Tag: kanosur

  • EMRI+VIDEO – Qëlloi me armë zjarri në ajër duke kanosur një të ri, arrestohet 26- vjeçari në Shkodër…

    EMRI+VIDEO – Qëlloi me armë zjarri në ajër duke kanosur një të ri, arrestohet 26- vjeçari në Shkodër…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
    
    Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Altin Shpendi, 26 vjeç.
    Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Altin Shpendi ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër.
    Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Shkodër, kanosja me armë e 20 vjeçarit/ Policia jep detaje: Qëlloi me automatik në ajër, arrestohet autori

    Shkodër, kanosja me armë e 20 vjeçarit/ Policia jep detaje: Qëlloi me automatik në ajër, arrestohet autori

    Një 20 vjeçar është kanosur me armë pasditen e sotme në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë, dy të rinj janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin. Për pasojë, një 26 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri tip automatik në ajër duke kanosur të riun 20 vjeçar. 
    Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, 26 vjeçari është arrestuar. 
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. 
    Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. Sh., 26 vjeç. 
    Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Sh. ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër. 
    Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit.” 
     

  • Emri/ Kanosi me armë zjarri një 20-vjeçar, një i arrestuar në Shkodër

    Emri/ Kanosi me armë zjarri një 20-vjeçar, një i arrestuar në Shkodër

    Një person është vënë në pranga në Shkodër pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Rreth orës 13.00, në Policinë e Shkodrës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në afërsi të Stacionit të Trenit. Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke krehur zonën dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një shtetasi të dyshuar për ngjarjen.
    Siç raporton gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, i arrestuari, Altin Shpendi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
    Njoftimi:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
    Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. Sh., 26 vjeç.
    Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Sh. ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër.
    Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Fier/ Pas kërcënimit me armë ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 49-vjeçari (EMRI)

    Fier/ Pas kërcënimit me armë ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 49-vjeçari (EMRI)

    Ilir Boriç, 49 vjeç, banues në Fier, është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij me një armë gjahu në pronësi të babait.
    Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit, ku gjatë kontrollit policor iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi fishekësh luftarak.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me armën e gjahut në pronësi të babait, bashkëshorten e tij.
    Gjatë kontrollit të banesës, 49-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi fishekësh luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. ”, njoftoi sot policia.
    gijotina.com/

  • EMRI/ Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës, autori i dehur zbriti nga automjeti dhe…

    arma e sekuestruar

    DURRËS- Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi akuzohet se ka kanosur me armë një efektiv të zonës, në fshatin Katund Sukth. Sipas njoftimit të bluve të Durrësit, dyshohet se Leonard Sheta ka zbritur nga automjeti i tij sapo ka parë efektivin në krye të detyrë dhe e ka kanosur atë me armën sportive që mbante pa leje. Arma spotive dhe automjeti që drejtonte 46-vjeçari janë sekuestruar nga policia. Ndërkohë, nga verifikimet ka rezultuar se i arrestuari që kanosi efektivin po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 
    Njoftimi:
    Durrës/ Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.
    Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.
    Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.
    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të deh

  • Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

    Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

    Një efektiv policie është proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës, pasi ka kanosur me armën e shërbimit disa persona me të cilët ishte konfliktuar në një lokal në kryeqytet.
    AMP ka referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të policisë E. H., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, mbrëmjen e djeshme është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me disa persona në ambientet e një lokali në Tiranë, ku më pas situata ka agravuar dhe punonjësi i policisë ka kanosur me armën e shërbimit personat që po konfliktohej.
    AMP ka nisur hetimin disiplinor administrativ ndaj punonjësit të policisë duke vijuar edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Qëlluan me armë për të kanosur fqinjin, arrestohen babë e bir

    Qëlluan me armë për të kanosur fqinjin, arrestohen babë e bir

    Policia e Shkodrës arrestoi dy persona, babë e bir, të cilët akuzohen se qëlluan me armë zjarri në ajër për të kanosur fqinjin e tyre.
    “Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Trush, disa shtetas kishin kanosur me armë, fqinjin e tyre, është organizuar punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Ç. M., 56 vjeç, dhe D. M., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Trush. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trush”, tha policia.
    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Ç. M. dhe dy djemtë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu çifte, në ajër, afër banesës, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin P. N., për motive të dobëta.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Qëlluan në ajër me armë në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre, në pranga babë e bir

    Qëlluan në ajër me armë në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre, në pranga babë e bir

    Parandalohet ngjarje e mundshme kriminale në Shkodër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se babë e bir, akuzohen se qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre. Pas ngjarjes ata u arrestuan, ndësa në kërkim u shpall djali tjetër i 56-vjeçarit.
    “Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale. Qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 56-vjeçari dhe djali i tij. Shpallet në kërkim djali tjetër i 56-vjeçarit. Sekuestrohen 2 armë gjahu çifte, që i kishin me leje. Punohet për gjetjen e armës së zjarrit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Trush, disa shtetas kishin kanosur me armë, fqinjin e tyre, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Ç. M., 56 vjeç, dhe D. M., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Trush. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trush. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Ç. M. dhe dy djemtë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu çifte, në ajër, afër banesës, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin P. N., për motive të dobëta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

  • Kërcënoi avokatin pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

    Kërcënoi avokatin pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

    Një avokat është kërcënuar nga një qytetar në Tiranë. Sipas policisë, 56-vjeçari ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës 
    “Shpallën në kërkim shtetasin S. A., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës. Punohet për kapjen e shtetasit S. A.”-njofton policia. 
     

  • Kërcënohet avokati pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

    Kërcënohet avokati pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

    Një avokat është kërcënuar nga një qytetar në Tiranë.

    Sipas policisë, 56-vjeçari ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës
    “Shpallën në kërkim shtetasin S. A., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës. Punohet për kapjen e shtetasit S. A.”-njofton policia.

    Top Channel