Tag: kapën

  • U kapën duke kulitvuar kanabis, arrestohen 2 persona në Vaun e Dejës

    U kapën duke kulitvuar kanabis, arrestohen 2 persona në Vaun e Dejës

    Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar dy shtetas, pasi u kapën duke kultivuar 351 bimë narkotike në fshatin Fshat i Ri.

    Në pranga kanë rënë S. U., 45 vjeç, banues në Durrës dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj.

    Dyshohet se ata kishin kultivuar bimët narkotike në dy parcela, të cilat më pas u asgjësuan me anë të djegies.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

     

  • U kapën me Flodian Plakun në Orikum, sot dalin para Gjykatës së Vlorës 4 personat që ndihmuan “Pole Qorrin”

    U kapën me Flodian Plakun në Orikum, sot dalin para Gjykatës së Vlorës 4 personat që ndihmuan “Pole Qorrin”

    Në Gjykatën e Vlorës do të zhvillohet seanca sot për masën e sigurisë ndaj 4 personave që ndihmonin Flodian Plakun, i cili ishte në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas.
    Albano Lapshi, Ligor Doko dhe Armand Dano akuzohen për përkrahje të autorit të krimit. Bashkë me Pole Qorrin u kap edhe Julian Aliaj, i armatosur me pistoletë. Aliaj ka qenë më parë i dënuar për trafik droge.
    Të katërt u kapën së bashku në Orikum me Flodian Plakun, i njohur edhe si Pole Qorri. Ky i fundit strehohej në hotelin e Ligor Dokos. Albano Lapshi i dërgonte ushqim Flodian Plakut, kurse Armand Dano nga Shkodra ishte berberi i tij.

  • U kapën me Flodian Plakun, sot dalin për masë sigurie në Gjykatën e Vlorës 3 personat që ndihmuan “Pole Qorrin”

    U kapën me Flodian Plakun, sot dalin për masë sigurie në Gjykatën e Vlorës 3 personat që ndihmuan “Pole Qorrin”

    Në Gjykatën e Vlorës do të zhvillohet seanca sot për masën e sigurisë ndaj 3 personave që ndihmonin Flodian Plakun, i cili ishte në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas.
    Albano Lapshi, Ligor Doko dhe Armand Dano akuzohen për përkrahje të autorit të krimit.
    Të tre u kapën së bashku në Orikum me Flodian Plakun, i njohur edhe si Pole Qorri. Ky i fundit strehohej në hotelin e Ligor Dokos. Albano Lapshi i dërgonte ushqim Flodian Plakut, kurse Armand Dano nga Shkodra ishte berberi i tij.

  • Shisnin kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona

    Shisnin kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona

    Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas që siguronin dhe shisnin kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit
    Në operacionin e koduar “White Pack”, u kapën në rrugën “Myslym Keta I.D., 58 vjeç, i dënuar më parë për krime ndaj jetës, dhe K.D., 26 vjeç, të afërm me njëri-tjetrin.
    Ata u kapën me 1 kilogram e 300 gramë kokainë, që do t’i shpërndanin në doza për shitje në Tufinë, Kinostudio dhe Fresk.
    Gjatë kontrollit janë sekuestruar gjithashtu automjeti dhe dy celularë. Hetimet vijojnë për kapjen e të gjithë të përfshirëve në këtë rrjet trafikimi.
    Materialet janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

  • U kapën në flagrancë në parcelën me kanabis, arrestohen dy vëllezrit në Roskovec

    U kapën në flagrancë në parcelën me kanabis, arrestohen dy vëllezrit në Roskovec

    U kapën në flagrance në Roskovec, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër).

    Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

    Njoftimi:

    Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

    U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër).

    Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

    Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

    Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.

    Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • U kapën gjatë natës në parcelat me drogë, dy të arrestuar në Fier

    U kapën gjatë natës në parcelat me drogë, dy të arrestuar në Fier

    Dy persona janë arrestuar në Libofshë të Fierit pasi janë kapur gjatë natës në parcelat që kishin kultivuar me drogë në fshatin Rreth.

    Në pranga kanë rënë 50-vjeçari Adrian Shkrela dhe 28-vjeçari Jorgos Bena.
    Policia asgjësoi 284 bimët narkotike.
    “Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
    Në fshatin Rreth Libofshë, në 2 parcela toke (pronë publike), ku ishin kultivuar 284 bimë narkotike Cannabis Sativa, u kapën shtetasit A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
    Kontrollet vijojnë.”– njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëtat burime.

  • Shfrytëzonin për prostitucion një 38-vjeçare, kapen dy të moshuarit në Tiranë

    Shfrytëzonin për prostitucion një 38-vjeçare, kapen dy të moshuarit në Tiranë

    Dy burra të moshuar janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se abuzonin seksualisht dhe shfrytëzonin për prostitucion një 38-vjeçare.
    Ndalimi shtetasve A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, u bë pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).
    Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.

  • Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas

    Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas

    U kapën gjatë natës, te 2 parcelat ku kishin kultivuar bimë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas në Fier. Ndërkohë policia ka ushtruar kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”, ku ka asgjësuar 284 bimë narkotike.
    “Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
    Në fshatin Rreth Libofshë, në 2 parcela toke (pronë publike), ku ishin kultivuar 284 bimë narkotike Cannabis Sativa, u kapën shtetasit A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Kontrollet vijojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Kapen 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshohet për përfshirje të policëve

    Kapen 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshohet për përfshirje të policëve

    Autoriteti i Mbikqyrjes Policore po kryen kontrolle në Kapshticë. Si pasojë e kontrolleve janë sekuestruar 6 kilogram drogë e tipit heroinë.
    Droga është kapur duke kaluar në kufi, ndërsa dyshohet për përfshirje të punonjësve të policisë,
    Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare për të mësuar të tjera detaje nga operacioni.

