Tag: kantiere

  • Orari i punimeve në kantiere/Rama: Ditën jo, natën jo, por kur?

    Orari i punimeve në kantiere/Rama: Ditën jo, natën jo, por kur?

    Kryeministri Edi Rama u ndal sot në çështjen e orareve të punës në kantiere ndërtimi, të cilat shpeshherë janë kthyer në shqetësim për qytetarët për shkak të zhurmës dhe bllokimit të rrugëve.
    Sipas tij, rregullat për oraret e punimeve përcaktohen nga autoritetet vendore dhe jo nga qeveria qendrore.
    “Orari i kantiereve nuk është çështje ligjesh e kodesh, por është në dorën e bashkive. Ditën kemi problem bllokim rrugësh, natën kemi zhurmë. Një mundësi të tretë nuk ka. Pra, sa më shumë hapësirë t’u japin bashkitë, aq më shpejt përfundon ndërtimi, sa më shumë t’u ngushtohet hapësira, aq më ngadalë do të ecë puna. Nuk është çështje e qeverisë,” tha Rama.
    Ndërkohë, i pyetur për pezullimet që shpesh gjykatat vendosin ndaj vendimeve të autoriteteve për shkelje në ndërtim, kryeministri u shpreh se kjo nuk do të pengojë veprimtarinë e institucioneve.
    “Duhet lexuar me vëmendje dispozita, ashtu siç është e detajuar. Është plotësisht ligjore dhe nuk do të ketë pengesa për autoritetet,” theksoi Rama.

  • Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura që nga vitet ’90

    Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura që nga vitet ’90

    Në një takim me deputetët socialistë të Tiranës dhe drejtues të pushtetit vendor, Kryeministri Edi Rama shpalli masa të reja të ashpra për sektorin e ndërtimit dhe për objektet e braktisura në vend. Ai bëri të ditur se qeveria do të konfiskojë të gjitha ndërtesat e lëna pas dore që prej viteve ’90, si dhe ndërtimet që kanë shkelur lejen përtej kufirit të lejuar ligjor prej 2%.
    “Do të konfiskojmë për interes publik të gjitha ndërtimet dhe ngrehinat e braktisura që prej viteve ’90, të cilat janë kthyer në karakatina që përbëjnë rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik,” u shpreh Rama.
    Ai shtoi se çdo ndërtim që ka kaluar mbi 2% të volumit të miratuar në lejen e ndërtimit do të konsiderohet tërësisht i paligjshëm dhe do të sekuestrohet i plotë nga shteti.
    “2% është një kufi teknik i pranueshëm, por nëse tejkalohet, objekti do të sekuestrohet në tërësi. Nuk do të ketë tolerancë për ndërtimet që shtohen me vetëdije për përfitim. Ligji do të zbatohet pa asnjë kompromis,” deklaroi kryeministri.
    Në vijim të diskutimit, Rama u ndal edhe te problematikat e hasura në procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, duke pranuar se ka pasur devijime dhe abuzime nga disa ndërtues. Për këtë arsye, ai njoftoi nisma të reja për forcimin e sigurisë në ndërtim, përfshirë futjen e garancive bankare për çdo leje ndërtimi të re.
    “Po diskutojmë që për çdo leje ndërtimi të kërkohet një garanci bankare, për të garantuar respektimin e kushteve të lejes dhe sigurinë e objektit,” theksoi ai.
    Kryeministri kritikoi gjithashtu mënyrën e funksionimit të shumë kantierëve ndërtimi në vend, duke i cilësuar si jashtë çdo standardi ligjor dhe mjedisor.
    “Ka kantiere që nuk plotësojnë asnjë kriter – as për sigurinë, as për mjedisin, as për hapësirat përreth. Kantiere që nuk janë fare kantiere. Do të ndërhyjmë edhe në këtë drejtim, për të vendosur rregulla të qarta për funksionimin dhe standardet që duhet të përmbushin,” shtoi ai.
    Ai kritikoi gjithashtu fenomenin e ndërtuesve që nisin punimet ende pa marrë dokumentacionin e plotë të lejes, duke abuzuar me nenet e ligjit për ndërtime paraprake.

