Tag: kapet

  • Kapet me makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

    Kapet me makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

    Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e grupit DIAS në Aharnes, i akuzuar për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi .

    Konkretisht, efektivët e policisë kanë pikasur një automjet me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë. Në shikim të tyre, i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurorinë Aharnes, e cili e ka lënë në paraburgim.
    Siç u konstatua, mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes, ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe, përveç kësaj, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine.

    Top Channel

  • Kapet furgoni me 65 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Spanjë

    Kapet furgoni me 65 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Spanjë

    Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar një 66-vjeçar i cili mbante mbi 65 kilogramë marijuanë të fshehura në bagazhin e furgonit me të cilin po udhëtonte në Aranjuez.

    Një patrullë e Policisë Kombëtare vëzhgoi një automjet duke bërë një manovër të dyshimtë në datën 11, kështu që oficerët ndaluan shoferin, i cili u bë nervoz dhe u përgjigj në mënyrë evazive dhe jokoherente, sipas deklaratës të Shtabit të Policisë së Madridit.

    Gjatë kontrollit, oficerët gjetën më shumë se 100 qese transparente, të mbyllura hermetikisht me marihuanë, secila me peshë 650 gram.

    Ai, u arrestua si autor i dyshuar i një krimi kundër shëndetit publik dhe më pas u soll para gjykatës.

  • Kishte dalë nga shtëpia, kapet nga Policia dhe dërgohet në qeli

    Kishte dalë nga shtëpia, kapet nga Policia dhe dërgohet në qeli

    Kishte dalë nga shtëpia, kapet nga Policia dhe dërgohet në qeli
     
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin G. Gj., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
     

     
    Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Kapet me armë dhe municion luftarak, pranga 43-vjeçarit në Durrës, e pësojnë dhe dy të tjerë

    Kapet me armë dhe municion luftarak, pranga 43-vjeçarit në Durrës, e pësojnë dhe dy të tjerë

    Durrës/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Shadow”.
    Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 43-vjeçar që mbante armë zjarri pistoletë, pa leje.
    Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.
    Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.
    Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Policia e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit “Shadow”, ka goditur një rast të kësaj veprimtarie. Si rezulat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    D. A., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 11, Durrës, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
    A. K., 47 vjeç, dhe F. B., 43 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • EMRI – Më shumë se 2 muaj në kërkim, kapet 49- vjeçari që u arratis nga burgu i Shenkollit…

    EMRI – Më shumë se 2 muaj në kërkim, kapet 49- vjeçari që u arratis nga burgu i Shenkollit…

    Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025.
    Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.
    Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.
    Veprimet e metejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Kapet me gjysmë kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Greqi

    Kapet me gjysmë kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Greqi

    Një 31-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në një zonë të Selanikut, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë Moudania për posedim droge.

    Në mënyrë të veçantë, pas veprimeve të koordinuara të policisë, në kontrollin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 450 gram, 2 peshore elektronike precize dhe shumën prej 6 650 euro.

    I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik.

  • Kapet me gjysmë kg marijuanë, në pranga i riu shqiptari në Greqi

    Kapet me gjysmë kg marijuanë, në pranga i riu shqiptari në Greqi

    Një 31-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në një zonë të Selanikut, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë Moudania, për posedim droge.

    Në mënyrë të veçantë, pas veprimeve të koordinuara të policisë, 31-vjeçari u gjet dhe në kontrollin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 450 gram, 2 peshore elektronike precize dhe shumën prej 6 650 euro.
    I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik, raporton korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe.

    Top Channel