Tag: kapacitet

  • Kalimi i emigrantëve të paligjshëm, Shqipëria vend tranzit/ Do ngrihen 20 qendra pritjeje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë

    Kalimi i emigrantëve të paligjshëm, Shqipëria vend tranzit/ Do ngrihen 20 qendra pritjeje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë

    20 qendra të reja pritjeje për emigrantët e paligjshëm do të ndërtohen në Shqipëri, të shpërndara në 3 qarqe kryesore të vendit, Korça, Gjirokastra dhe Vlora. 

    Këto qendra të reja pritet ngrihen gjatë periudhës 2026-2028 dhe parashikohet të akomodojnë emigrantë që kryesisht vijnë nga vende të pasigurta apo në krizë si Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani apo Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë si një vend-kalimi tranzit me destinacionin final vendet e Bashkimit Evropian. 

    Në dokumentin e depozituar tashmë në Kuvend, për Planin Kombëtar për flukset e përziera migratore për 3 vitet në vijim, parashikohet që qendrat pritëse do të jenë me kapacitet nga 100 deri në mbi 400 shtretër dhe synojnë të ofrojnë akomodim të menjëhershëm të migrantëve në kushte emergjente apo për t’u përballur me flukset e papritura migratore. 

    Për ngritjen e këtyre qendrave do të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese publike, hapësirat e braktisura ose truallin e lirë. Më konkretisht parashikohet që në qarkun Korçë të ngrihen 10 qendra, duke shfrytëzuar ambientet e ish-Tap në fshatin Floq, hapësira në qytetin Bilisht dhe në fshatin Bitinckë me mbi 11,500 m²,  ish-depot e Rezervave Shtetërore në Lozhan të Maliqit, apo hapësira të tjera si fusha sportive e Pustesit dhe Goricës së vogël. Po ashtu edhe bashkia Pogradec dhe Kolonjë do të krijojnë mundësinë e ngritjes së qendrave me kapacitet të konsiderueshëm. 

    Në qarkun e Gjirokastrës parashikohet të ngrihen të paktën 3 qendra pritëse në struktura ekzistuese ish-Rezervat Shtetërore, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” në Memaliaj si dhe spitali i qytetit dhe konviktet në qytetin e Përmetit. 

    Vlora pritet të kthehet në një nga qendrat kryesore të pritjes së emigrantëve, me hapësira të dedikuara në konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë me kapacitete deri në 300 shtretër. Fshati Peshkopi në Selenicë ofron po ashtu një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë dhe Himarë janë identifikuar stadiumet e qytetit dhe ambientet e shkollave publike. Ndërsa Bashkia e Konispolit do të vërë në dispozicion tre shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash. 

    Përveç këtyre strukturave parashikohet edhe ngritja e një qendre të re pritëse specifike për fëmijët e huaj të pashoqëruar deri në vitin 2026, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.

    Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, të cilat mund të varijojnë sipas katër skenarëve të ndryshëm të përshkallëzimit të flukseve migratore, nga 195.6 milionë lekë në rreth 708.7 mln lekë në raste krizash. 

    Sipas statistikave, në Shqipëri në vitin 2023 u futën në mënyrë të paligjshme 178,000 mijë emigrantë, ndërsa në vitin 2024 ranë në 63,600. Sirianët, Afganët, Marokenët dhe Pakistanezët janë kombësitë kryesore që kalojnë nga Turqia, ndërkohë që një numër gjithnjë e më i madh i grave dhe fëmijëve të pashoqëruar kërkojnë mbrojtje, duke nënvizuar nevojën për një përgjigje më të ndjeshme ndaj këtij grupi vulnerabël. 

  • Një stadium me 12 oxhakë, klubi anglez sheh nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme të ndritur

    Birmingham City ka prezantuar planet madhështore për një stadium të ri me kapacitet 62000 vende, një projekt spektakolar që synon ta çojë klubin dhe qytetin “në një trajektore drejt madhështisë”.
    Stadiumi, i quajtur “Birmingham City Powerhouse”, do të ndërtohet në zonën Bordesley Park dhe pritet të jetë gati për sezonin 2030-31. Investimi llogaritet deri në 2,5 miliardë paund, duke e bërë një nga projektet më ambicioze në futbollin britanik.

