barcelonën është e mrekullueshme, si kapiten edhe më speciale

    Carvajal: Ta mundësh Barcelonën është e mrekullueshme, si kapiten edhe më speciale

    27 Tetor 2025

    10:52

    Alfred Lleshi

    Pas fitores në “El Clasico” ndaj Barcelonës, mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, tha: “Mendoj se fitorja ishte e merituar, edhe pse rezultati është pak i ngushtë. Ishte një ndeshje kyçe ndaj një rival direkt, dalim me një ndjenjë të shkëlqyer prej saj dhe në krye të renditjes. Në këtë ndeshje ishim shumë të mirë në lojën pa top, e interpretuam ndeshjen mjaft mirë, duke ditur kur të ushtrojmë presion të lartë dhe kur të bashkohemi”.
    Ai shtoi: “Ky ishte çelësi. Skuadra, me të vërtetë, vuajti pak. Praktikisht dhuruam shumë pak raste për kundërshtarin. Të mundësh Barcelonën në shtëpi është e mrekullueshme, të jesh kapiten në ‘El Clasico’ është speciale. Këto tri pikë shpresojmë të jenë vendimtare për garën tonë në La Liga, por duhet të vazhdojmë kështu”.

  • Luajti si kapiten në ndeshjen ndaj Milanit, Berisha: Provova të shënoja por…

    Luajti si kapiten në ndeshjen ndaj Milanit, Berisha: Provova të shënoja por…

    Medon Berisha ishte kapiten i Lecces, në humbjen 3-0 ndaj Milanit, në Kupën e Italisë. Pas takimit, ai tregoi diçka më shumë për emocionet dhe ndjesitë, ndërsa u ndal të  fliste edhe për faktin se ishte një nga të vetmit për skuadrën e tij që rrezikoi portën e kuqezinjve.
    “Në 10-15 minutat e parë mund të bënim më shumë. Por më pas, që nga momenti i kartonit të kuq, në “San Siro” kundër Milanit që po bën mirë, është e vështirë. Por gjithmonë mund të bëhet më shumë.

    Goli me goditje dënimi? E provova. Shpresoja te një devijim. Nuk e gjuajta mirë, por e bëra provë”, tha Berisha pas ndeshjes.
    © BalkanWeb

  • “Shiriti i kapitenit te Shqipëria, çast historik për familjen time”, Ismajli: Të rinjtë më duan

    “Shiriti i kapitenit te Shqipëria, çast historik për familjen time”, Ismajli: Të rinjtë më duan

    Ardian Ismajli do të nisë një tjetër aventurë në Serinë A. Këtë herë mbrojtësi shqiptar do të veshë fanellën e Torinos. Ismajli ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Torinos, ku i ka trguar opinionit sportiv më tepër nga vetja e tij. Ai është shprehur se është ndjerë gjirhmonë lider. Ismajli ka veçuar gradimin si kapiten i kuqezinjve si një moment historik për të dhe familjen e tij.
    “Jam ndjerë gjithmonë kapiten, edhe pa shiritin. Një vit më parë isha kapiten me Shqipërinë ka qenë një çast historik, edhe për familjen time. I falenderoj të gjithë për shiritin, unë jap gjithmonë më të mirën. Gjërat nuk të dhurohen, por meritohen. Unë jam nga ata që i ndihmoj të rinjtë në dhomat e zhveshjes dhe në duan. Kam pasur shumë vështirësi, prandaj dua që tani t’i ndihmoj”, ka thënë Ardian Ismajli./Sport Ekspres/

  • Ismajli prezantohet si luftëtar te Torino: Gjithmonë jam ndjerë si kapiten, edhe pa shiritin në krahë

    Ismajli prezantohet si luftëtar te Torino: Gjithmonë jam ndjerë si kapiten, edhe pa shiritin në krahë