  • Pesë grabitjet më të mëdha piraterike në histori

    Pesë grabitjet më të mëdha piraterike në histori

    Piratët dhe thesaret që ata kanë plaçkitur i kanë magjepsur gjithmonë njerëzit. Tregime si “Ishulli i Thesarit” dhe filma si “Piratët e Karaibeve” kanë ndihmuar në shtimin e popullaritetit të këtyre grabitqarëve të detit. Në këtë përmbledhje, Live Science rendit disa nga thesaret më të mëdha që janë plaçkitur nga piratët.

    Ndërsa disa prej këtyre pasurive janë grabitur nga piratë të njohur si kapiten William Kidd, të tjera ranë në dorë të piratëve më pak të njohur. Shumë nga ata që i kapën këto thesare nuk jetuan gjatë për t’i shijuar, megjithëse disa ia dolën t’u shpëtonin ndjekjeve të tyre.

    Henry Every kap thesarin më të madh të piratëve në histori

    Në shtator të vitit 1695, një flotë anijesh piratësh të komanduar nga Henry Every (i njohur gjithashtu si Henry Avery) sulmoi një autokolonë prej 25 anijesh që i përkisnin Perandorisë Mogule në Azinë Jugore. Ata arritën të kapnin disa anije, përfshirë Ganj-i-Sawai, një anije që i përkiste vetë perandorit mogul. Piratët vodhën më shumë se 500,000 monedha floriri dhe argjendi, çka përbën plaçkën më të madhe të marrë ndonjëherë nga piratët, sipas studiuesit Srinivas Reddy në një punim të vitit 2020.

    Every u bë menjëherë objekt i një ndjekjeje të madhe nga qeveria britanike dhe Kompania e Indive Lindore. Ai nuk u kap kurrë, por fati i tij mbetet ende i panjohur.

    William Kidd kap anijen “Quedagh Merchant”

    Me 30 janar 1698, kapiten William Kidd kapi anijen Quedagh Merchant, e ngarkuar me flori, argjend, mëndafshe, kadife dhe mallra të tjera të çmuara. Kidd kishte leje nga kurora angleze për të sulmuar anijet e armiqve të saj. Por Quedagh Merchant nuk ishte anije armike, ajo kishte kapiten anglez dhe mallra që i përkisnin Kompanisë së Indive  Lindore dhe Perandorisë Mogule.

    Për këtë arsye, Anglia e shpalli Kidd-in pirat. Ai u kap në Nju Jork dhe u dërgua në Londër, ku u var në vitin 1701. Fati i thesarit të tij ka qenë burim legjendash, shumë besojnë se ai e fshehu diku para se të arrestohej.

    Kapja e anijes “Nossa Senhora Do Cabo”

    Me 8 prill 1721, një grup anijesh piratësh kapën anijen portugeze Nossa Senhora Do Cabo (“Zonja jonë e Kepit”), që mbante mallra për në Indi për llogari të nënprefektit dhe kryepeshkopit të qytetit Goa. Thesari përfshinte shufra floriri dhe argjendi, arka me perla dhe një kryq floriri që peshonte rreth 100 kg dhe ishte i zbukuruar me rubinë.

    Një nga kapitenët, Olivier Levasseur (i njohur si “La Buse”, që do të thotë “Shqiponja”), u kap dhe u var në ishullin Reunion më 1730. Sipas një legjende, pak para se të vritej, ai hodhi një dorëshkrim me një kriptogram që tregonte vendndodhjen e një pjese të thesarit, që nuk është gjetur kurrë. Megjithatë, disa studiues dyshojnë për vërtetësinë e kësaj historie.

    Thesari i Whydah Gally-t

    Në fillim të vitit 1717, pirati Sam Bellamy dhe ekipi i tij kapën anijen Whydah Gally, një anije tregtare që kishte transportuar skllevër drejt Amerikës së Veriut. E impresionuar nga madhësia dhe fuqia e saj, banda e shpalli atë si anijen e tyre kryesore. Ajo mbante plaçka të marra nga dhjetëra anije të tjera në Karaibe.

    Por me 26 prill 1717, anija u mbyt në një stuhi, duke vrarë shumicën e ekuipazhit, përfshirë edhe vetë Bellamy-n. Të mbijetuarit thanë se në bord ndodheshin më shumë se 30,000 paund britanikë në ar dhe pasuri, me vlerë mbi 5.4 milionë paund sot. Në vitin 1984, u zbulua vendi i fundosjes së saj, dhe shumë objekte u ekspozuan në Muzeun e Piratëve Whydah në Massachusetts.

    Robert Culliford dhe Dirk Chivers kapin anijen “Great Mohammed”

    Në vitin 1698, piratët Dirk Chivers (holandez) dhe Robert Culliford (anglez) kapën anijen Great Mohammed, që transportonte pelegrinë për në Mekë. Sipas historianit Tim Travers, plaçka e kapur arrinte në 130,000 paund, e barabartë me mbi 19 milionë paund sot.

    Piratët e çuan thesarin në ishullin St. Mary afër Madagaskarit. Por udhëtimi ishte tragjik për pasagjerët, dëshmitarë të mbijetuar treguan se piratët i torturuan dhe dhunuan ata. Të dy piratët u kapën më vonë; Chivers vdiq në burg në Bombei, ndërsa Culliford bashkëpunoi me autoritetet në këmbim të lirisë. Asnjëherë nuk u mësua se çfarë ndodhi me thesarin. / Live Science – Syri.net