    Projekti i ri frymëzohet nga trashëgimia industriale e qytetit dhe krahinës Midlands. Stadiumi do të ketë 12 oxhakë gjigante, që kujtojnë fabrikat historike të zonës, ndërsa një prej tyre do të ketë ashensor që të çon në pikën më të lartë të Birminghamit.
    Arenën do ta përshkojë një strukturë me pjerrësi të lartë, në mënyrë që atmosfera e ndeshjeve të jetë sa më intensive dhe imponuese për rivalët. Stadiumi do të ketë çati dhe fushë të lëvizshme, duke e bërë të mundur organizimin jo vetëm të ndeshjeve të futbollit, por edhe për koncerte të mëdha, evente sportive të llojeve të tjera, madje edhe ndeshje NFL.
    Tom Wagner, kryetar i klubit dhe bashkëinvestitor amerikan, në prezantimin e projektit tha: “Së bashku po e çojmë klubin dhe qytetin drejt madhështisë. Stadiumi do të jetë zemra që rreh për Birminghamin, një monument për historinë e tij industriale dhe një shfaqje e asaj që mund të arrihet në të ardhmen”.

    Ky do të jetë një nga stadiumet më të mëdha në vend, me kapacitet 62 000 vende, stadiumi i ri do të jetë i dyti më i madh në Premier League, pas Old Trafford, duke lënë pas stadiume si ai i Tottenham Hotspur, Anfield dhe Emirates.
    Birmingham City aktualisht luan në Championship dhe nuk ka qenë në Premier League që nga viti 2011, por me këtë projekt synon të rikthehet në elitë me stil dhe me një shtëpi që premton të hyjë në historinë e futbollit europian.

  • Fotovoltaikët, hyjnë në prodhim dy impiante të rinj me kapacitet 150 MW

    Fotovoltaikët, hyjnë në prodhim dy impiante të rinj me kapacitet 150 MW

    Dy impiante fotovoltaikë të rinj, me kapacitet të instaluar prej 100 MW dhe 50 MW, kanë hyrë së fundmi në prodhim, duke rritur numrin e subjekteve që kanë kaluar në një fazë të re zhvillimi dhe që pritet të rrisin peshën e energjisë diellore në totalin e prodhimit.Enti Rregullator i Energjisë (ERE) miratoi pak ditë më parë disa vendime që lidhen me impiante fotovoltaikë me kapacitete të ndryshme — nga ata deri në 2 MW, deri te impiantet më të mëdha. Veçanërisht bien në sy vendimet për “Sunny Side Energy” dhe “SPV Blue”.Konkretisht, për të dy subjektet, vendimet e ERE-së theksojnë se tashmë ka nisur prodhimi nga këto impiante, madje në një periudhë më të shpejtë nga sa ishte parashikuar.“Referuar raportit periodik lidhur me prodhimin e energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit, të dërguar nga OST sh.a. për muajin gusht 2025, rezulton se sasia e energjisë elektrike bruto e prodhuar nga impianti fotovoltaik ‘Sunny Side Solar Park’ për muajin gusht është 745.2 MWh. Kjo tregon se shoqëria ka hyrë në prodhim përpara depozitimit të marrëveshjes përkatëse, në funksion të përmbushjes së detyrimit të përcaktuar në pikën 2 të vendimit nr. 13/2025”, thuhet në vendimin e ERE-së, i cili shfuqizon disa pika të një vendimi të mëparshëm, pasi kushtet tashmë janë plotësuar.Impianti me kapacitet 100 MW ka paraqitur, sipas kërkesës, marrëveshjen me sistemin e transmetimit.Ndërkohë, edhe subjekti i dytë ka prodhuar energji gjatë gushtit. Me shkresën e datës 15.08.2025, protokolluar në ERE me nr. 2335 prot., datë 19.08.2025, shoqëria ka depozituar në ERE njoftimin mbi nënshkrimin me OST sh.a. të marrëveshjes së operimit në rrjetin e transmetimit me nr. 4333 prot., datë 13.08.2025, si dhe të marrëveshjes me palën përgjegjëse për balancim me nr. 4288 prot., datë 13.08.2025. Po ashtu, është depozituar njoftimi për fillimin e procesit të energjizimit më 12.08.2025, në bashkëpunim me ekipin e OST-së, duke vijuar më pas me provën 72-orëshe dhe futjen graduale në skemën e prodhimit të energjisë.“Nga ana tjetër, në vijim të raportimeve periodike në zbatim të licencës së operimit të sistemit të transmetimit, OST sh.a. në raportimin e muajit gusht 2025 ka bërë me dije se shoqëria ‘SPV BLUE 2’ sh.p.k. ka prodhuar sasinë prej 5,332.4 MWh gjatë këtij muaji, fakt i cili konfirmon deklarimet e bëra nga shoqëria ‘SPV BLUE 2’ sh.p.k.”, vlerëson Enti.Impiantet në fjalë janë dy më të fundit që i shtohen subjekteve që kanë nisur prodhimin më herët, ku më i madhi mbetet ai i Karavastasë me një kapacitet prej 140 MW. Gjithashtu, në Ersekë janë në funksion dy impiante të tjera, secili me kapacitet 20 MW, si dhe disa të tjerë me kapacitet deri në 2 MW.Pavarësisht rritjes së numrit të impianteve, energjia fotovoltaike vijon të mbajë një peshë ende modeste në prodhimin neto vendas. Në periudhën janar–qershor, vetëm 7.8% e prodhimit neto vinte nga fotovoltaikët./ N.MahoRritja e biznesit të diellit, energjia nga fotovoltaikët arrin në 7.8% të prodhimit neto  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rritja e biznesit të diellit, energjia nga fotovoltaikët arrin në 7.8% të prodhimit neto

