Tag: kapet

  • GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati

    GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati

    Kapet në arrati lazaratasi i dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës ekzekutuan sot (17 maj) urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e të shpallurit në kërkim E. S., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
    Burime zyrtare bënë me dije se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 vjet burgim, nga të cilat 32-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer edhe 6 muaj burgim, për veprat penale “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “grupi i strukturuar kriminal”.
    Policia nuk dha detaje të hollësishme rreth dosjes penale në fjalë, nëse i riu i përket grupit të zjarrit në Lazarat që sulmuan Policinë e Shtetit dhe forcat speciale gjatë viteve 2014-2015, apo rasti ka të bëjë me një tjetër operacion kundër krimit të organizuar.

  • VIDEO/ ”Media vari k*rin”, Noka kapet sërish me gazetarët: Pronarët ju detyruan të votoni PS-në

    VIDEO/ ”Media vari k*rin”, Noka kapet sërish me gazetarët: Pronarët ju detyruan të votoni PS-në

    Politikë E Premte, 16 Maj 2025 17:36

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka vijon që të kapet me gazetarët për humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 Majit. Sakaq, as në fjalor Noka nuk është kursyer.  Nga ana tjetër, Luçiano Boçi tha se protesta synon të denoncojë parregullsitë në procesin zgjedhor dhe të japë një mesazh kundër qeverisë së kryeministrit Rama. ”Zgjedhjet janë vjedhur e blerë nga Edi Rama. Është përdorur krimi i organizuar dhe krimi policor. Rama po shet show politik”, tha ai.

  • Kapet me doza kokaine, arrestohet kandidati i Lapajt në Sarandë

    Kapet me doza kokaine, arrestohet kandidati i Lapajt në Sarandë

    Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi.
    Burime bëjnë me dije se Isufit i është gjetur një dozë kokainë. Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutraluzojnë. Aktualisht, burimet bëjnë me dije se policia ka bastisur banesën e tij në Sarandë për kontroll.

  • Kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Spanja

    Kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Spanja

    Kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Spanja.
    ‘Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 45”. Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.

    Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër.
    Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi’, njofton policia.

  • Në kërkim nga Spanja për kultivim droge, kapet 28-vjeçari, pritet ekstradimi

    Në kërkim nga Spanja për kultivim droge, kapet 28-vjeçari, pritet ekstradimi

    Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 45”. Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.
    Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër. Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

  • Kapet me pistoletë në Astir 37-vjeçari nga Lezha, i dënuar më parë për vjedhje

    Kapet me pistoletë në Astir 37-vjeçari nga Lezha, i dënuar më parë për vjedhje

    I armatosur me pistoletë, me fishek në fole, kapet në flagrancë në Astir dhe vihet në pranga 37-vjeçari.   

    Polcia njofton se është sekuestruar pistoleta që ju kap shtetasit D. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje.

    Njoftimi:

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Trigger”. 

    I armatosur me pistoletë, me fishek në fole, kapet në flagrancë në Astir dhe vihet në pranga 37-vjeçari.   

    Sekuestrohet pistoleta. 

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trigger“.

    Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D. S. duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë. 

    Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

     

  • E tradhtoi një vidë, shqiptari kapet me 2 mln euro drogë me vete

    E tradhtoi një vidë, shqiptari kapet me 2 mln euro drogë me vete

    E tradhtoi një vidë që mungonte në derën e makinës Fiat Panda ku po udhëtonte në një rrugë mes Frosinone-s dhe Caserta-s në Itali.

    Ky detaj nuk i shpëtoi policisë, të cilët nisën një kontroll në makinë e vogël. Aty zbuluan jo pak, por 1 kilogramë kokainë të pastër.

    Në pranga ra një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

    Siç shkruajnë mediat italiane, nëse do të nxirrej në treg, droga do të kishte një vlerë mes 1.6 deri në 2.1 milionë euro.

    Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë që mund të fshihen pas kësaj veprimtarie të paligjshme.

  • Kapet me drogë me makinën e vjedhur, bie në pranga shqiptarit në Greqi

    Kapet me drogë me makinën e vjedhur, bie në pranga shqiptarit në Greqi

    Një 43-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e plicisë greke, pasi akuzohet për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi. Siç raportohet autoritet kanë pikasur automjetin me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë.
    Në shikim të tyre, i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurori, ku është lënë në paraburgim. Gjithashtu mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes, ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe përveç kësaj iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine

  • Kapet me makinë të vjedhur! Arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

    Kapet me makinë të vjedhur! Arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

    Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e grupit DIAS në Aharnes, i akuzuar për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi .

    Konkretisht, efektivët e policisë kanë pikasur një automjet me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë. Në shikim të tyre, i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurorinë Aharnes, e cili e ka lënë në paraburgim.

    Siç u konstatua, mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes , ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe, përveç kësaj, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine.

  • Kapet me 18 kg marijuanë, në pranga shqiptarja, nënë e 4 fëmijëve

    Kapet me 18 kg marijuanë, në pranga shqiptarja, nënë e 4 fëmijëve

    Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025.

    Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako postare që përmbante 18 kg marijuanë.

    Dhoma Hetuese e Gjykatës së Apelit në Rennes ka lënë të premten në paraburgim një të re shqiptare, nënë e katër fëmijëve, e dyshuar se ka tentuar të marrë një pako me 18 kg marijuanë.