Tag: kandidoj

  • “Unë do të kandidoj kurdo që të mbahen zgjedhjet”, Florjan Binaj reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    “Unë do të kandidoj kurdo që të mbahen zgjedhjet”, Florjan Binaj reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    Florjan Binaj

    TIRANË- Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u vendos rrëzimi i shkarkimit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj konfirmon bindjen se Tirana ka nevojë për ndryshim. Ai sqaron se do të jetë kandidat për të drejtuar bashkinë, kurdoherë që zgjedhjet të zhvillohen.
    REAGIMI I FLORJAN BINAJT:
    Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë.

  • Veliaj mbetet në krye të Tiranës/ Binaj: Unë do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

    Veliaj mbetet në krye të Tiranës/ Binaj: Unë do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

    Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses që i jep të drejtë Erion Veliajt, e kështu ky i fundit rikthehet në krye të bashkisë së Tiranës.

    “Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim. Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë”, shkruan Binaj, i cili ishte kandidat i pavarur i mbështetur nga gjithë spektri opozitar.
    “Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë”, shton ai më tej.

  • Zgjedhjet e pjesshme në Vlorë, këshilltari i PD del i pavarur: E djathta është zhdukur nga qyteti, na kanë tallur me kandidatë të imponuar

    Zgjedhjet e pjesshme në Vlorë, këshilltari i PD del i pavarur: E djathta është zhdukur nga qyteti, na kanë tallur me kandidatë të imponuar

    Këshilltari i Partisë Demokratike në Vlorë, Gjergji Nika, ka vendosur që të shpallet kandidat i pavarur në zgjedhjet për Bashkinë e Vlorës.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai nuk i kursen kritikat duke u shprehur se e djathta në qytetin bregdetar është zhdukur.
    “Kandidoj në zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë, sepse pavarësisht se janë zgjedhje për pushtetin vendor, në të vërtetë janë zgjedhje thellësisht politike.
    Vlora ka nevojë për një përfaqësim të vërtetë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Vlora nuk është një bashki që thjesht menaxhohet, është një qytet që duhet çliruar nga interesat e ngushta, kapja politike e ekonomike, korrupsioni dhe klientelizmi, që e ka mbajtur peng prej gati 30 vjetësh.
    E majta e ka kthyer Vlorën në një pronë private, ku pushteti nuk u shërben qytetarëve, por miqve të pushtetit. Tenderët, emërimet, vendimmarrjet, gjithçka sillet rreth një qarku vicioz interesash ndërsa qytetari i zakonshëm është i pafuqishëm në shfaqjen e përditshme të arrogancës dhe abuzimit.
    Nga ana tjetër, e djathta, pothuajse është zhdukur nga harta politike e qytetit. Prej vitesh, demokratët në Vlorë janë tallur e nëpërkëmbur me kandidatë të imponuar, që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, me historinë e saj dhe me qytetin tonë, me të djathtën apo me parimet që përfaqësojmë.
    Kandidatë që kanë qenë produkt i pazareve të lidershipit dhe enturazhit të tij, jo i vullnetit të demokratëve të vërtetë.
    Unë kam qenë aktiv dhe i angazhuar në Këshillin Bashkiak, një zë i fortë dhe i pandikuar në mbrojtje të qytetarëve vlonjatë, të drejtave të tyre dhe të interesit publik edhe kur të tjerët heshtnin. Kam qenë gjithmonë në krah të njerëzve të ndershëm që duan një qytet më të mirë, më të drejtë dhe më të lirë.
    Sot kandidoj sepse nuk dua ta shoh më qytetin tim pa zë dhe demokratët pa dinjitet. Kandidoj, sepse nuk dëshiroj që PD të zhbëhet nga individë groteskë!
    Kandidoj, sepse në këto vite, kryesia e degës lokale të PD-së ka larguar sistematikisht njerëzit më të aftë, më të përkushtuar, më të ndershëm dhe më të lirë, për të mbajtur afër vetëm të bindurit dhe idealistët, idealizmin e të cilëve e përdor.
    Kandidoj sepse nuk dua ta shoh më Vlorën peng të një partie që s’qeveris dot ndryshe veçse për klientët e saj, dhe as të një opozite që rri në radhë për emërime, jo për ideale.
    Sot, Vlora ka nevojë për një alternativë të re, për një kandidaturë që nuk ndan, por bashkon.
    Unë jam kandidati sot dhe nesër kryetari përbashkues, për të gjithë qytetarët e Vlorës, që për shumë kohë nuk kanë pasur zë dhe përfaqësim. Do të jem zëri i të gjithë atyre që janë lodhur nga servilizmi, nga pazaret, nga fytyrat që nuk ikin kurrë! Do të jem kandidati sot e kryetari nesër i qytetarëve, jo i pazareve.
    Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e paangazhuar, opozitarët e sinqertë, demokratët e vërtetë, dhe të majtët e zhgënjyer të më bashkohen në këtë përpjekje për ta kthyer Vlorën në një qytet që i përket qytetarëve, jo klientelës politike.
    Një qytet i lirë fillon me një votë të lirë!”, shkruan Nika.

