Tag: kapet

  • Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

    Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

    Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias.
    Operacioni është kryer ditën e djeshme, nga efektivët e stacionit të Castenedolo, të ndihmuar edhe nga njësia e qenve “Orio al Serio”.
    Ata kontrolluan disa zona të qytetit si pjesë e një operacioni të synuar për të luftuar trafikun e drogës dhe në pranga vunë 20-vjeçarin shqiptar.
    Gjatë kontrollit atij iu gjetën në posedim afërsisht 360 gramë hashash, të fshehur në shtëpinë e tij. I riu, pa precedentë penalë, u vu në arrest shtëpiak dhe do të paraqitet para një gjyqtari për një seancë dëgjimore.

  • Kapet duke trafikuar drogë, shqiptari tradhëtohet nga nuhatja e qenit të policisë

    Kapet duke trafikuar drogë, shqiptari tradhëtohet nga nuhatja e qenit të policisë

    Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias.
    Operacioni është kryer ditën e djeshme, nga efektivët e stacionit të Castenedolo, të ndihmuar edhe nga njësia e qenve “Orio al Serio”.
    Ata kontrolluan disa zona të qytetit si pjesë e një operacioni të synuar për të luftuar trafikun e drogës dhe në pranga vunë 20-vjeçarin shqiptar.
    Gjatë kontrollit atij iu gjetën në posedim afërsisht 360 gramë hashash, të fshehur në shtëpinë e tij. I riu, pa precedentë penalë, u vu në arrest shtëpiak dhe do të paraqitet para një gjyqtari për një seancë dëgjimore.

  • Plagoset me thikë një person në Tiranë, kapet autori

    Plagoset me thikë një person në Tiranë, kapet autori

    Një konflikt mes dy personave ka ndodhur te zona e njohur “Kodra e Diellit” në kryeqytet.
    Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në hyrje të rezidencës, pranë një lokali.
    Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar në spital.
    Policia bëri të mundur kapjen e autorit, teksa ai është shoqëruar në komisariat plagoset.

  • ”Rama e ka të humbur betejën me gjyqësorin”, Malaj: Ja pse nuk kapet drejtësia e re

    ”Rama e ka të humbur betejën me gjyqësorin”, Malaj: Ja pse nuk kapet drejtësia e re

    Ish-ministri i Financave, Arben Malaj bëri një analizë për përplasjen e fundit mes qeverisë dhe drejtësisë, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama e ka të humbur betejën me gjyqësorin, sepse sistemi i ri është ngritur me standarde të qarta dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë.
    Sipas Malajt, kriza e tanishme tregon se ekzekutivi po e trajton drejtësinë si presion, ndërsa në realitet SPAK dhe struktura të tjera kanë treguar pavarësi dhe rezultate. “Ky institucion është ngritur me partnerët tanë strategjikë dhe nuk kapet”, u shpreh ai, duke shtuar se sulmet publike ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve vetëm e dëmtojnë qeverinë.
    Malaj paralajmëroi se nëse mandati i katërt i qeverisë përfundon si “fotokopje” e të mëparshmëve, situata në vend do të përkeqësohet. Ai tha se në librin e tij të ri Edi Rama do të zërë një vend të veçantë si “figurë antagoniste”, duke përfshirë përplasjet që prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, shkarkimin nga bordi i Bankës së Shqipërisë e deri te konfliktet e brendshme në PS.

  • Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Troplinët kanë 4 vite që përdorin Portin e Durrësit, ku nuk kapet asnjë kg dr*gë

    Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Troplinët kanë 4 vite që përdorin Portin e Durrësit, ku nuk kapet asnjë kg dr*gë

    Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Troplinët kanë 4 vite që përdorin Portin e Durrësit, ku nuk kapet asnjë kg dr*gë
    Kryetari i PD-së Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të zbatuar masën ‘detyrim me paraqitje’. Pasi doli nga SPAK Berisha lexoi mesazhin që la në Prokurorinë e Posaçme
    Siç është zakon, ky është shënimi që lashë në zyrën e Skapit të partisë
    Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij. Sali Berisha”, lexoi ai.
    Me pas Berisha deklaroi se: “Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit.
    Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve.
    Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin.
    Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata.
    Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton k@ka@në”.

