Tag: kandidaturën

  • Florjan Binaj shpall kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës

    Florjan Binaj shpall kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës

    Aktori i njohur Florian Binaj ka shpallur sot kandidaturën e tij për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

    Në një deklaratë publike, ai u bëri thirrje qytetarëve dhe forcave opozitare të mbështesin një nismë qytetare që, sipas tij, synon të sjellë një drejtim të ri për kryeqytetin.

    Binaj thekson se kandidatura e tij vjen si reagim ndaj nevojës për një figurë jopartiake në krye të bashkisë dhe shpreh dëshirën për të përfaqësuar të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike.

    Postimi i Binajt në Facebook:

    Të dashur mikesha dhe miq, qytetarë të ndershëm punëshumë e fjalëpakë të kryeqytetit të Shqipërisë. Si një artist i përfshirë në çështje publike me interes Kombëtar prej 22 vitesh, si një kryefamiljar, i rritur në një kryeqytet i cili ka shkatërruar shumëçka në emër të zhvillimit dhe që shumë pak gjëra kanë mbetur ende pa u bërë ish, nisur nga nevoja e menjëhershme për të pasur në drejtim të kryeqytetit një figurë e cila nuk është gjymtyrë e asnjë partie pasi e kemi parë në 34 vite që kjo mënyrë jo e drejtpërdrejtë nuk ka qënë frytëdhënëse në përmirësimin e cilësisë së jetës tonë.

    Na duhet një drejtues qytetar i zgjedhur nga qytetarët për qytetarët sepse asnjë nga ne nuk mund të presë më edhe 34 vite të tjera. Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë  gjithë  veten time për të përfaqsuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysëm mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve.

    Uroj dhe shpresoj që të gjitha partitë politike qe duan vërtet  ndryshimin pavarësisht ngjyrave të bashkohen me këtë nismë  dhe të kenë besim tek qytetarët ashtu siç qytetarët kanë pasur besim tek ta.Qëllimi im është, që së bashku, ta nxjerrim bashkinë  nga gjëndja në të cilën ndodhet për shkak të politikës dhe t’jua rikthejmë atë qytetarëve si një  shtëpi për të gjithë ne. Të rikthejmë besimin tek institucioni i bashkisë në shërbim të komunitetit!

    Ftoj të gjithë qytetarët, intelektualët të majtë dhe të djathtë të na bashkohen.

    Faleminderit.

  • VIDEO/ Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

    VIDEO/ Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

    Arlind Qori ka shpallur kandidaturën për drejtimin e Bashkinsë së Tiranës, zgjedhje që do të mbahen më 9 nëntor 2025.

    Ai shprehu disa nga premtimet e tij, sa i përket punës në bashki, nëse zgjidhet nga qytetarët e Tiranës.
    “Falënderoj nga zemra anëtarët e këshillit koordinues që më besuan këtë detyrë që besoj do të nderonte secilin prej nesh. Falënderoj edhe qytetarët e Tiranës që së fundmi më kanë inkurajuar që ta marr përsipër këtë garë.
    Në rast se qytetarët e Tiranës do të më votojnë për kryetar bashkie, unë betohem që me gjithë forcat e mia do tu shërbej atyre dhe të ndihmoj që qyteti ynë të bëhet i jetueshëm…”, tha ai në një pjesë të fjalimit.

    Top Channel

  • Lëvizja Bashkë zyrtarizon kandidaturën e Qorit: Është alternativa e vërtetë për Tiranën

    Lëvizja Bashkë zyrtarizon kandidaturën e Qorit: Është alternativa e vërtetë për Tiranën

    Lëvizja BASHKË ka zyrtarizuar kandidaturën e kryetarit të saj, Arlind Qori, për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, duke e paraqitur si “alternativën e vërtetë për qytetin”.
    Në një deklaratë për publikun, BASHKË e përshkruan Qorin si “zërin dhe njeriun që prej më shumë se një dekade ka folur çdo ditë për qytetin dhe njerëzit e tij – nga parqet dhe shkollat, te uji, ajri, strehimi, transporti publik dhe lufta ndaj korrupsionit”.
    Sipas lëvizjes, këto zgjedhje nuk janë vetëm një mundësi për të ndryshuar Tiranën sipas nevojave të qytetarëve, por edhe “një betejë idesh që do të rezonojë në të gjithë Shqipërinë”.
    Arlind Qori ka qenë pjesë edhe e zgjedhjeve të 14 majit 2023. Në atë garë, Qori doli i treti, duke siguruar mbi 13 mijë vota, një rezultat që u konsiderua i rëndësishëm për një forcë të re politike.

  • Opozita në Kuvend: Duam të votojmë Avokatin e Popullit, por Rama nuk e pranon kandidaturën tonë!

    Opozita në Kuvend: Duam të votojmë Avokatin e Popullit, por Rama nuk e pranon kandidaturën tonë!

    Seanca plenare ditën e sotme në Kuvend është zhvilluar me debate mes opozitës dhe maxhorancës. Deputetët e opozitës kërkuan zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, për të cilin PD dhe PS ende nuk kanë një konsensus për emrin e titullarit të ri.
    Opozita kërkoi që të futet në rend ditë këtë senacë, ose senacën e ardhshme që është e fundit për këtë legjislaturë.

