Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Sipas AMP-së, arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Tag: kanosje
-

AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë
-

Kanosje dhe fyerje në Memaliaj, nën hetim një person
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi M. V., 67 vjeç, banues në fshatin Iliras, ka kanosur dhe fyer një 64-vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Të maskuar dhe me armë vjedhin karburantin në Librazhd, arrestohen dy të rinjtë
Dy të rinj të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant në hyrje të Librazhdit dhe u larguan me shpejtësi. Pak minuta pas krimit policia vuri në pranga dy të rinjtë të cilët për të fshehur autorësinë, hodhën në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre.
Policia sekuestroi sendin që u përdor për kanosje, maskat dhe veshje të tjera të përdorura gjatë krimit, paratë e vjedhura, automjetin me targa të mbuluara që përdorën dy të rinjtë si dhe celularët në përdorim të tyre.
Njoftimi i DVP Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”
Të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant, por falë reagimit të menjëhershëm të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, u identifikuan, kapën dhe u arrestuan menjëherë pas krimit, dy autorët e dyshuar.
Sekuestrohen sendi që u përdor për kanosje, maskat dhe veshje të tjera të përdorura gjatë krimit, paratë e vjedhura, automjeti me targa të mbuluara që përdorën dy shtetasit, si dhe celularët në përdorim nga këta shtetas.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për vjedhjen me dhunë të ndodhur në një karburant në Librazhd, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, Komisariatin e Policisë Librazhd dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative dhe koordinimit në kohë reale të shërbimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Hijet”.
Në kuadër të operacionit, pak minuta pas ngjarjes, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar: shtetasit D. I., 23 vjeç, dhe D. S., 19 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 15.09.2025, rreth orës 23:00, shtetasit D. S. dhe D. I., të cilët qarkullonin me një automjet me targa të mbuluara, kanë shkuar në karburantin në hyrje të Librazhdit. Të maskuar dhe me një send të ngjashëm me armë zjarri pistoletë, ata kanë kanosur punonjësin e subjektit, i kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.
Pasi janë larguar nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtyre sendeve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lekët e vjedhura, celularët dhe automjetin e shtetasve të arrestuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. -

Goditi komisionerin në KZAZ-në e Kasharit, Gjykata lë në burg 26-vjeçarin
Goditi komisionerin, me kërkesë të Prokurorisë Tiranë lihet në burg shtetasi R.N. për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi R.N. u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.
Në datën 15.05.2025, në KZAZ nr.30, Kashar, ka qenë duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të datës 11.05.2025. Rreth orës 14.00’, gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe atë moment shtetasi R.N. dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur, duke shprehur mosdakortësinë me këtë vendim të numëruesit.
Këta persona qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, pa patur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik. Mbas identifikimit të këtij reagimi, kallëzuesi R.M., në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr.30 dhe në ushtrim të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi do të mblidhte komisionin dhe do të bënin vlerësimin e votës së kontestuar, por grupi i personave nuk ndaloi dhe vijuan me fjalë fyese. Në këtë situatë, kallëzuesi u kërkoi që të qetësohen, mbasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave. Menjëherë mbas kësaj, shtetasi R.N. kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij duke e goditur me grushta dhe shkelma. Mbas tij shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty afër ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht.
Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasi R.N. i dyshuar si autor i veprës penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.Top Channel
-

19-vjeçari denoncon për kanosje kandidatin për deputet të Vlorës
Një 19-vjeçar ka denoncuar kandidatin për deputet të një subjekti politik në Vlorë për kanosje.
Uniformat blu bëjnë me dije se i riu ka deklaruar se kandidati P.A., 52 vjeç, e ka kanosur atë me fjalë në rrjetet e tij sociale.
Ndërkohë policia ka nisur hetimin për kandidatin për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. A., 52 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, pasi më datë 10.05.2025, në orën 11:50, ka bërë kallëzim shtetasi Sh. M., 19 vjeç, banues në Vlorë, kandidat i një subjekti politik në qytetin e Vlorës, se shtetasi P. A. e ka kanosur me fjalë në rrjetet e tij sociale”, njofton Policia. -