    12 Shtator 2025

    13:36

    Alfred Lleshi

    Ardian Ismajli, mbrojtësi i ri i Torinos, ka rrëfyer emocionet e para pas transferimit te “granatat”: “Jam këtu prej disa javësh, qyteti më pëlqen shumë, edhe bashkëshortes sime. Torino është një klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm, kur më thirri nuk hezitova fare”.
    I lindur në Kosovë, Ismajli theksoi lidhjet e forta familjare: “Jemi tre fëmijë, babai në politikë, vëllai karabinier (polic), motra informaticiene. Emir Sahiti është si vëlla për mua”. Për rolin e liderit: “Jam ndjerë gjithmonë kapiten, edhe pa shirit. Me Shqipërinë kam pasur nderin ta mbaj shiritin, një moment historik për familjen time. Dua t’i ndihmoj të rinjtë, sepse vetë kam kaluar vështirësi”.
    Për Serie A: “Ishte ëndrra ime që fëmijë. Sa i përket stilit të lojës, jam gati për mbrojtje me tre, ashtu edhe me katër lojtarë”. Mesazhi i tij për tifozët: “Luftëtarët nuk dorëzohen kurrë. Këtë lloj shpirti do ta pasqyroj gjithmonë në fushë”.

  • Terra Nova – Anija që mbajti ëndrrën dhe tragjedinë e Kapiten Scott

    Terra Nova – Anija që mbajti ëndrrën dhe tragjedinë e Kapiten Scott

    Një nga mbytjet më të famshme polare është filmuar për herë të parë në detaje në fundin e detit.Terra Nova mbante Kapiten Scott dhe njerëzit e tij në ekspeditën e dënuar për të arritur Polin e Jugut më shumë se një shekull më parë.

    Grupi britanik humbi garën për tek poli dhe vdiq gjatë kthimit të tyre në vitin 1912.Pamjet tregojnë Terra Nova-n e kolonizuar nga jeta detare, por tiparet kryesore të anijes prej druri janë ende të dukshme, duke përfshirë timonin, vinçin dhe direkun e saj.

    Terra Nova është përgjithmonë e lidhur me historinë tragjike të Kapiten Scott dhe njerëzve të tij.Mbytja ndodhet 170 metra poshtë, pranë brigjeve të Groenlandës. Pas ekspeditës polare me Scott, anija vazhdoi të shërbente dhe përfundimisht u mbyt në vitin 1943 ndërsa transportonte furnizime për bazat amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Terra Nova u zbulua në vitin 2012, por kjo ekspeditë e re ishte mundësia e parë për të regjistruar pamje të gjera të mbytjes.“Të jesh në gjendje të shohësh këto pjesë të rëndësishme të mbytjes ishte me të vërtetë frymëzuese,” tha Leighton Rolley, menaxher i sistemeve shkencore në REV Ocean.“Timonin e gjeje aty, krejtësisht të paprekur mes mbeturinave të pjesës së pasme të anijes. Kur mendon për njerëzit që kanë qëndruar aty, që kanë manovruar Terra Nova-n mes akullit, si Kapiten Scott… ishte një ndjesi ‘wow’, sikur timoni i anijes të mund të fliste, do të tregonte një histori të jashtëzakonshme.”

    Terra Nova ishte një nga anijet polare më të mira të kohës së saj dhe lundroi për 60 vjet.Anija ishte 57 metra e gjatë, me një trup druri deri në një metër të trashë për ta ndihmuar të thyente akullin detar.

    Njerëzit e Kapiten Scott nisën ekspeditën për në Antarktidë në vitin 1910. Përveç synimit për të qenë të parët në Polin e Jugut, ata kishin planifikuar edhe një program shkencor gjithëpërfshirës.Scott, së bashku me Edward Wilson, Henry Bowers, Lawrence Oates dhe Edgar Evans, synonin të bënin histori.

    Pas qindra kilometrash udhëtimi, britanikët arritën në Polin e Jugut në janar 1912, por zbuluan se ishin mposhtur nga ekipi norvegjez i udhëhequr nga Roald Amundsen.

    “Zemrat e tyre duhet të jenë thyer kur panë atë flamur të zi në bardhësinë e Antarktidës,” tha David Waterhouse, kurator i muzeut polar në SPRI.

