POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., 49 vjeç, banues në fshatin Badlonjë, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: kapet
-

Kapet me dru të prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 49-vjeçari nga Përmeti
-

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili është kapur në shkelje të masës së sigurisë, gjatë një kontrolli rutinë të kryer nga Policia Rrugore në qytetin e Elbasanit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve”.
Efektivët e qarkullimit rrugor kanë ndaluar për kontroll një automjet tip Audi, drejtuar nga shtetasja E. S., ndërkohë që në makinë ndodhej si pasagjer edhe Valter Bami. Ky i fundit mësohet se u ka thënë oficerëve të policisë që të mos e vononin me procedurat e kontrollit, pasi ishte në hasmëri.
Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se Bami ndodhej në kundërshtim me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e cila i ishte caktuar më herët nga autoritetet gjyqësore. Si pasojë e shkeljes së masës, Valter Bami është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, së bashku me shtetasen E. S dhe automjetin me të cilin po udhëtonin.
Valter Bami është një nga të dyshuarit për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas – një tjetër emër i përfolur në botën e krimit.
-

Shqiptari kapet me 30 kg drogë në dy mjete/ Pjesë e një rrjeti narkotrafiku, nga kontrolli i gjenden dhe 25 mijë euro
Shqiptari kapet me 30 kilogramë drogë dhe 25 mijë euro cash në Itali.
Një operacion i policisë së Alessandrias çoi në goditjen e një rrjeti trafikimi të lëndëve narkotike kokainë dhe hashash, të fshehura në fundin e dyfishtë dhe me dhoma sekrete të automjeteve me të cilat transportoheshin. Ndërhyrja u bë në zonën e Monferratos, orët e vona të mbrëmjes së mërkurë.
Sipas medias italiane, efektivët pikasën mjetin e dyshimtë me të cilin udhëtonte shqiptari dhe e urdhëruan të ndalonte për një kontroll. Brenda zonës së bagazhit, ata zbuluan një ndarje të improvizuar me dy funde , që përmbante 10 pako kokainë, me një total prej afërsisht 11 kilogramësh.
Hetimi u shtri menjëherë në shtëpinë e tij, ku mbahej një furgon i dytë që ai zotëronte. Ky automjet përmbante gjithashtu një vend të fshehtë që përmbante 15 pako me hashash, ekuivalente me afërsisht 20 kilogramë.
Bastisjet çuan gjithashtu në zbulimin e afërsisht 25,000 eurove në para të gatshme, të sekuestruara së bashku me drogën, pasi besohej se ishin të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm, informon media.
Burri u arrestua për trafik dhe posedim droge dhe u transferua në burgun e Vercellit për shqyrtim gjyqësor. -

Kakavijë, i riu kapet me kokainë dhe kanabis
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 24 vjeç, banues në Çermë Sektor, Divjakë, pasi ditën e djeshme, në PKK Kakavijë, në hyrje, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 celular dhe një shumë parash. Gjithashtu rezulton se ky shtetas kishte kaluar ilegalisht kufirin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Berisha harron votimin, kapet “mat” duke parë Ramën në TikTok
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kapur ‘mat’ duke përdorur platformën TikTok në Kuvend, teksa votohet për kryeparlamentarin e ri.
Berisha sheh në këtë rrjet social, të ndaluar nga kryeministri, video të Edi Ramës dhe kreut të Partia Mundësia, Agron Shehaj.
-

Kryeministri me penel, jo me plan/ Rama kapet duke pikturuar në Parlament
Ditën e sotme në Parlamentin e Shqipërisë është mbajtur seanca e parë plenare për legjislaturën e re.
Pak minuta më parë, deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit janë betuar në sallën e Kuvendit dhe kanë marrë mandatet.
Ndërkohë duhet se kryeministri Edi Rama e ka ‘harruar’ për pak minuta politikën dhe i është futur pikturës.
A2 CNN ka siguruar edhe një fotografi të Ramës, teksa kapet duke pikturuar në sallën e Kuvendit.
Kujtojmë se paraditen e sotme, seanca plenare u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, me Partinë Demokratike që nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pavarësisht vendimit për të hyrë në Kuvend. -

Kishte 3 muaj që i fshihej policisë, kapet në Laç i kërkuari për trafik armësh
Kapet në Laç, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
Ritvan Keqi, 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.
Veprimet e tjera procedurale për shtetasin Ritvan Keqi do të kryhen nga DVP Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

I dënuar për vjedhje, kapet në Durrës 25-vjeçari për llogari të Zvicrës
Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin.
Mërgim Bruti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas. -

EMRI/ Kapet në Durrës, do ekstradohet në Zvicër 25 – vjeçari
Është kapur nga policia në Portin e Durrësit shtetasi në kërkim Mërgim Bruti.
Ai do të ekstradohet ne Zvicër.
Njoftimi:
Port, Durrës
Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.
Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Itali.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas.
-

I riu nga Memaliaj kapet me kanabis
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Q., 21 vjeç, banues në Memaliaj, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.