Gazetari Juljan Hoxhaj, i ftuar në një emision televiziv, foli për problemet serioze që lidhen me përshpejtimin e flluskës imobiliare dhe zhvillimin e shpejtë ndërtimeve në Tiranë, i cili po shkakton humbjen e identitetit të kryeqytetit.
Hoxhaj theksoi se kjo është një ambicie e re e kryeministrit Rama, që që kur ka qenë kryetar i bashkisë ka shprehur hapur dëshirën që Tirana të ketë sa më shumë kulla dhe të jetë një vend që funksionon si një lloj parajse fiskale për pastrimin e parave. Sipas tij, vetëm kështu mund të shpjegohet, të paktën në logjikë ekonomike, zhvillimi që po ndodh në kryeqytetin shqiptar.
Ai shtoi se panairi i fundit i arkitekturës është guri i radhës kilometrik që hidhet në Shqipëri, jo për të ndërtuar një qytet europian, por për të shkatërruar edhe ato pak vlera europiane që kanë mbetur në Tiranë.
Sipas Hoxhajt, kryeqyteti është shndërruar tashmë në një kantier ndërtimi ku ndërtohet pa kriter dhe me një plan urbanistik që ka rrëfshuar në mënyrë të papërshtatshme të gjitha pikat dhe sitet kulturore të Tiranës.
Ai theksoi se qyteti ka humbur në njëfarë mënyre memorien e tij historike, ndërsa po zhvillohet në një mënyrë që mund të krahasohet me një “Dubai modern”, ku toka e dikurshme e shkretë dhe rërë është kthyer në një kantier ndërtimi.
Gazetari vijoi duke nënvizuar se kjo është një çështje koncepti kulturor, që kërkon vëmendje të menjëhershme.
Hoxhaj: Kjo është një ambicie e re e kryeministrit Rama që kur ka qenë kryetar i bashkisë ai e ka publikuar më të madhe, me zë të lartë dëshirën e tij që Tirana të jetë një vend që të ketë sa më shumë kulla, të jetë një vend, në një farë mënyre një lloj parajse fiskale për pastrimin e parave, sepse vetëm kështu mund të shpjegohet, të paktën në logjikë ekonomike, ajo që po ndodhë në kryeqytetin shqiptar.
Por ajo që erdhi pak ditë më parë me panairin e arkitekturës është guri i radhës kilometrik që hidhet në Shqipëri, jo për të ndërtuar një qytet europian, por për të shkatërruar edhe ato pak vlera europiane që i kanë mbetur kryeqytetit.
Kryeqyteti tashmë është thyer në një kantier ndërtimi ku vetëm ndërtohet pa kriter, me një plan urbanistik që ka rrëfshuar në njëfarë mënyre të gjitha pikat kulturore, sitet kulturore të Tiranës.
Ne kemi një qytet i cili ka zhdukur në njëfarë mënyre memorien e tij historike.Tirana po zhvillohet nga historia dhe po bëhet në njëfarë mënyre, po ta krahasosh, me një lloj Dubai modern, ku aty në fakt ishte një lloj toke e shkrete, pra ishte shkretëri, ishte rërë, dhe u kthye në një kantier ndërtimi, pra i shërben…
Është çështje koncepti kulturor.