    Të dëshpëruar, ata nisën kthimin e lodhshëm. Por moti i keq i pazakonshëm ua bëri rrugën të pamundur: Edgar Evans vdiq pasi ra gjatë zbritjes nga një akullnajë. Disa javë më vonë, Kapiten Oates doli nga tenda e tyre. Fjalët e tij të fundit u regjistruan në ditarin e Scott-it: “Po dal jashtë, mund të vonohem pak.” Ai nuk u pa më kurrë.

    Scott, Bowers dhe Wilson vazhduan dhe ngritën kampin e fundit, por të bllokuar nga një stuhi dëbore me furnizime që po mbaronin, të tre u shuan. Një ekspeditë kërkimi zbuloi kampin e tyre vetëm 11 milje larg një depoje furnizimesh që do t’i kishte shpëtuar.

    Terra Nova luajti një rol vendimtar në përhapjen e lajmit të vdekjes së tyre.“Në janar 1913, Terra Nova mbërriti në Cape Evans për të marrë grupin bregdetar, duke pritur të merrte edhe Kapiten Scott me shokët e tij,” shpjegoi Naomi Boneham, arkiviste në SPRI.“Por kur arritën, mësuan lajmin e hidhur.”

    Ditari i anijes shënonte se burrat kishin vdekur nga “ekspozimi dhe mungesa e ushqimit.”Anija më pas lundroi drejt Zelandës së Re, ku u shpall tragjedia e ekspeditës Terra Nova.

    Pamjet e reja nga fundi i detit ofrojnë një tjetër mundësi për të rrëfyer historinë e Scott-it, thotë David Waterhouse.“Është një histori që i ka të gjitha, heroizëm, tragjedi. Dhe, mendoj, ne britanikët kemi simpati për të nënshtruarit; ata ishin kaq afër të bëheshin të parët dhe të ktheheshin gjallë.”

    Anija që pa kaq shumë histori tani ka një ekzistencë krejt tjetër nën valë, në skajin tjetër të planetit.Nuk është në gjendje të mirë. Ndërsa qendra e saj është relativisht e paprekur, pjesa e pasme është dëmtuar shumë dhe prova është ndarë në dysh.Por tani është bërë një shkëmb i gjallë, thotë Leighton Rolley.“Është plot me peshq, me korale që rriten mbi të, është bërë njësh me oqeanin.”/BBC/KultPlus.com

  • “Nuk është më i afti, por një kapiten i mirë”; kryeministri Starmer nuk i ndahet futbollit

    “Nuk është më i afti, por një kapiten i mirë”; kryeministri Starmer nuk i ndahet futbollit

    3 Shtator 2025

    8:57

    Alfred Lleshi

    Keir Starmer, kryeministri anglez, është një tifoz i flaktë i Arsenalit. Ai mbështet prej vitesh skuadrën londineze dhe është mbajtës i një bilete sezonale (abonim) në “Emirates Stadium”. Përveçse tifoz, ai është edhe një ushtrues i rregullt i futbollit amator.
    Mediat britanike bëjnë me dije se luan çdo të diel ndeshje 8 me 8, e konsideron futbollin një mënyrë për t’u shkëputur nga politika dhe rikthyer në një ambient të natyrshëm e miqësor. Njëri nga kolegët e skuadrës së tij (8 me 8) e përshkruan kështu: “Nuk është më i afti, por është një kapiten i mirë, organizues i paepur dhe lojtar konkurrues që urren të humbasë”.
    Në një intervistë, Starmer theksoi se, kur je në fushë “nuk ka rëndësi çfarë bën, ajo që ka rëndësi është nëse je pjesë e një ekipi dhe kontribuon”. Ky portret që ndërthur politikën me dashurinë për sportin tregon dimensionin njerëzor të Keir Starmer, njeriut që kërkon balancën dhe normalitetin përmes futbollit.

