Tag: kantieri

  • Rama tregon punën nga “kantieri i transformimit të infrastrukturës rrugore të unazës së Durrësit”

    Rama tregon punën nga “kantieri i transformimit të infrastrukturës rrugore të unazës së Durrësit”

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video ku dokumentohet ecuria e punimeve në atë që ai e cilëson si “kantieri i transformimit të infrastrukturës rrugore të unazës së Durrësit”.Por në këtë publikim, më shumë sesa një kronikë teknike, ai sjell një prezantim vizual të ritmit të punës, të lëvizjes së makinerive të rënda dhe të fazave të ndryshme të ndërhyrjes, duke e paraqitur kantierin si një projekt në evolucion të vazhdueshëm.

    Sipas videos, segmentet e rrugës, mbikalimet, hapësirat e sistemimeve urbane dhe lidhjet hyrëse–dalëse po marrin formë në një proces të përshpejtuar ndërtimi, me synimin për ta kthyer këtë unazë në një arterie moderne që shmang trafikun, rrit sigurinë dhe i jep qytetit një infrastrukturë të standardeve bashkëkohore. Pamjet shfaqin një koreografi të mirëorganizuar të punimeve: trotuare që po shtrihen, rrjetet e ndriçimit që po strukturohen, dhe struktura të reja që dalin në sipërfaqe si provë e transformimit që ka nisur.

    Rama e shoqëron videon me theksin e përhershëm tek vizioni i tij për rindërtimin urban dhe modernizimin e qendrave të mëdha të vendit. Duke përdorur gjuhën e tij karakteristike, ai e kornizon projektin jo vetëm si një ndërhyrje infrastrukturore, por si pjesë të mozaikut të një qyteti që po riformësohet në funksion të zhvillimit ekonomik dhe turizmit.

    Ky publikim është një tjetër përpjekje për të komunikuar me publikun përmes rrjeteve sociale, duke ofruar pamje nga procesi i transformimit dhe duke synuar të krijojë perceptimin e një kantieri që ecën me ritme të larta, me standarde dhe me një vizion të qartë për të ardhmen e Durrësit.
    AV/KJ

  • Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

    Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky investim do të mirëpresë mbi 800 nxënës.
    “Mirëmëngjes dhe nga kantieri i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Rama publikon pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar: Një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

    Rama publikon pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar: Një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar këtë të hënë.

    Ai thekson se aty po punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës.
    “Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura:Gjithçka për të…

    Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura:Gjithçka për të…

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga kantieri i rindërtimit të Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se kantieri po avancon dita-ditës dhe se puna e bërë do të sjellë një transformim të plotë të institucionit historik të artit shqiptar.
    “MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kryeministri.

  • Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut të Arteve të Bukura: Hapësirë moderne arti në zemër të Tiranës

    Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut të Arteve të Bukura: Hapësirë moderne arti në zemër të Tiranës

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në Tiranë. Ai njoftoi se ky projekt po shndërron muzeun në një qendër të re arti, me hapësira të zgjeruara për ekspozita dhe kushte moderne për ruajtjen dhe restaurimin e veprave artistike.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se transformimi i muzeut do të përfshijë një laborator të avancuar restaurimi dhe pajisje me teknologji bashkëkohore, duke e kthyer atë në një pikë referimi për artistë, kuratorë dhe vizitorë vendas e të huaj.
    “Nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota”, shkroi Rama, duke uruar një ditë të mbarë për ndjekësit e tij.

    /vizionplus.tv

  • Nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura…

    Nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura…

    “Nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan kryeministri sot në mëngjes herët.
    Dhe e shoqeron me videon e mëposhtëme:

  • Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

    Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura.

    Rama shkruan se ky muze po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji,
    “Mirmëngjes, dhe nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama krahas videos.

    Top Channel

  • Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

    Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura. Teksa vijojnë punimet kreu i qeverisë shprehet se do të ketë kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji.
    “Mirëmëngjes dhe nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.
    Projekti përfshin gjithashtu aksesueshmërinë me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme HVAC për ruajtjen e veprave në kushte optimale.

  • (VIDEO) Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Investim i rëndësishëm

    (VIDEO) Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Investim i rëndësishëm

    Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut.
    Sipas kryeministrit krahas zgjerimit të rrugës, puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut.
    Kreu i qeverisë e ka konsideruar atë një investim të rëndësishëm infrastrukturor të qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze.
    ‘Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze’, shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri Rama.

  • Kantieri i ndërtimit të urës së re të Viroit në Gjirokastër (Pamjet)

    Kantieri i ndërtimit të urës së re të Viroit në Gjirokastër (Pamjet)

    “Kantieri i urës së re të Viroit në Gjirokastër, një investim i rëndësishëm që do të sigurojë qarkullim të pandërprerë dhe të sigurt gjatë gjithë vitit, e planifikuar me 2 korsi si dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga ndërtimi i kësaj ure.