Policia e Durrësit ka arrestuar një 53-vjeçar që qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri të mbajtur në brez. Operacioni policor i koduar “Brezi” u zhvillua pas informacioneve operative se një person lëvizte i armatosur në zonë.
Në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit fizik të drejtuesit, shtetasit I. D., banues në Sukth, i gjetën një pistoletë tip Glock dhe municion luftarak. Arma dhe municioni u sekuestruan si prova materiale.
53-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Tag: kapet
-

Kapet i armatosur në makinë, arrestohet 53-vjeçari në Durrës
-

Tentoi të vriste një person duke e goditur me makinë, kapet pas 7 muajsh adoleshenti në Lezhë
Kapet një 17-vjeçar, i cili 7 muaj më parë, tentoi të vriste një shtetas, duke e goditur me sendet te forta si dhe duke e përplasur me automjet, pas një konflikti për motive të dobëta, në të cilin u përfshinë 6 shtetas.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, kryer me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në konfliktin për motive të dobëta, ndodhur më datë 11.04.2025, në Lezhë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kapën shtetasin e shpallur në kërkim, A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe, per veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne menyre te parregullt”.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, me të cilin perplasi qëllimisht, shtetasin F. Gj., 34 vjeç.
Vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Dyshohet se ekzekutoi djalin e xhaxhait në Selenicë, kapet pas 5 orësh arrati Bertil Alliaj
Kapet autori i dyshuar i ngjarjes në Gjorm të Selenicës, Bertil Alliaj.
Pas pesë orësh arrati, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gjorm të Selenicës.
Sipas burimeve zyrtare, personi u lokalizua dhe u kap në zonën malore të Gjormit, ku ishte fshehur pas ngjarjes.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë pas një operacioni të shpejtë kërkimi, ndërsa pritet që në vijim të bëhen publike detaje të tjera mbi motivet dhe rrethanat e ngjarjes.Top Channel
-

Ishte fshehur në një shpellë, kapet autori që vrau turistin për një foto me kalin në Berat
Pas disa orësh ndjekje nga policia e Beratit, është gjetur në një shpellë Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeçari që vra me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.
Lajmi në përditësim…
Top Channel
-

Kakavijë, 38-vjeçari kapet me kanabis në makinë
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 38 vjeç, banues në Greqi, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”, pas një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Kosovës.
Oltion Shehu, me origjinë nga Tepelena, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore e Gjakovës, e cila në shkurt 2025 i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërkohë, Interpol Tirana po vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet kosovare për ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Kosovës, ku do të përballet me drejtësinë. -

Ish-prokurori: Në Durrës dhe Gjirokastër nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon
Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka ngritur një alarm të fortë lidhur me moskapjen e lëndëve narkotike në pikat e kalimit kufitar.
Beçi deklaroi se pavarësisht rritjes së përdoruesve, policia shqiptare nuk po arrin të zbulojë më asnjë sasi droge në kufij.
“Policia shqiptare dhe organet ligjzbatuese nuk kanë asnjë dijeni mbi aktivitetin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Kemi infrastrukturë ligjore që lë për të dëshiruar,” tha ish-prokurori në A2 CNN.
Sipas tij, që prej vitit 2022, nuk është kapur asnjë sasi droge në pikat kufitare kryesore të vendit.
“Kemi disa muaj që diskutojmë se si ka mundësi që në kufijtë e Shqipërisë nuk po kapet më lëndë narkotike. Si ka mundësi që në portin e Durrësit asnjë gram, jo më kilogramë, as në Gjirokastër apo në pikat e tjera të kalimit kufitar? Këtu ka diçka që nuk shkon!”
Beçi theksoi se, sipas statistikave ndërkombëtare, në çdo vend kapet vetëm rreth 10 për qind e drogës që qarkullon, ndërsa situata në Shqipëri, sipas tij, është edhe më e rëndë.
“Nëse kemi kaq shumë përdorues, si ka ardhur droga që e konsumojnë këta? As organet ligjzbatuese nuk e kanë një përgjigje për këtë paradoks”. -