  • Berisha nga SPAK: Porti i Durrësit administrohet nga Troplinët, prej 4 vitesh nuk kapet asnjë kg kokainë

    Berisha nga SPAK: Porti i Durrësit administrohet nga Troplinët, prej 4 vitesh nuk kapet asnjë kg kokainë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Elvis Doçi dhe Kreshnik Farruku, dy personazhe të njohur për autoritetet ligjzbatuese në fushën e narkotikëve, po pinin kafe me Kreun e SPAK Altin Dumanin, ndërsa në Portin e Diurrësit nuk kapet asnjë sasi droge.
    Duke folur për gazetarët, pasi doli nga SPAK, Lideri i opozitës theksoi se Troplinët kanë 4 vite që përdorin portin e Durrësit, edhe pse aty nuk kapet asnjë kg kokainë. Gjithashtu Kryedemokrati përmendi edhe operacionin e autoriteteve italiane në Breshia, në javën e kaluar, ku u kapën 1.3 ton kokainë.
    “Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit. Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve. Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin.
    Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata. Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton kokainë,” deklaroi Berisha.

  • Berisha: Elvis Doçi dhe Kreshnik Farruku, kafe me Dumanin! Troplinët, 4vite që përdorin portin e Durrësit, s’kapet asnjë kg kokainë

    Berisha: Elvis Doçi dhe Kreshnik Farruku, kafe me Dumanin! Troplinët, 4vite që përdorin portin e Durrësit, s’kapet asnjë kg kokainë

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në adresë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

    Në fjalën e tij pas daljes nga institucioni i Prokurorisë së Poçme në respektimin  masës së sigrusë ‘detyrim për t’u paraqitur’, Berisha tha se Elvis Doçi dhe Kreshnik Farruku, dy personazhe të njohur për autoritetet ligjzbatuese në fushën e narkotikëve, po pinin kafe me Dumanin, ndërsa në Portin e Diurrësit nuk kapet asnjë sasi droge.

    Sipas Berishës, Troplinët kanë 4 vite që përdorin portin e Durrësit, edhe pse aty nuk kapet asnjë kg kokainë, ndëra solli në vëmendje operacionin e autoriteteve italiane në Breshia, në javën e kaluar.

    Aty nuk ishte pushim.

    Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë.

    Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit.

    Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve.

    Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin.

    Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata.

    Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton kokainë.

  • Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

    Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

    Shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur një tjetër rast të mos deklarimit të të hollave në kufi. Gjatë kontrollit të kryer në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetasit L. K., 44 vjeç, banues në Fier, u gjetën 42 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor.
    Pas zbulimit të shumës, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L. K., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
    Shuma e eurove u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Prizren/ Kapet autobusi me 120 kg kanabis i nisur nga Shqipëria

    Prizren/ Kapet autobusi me 120 kg kanabis i nisur nga Shqipëria

    Një autobus nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer është ndaluar nga doganierët në Autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë Prizrenit.
    Gjatë kontrollit në Doganën e Prishtinës, në pjesë të fshehura të mjetit janë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis, të ndarë në pako për transport.
    Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë, ndërsa lënda narkotike është dorëzuar Njësisë Antidrogë për procedime të mëtejshme penale, raportuam mediat e Kosovës.

  • Ç’po ndodh në ‘BBVK’? Banori kapet nga flokët, ç’masë do merret nga produksioni?

    Ç’po ndodh në ‘BBVK’? Banori kapet nga flokët, ç’masë do merret nga produksioni?

    Një moment që fillimisht u duk si lojë ka përshkallëzuar në një situatë të nxehtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë një prekje të çastit, Londrimi, nje nga banoret u pa duke kapur Klodianin për flokësh, veprim që menjëherë ndryshoi atmosferën në shtëpi.
    Klodiani reagoi ashpër, duke u ngritur në këmbë dhe duke e pyetur me ton të tensionuar: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”
    Në atë moment, qetësia u zëvendësua nga një ndjesi e fortë përplasjesh mes dy banorëve.
    Pas incidentit, Klodiani iu drejtua Vëllait të Madh me një koment të qartë shqetësimi:
    “Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi flokët…”

    Fjalët e tij lanë të kuptohej se kjo nuk ishte situata e vetme ku ai është ndier i cenuar fizikisht nga Londrimi.
    Veprime të tilla, që prekin integritetin personal, konsiderohen shkelje të rënda në rregulloren e “Big Brother VIP Kosova”. Në edicionet e kaluara, incidente të ngjashme kanë çuar deri në masa ekstreme, përfshirë edhe përjashtime të menjëhershme.
    Publiku tashmë është në pritje të vendimit të Vëllait të Madh, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Londrimi do të përballet me penalitete apo nëse tensioni mes dy banorëve do të përshkallëzohet më tej në ditët në vijim.
    The post Ç’po ndodh në ‘BBVK’? Banori kapet nga flokët, ç’masë do merret nga produksioni? appeared first on iconstyle.al.