  • “Odegaard nuk është zgjidhja”, legjenda e Arsenal-it: Ja çfarë duhet të bëjë Arteta për të fituar titullin

    “Odegaard nuk është zgjidhja”, legjenda e Arsenal-it: Ja çfarë duhet të bëjë Arteta për të fituar titullin

    Legjenda e Arsenal-it, Tony Adams, ka ndezur një debat të madh për lidershipin në Emirates, duke këmbëngulur se Mikel Arteta duhet t’ia heqë shiritin e kapitenit Martin Odegaard nëse klubi do të fitojë Premier League.
    Ish-kapiteni i Topçinjve, i cili ngriti fitoi katër kampionate gjatë karrierës së tij të lavdishme, beson se shiriti i kapitenit duhet t’i jepet Declan Rice, një lojtar që ai e sheh si mishërim të një kampioni.
    Arsenali është afruar shumë pranë titullit në sezonet e fundit, duke përfunduar dy herë në vendin e dytë pas Manchester City dhe sezonin e kaluar duke u mposhtur nga Liverpool.
    Pavarësisht shkëlqimit teknik të Odegaard që kur u emërua kapiten në vitin 2022 pas largimeve të Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, Adams argumenton se ai nuk ka udhëhequr ekipin drejt suksesit.
    Duke folur me autoritetin e dikujt që ka udhëhequr skuadra drejt titullit, Adams i kërkoi Arteta-s të merrte atë që e quajti “një vendim vërtet të rëndësishëm” këtë vit.
    “Ai ka një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë këtë vit dhe për mua nuk e ka bërë ende,” tha Adams. “Vendimi është që Declan Rice të jetë kapiten. Mendoj se Declan është lloji i kapitenit që dua dhe kjo mund ta lirojë Odegaardin për të luajtur me pak më shumë liri.
    “Herë pas here si trajner, duhet të zgjedhësh dikë që të pasqyron ty, që pasqyron klubin e futbollit që mendon se mund të të çojë në nivelin tjetër”.
    Adams madje sugjeroi se Rice mund të pasqyrojë idealet e Artetas – dhe ndoshta t’i tejkalojë ato.
    “Mendoj se ai është më i mirë se Arteta”, tha ai. “Për të fituar kampionate, duhet të jesh një Jurgen Klopp, duhet të jesh një Sir Alex Ferguson. Duhet të udhëheqësh me shembull, duhet të jesh fitues, duhet të vazhdosh punën tënde. Dhe kjo reflektohet te kapiteni yt.
    “Dhe unë e shoh Declan Rice si kapiten, por po i them Arteta-s: ‘Hajde, bëj punën tënde. Është koha jote të jesh një trajner fitues dhe një trajner fantastik, sepse nuk do ta fitosh kampionatin me Odegaard si kapiten’”.
    Rice u transferua nga West Ham për 105 milionë £ dhe është një nga më të mirët në rolin e tij. Adams beson se kombinimi i tij i qëndrueshmërisë, lidershipit dhe vendosmërisë mund të jetë faktori vendimtar për t’i dhuruar Arsenal-it titullin.
    “Ke dikë në ekip që do të luajë çdo ndeshje gjatë gjithë sezonit, kjo do t’i inkurajojë njerëzit të vijnë dhe të hedhin themelet e një ekipi fitues”, vazhdoi ai. “Declan Rice mund ta bëjë këtë, Odegaard jo. Hajde Arteta, bëje kapiten”.

  • Granit Xhaka bëhet kapiten i Sunderland

    Granit Xhaka bëhet kapiten i Sunderland

    Sunderland ka konfirmuar se mesfushori Granit Xhaka do të mbajë shiritin e kapitenit për sezonin e ardhshëm të Premier League 2025/26.

    I transferuar këtë verë nga Bayer Leverkusen për rreth trembëdhjetë milionë funta, Xhaka ka fituar menjëherë besimin e klubit falë përvojës së tij të madhe. Tridhjetë e dy vjeçari më parë ka qenë kapiten i Arsenal dhe ka luajtur një rol vendimtar në fitoren historike të titullit të parë në Bundesliga nga Leverkusen.

    “Është një krenari e madhe për mua të jem kapiten i këtij klubi. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e skuadrës dhe klubin në çdo aspekt. Ata që më njohin e dinë që jam fitues dhe dua të fitoj dhe këtë e pres edhe nga bashkëlojtarët”, ka thënë Xhaka.

    Sunderland rikthehet në Premier League pas tetë vitesh dhe sezonin e hap më 16 gusht, në shtëpi ndaj West Ham./rtk/ KutlPlus.com