Nëse asnjë sasi droge nuk kapet, kush po furnizon tregun e brendshëm? Ish-prokurori ngre dyshimet
Ish-prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka ngritur një alarm të fortë lidhur me moskapjen e lëndëve narkotike në vend. I ftuar në A2 CNN, Beçi deklaroi se pavarësisht rritjes së përdoruesve, policia shqiptare nuk po arrin të zbulojë më asnjë sasi droge në kufij.
“Policia shqiptare dhe organet ligjzbatuese nuk kanë asnjë dijeni mbi aktivitetin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Kemi infrastrukturë ligjore që lë për të dëshiruar,” tha ish-prokurori.
Sipas tij, që prej vitit 2022, nuk është kapur asnjë sasi droge në pikat kufitare kryesore të vendit.
“Kemi disa muaj që diskutojmë se si ka mundësi që në kufijtë e Shqipërisë nuk po kapet më lëndë narkotike. Si ka mundësi që në portin e Durrësit asnjë gram, jo më kilogramë, as në Gjirokastër apo në pikat e tjera të kalimit kufitar? Këtu ka diçka që nuk shkon!”
Beçi theksoi se, sipas statistikave ndërkombëtare, në çdo vend kapet vetëm rreth 10 për qind e drogës që qarkullon, ndërsa situata në Shqipëri, sipas tij, është edhe më e rëndë.
“Nëse kemi kaq shumë përdorues, si ka ardhur droga që e konsumojnë këta? As organet ligjzbatuese nuk e kanë një përgjigje për këtë paradoks”. -

“Diçka nuk shkon”, ish-prokurori ngre alarmin: Në Durrës e Gjirokastër nuk po kapet më asnjë gram drogë
Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka ngritur një alarm të fortë lidhur me moskapjen e lëndëve narkotike në vend. I ftuar në një emision televiziv, Beçi deklaroi se pavarësisht rritjes së përdoruesve, policia shqiptare nuk po arrin të zbulojë më asnjë sasi droge në kufij.
“Policia shqiptare dhe organet ligjzbatuese nuk kanë asnjë dijeni mbi aktivitetin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Kemi infrastrukturë ligjore që lë për të dëshiruar,” tha ish-prokurori.
Sipas tij, që prej vitit 2022, nuk është kapur asnjë sasi droge në pikat kufitare kryesore të vendit.“Kemi disa muaj që diskutojmë se si ka mundësi që në kufijtë e Shqipërisë nuk po kapet më lëndë narkotike. Si ka mundësi që në portin e Durrësit asnjë gram, jo më kilogramë, as në Gjirokastër apo në pikat e tjera të kalimit kufitar? Këtu ka diçka që nuk shkon!”
Beçi theksoi se, sipas statistikave ndërkombëtare, në çdo vend kapet vetëm rreth 10 për qind e drogës që qarkullon, ndërsa situata në Shqipëri, sipas tij, është edhe më e rëndë.“Nëse kemi kaq shumë përdorues, si ka ardhur droga që e konsumojnë këta? As organet ligjzbatuese nuk e kanë një përgjigje për këtë paradoks” -

Ish-prokurori: Në Durrës e Gjirokastër nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon
Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka ngritur një alarm të fortë lidhur me moskapjen e lëndëve narkotike në vend. Për të paçka rritjes së përdoruesve, policia shqiptare nuk po arrin të zbulojë më asnjë sasi droge në kufij. “Policia shqiptare dhe organet ligjzbatuese nuk kanë asnjë dijeni mbi aktivitetin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Kemi infrastrukturë ligjore që lë për të dëshiruar,” tha ish-prokurori.
Sipas tij, që prej vitit 2022, nuk është kapur asnjë sasi droge në pikat kufitare kryesore të vendit. ”Kemi disa muaj që diskutojmë se si ka mundësi që në kufijtë e Shqipërisë nuk po kapet më lëndë narkotike. Si ka mundësi që në portin e Durrësit asnjë gram, jo më kilogramë, as në Gjirokastër apo në pikat e tjera të kalimit kufitar? Këtu ka diçka që nuk shkon”.
Beçi theksoi se sipas statistikave ndërkombëtare, në çdo vend kapet vetëm rreth 10 për qind e drogës që qarkullon, ndërsa situata në Shqipëri, sipas tij, është edhe më e rëndë. “Nëse kemi kaq shumë përdorues, si ka ardhur droga që e konsumojnë këta? As organet ligjzbatuese nuk e kanë një përgjigje për këtë paradoks”.