    Top Channel

  • Përçahet opozita në Vlorë / Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së kandidon i pavarur: Nuk dua të shoh demokratët pa dinjitet

    Përçahet opozita në Vlorë / Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së kandidon i pavarur: Nuk dua të shoh demokratët pa dinjitet

    Gjergji Nika

    VLORË- Anëtari i Këshillit Bashkiak në Vlorë nga radhët e Partisë Demokratike, Gjergji Nika, ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
    Në një deklaratë publike, Nika theksoi se Vlora ka nevojë për një përfaqësim të denjë dhe të vërtetë, duke shtuar se dëshiron që Partia Demokratike të “çlirohet” nga individë groteskë, siç i cilëson ai. Megjithëse vjen nga PD, Nika nuk ka mbështetjen e kësaj force politike, e cila në këtë garë ka zgjedhur të mbështesë një tjetër kandidat të pavarur, Dionis Sotën.
    Si anëtar aktual i Këshillit Bashkiak, Nika përjashtohet nga detyrimi ligjor për të dorëzuar formularët e Komitetit Nismëtar pranë KQZ-së për t’u regjistruar si kandidat në zgjedhjet e 9 nëntorit në Bashkinë Vlorë. Ai do të përballet në garë me kandidatin e mbështetur nga PD, Dionis Sotën, dhe me kandidaten e PS-së, Brunilda Mersini, e cila aktualisht mban postin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë.
    Ndërkohë, Gjergji Nika ka kandiduar për deputet në listën e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme.

