Tag: kapet

  • Ish-prokurori ngre alarmin: Në Durrës e Gjirokastër nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon!

    Ish-prokurori ngre alarmin: Në Durrës e Gjirokastër nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon!

    Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka ngritur një alarm të fortë lidhur me moskapjen e lëndëve narkotike në vend. I ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Danglli në A2 CNN, Beçi deklaroi se pavarësisht rritjes së përdoruesve, policia shqiptare nuk po arrin të zbulojë më asnjë sasi droge në kufij. 
    “Policia shqiptare dhe organet ligjzbatuese nuk kanë asnjë dijeni mbi aktivitetin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Kemi infrastrukturë ligjore që lë për të dëshiruar,” tha ish-prokurori. 
    Sipas tij, që prej vitit 2022, nuk është kapur asnjë sasi droge në pikat kufitare kryesore të vendit.“Kemi disa muaj që diskutojmë se si ka mundësi që në kufijtë e Shqipërisë nuk po kapet më lëndë narkotike. Si ka mundësi që në portin e Durrësit asnjë gram, jo më kilogramë, as në Gjirokastër apo në pikat e tjera të kalimit kufitar? Këtu ka diçka që nuk shkon!” 
    Beçi theksoi se, sipas statistikave ndërkombëtare, në çdo vend kapet vetëm rreth 10 për qind e drogës që qarkullon, ndërsa situata në Shqipëri, sipas tij, është edhe më e rëndë.  “Nëse kemi kaq shumë përdorues, si ka ardhur droga që e konsumojnë këta? As organet ligjzbatuese nuk e kanë një përgjigje për këtë paradoks”. 

  • Përmet, i riu kapet me dru zjarri të prera pa leje, sekustrohet makina bashkë me ngarkesën

    Përmet, i riu kapet me dru zjarri të prera pa leje, sekustrohet makina bashkë me ngarkesën

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në Përmet, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
    Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Kapet shqiptari me 1.2 kg kokainë të pastër në Itali, i gjenden edhe 21 mijë euro cash

    Kapet shqiptari me 1.2 kg kokainë të pastër në Itali, i gjenden edhe 21 mijë euro cash

    Karabinierët italianë kanë arrestuar një 33-vjeçar shqiptar në zonën e Cinquemiglia, Città di Castello, pasi u kap në flagrancë gjatë një shkëmbimi të dyshimtë droge.

    Sipas mediave italiane, oficerët ndërhynë në momentin e transaksionit mes dy shoferëve, duke zbuluar se në paketën e dorëzuar ndodheshin 1.2 kilogramë kokainë të pastër.

    Hetimet çuan më pas në banesën e shqiptarit, banues në Umbertide, ku policia gjeti një peshore precize, materiale paketimi dhe rreth 21 mijë euro në para të gatshme, shumën të cilën i arrestuari nuk mundi ta justifikonte. Të gjitha materialet dhe paratë u sekuestruan nga karabinierët.

    Pas arrestimit në flagrancë, 33-vjeçari u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në Perugia. Gjykata konfirmoi masën e arrestit, duke urdhëruar që ai të mbahet në arrest shtëpiak në pritje të hetimeve të mëtejshme.

  • EMRI/ Kapet duke transportuar katër klandestinë, në pranga 41 vjeçari në Sarandë

    EMRI/ Kapet duke transportuar katër klandestinë, në pranga 41 vjeçari në Sarandë

    Policia kufitare e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjecar, i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm për në brendësi të tokës shqiptare.

    Operacioni është zhvilluar në aksin Xarrë – Cukë, ku është ndaluar mjeti tip “KIA” me targa AB 207 VA, brenda të cili u gjetën 4 emigrantë të huaj të paligjshëm.

  • Kapet me pistoletë dhe kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Selanik

    Kapet me pistoletë dhe kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Selanik

    Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore arrestuan në një zonë të Selanikut, një shqiptar 36-vjeçar, i cili akuzohet për shkelje të ligjeve për drogën dhe armët.

    Konkretisht, në kuadër të kontrolleve të posaçme të kryera nga Departamenti i Ndjekjes së Krimeve me Dënim, 36-vjeçarit iu gjet në posedim një pistoletë me ajër, 103 fishekë metalikë dhe një pako najloni të improvizuar që përmbante kokainë me një peshë bruto prej 2.9 gramësh.
    Më konkretisht, sendet e paligjshme u gjetën të fshehura me kujdes në një makinë tip “Smart” në pronësi të të pandehurit, konkretisht nën sediljen e shoferit, në një kuti përkatësisht pranë timonit dhe në vrimën e ajrit të kondicionuar.

    I arrestuari është shoqëruar në organin kompetent të prokurorisë.

    Top Channel

  • VIDEO/ Kapet me pistoletë dhe kokainë, pranga shqiptarit në Selanik

    VIDEO/ Kapet me pistoletë dhe kokainë, pranga shqiptarit në Selanik

    Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore arrestuan në një zonë të Selanikut, një 36-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për shkelje të ligjeve për drogën dhe armët.

    Konkretisht, në kuadër të kontrolleve të posaçme të kryera nga Departamenti i Ndjekjes së Krimeve me Dënim, 36-vjeçarit iu gjet në posedim një pistoletë me ajër, 103 fishekë metalikë dhe një pako najloni të improvizuar që përmbante kokainë me një peshë bruto prej 2.9 gramësh.

    Më konkretisht, sendet e paligjshme u gjetën të fshehura me kujdes në një makinë tip “Smart” në pronësi të të pandehurit, konkretisht nën sediljen e shoferit, në një kuti përkatësisht pranë timonit dhe në vrimën e ajrit të kondicionuar.

    I arrestuari është shoqëruar në organin kompetent të prokurorisë.

  • VIDEO/ Kapet “skifteri” egjiptian në Nikël, bie në pranga autor i disa grabitjeve, zbulohet nga kamerat e sigurisë

    VIDEO/ Kapet “skifteri” egjiptian në Nikël, bie në pranga autor i disa grabitjeve, zbulohet nga kamerat e sigurisë

    Momente nga vjedhja në një banesë në Nikël

    NIKËL- Kapet pas disa javësh hetime autori i dy grabitjeve të ndodhura në zonën e Niklës dhe Qerekës. Në pranga ka rënë një shtetas egjiptian i identifikuar si M. Sh., 43-vjeç, banues në Nikël, i njohur për precedentë të mëparshëm në vjedhje.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Krujë/Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të ndodhura gjatë 2 muajve të fundit në Krujë. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Shërbimet e komisariateve të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të kryera, pas administrimit të kallëzimeve të bëra nga dy shtetas për vjedhjen e një lokali dhe të një magazine, organizuan punën me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e rasteve. Si rezultat i një pune të organizuar dhe në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël.
    Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
    • më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;
    • më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.
    Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”./ZËRI

  • Kapet taksia me drogë në Tiranë, pranga shoferit

    Kapet taksia me drogë në Tiranë, pranga shoferit

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  • “Narkotaxi”! Jo vetëm shofer, taksisti kapet me 12 doza kokaine

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Gjirokastër, i riu kapet me kanabis në makinë

    Gjirokastër, i riu kapet me kanabis në makinë

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. I., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet një sasi e vogël kanabisi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.