Tag: kapet

  • Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje

    Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje

    Policia: Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që shiste lëndë narkotike në qytetin e Sarandës.
    Sekuestrohen doza me kokainë dhe kanabis, gati për shitje.
     

     
    Policia njofton se në kuadër të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë.
     
    Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se i shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.
     
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • Kapet mashtruesi boshnjak, kërkohej në Gjermani

    Kapet mashtruesi boshnjak, kërkohej në Gjermani

    Policia kufitare në Bllatë ka vënë në pranga një shtetas boshnjak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Personi i arrestuar është B.S., 40 vjeç për të cilin Gjykata e Heilbronn në Gjermani ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit”, “Mashtrim” dhe “Mashtrim në mënyrë të përsëritur, fitimprurëse”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman.  

    Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden, për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Gjermani.

  • 48-vjeçari kapet me doza kanabisi, i fshihte në një tunel pranë pallatit

    48-vjeçari kapet me doza kanabisi, i fshihte në një tunel pranë pallatit

    Policia e kryeqytetit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, falë informacioneve të siguruara në rrugë operative.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Narkotikëve, arrestuan në flagrancë një 48-vjeçar, banues në Kuçovë, i identifikuar si A. Xh. Gjatë kontrollit, ai u kap me doza kanabisi të gatshme për shitje.
    Hetimet çuan më pas në zbulimin e një tuneli pranë një pallati në rrugën “Dalip Zavalani”, ku u gjetën doza të tjera të lëndës narkotike, të cilat dyshohet se ishin fshehur nga ky shtetas.
    Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

  • Mbi 74 mijë euro të padeklaruara, kapet në Kakavijë i moshuari grek

    Mbi 74 mijë euro të padeklaruara, kapet në Kakavijë i moshuari grek

    POLICIA E SHTETIT
    Në vijim të informacionit të dhënë më datë 29.05.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi i në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, ku janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, iu bëjmë me dije se, ditën e djeshme, në hyrje të RSH-së, shërbimet e PKK Kakavijë, kanë kapur shtetasin J. K.
    Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

    Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

    Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.
    Bllokohet automjeti tip “Audi” dhe 39-vjeçarit iu vu masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe arrestuan shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamëz.
    Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Shkodër/ Kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve 19 vjeçari

    Shkodër/ Kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve 19 vjeçari

    Vihet në pranga nga Policia e Shkodrës një 19-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar për posedim të dy armëve zjarri të tipit kallashnikov.
    Arrestimi u krye si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe të bazuara në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.
    I arrestuari është shtetasi A. Gj., banues në fshatin Kir, i cili dyshohet se më datë 30 maj 2025 ka qenë në posedim të armëve të zbuluara gjatë një kontrolli të ushtruar nga Policia në një automjet në një lagje të fshatit të tij.
    “Vendimi për arrestimin e tij ishte lëshuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Armët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të riut tashmë vijojnë procedurat ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari

    Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari

    Kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri një shtetas i akuzuar si bashkëautor në kultivimin, në vitin 2022, të bimëve narkotike në Ulëz, Dibër.
    Ndërkohë, në Itali është kapur dhe është ekstraduar një shtetas i dënuar për dhunë në familje.
    Si rezultat i koordinimit të punës informative dhe operacionale me homologët grekë, nëpërmjet strukturave të Interpolit në Tiranë dhe në Athinë, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u kap nga policia greke shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, N. K., alias N. T., 34 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia.
    Po ashtu, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, në kuadër të operacionit “The Wanted”, në Milano, Itali, u kap shtetasi O. J., alias O. Ç., 44 vjeç, dhe u finalizua procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

  • I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

    I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

    Një shtetas shqiptar, është ndaluar nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije në Greqi, në bashkëpunim me Nëndrejtorin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

    Siç u vërtetua gjatë kontrollit policor, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti evropian nga autoritetet italiane për krimin e trafikimit të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope, me një dënim me burg prej 2 vjet e 6 muaj.
    I arrestuari është shoqëruar në prokurorinë përkatëse.

    Top Channel

  • I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

    I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

    Një shtetas shqiptar, është ndaluar nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije në Greqi, në bashkëpunim me Nëndrejtorin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

    Siç u vërtetua gjatë kontrollit policor, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti evropian nga autoritetet italiane për krimin e trafikimit të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope, me një dënim me burg prej 2 vjet e 6 muaj.
    I arrestuari është shoqëruar në prokurorinë përkatëse.

    Top Channel

  • Bashkë me të atin tentoi të vriste 58 vjeçarin, kapet teksa priste autobusin e Konispolit

    Bashkë me të atin tentoi të vriste 58 vjeçarin, kapet teksa priste autobusin e Konispolit

    Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M.
    Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.
    Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi.
    Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, njoftoi policia.
    Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shtuan të njajtat burime.