Tag: kapën

  • U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq

    U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq

    13 shtetas turq u akuzuan të shtunën për trafikim armësh zjarri, pasi u arrestuan në Greqinë veriore me 147 armë zjarri të paligjshme, qindra fishekë dhe pjesë të tjera armësh, thanë autoritetet.

    Grupi – shtatë burra dhe gjashtë gra – u paraqitën para një prokurori lokal në Aleksandropoli dhe iu referuan një magjistrati, nga i cili morën një datë seance dëgjimore javën e ardhshme. Ata mbeten në paraburgim në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.

    Policia tha se të dyshuarit u kapën në zonën e Souflit të Evros, pranë kufirit turk, pas një operacioni nga Drejtoria e Krimit të Organizuar e Policisë Greke, e cila thuhet se kishte informacione paraprake mbi lëvizjet e tyre.

    Armët e zjarrit dyshohet se janë mbajtur në çanta pasi grupi kaloi në Greqi nëpërmjet lumit Evros. Autoritetet besojnë se armët ishin të destinuara për një rrjet kriminal që vepronte si brenda ashtu edhe jashtë Greqisë.

    Të dyshuarit u thanë hetuesve se ishin udhëzuar t’ia dorëzonin ngarkesën një individi, identitetin e të cilit nuk e dinin.

  • Kapen sërish perime me pesticide/ Kroacia bllokon 8 mijë kg spec-djegës të Divjakës

    Kapen sërish perime me pesticide/ Kroacia bllokon 8 mijë kg spec-djegës të Divjakës

    Një sasi prej 8000 kg speca nga Divjaka janë bllokuar këtë të mërkurë nga autoritetet e Kroacisë.

    Kjo sasi speci është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara.

    Mësohet se sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci.

    Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.

  • U kapën me 16 kg kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë

    U kapën me 16 kg kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë

    Policia spanjolle ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, pasi u kapën në flagrancë me 16 kilogramë kokainë, me një vlerë të përafërt prej mbi 500 mijë euro në tregun e zi. 
    Sipas mediave spanjolle, ngjarja ka ndodhur më 22 shtator, kur oficerë të Mossos d’Esquadra dhe Policisë lokale, vunë re lëvizje të dyshimta në parkingun e një supermarketi në qendër të qytetit. 
    Oficerët e veshur civilë vunë re disa burra që po kalonin valixhe nga një makinë në një furgon, duke kryer manovra të pazakonta. Duke dyshuar për veprimtari të paligjshme, policët vendosën të ndërhyjnë përpara se automjetet të largoheshin. 
    Gjatë kontrollit të menjëhershëm, brenda një valixheje të zhvendosur mes makinave u gjet 16 kg kokainë. Po ashtu, u sekuestruan mbi 7,000 euro cash dhe rreth 200 euro në lekë shqiptare. 
    Tre të ndaluarit me kombësi shqiptare, të moshës midis 20 dhe 46 vjeç, u  arrestuan për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa më 24 shtator u paraqitën për masë sigurie në gjykatën e Gavas, e cila ka vendosur burg pa afat për të tre. 
     
     
     
     

  • Këlcyrë, dy të rinj kapen me kanabis

    Këlcyrë, dy të rinj kapen me kanabis

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. K., 31 vjeç dhe K. K., 28 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

  • Sherr i madh te Pallati i Sportit, vajzat kapen për flokësh, ja arsyeja (Video)

    Sherr i madh te Pallati i Sportit, vajzat kapen për flokësh, ja arsyeja (Video)

    Pamje shqetësuese kanë ardhur nga qyteti i Durrësit, ku disa vajza adoleshente janë përfshirë në një konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë rrethrrotullimit te Pallati i Sportit.
    Në videon e publikuar nga JOQ Albania, vajzat shihen teksa kapen për flokësh dhe godasin njëra-tjetrën. Një burrë dhe një grua tentuan t’i ndajnë, por sherri vijoi pavarësisht ndërhyrjes së tyre.
    Sipas një qytetareje që ka denoncuar rastin, sherri ka ndodhur për motive xhelozie dhe dyshohet se shkak është bërë një djalë. Vajzat e përfshira, sipas saj, nuk janë më shumë se 16-vjeçare.

    “Vajzat janë vetëm 16-vjeçe dhe janë zënë mbrëmë në Durrës te Pallati i Sportit. Ishin 3 kundër 1, për një djalë. Një burrë dhe një grua u futën për t’i ndarë, ndërsa të tjerët vetëm qeshnin dhe shikonin. Gjenerata po degjeneron çdo ditë e më shumë”, – shkruan qytetarja.