    Deklaratë kandidimi për zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë
    Kandidoj në zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë, sepse pavarësisht se janë zgjedhje për pushtetin vendor, në të vërtetë janë zgjedhje thellësisht politike.
    Vlora ka nevojë për një përfaqësim të vërtetë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Vlora nuk është një bashki që thjesht menaxhohet, është një qytet që duhet çliruar nga interesat e ngushta, kapja politike e ekonomike, korrupsioni dhe klientelizmi, që e ka mbajtur peng prej gati 30 vjetësh.
    E majta e ka kthyer Vlorën në një pronë private, ku pushteti nuk u shërben qytetarëve, por miqve të pushtetit. Tenderat, emërimet, vendimmarrjet, gjithçka sillet rreth një qarku vicioz interesash ndërsa qytetari i zakonshëm është i pafuqishëm në shfaqjen e përditshme të arrogancës dhe abuzimit.
    Nga ana tjetër, e djathta, pothuajse është zhdukur nga harta politike e qytetit. Prej vitesh, demokratët në Vlorë janë tallur e nëpërkëmbur me kandidatë të imponuar, që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, me historinë e saj dhe me qytetin tonë, me të djathtën apo me parimet që përfaqësojmë.
    Kandidatë që kanë qenë produkt i pazareve të lidershipit dhe enturazhit të tij, jo i vullnetit të demokratëve të vërtetë.
    Unë kam qenë aktiv dhe i angazhuar në Këshillin Bashkiak, një zë i fortë dhe i pandikuar në mbrojtje të qytetarëve vlonjatë, të drejtave të tyre dhe të interesit publik edhe kur të tjerët heshtnin. Kam qenë gjithmonë në krah të njerëzve të ndershëm që duan një qytet më të mirë, më të drejtë dhe më të lirë.
    Sot kandidoj sepse nuk dua ta shoh më qytetin tim pa zë dhe demokratët pa dinjitet. Kandidoj, sepse nuk dëshiroj që PD të zhbëhet nga individë groteskë!
    Kandidoj, sepse në këto vite, kryesia e degës lokale të PD-së ka larguar sistematikisht njerëzit më të aftë, më të përkushtuar, më të ndershëm dhe më të lirë, për të mbajtur afër vetëm të bindurit dhe idealistët, idealizmin e të cilëve e përdor.
    Kandidoj sepse nuk dua ta shoh më Vlorën peng të një partie që s’qeveris dot ndryshe veçse për klientët e saj, dhe as të një opozite që rri në radhë për emërime, jo për ideale.
    Sot, Vlora ka nevojë për një alternativë të re, për një kandidaturë që nuk ndan, por bashkon.
    Unë jam kandidati sot dhe nesër kryetari përbashkues, për të gjithë qytetarët e Vlorës, që për shumë kohë nuk kanë pasur zë dhe përfaqësim. Do të jem zëri i të gjithë atyre që janë lodhur nga servilizmi, nga pazaret, nga fytyrat që nuk ikin kurrë! Do të jem kandidati sot e kryetari nesër i qytetarëve, jo i pazareve.
    Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e paangazhuar, opozitarët e sinqertë, demokratët e vërtetë, dhe të majtët e zhgënjyer të më bashkohen në këtë përpjekje për ta kthyer Vlorën në një qytet që i përket qytetarëve, jo klientelës politike.
    Një qytet i lirë fillon me një votë të lirë!
    Gjergji Nika/ZËRI