  • Rama jep lajmin: Do të konfiskohen objektet e braktisura prej ’90-s dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

    Rama jep lajmin: Do të konfiskohen objektet e braktisura prej ’90-s dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

    Kryeministri Edi Rama, paralajmëron se do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve ‘90. Në takimin e zhvilluar me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të bashkisë Tiranë, Rama tha se do merret një tjetër masë për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e braktisura dhe të gjitha ngrehinat e braktisura nëpër Shqipëri që nga vitet ’90.
    ”Do të sqarojmë përfundimisht aspektin me të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anën e shkelësve të ligjit në ndërtime, kur vjen puna te shkelja e lejes së ndërtimit me mbi 2% të kufijve të lejes. 2% është një përqindje krejtësisht e arsyeshme që përdoret edhe në vende të tjera të botës, sepse mund të këtë devijime të natyrës teknike, por kur ky 2% kapërcehet, atëherë kjo do të provokojë sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë ndërtimit, jo të një pjese.

    Kemi edhe një problem të madh, që është ai i kantiereve të ndërtimeve në vend. Kantiere që nuk kanë asnjë lloj respekti as për të tjerët rreth e rrotull as për mjedisin, as për hapësirën, as për sigurinë. Kantiere që nuk janë kantiere. Rrethime që nuk janë rrethime, ndotje e patolerueshme. Për këtë arsye do të bëhet edhe një ndërhyrje kuptimplote edhe në raport me kantieret e ndërtimit, për të bërë të qartë se çfarë kriteresh duhet të përmbushë një kantier ndërtimi. Ka edhe një “sport tjetër”, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare, ku ata ndërtues apo zhvillues që marrin një leje, por ende pa e marrë dokumentin në dorë, kuturisen të fillojnë të hapin gropa, me demek që po hapin kantiere. Edhe për këtë masat do të jenë drastike”.

  • “Listë e zezë për ndërtuesit” Rama: Kuturisin pa marrë leje dhe ngrenë pallate, do ju gjejë belaja!

    “Listë e zezë për ndërtuesit” Rama: Kuturisin pa marrë leje dhe ngrenë pallate, do ju gjejë belaja!

    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me të gjithë drejtuesit e Bashkisë vendore, ka paralajmëruar ndërtuesit dhe investitorët që shkelin ligjin, abuzojnë me territorin dhe nuk respektojnë lejet e ndërtimit.
    Ai theksoi se po përgatit një nismë ligjore për krijimin e një “liste të zezë” që do të përfshijë subjektet problematike në industrinë e ndërtimit. Rama përmendi raste kur ndërtuesit kanë penguar të futen në banesat e tyre qytetarët (blerësit) ose duke i lënë pa dokumentacion të rregullt hipotekor apo ata të cilët bëjnë shitje të dyfishta të apartamenteve.
    Edi Rama: Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të investitorëve që abuzojnë dhe shkelin ligjin. Kushdo që hyn në këtë listë, do të humbasë të drejtën për të marrë leje ndërtimi dhe do të penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit. Do të merren masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit në zonën ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, të cilët nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo, fatkeqësisht, edhe të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore. Masat do të jenë drastike dhe u bëj thirrje të nxitojnë ta zgjidhin këtë problematikë para se të dalë akti, sepse do të përballen me pasoja të rënda dhe do ta kenë shumë të vështirë. Ne na intereson që të zgjidhet problemi. Kemi problem me kantiere ndërtimi që s’kanë as respekt për të tjerët, as për mjedisin, as për hapësirën, kantiere që nuk janë realisht kantiere. Dhe për këtë arsye, do të bëhet një ndërhyrje edhe në raport me këto kantiere, për të bërë të qartë se çfarë kriteresh duhet të përmbushin. Ka edhe një “sport” tjetër që zhvillohet sidomos në Tiranë dhe në bregdet, ndërtues që marrin leje dhe, ende pa u zbardhur leja, kuturisin të fillojnë punimet, hapin gropa dhe bëjnë sikur po përgatisin kantierin. Abuzohet me një nen që lejon fazën paraprake, por në fakt kanë ndërtuar edhe pallate pa leje. Dhe për këtë, masat do të jenë drastike.