  • U kapën me kokainë në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 persona

    U kapën me kokainë në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën në flagrancë në një lokal, duke mbajtur një sasi droge të dyshuar si kokainë me qëllim shitjen.
    Të arrestuarit janë shtetasit A. L., 25 vjeç, G. P., 30 vjeç, P. K., 18 vjeç dhe J. Z., 18 vjeç (ky i fundit shtetas grek). Sipas hetimeve, dy të parët dyshohet se shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa dy të tjerët ndodheshin me ta në një lokal dhe nuk kanë kallëzuar ngjarjen, megjithëse kanë qenë në dijeni të aktivitetit të paligjshëm.
    Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 1 kg e 65 gram kokainë, dy automjete tip “Benz”, katër aparate celularë dhe një shumë parash, të gjitha të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.
    Dyshohet se të arrestuarit përdornin automjete të ngjashme për të shpërndarë lëndën narkotike dhe për të shmangur vëmendjen e autoriteteve.
    Të gjitha materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.

  • U kapën me kokainë në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 persona/ Sekuestrohen drogë, para dhe dy automjete

    U kapën me kokainë në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 persona/ Sekuestrohen drogë, para dhe dy automjete

    Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën në flagrancë në një lokal, duke mbajtur një sasi droge të dyshuar si kokainë me qëllim shitjen.

    Të arrestuarit janë shtetasit Armet Latifaj, 25 vjeç, Gëzim Pashaj, 30 vjeç, Jastin Zaimi, 18 vjeç dhe Petros Koronoias, 18 vjeç  (ky i fundit shtetas grek). Sipas hetimeve, dy të parët dyshohet se shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa dy të tjerët ndodheshin me ta në një lokal dhe nuk kanë kallëzuar ngjarjen, megjithëse kanë qenë në dijeni të aktivitetit të paligjshëm.
    Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 1 kg e 65 gram kokainë, dy automjete tip “Benz”, katër aparate celularë dhe një shumë parash, të gjitha të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.
    Dyshohet se të arrestuarit përdornin automjete të ngjashme për të shpërndarë lëndën narkotike dhe për të shmangur vëmendjen e autoriteteve.
    Të gjitha materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.

    Top Channel

  • VD- Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 persona, po shpërndanin kokainë (EMRAT)

    VD- Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 persona, po shpërndanin kokainë (EMRAT)

    Momenti i arrestimit

    TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën në flagrancë në një lokal. Dy prej tyre u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine me qwllim shitjen, ndërsa dy të tjerë nuk kallëzuan krimin. Të arrestuarit janë Armet Latifaj 25-vjeç, Gëzim Pashaj 30-vjeç, Petros Koronoias 18-vjeç dhe Jastin Zaimi 18-vjeç, këta të fundit janë të dy shtetas grekë. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 1 kg e 65 gram kokainë, dy automjete tip “Benz”, katër aparate celularë dhe një shumë parash, të gjitha të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

    Njoftimi:
    Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Twins”.
    U kapën në flagrancë në një lokal me një pako me lëndë narkotike kokainë, vihen në pranga 4 shtetas.
    Sekuestrohen 1 kg e 65 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete tip “Benz”, 4 aparate celular dhe një shumë parash.
    Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”.
    Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: -A. L., 25 vjeç, G. P., 30 vjeç, P. K., 18 vjeç dhe J. Z., 18 vjeç.
    Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit A. L dhe G. P, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit P. K dhe J. Z, shtetas grek, nuk kanë kallëzuar për krimin, shokë me 2 të arrestuarit e lartpërmendur.Më tej, nga hetimet ka rezultuar se shtetasit A. L. dhe G. P. përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e Policisë.
    Lënda narkotike, së bashku me 2 automjetet, celularët e shtetasve të arrestuar, dhe një shumë parash, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Kapen 11 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, nën hetim 57-vjeçari

    Kapen 11 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, nën hetim 57-vjeçari

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 57 vjeç, banues në Greqi, pasi në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit në çantë iu gjetën 11 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • U kapën me drogë, përfundojnë në pranga 2 persona në Tiranë

    U kapën me drogë, përfundojnë në pranga 2 persona në Tiranë

    Dy persona, 37 dhe 43 vjeç janë arrestuar këtë të enjte nga policia e Tiranës.

    Ata u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati”, teksa bashkëpunonin për shitjen e dozave të Kokainës dhe Cannabisit.
    Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e këtij rasti dhe vënien e autorëve në pranga.   
    Si rezultat, u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati” dhe u arrestuan shtetasit:  
    -E. F., 43 vjeç dhe I. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.   
    Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtyre dy shtetasve, sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza në një ambient në përdorim nga shtetasi E. F. dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv