Tag: kapet

  • Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

    Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

    Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia italiane në Romë, pasi u kap në momentin që po përpiqej të kryente një vjedhje në një restorant në zonën ‘Casal de’ Pazzi’.

    Ngjarja ndodhi pasi alarmi i lokalit, i lidhur me sistemin e sigurisë së policisë, u aktivizua dhe njoftoi menjëherë forcat e rendit.

    Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, konstatuan një person brenda ambientit që po tentonte të hapte arkën për të marrë paratë. Ai kishte hyrë nga dera e pasme, të cilën e kishte dëmtuar për të siguruar akses.

    Pranë hyrjes, u gjet edhe një karrocë dore e mbushur me shishe vere dhe pije të tjera alkoolike, që dyshohet se ishin përgatitur për t’u vjedhur.

    I dyshuari tentoi të largohej me vrap, por u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër.

    Ai u arrestua nën akuzën e vjedhjes së rëndë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi masa e arrestit u konfirmua nga gjyqtari i hetimeve paraprake, me kërkesë të prokurorisë.

  • Iu futën për ta vjedhur, për pak i morën jetën karabinierit/ Kapet një nga ‘skifterët’ shqiptarë, e tradhtoi ADN-ja

    Iu futën për ta vjedhur, për pak i morën jetën karabinierit/ Kapet një nga ‘skifterët’ shqiptarë, e tradhtoi ADN-ja

    Foto ilustruese

    TERNI– Kapet pas më shumë se një viti autori i plagosjes së një karabinieri, i cili u plagos gjatë një përleshjeje me ‘skifterët’ shqiptarë. Autori u “tradhëtua” nga gjurmët e ADN-së. Ngjarja ndodhi në orën 6:30 të mbrëmjes së 19 nëntorit, vitin e shkuar, në një vilë në Martinsicuro, kur tre banditë të maskuar hynë me forcë për të grabitur vilën. Në banesë ndodhej nëna e moshuar e pronarit, e cila qëndronte në papafingo.
    Sipas mediave të huaja, e alarmuar nga zhurma që bënë grabitësit, gruaja e thirri menjëherë të birin, i cili, me të nxituar në shtëpi, u përball me “skifterët”. Megjithëse e identifikoi veten si karabinier dhe i urdhëroi të ndalonin, të tre e sulmuan brutalisht me kazmë, levë dhe shkopinj. Pasi u godit brutalisht, efektivi u shemb pa jetë në tokë. Karabinieri u ndihmua nga kolegët e tij, të cilët e çuan në spital ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale – të nevojshme për të ndaluar gjakderdhjen e brendshme. Mjekët i hoqën dhe një pjesë të shpretkës që ishte e dëmtuan, duke i shpëtuar kështu jetën. 
    Ndërkohë vazhdonte hetimi për kapjen e agresorëve. Hetimi kompleks, i cili zgjati nëntë muaj, filloi me një inspektim të plotë dhe gjetjen e gjurmëve biologjike në një elektrik dore që e mbante në gojë njërit prej grabitësve, ndërsa përpiqej të hapte kasafortën. Analiza nxori një profil ADN-je të një burri, një 38-vjeçari të shpallur në kërkim për krime kundër pronës. Por edhe pse i shpallur në kërkim, rezultonte i pagjurmueshëm. Kjo sepse shqiptari e kishte ndyshuar identitetin e tij për të shmangur arrestimin.
    Më 31 korrik 2025, Karabinierët e Alba Adriatica arritën ta gjenin dhe kapnin atë në Rovigo, duke ekzekutuar një urdhër ndalimi. Hetimet nga RIS në Romë konfirmuan një përputhje të ADN-së me atë të gjetur në vendin e ngjarjes. e kërkesë të Prokurorisë së Teramos, më 8 gusht 2025, gjyqtari i hetimeve paraprake urdhëroi paraburgimin e tij për “tentativë vrasjeje” dhe “tentativë grabitjeje të rënduar”. 
    Gjatë hetimit, Karabinierët zbuluan gjithashtu se krimi ishte kryer nga individë të lidhur me një sindikatë italo-shqiptare të specializuar në vjedhje dhe grabitje në të gjithë Italinë. Gjatë operacionit, u arrestuan anëtarë të tjerë të grupit, përfshirë një të arratisur të kapur në Tortoreto më 15 mars 2025, dhe tre individë të arrestuar më 28 prill 2025, për zhvatjen e një biznesmeni./ZËRI

  • Kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

    Kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

    Policia e Mallakastrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, që vijon intensivisht në të gjithë qarkun Fier.
    Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Visokë, uniformat blu zbuluan një parcelë të mbjellë me 77 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
    Në momentin e ndërhyrjes, në vendin e ngjarjes u kap në flagrancë shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ai u arrestua menjëherë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër.