  • Gara në Vlorë “nxehet”, publikohet kandidatura e dytë për bashki

    Gara në Vlorë “nxehet”, publikohet kandidatura e dytë për bashki

    Gjergji Nika ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Bashkinë e Vlorës. Kjo është kandidatura e dytë pas Dionis Sota i cili ka shpallur kandidaturën e pavarur nga partitë politike. Nika përmes një postimi në “Facebook” shkruan se qyteti i Vlorës ka nevojë për një përfaqësim të ndershëm dhe se ai ka qenë krah se parimeve dhe qytetarëve.“Kandidoj në zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë, sepse pavarësisht se janë zgjedhje për pushtetin vendor, në të vërtetë janë zgjedhje thellësisht politike. Vlora ka nevojë për një përfaqësim të vërtetë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Vlora nuk është një bashki që thjesht menaxhohet, është një qytet që duhet çliruar nga interesat e ngushta, kapja politike e ekonomike, korrupsioni dhe klientelizmi, që e ka mbajtur peng prej gati 30 vjetësh.
    E majta e ka kthyer Vlorën në një pronë private, ku pushteti nuk u shërben qytetarëve, por miqve të pushtetit. Tenderat, emërimet, vendimmarrjet, gjithçka sillet rreth një qarku vicioz interesash ndërsa qytetari i zakonshëm është i pafuqishëm në shfaqjen e përditshme të arrogancës dhe abuzimit.
    Nga ana tjetër, e djathta, pothuajse është zhdukur nga harta politike e qytetit. Prej vitesh, demokratët në Vlorë janë tallur e nëpërkëmbur me kandidatë të imponuar, që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, me historinë e saj dhe me qytetin tonë, me të djathtën apo me parimet që përfaqësojmë.
    Kandidatë që kanë qenë produkt i pazareve të lidershipit dhe enturazhit të tij, jo i vullnetit të demokratëve të vërtetë. Unë kam qenë aktiv në politikë dhe i angazhuar në Këshillin Bashkiak, një zë i fortë dhe i pandikuar në mbrojtje të qytetarëve vlonjatë, të drejtave të tyre dhe të interesit publik edhe kur të tjerët heshtnin. Kam qenë gjithmonë në krah të njerëzve të ndershëm që duan një qytet më të mirë, më të drejtë dhe më të lirë.
    Sot kandidoj sepse nuk dua ta shoh më qytetin tim pa zë dhe demokratët pa dinjitet. Kandidoj, sepse nuk dëshiroj që PD të zhbëhet nga individë groteskë! Kandidoj, sepse në këto vite, kryesia e degës lokale të PD-së ka larguar sistematikisht njerëzit më të aftë, më të përkushtuar, më të ndershëm dhe më të lirë, për të mbajtur afër vetëm të bindurit dhe idealistët, idealizmin e të cilëve e përdor.
    Kandidoj sepse nuk dua ta shoh më Vlorën peng të një partie që s’qeveris dot ndryshe veçse për klientët e saj, dhe as të një opozite që rri në radhë për emërime, jo për ideale. Sot, Vlora ka nevojë për një alternativë të re, për një kandidaturë që nuk ndan, por bashkon.
    Unë jam kandidati sot dhe nesër kryetari përbashkues, për të gjithë qytetarët e Vlorës, që për shumë kohë nuk kanë pasur zë dhe përfaqësim. Do të jem zëri i të gjithë atyre që janë lodhur nga servilizmi, nga pazaret, nga fytyrat që nuk ikin kurrë! Do të jem kandidati sot e kryetari nesër i qytetarëve, jo i pazareve.
    Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e paangazhuar, opozitarët e sinqertë, demokratët e vërtetë, dhe të majtët e zhgënjyer të më bashkohen në këtë përpjekje për ta kthyer Vlorën në një qytet që i përket qytetarëve, jo klientelës politike. Një qytet i lirë fillon me një votë të lirë”, shkuan Nika.

  • Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për President

    Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për President

    Presidenti serb Alekasandar Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme nga Vjena se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi.

    “Unë jam një veteran politik, nuk mund të kandidojë më për president”, tha ai gjatë një konferenve të përbbashkët me me kancelarin austriak Christian Stoker.
    Vuçic tha se do ta përfundonte karrierën e tij presidenciale pas një viti e gjysmë dhe nuk kishte plane për të ndryshuar Kushtetutën e Serbisë.

    Ndër tjerash Vuçiç ka thënë se “nuk është diktator”.

  • Vuçiç tregon vendimin: Nuk do të kandidoj më për president

    Vuçiç tregon vendimin: Nuk do të kandidoj më për president

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk i shkon aspak në mendje të ndryshojë Kushtetutën për t’u kandiduar sërish për president, duke theksuar se mandati i tij në këtë post do të përfundojë për një vit e gjysmë.
    “Unë jam një veteran politik dhe nuk mund të kandidoj më për president, dhe as që më shkon ndër mend të ndryshoj Kushtetutën për ta bërë këtë. Nuk jam diktator, siç më paraqesin zakonisht në mediat austriake. Karrierën time si president do ta përfundoj për një vit e gjysmë”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin austriak, Christian Stocker, në Beograd.
    Vuçiç njoftoi se zgjedhjet në Serbi do të shpallen përpara afatit të parashikuar me ligj, por nuk dha një datë të saktë, duke theksuar se kjo është në kompetencë të institucioneve shtetërore, shkruan N1.
    “Do të ndihmoj dikë dhe do të luftoj që ata që mendoj se mund ta çojnë Serbinë përpara të kenë sukses në zgjedhje – këtë do ta bëj patjetër. Nga cilat pozita, kjo nuk është temë tani, dhe as nuk mund ta them”, deklaroi ai.
    Presidenti serb theksoi se zgjedhjet “do të tregojnë se çfarë mendon populli,” duke shtuar se protestat dhe demonstratat janë forma legjitime të shprehjes së pakënaqësisë, për sa kohë që nuk janë të dhunshme.