Çfarë ndodhi? Kanosje me armë zjarri në Kamëz, shoqërohet autori në Polici
Një kanosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotmë në Kamëz. Burime, bëjnë me dije se një person ka telefonuar repartin e Policisë për kanosje me armë pasditen e sotme.
Pas telefonatës autori i dyshuar është shoqëruar për në Polici. Ndërkohë që vijon marrja në pyetje nëse rezulton e vërtet apo jo kanosja me armë
Vijon… -

Në kërkim për zhvatje, drogë dhe kanosje/ Shqiptari kapet në flagrancë në aeroportin Orio al Serio të Italisë, në banesë i gjendet kokainë
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptarë në aeroportin Orio al Serio të Italisë. Shqiptari i arrestuar ishte në kërkim nga Prokuroria e Cremonese-s. Ai kërkohej për zhvatje, drogë dhe kanosje.
Shqiptari u ul në aeroport pa e ditur se e prisnin agjentë të Komisariatit të Policisë dhe Policisë Kufitare. Arrestimi është rezultat i një hetimi kompleks të zhvilluar muajt e fundit. Nga hetimet u bë e mundur konstatimi i pjesëmarrjes së burrit, së bashku me tre subjekte të tjerë me kombësi italiane dhe të huaja, në një sërë krimesh të rënda.
Nga veprimet hetimore u zbulua sjellje që i atribuohet zhvatjes, trafikut të drogës, përndjekjes së një viktime banuese në zonën e Cremonese-s dhe mbajtjes pa leje të një lënde shpërthyese të bërë vetë. Rrezikshmëria e subjektit dhe serioziteti i krimeve të kontestuara ka bërë që Autoriteti Gjyqësor të nxjerrë urdhrin e arrestit në burg.
Burri, pa leje të qëndrueshme, hynte dhe dilte nga territori italian. Pavarësisht lëvizshmërisë së tij, ai nuk kishte reshtur asnjëherë së kërcënuari viktimën, të cilës vazhdonte t’i kërkonte shuma të mëdha parash. Një vit më parë, shtetasi shqiptar kishte porositur një të njohurin e tij, me të cilin qëndronte herë pas here në Itali, që të mblidhte një shumë parash nga e njëjta viktimë. Burri, megjithatë, u kap në flagrancë pikërisht në momentin që po merrte paratë.
Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë çoi në zbulimin e rreth 50 gramë kokainë, hashash dhe një mjet shpërthyes të bërë vetë, që përmbante pluhur shumë të rrezikshëm, i cili sipas hetuesve, mund të ishte përdorur për të frikësuar ose dëmtuar viktimën.
-

‘Kanosje’ dhe ‘shpërdorim detyre’, arrestohet polici, u përfshi në një konflikt fizik
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.
Ai është arrestuar mbrëmjen e datës 4 prill pasi pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me dy shtetas duke kanosur jetën e tyre.
Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës. Gjithashtu AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë.
-

Akuzohet për kanosje e shpërdorim detyre, AMP arreston policin e Aeroportit të Rinasit
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E.Z., me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i cili dyshohet për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.
Sipas njoftimit zyrtar, më 4 prill 2025, rreth orës 22:00, E.Z. është përfshirë në një konflikt fizik pranë një parkimi në Fushë-Krujë me dy shtetas, A.H. dhe O.H., të cilët ai i ka kanosur me armë. Si rezultat, AMP ka ndërhyrë duke e arrestuar menjëherë.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, janë sekuestruar një gëzhojë me kapsollë të goditur, një objekt metalik i deformuar i dyshuar si predhë, si dhe arma e shërbimit e llojit “Glock 17” së bashku me 12 fishekë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.