  • Kapet me dru të prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 55-vjeçari nga Tepelena

    Kapet me dru të prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 55-vjeçari nga Tepelena

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. G., 55 vjeç, banues në fshatin Dukaj, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Shiloh Jolie-Pitt kapet mat me të dashurën: Lidhja e dy vajzave që po ‘trondit’ Hollywood-in!

    Shiloh Jolie-Pitt kapet mat me të dashurën: Lidhja e dy vajzave që po ‘trondit’ Hollywood-in!

    Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh Jolie-Pitt, është kapur nga mediat amerikane në një lidhje me balerinën Keoni Rose në Studio City, Kaliforni. Ato janë parë duke u përqafuar brenda makinës dhe raportohet se jetojnë përkohësisht së bashku.
    Thashethemet për lidhjen e tyre nisën në maj, pas momenteve të përbashkëta gjatë blerjeve.
    Ndërsa Angelina Jolie është e shqetësuar për largimin e Shiloh nga shtëpia, ajo e mbështet dhe siguron që fëmijët të jenë të mbrojtur nga roje sigurie. Brad Pitt nuk kundërshton orientimin seksual të vajzës, por shpreh shqetësim për ndikimet rreth saj, duke fajësuar edhe Jolie-n për këtë situatë.

  • EMRI – Kapet në Shkodër 40- vjeçari në kërkim ndërkombëtar, ka llogari të hapura me drejtësinë italiane

    EMRI – Kapet në Shkodër 40- vjeçari në kërkim ndërkombëtar, ka llogari të hapura me drejtësinë italiane

    Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve.
    Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin Endrit Feraru alias Endrit Cufi, 40 vjeç, banues në Shkodër.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë vepër penale, Kodi Penal italian parashikon dënim deri në 20 vjet burgim.
    Në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Finalizohet “Operacionalja 55”, kapet në Shkodër i shumëkërkuari, kush është 40-vjeçari

    Finalizohet “Operacionalja 55”, kapet në Shkodër i shumëkërkuari, kush është 40-vjeçari

    Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve.

    Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin Endrit Feraru alias Endrit Cufi., 40 vjeç, banues në Shkodër.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë vepër penale, Kodi Penal italian parashikon dënim deri në 20 vjet burgim.
    Në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi.

    Top Channel

  • Kapet në flagrancë në Elbasan/ Lokal i përshtatur për lojëra fati, 13 të proceduar

    Kapet në flagrancë në Elbasan/ Lokal i përshtatur për lojëra fati, 13 të proceduar

    Policia e Elbasanit vijon luftën kundër veprimtarive të lojërave të fatit të paligjshme. Një person kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojës së kundërligjshme “Poker”, por kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
    Procedohen penalisht 13 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur këtë lojë, në lokal. Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me fisha, letra bixhozi, dy celular.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Texas Poker 2”.
    Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në lokalin që kishte marrë me qira shtetasi Emanuel Zdrava., në fshatin Dëshiran, Belsh, ku u kapën në flagrancë 13 shtetas, duke luajtur lojën “Poker. Në përfundim të veprimeve për këtë rast:
    – u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 31 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”;
    – nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G. T., A. Z., A. H., K. H., L. Ç., A. Z., F. B., A. K., N. B., G. G., V. Sh., A. S. dhe F. D., për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

    Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

    Kim Kardashian e ktheu trotuarin parisien në pasarelë, teksa u shfaq me një fustan të bardhë latex dhe çizme ikonike Balenciaga, vetëm pak orë përpara sfilatës së markës. 44-vjeçarja u kujdes për çdo detaj të pamjes, madje dhe për mënyrën se si ishte dukur më parë, paparacët e kapën duke “googluar veten” në telefon, për të parë fotot me veshjen rozë të mbrëmjes së kaluar.Nga kapëset në flokë që sjellin nostalgji të viteve ‘90, tek buzëqeshja që mungoi me qëllim, Kim zbriti nga makina luksoze me gjithë qëndrimin e një ikone mode që nuk ka nevojë të flasë për të bërë zhurmë.
    Një tjetër provë se Kardashian di si ta kthejë çdo dalje në një moment të kurorëzuar me klikime.

  • Gjirokastër, francezi kapet duke vjedhur në supermarket

    Gjirokastër, francezi kapet duke vjedhur në supermarket

    POLICIA E SHTETIT
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin Y. S., 26 vjeç, banues në Francë, pasi dyshohet se më datë 03.07.2025, ka vjedhur produkte në një market. Punohet për kapjen e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.