  • Rregulla të reja në ndërtim/ Rama i prerë: Kush s’i përmbush, do goditet rëndë

    Rregulla të reja në ndërtim/ Rama i prerë: Kush s’i përmbush, do goditet rëndë

    Edi Rama:
    Kemi problem me kantiere ndërtimi që s’kanë as respekt për të tjerët, as për mjedisin, as për hapësirën, kantiere që nuk janë realisht kantiere. Dhe për këtë arsye, do të bëhet një ndërhyrje edhe në raport me këto kantiere, për të bërë të qartë se çfarë kriteresh duhet të përmbushin.
    Ka edhe një “sport” tjetër që zhvillohet sidomos në Tiranë dhe në bregdet, ndërtues që marrin leje dhe, ende pa u zbardhur leja, kuturisin të fillojnë punimet, hapin gropa dhe bëjnë sikur po përgatisin kantierin. Abuzohet me një nen që lejon fazën paraprake, por në fakt kanë ndërtuar edhe pallate pa leje. Dhe për këtë, masat do të jenë drastike.

  • “Infrastruktura kolona bazë”, Balluku: Kemi 40 kantiere të hapura në të gjithë vendin

    “Infrastruktura kolona bazë”, Balluku: Kemi 40 kantiere të hapura në të gjithë vendin

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, ishte sot e pranishme në aktivitetin Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030.
    Balluku tha se tashmë janë 1000 km rrugë të ndërtuara apo të rehabilituara, dhe janë të hapura 40 kantiere të hapura në të gjithë vendin.
    “Ajo c’ka prezantojmë sot është një cështje që na prek të gjithëve, është një kolonë bazë e cdo sektori ekonomik që zhvillohet në vendin tonë. Infrastruktura kolona bazë e turizmit, bujqësisë e për të gjithë sektorët jetik dhe ekonomik të vendit.
    Në mandatin e parë i përkiste aleatit dhe shumë punë nuk janë bërë. Në mandatin e dytë, gjithçka ndryshon. Adresuam ato që ishin më jetike, të conim përpara rrugët e lëna rrugëve, ato projekte që mbaheshin nëpër sirtarë të bëra pa studim, pa asnjë pla zhvillimi teknik. Nis një punë për gjithë këto problematika të shumta, por që u adresuan në mënyrën më të mirë. 5 vjecari i fundit, vijojnë të ndërtojmë rrugë të reja, kemi 1000 km rrugë të ndërtuara apo të rehabilituara, Cilësia ka qenë pjesa më e rëndësishme e asaj c’ka kemi bërë.
    Kemi 40 kantiere të hapura në të gjithë vendin. Kemi bërë një transformim radikal, duke ndërtuar akse rrugore me parametra dhe kritere europiane, këto kantiere përfshijnë vepra arti që studentë të ndërtimit apo arkitekturës mund t’i përdorin si orë mësimorë, përmend këtu tunelin e Murrizit.” u shpreh Balluku.