    Rritja e biznesit të diellit, energjia nga fotovoltaikët arrin në 7.8% të prodhimit neto

    Impiantet fotovoltaike të lidhura në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes, si dhe ato që janë pjesë e Furnizuesit të Tregut të Lirë, prodhuan rreth 370 mijë MWh energji në tetë muajt e këtij viti.Kjo sasi përbën 7.8 për qind të totalit të prodhimit neto të energjisë në vend, i cili regjistroi shifrën 4.7 milionë MWh.Pavarësisht shtimit të interesit për fotovoltaikët dhe numrit të konsiderueshëm të aplikimeve që ndodhen në faza të ndryshme institucionale, pesha e tyre në total mbetet ende e vogël në sektor, duke treguar se diversifikimi do të kërkojë më shumë kohë.Prodhuesit më të mëdhenj të fotovoltaikëve në vend janë Karavastaja e Voltalias, disa impiante të vegjël me kapacitet 20 MW, si dhe një numër më i madh impiantesh me kapacitet deri në 2 MW, të cilët shesin energjinë me çmim të miratuar nga ERE.Prodhimi dhe situata hidrikeTë dhënat zyrtare mbi ecurinë e sektorit për periudhën janar–gusht, të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), pasqyrojnë një situatë hidrike jo shumë të favorshme për vendin, ku një pjesë e konsiderueshme e konsumit është plotësuar nga blerjet në tregun e lirë.Konsumi i energjisë në vend ka arritur nivelin 5.54 milionë MWh, ndërsa vetëm Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka furnizuar Furnizuesin e Tregut të Lirë (FTL) me 3.5 milionë MWh energji, që përfaqëson 63 për qind të konsumit total në vend. Vetë KESH, nga sasia e energjisë që ka dhënë për FTL, të paktën 22 për qind e ka siguruar në tregun e lirë, çka tregon për një numër jo te vogel blerjesh në kushtet e një viti hidrik aspak të favorshëm.Pjesa tjetër e prodhimit është ndarë mes prodhuesve të pavarur të energjisë, që janë ata me kapacitet mbi 15 MW, dhe prodhuesve me përparësi HEC-eve me kapacitet deri në 15 MW të cilët shesin energjinë pranë FTL-së në bazë të një marrëveshjeje me çmim fiks, i cili aktualisht është 10 lekë/kWh./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Energjia diellore, tre aplikime të reja në MIE për një kapacitet të instaluar prej 105.6 MW