  • “Ujë 24 orë, në 43 zona urbane”/ Kryeministri Rama: Në mandatin e katërt hapim edhe 5 kantiere

    “Ujë 24 orë, në 43 zona urbane”/ Kryeministri Rama: Në mandatin e katërt hapim edhe 5 kantiere

    Kryeministri Edi Rama thotë se aktualisht, në vend janë 43 zona urbane, që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se në mandatin e katërt, do të hapen edhe 5 kantiere.
    “Për ujin 24 orë, kur ne morëm detyrën, kishte ujë 24 orë në 4 zona urbane, sot ka ujë 24 orë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale. Janë 11 kantiera të hapura dhe do duhet të hapim 5 kantiere të tjera në mandatin e katërt. Shqipëria nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë, as në kohën e komunizmit. Edhe këtu, disa mund të flasin si të duan, duke u nisur nga mllefi, tifozllëku, politika, nga arsye që nuk kanë të bëjnë me faktet, por këto që unë them, i dëgjojnë të gjitha. Në 11 maj, do marrim shumicën absolute, përsëri”, theksoi ai.

  • Ujë 24 orë – Rama e pranon mashtrimin për 12 vite / Në mandatin e katërt hapim 5 kantiere…

    Ujë 24 orë – Rama e pranon mashtrimin për 12 vite / Në mandatin e katërt hapim 5 kantiere…

    Kreu i qeverisë duke u munduar të bindë shqiptarët që ti marrë votën edhe për një mandat tjetër ka folur sërish për ujin e pijshëm dhe për mashtrimin e madh të tij personalisht për ujë 24 orë. E premtoi në 2013 dhe i doli i pavërtetë. E premtoi edhe katër vjet me vonë e sërish mashtrim. E premtoi edhe para 4 vjetësh e përveç propagandës doli një mashtrim i madh. Tani e ka moderuar premtimin. Do punojmë këtë 4 vjeçar që të arrijmë diçka por ujë nuk të pijshmë nuk do të keni sërish.

    Për çfarë duhet të votohet një njëri që vetëm mashtron dhe është zhdukur nga përballja me publikun dhe me mediat duke u futur ne bunkerin e tij kryeministëror on-line në rubrikën Sy m ‘Sy. Për të vijuar sërish me mashtrimet. Ky për ujin është vetëm njëri…. 

    Rama: Për ujin 24 orë, kur ne morëm detyrën, kishte ujë 24 orë në 4 zona urbane, sot ka ujë 24 orë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale. Janë 11 kantiere të hapura dhe do duhet të hapim 5 kantiere të tjera në mandatin e katërt. Shqipëria nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë, as në kohën e komunizmit. Edhe këtu, disa mund të flasin si të duan, duke u nisur nga mllefi, tifozllëku, politika, nga arsye që nuk kanë të bëjnë me faktet, por këto që unë them, i dëgjojnë të gjitha. Në 11 maj, do marrim shumicën absolute, përsëri”, theksoi ai./E.I/

  • Rama: 16 kantiere për furnizimin me ujë 24 orë, përmbyllet në mandatin e katërt

    Rama: 16 kantiere për furnizimin me ujë 24 orë, përmbyllet në mandatin e katërt

    Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur dje drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale. Në rubrikën “Sy m’Sy”, duke iu përgjigjur një qytetari, i cili e pyeti për furnizimin me ujë 24 orë, Rama u shpreh se, projekti  për furnizimin e vendit me 24 orë ujë përmbyllet në mandatin e 4-t. “Nuk e di se ku banon, mund të gjendesh mbase në një zonë ku ka vetëm dy orë ujë në ditë dhe ai pa presion, sepse ka ende zona të tilla, por po të informoj se kur ne morëm detyrën kishte vetëm katër zona urbane në Shqipëri me 24 orë ujë, sot ka 43 zona urbane dhe 98 zona rurale.” Ndërkohë, shtoi Rama, janë 11 kantiere të hapura aktualisht që flasim.
    “Kur flas për këto zonat flas për zona me 24 orë ujë dhe ndërkohë i gjithë projekti përmbyllet në mandatin e 4-t ku ka financime dhe projekte, disa janë në kantier, disa të tjerë, pesë të tjera praktikisht, do të hapen kantieret. Pra 16 kantiere mungojnë për ta përmbyllur këtë proces, që të jemi të qartë bashkë”, tha Rama.