    Energjia diellore, tre aplikime të reja në MIE për një kapacitet të instaluar prej 105.6 MW

    Aplikimet për ndërtimin e impianteve fotovoltaikë duket se nuk kanë të ndalur. Këtë herë pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë dorëzuar tre kërkesa të reja nga subjekte të interesuar për të ndërtuar centrale diellorë me kapacitet total prej 105.6 MW. Janë të paktën tre subjekte që kanë bërë këto aplikime.E para shoqëria “GREEN VOLT” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 70 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Bashkinë Memaliaj.E dyta shoqëria “ARMEN SOLAR” sh.p.k. ka shprehur për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 30 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me vendndodhje në Njësinë Administrative Armen, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë.E treta shoqëria “GREEN ENERGY GROUP” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 5.6 MW me vendndodhje në Fshatin Pjetroshan, Bashkia malësi e Madhe, Qarku Shkodër.Vetëm pak ditë më parë një tjetër kërkesë u paraqit në MIE për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet 603 MW në zonën e Tropojës, një nga projektet me kapac9itetin më të lartë që ka shfaqur interes deri më tani dhe që ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik.Kërkesat për të investuar në energjinë e rinovueshme dhe sidomos në fotovoltaike janë bërë të shumta viteve të fundit nxitur nga politikat e diversifikimit të qeverisë, kriza e energjisë por edhe ndryshimet ligjore që lidhen me sektorin. Pavarësisht kësaj dinamike ende impiantet e futur në prodhim mbeten në numër të kufizuar. Gjithsesi pesha e prodhuesve të tjerë përveç hidros po rritet nga viti në vit.Të dhënat zyrtare të bilancit të energjisë për tremujorin e dytë të këtij viti publikuar nga INSTAT tregojnë se grupi “të tjerë prodhues” ku bëjnë pjesë edhe fotovoltaikët prodhuan 288 GWh nga 125 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 2,3 herë./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

    U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

    Një nga kompanitë që po udhëheq këtë revolucion është Natilus, një startup me qendër në San Diego, i themeluar në vitin 2016 nga inxhinierët Aleksey Matyushev dhe Anatoly Starikov, shkruan A2 CNN. Avioni i tyre, i quajtur “Horizon”, ka një kapacitet deri në 196 pasagjerë dhe një rreze fluturimi prej 3500 miljesh detare. Ndryshe nga dizajnet tradicionale me “tub dhe krah”, trupi dhe krahët e këtij avioni janë të bashkuar në mënyrë të rrjedhshme, duke e bërë avionin më aerodinamik dhe duke ulur ndjeshëm konsumimin e karburantit.
    Në krahasim me Boeing 737-800, i cili ka një kapacitet të ngjashëm dhe një rreze fluturimi të ngjashme, Horizon ofron një avantazh të madh në efikasitetin operativ. Natilus pretendon se ky avion do të jetë 25% më i lehtë dhe do të reduktojë kostot e operimit me 50%, ndërkohë që mund të funksionojë në infrastrukturën ekzistuese të aeroporteve dhe me motorë të zakonshëm.

    Dizajni i brendshëm i avionit është gjithashtu novator. Me tre korridore dhe një strukturë të gjerë, ai ofron më shumë hapësirë për pasagjerët, mundësi për video-konferenca në ajër mundësi që pasagjerët të ulen përballë njëri-tjetrit gjatë fluturimeve të gjata. Kjo është një përvojë që nuk mund të ofrohet nga avionët tubularë.
    Por përfitimet nuk ndalen këtu. Falë formës së tij, avioni pritet të jetë më i qetë në fluturim, pasi do të përdorë motorë më të vegjël, të pozicionuar mbi trupin e avionit, duke ulur zhurmën për pasagjerët. Sipas Natilus, këto avionë do të jenë 40% më të qetë se ata tradicionalë.
    Megjithatë, ideja ka plot sfida. Mungesa e një bishti tradicional dhe forma jo-cilindrike e trupit ngre pikëpyetje mbi stabilitetin dhe presionin e kabinës. Gjithashtu, numri i kufizuar i dritareve dhe daljet e emergjencës mund të krijojnë probleme në rast evakuimi. Pavarësisht pengesave teknike dhe rregullatore, ekspertët janë optimistë.

  • Impianti fotovoltaik 96 MW në Dibër do vendoset në tre fshatra

    Impianti fotovoltaik 96 MW në Dibër do vendoset në tre fshatra

    Një impiant fotovoltaik me kapacitet të instaluar 96 MW parashikohet të vendoset në tokat e tre fshatrave në zonën e Dibrës.Kompania “Greencells Renewables Albania” Shpk njoftoi pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit se ku parashikohet të vendoset saktësisht instalimi sipas kërkesave që përcakton ligji.“Centrali Fotovoltaik i propozuar do të zbatohet pranë fshatrave Sehodoll, Limjan dhe Kastriot, njësia administative Kastriot dhe njësia administrative Fushë-Cidhen, Bashkia Dibër me një fuqi te instaluar 96 MWp.Projekti i propozuar përdor 137,150 module diellore Recom me kapacitet 700 Wp, si dhe 268 invertera te vargut me fuqi nominale 300 kW, te tipit Huawei SUN2000-330KTL-H1. Ky sistem arrin në një kapacitet të instaluar total prej 96 MWp.Modulet FV montohen në struktura metalike të mbështetura në tokë me kënd inklinimi 20° dhe hapësirë mes rreshtave 3 m, me një sipërfaqe totale të moduleve prej 426,036 m2 “ thuhet në dokument. Në përllogaritjet e saj kompania vlerëson se prodhimi mesatar afatgjatë i energjisë është 147,448 MWh/vit dhe raporti mesatar vjetor i performancës është 87.97%, duke përjashtuar efektet e degradimit të modulit FV diellor.Ky është një ndër disa impiante me kapacitet të konsiderueshëm që po ndërtohen në vend ku vetëm dy javë më parë një tjetër kompani dorëzoi koordinatat e sakta ku do të vendosej impianti i saj me kapacitet 102 MW në disa fshatra me Kolonjës dhe Përmetit.Interesi për energjinë e prodhuar nga fotovolatikët filloi së pari më miratimin e kuadrit ligjor fillestar në vitin 2017 por arriti kulmin në vitin 2022 kur kriza globale e energjisë bëri që çmimet në bursë të rriteshin në mënyrë të jashtëzakonshme.Nga ai moment ambicia për diversifikim e vendit mori një tjetër ritëm duke bërë që tashmë në vend të jenë disa projekte të mëdha të përfunduara sa i takon energjisë diellore. Më i madhi Karavastaja një projekt i zbaruar nga Voltalia si fituese e ankandit të qeverisë dhe që ka një kapacitet total prej 140 MW.Paralelisht kompania po punon për një tjetër impiant në Spitallë të fituar në të njëjtën formë teksa ka një numër të konsiderueshëm projektesh që po zbatohen nga prodhues të pavarur. Në total në 4 muajt e parë të këtij viti u prodhuar nga fotovolatikët 128.7 mijë MW energji teksa duke përbërë 4.3 për qind të prodhimit neto vendas që regjistroi nivelin 2.93 milionë MWh. / N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Dy impiante të rinj diellorë në Fier, kapaciteti i instaluar 33 MW

    Dy impiante të rinj diellorë në Fier, kapaciteti i instaluar 33 MW

    Dy aplikime të reja për impiante fotovolatikë u paraqitën së fundmi pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që parashikojnë një kapacitet të instaluar total prej 33 MW.Të dy projektet parashikohen të ndërtohen në zonën e Fierit nëse arrijnë që të kalojnë të gjithë hallkat e nevojshme procedurale ku i pari tashmë kë nisur.Aplikimi i parë është bërë nga shoqëria “ALB ENERGY GROUP” sh.p.k. e cila ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 31 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Zonën Kadastrale 3038, Fshati Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier.E dyta është shoqëria “3E ENERGY” sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW i cili gjithashtu nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në të njëjtin rajon sikurse i pari.Për të paktën 15 ditë shpallja e aplikimit qëndron e afishuar duke pritur palë të interesuara që të shfaqin pretendime te tyre në rast se kanë një të tillë lidhur me projektet në fjalë.Interesi për energjinë diellore vijon të jetë i lartë me aplikime që paraqiten vazhdimisht pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë teksa të tjera të bëra më herët ndodhen në hallka të ndryshme të miratimit.Interesi për energjinë e prodhuar nga fotovoltaikët filloi së pari më miratimin e kuadrit ligjor fillestar në vitin 2017 por arriti kulmin në vitin 2022 kur kriza globale e energjisë bëri që çmimet në bursë të rriteshin në mënyrë të jashtëzakonshme.Nga ai moment ambicia për diversifikim e vendit mori një tjetër ritëm duke bërë që tashmë në vend të jenë disa projekte të mëdha të përfunduara sa i takon energjisë diellore. Më i madhi Karavastaja një projekt i zbaruar nga Voltalia si fituese e ankandit të qeverisë dhe që ka një kapacitet total prej 140 MW.Paralelisht kompania po punon për një tjetër impiant në Spitallë të fituar në të njëjtën formë teksa ka një numër të konsiderueshëm projektesh që po zbatohen nga prodhues të pavarur. Në total në 4 muajt e parë të këtij viti u prodhuar nga fotovolatikët 128.7 mijë MW energji teksa duke përbërë 4.3 për qind të prodhimit neto vendas që regjistroi nivelin 2.93 milionë MWh. /N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Park fotovoltaik 102 MW mes Kolonjës dhe Përmetit, detajet e projektit

    Park fotovoltaik 102 MW mes Kolonjës dhe Përmetit, detajet e projektit

    Një park fotovoltaik me kapacitet të instaluar 102 MW do të vendoset në afërsi të fshatrave Mbreshtan dhe Banjëz duke u shtrirë kështu në dy bashki, konkretisht Përmeti dhe Kolonja.Bëhet fjalë për projektin që do të zbatohet nga kompania Tekno Fire e cila së fundmi ka paraqitur pranë autoriteteve vlerësimin e ndikimit në mjedis duke përcaktuar saktësisht edhe koordinatat ku do të vendoset parku dhe sipërfaqja totale përllogaritur në funksion të tij.Kompania ka nënvizuar se për zhvillimin e projektit “Për ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 102 MW, dhe veprave ndihmëse (linje elektrike 110 kV, dhe nënstacion 110 kV), është marrë tashmë miratimi paraprak pranë Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë.“Ky central FV është planifikuar të instalohet në një zonë kodrinore-malore, në afërsi të fshatrave Mbreshtan dhe Banjëz. Sipërfaqja e përgjithshme e parcelave në dispozicion është rreth 147.8 ha. Aksesi në terren është i mundur nga rrugët e zonës, rruga duhet të hapet në një pjesë të trasesë së saj dhe pjesa tjetër është e aksesueshme për mjetet e rënda. Impianti fotovoltaik se bashku me nënstacionin është i pozicionuar ne Bashkinë Kolonje ndërsa linja elektrike do te shtrihet përgjatë Bashkisë Përmet dhe Kolonje. Centrali FV diellor përbëhet 157231 module FV, me një sipërfaqe modulesh qe arrin ne 488 414 m” thuhet në raport.Kompania ka nënvizuar gjithashtu se impiantit nuk ndodhet në zonën e mbrojtur “Piskal-Shqeri”. Sipas dokumentit një pjesë e sipërfaqes e cila ndodhet në Zonën e Mbrojtur Piskal-Shqeri është pjesë e pronës por nuk do te preket, pra në këtë pjesë nuk do të ndërtohet impiant (do të mbetet e paprekshme).“Në afërsi të kufirit të impiantit ndodhet monumenti i natyrës “Meçka e Bënjëzit” në një distance prej 35 m nga zona ku do të ndërtohet impianti. Pra ky monument nuk është brenda zonës së impiantit” thuhet në raport.Ky Projekt është një ndër disa dhjetëra të cilët po zbatohen në vend apo që kanë marrë miratime në hallka të ndryshme institucionale dhe që ka një kapacitet të instaluar relativisht të madh./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.