    “Rama nuk pranon kandidaturën që paraqet opozita, ndonëse ai plotëson çdo kriter. Rregulli ka qenë që avokati propozohet nga opozita dhe ju kërkoni të impononi përmes përjashtimeve pa asnjë kriter të kandidaturave që paraqet opozita, ti impononi kandidaturën”, tha Berisha.
    Përgjigjen Berishës ia dha ministri Balla, i cili tha se ka qenë vetë opozita që s’ka dashur ta votojë, ndërsa i ftoi që të ulen dhe të ndërtojnë një proces për përzgjedhjen.
    “Ju nuk mund të vini, o ky o ramë e vdiqëm. Peleshi në mënyrë të përsëritur, Çuçi dhe unë u kemi thënë ejani të ndërtojmë një proces. Ju mund të sillni 4 kandidatura, hiqen 2 me propozim të mazhorancës dhe shkohet me dy kandidaturat e mbetur për t’u votuar. Mos harroni asnjëherë që kërkohen 84 vota, në këtë legjislaturë nuk janë. Nuk keni dashur vetë ta zgjidhni”, tha Balla.
    “Kam bërë një bisedë me Nokën në një nga seancat, e lamë që ta rimarrim këtë temë pas zgjedhjeve. Por besoj se ka ngelur një seancë dhe duket më e mundshme të vazhdojmë në shtator”, tha Peleshi.

  • Berisha përplaset me PS-në në Kuvend për Avokatin e Popullit: E refuzoni se ka qenë i përndjekur politik

    Berisha përplaset me PS-në në Kuvend për Avokatin e Popullit: E refuzoni se ka qenë i përndjekur politik

    Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, deklaroi në Kuvend se zvarritja prej një viti e zgjedhjes së Avokatit të Popullit është përgjegjësi e mazhorancës. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti “Ramaduro”, se refuzon kandidaturën e opozitës pa asnjë arsye.
    Berisha theksoi se kandidati i propozuar, Tom Ndregjoni, i përket shtresës së të përndjekurve politikë dhe i plotëson të gjitha kriteret. Sipas tij, mazhoranca kërkon të imponojë kandidatura përmes përjashtimeve të njëanshme.
    Ai tha se ky qëndrim është dëshmi e “zgjimit të demonëve të sistemit të vjetër” në Shqipëri. Berisha u shpreh se institucioni i Avokatit të Popullit nuk mund të lihet bosh dhe duhet të funksionojë si garant i të drejtave. Ai kërkoi që kandidatura të hidhet menjëherë në votim dhe çështja të përfundojë

    “Problemi i Avokatit të Popullit është një problem që shtyhet prej pothuajse një viti.

    Dhe shtyhet dhe shtyhet sepse ju, ose kreu juaj Ramaduro siç po e quajnë tanimë në të gjitha kontinentet, nuk pranon kandidaturën që paraqet opozita, ndonëse ai plotëson çdo kriter dhe e nderon atë detyrë.Por rregulli ka qenë që Avokati propozohet nga opozita dhe ju kërkoni të impononi përmes përjashtimeve pa asnjë kriter të kandidatëve që paraqet opozita, të impononi kandidaturën dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite vetëm e vetëm që një kandidaturë, e cila për ju nuk pranohet vetëm se ka vitet e persekutimit dhe burgosjes politike.Dje unë dhashë një intervistë dhe një gazetar i mirënjohur më  pyeti a janë zgjuar demonët e sistemit të vjetër në Shqipëri me Ramaduron.Edhe ai fliste për Ramaduron.Kjo që po bëni ju është dëshmi e zgjimit të atyre sepse ju keni hezitim të pranoni një kandidaturë nga shtresa e të persekutuarve politikë, ndonëse zoti Ndregjoni i plotëson të gjitha kriteret.Prandaj sot hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë punë.Kjo është e papranueshme.Ky është një institucion, pavarësisht se në narkoshtet të gjitha institucionet shumëzohen me zero, por për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij”, u shpreh Berisha.

  • Jorgo Kaça shpall kandidaturën për deputet nën siglën e PSD të Tom Doshit

    Jorgo Kaça shpall kandidaturën për deputet nën siglën e PSD të Tom Doshit

    Jorgo Kaça shpall kandidaturën për deputet nën siglën e PSD të Tom Doshit
     
    Jorgo Kaça ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet në qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ai do të garojë nën siglën e Partisë Social Demokrate (PSD), të udhëhequr nga Tom Doshi.
     
    Jorgo Kaça e cilëson këtë proces zgjedhor si një moment vendimtar për të ardhmen e zonës së Sarandës dhe premton një angazhim të palëkundur për zhvillimin e saj.
     

     
    “Unë qëndroj para jush me një vizion të qartë dhe një angazhim të fortë për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë bashkëqytetarët e mi. Saranda dhe gjithë jugu i vendit janë një destinacion i njohur ndërkombëtarisht për turizmin, dhe është koha që t’i kthejmë shtëpitë tona në burim të ardhurash, duke krijuar më shumë mundësi punësimi për banorët e zonës dhe më gjerë,”shprehet ai.
     
    Jorgo Kaça thekson rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe premton të jetë një zë i fuqishëm për ta në Kuvend.
     
    “Unë jam këtu për t’ju përfaqësuar, për të dëgjuar shqetësimet tuaja dhe për të punuar pa u lodhur për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta. Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme që na bën krenarë të gjithëve.”
     
    Zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë një garë e fortë në qarkun e Vlorës, ku Saranda luan një rol kyç për shkak të rëndësisë së saj strategjike dhe turistike.

  • Trump tërheq kandidaturën e zgjedhur prej tij për ambasadore në OKB

    Trump tërheq kandidaturën e zgjedhur prej tij për ambasadore në OKB

    Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr nominimin e përfaqësuesit republikan nga Nju Jorku, Elise Stefanik, si ambasador në Kombet e Bashkuara.
    Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri amerikan përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social.
    “Ndërsa ne avancojmë axhendën tonë “Amerika e para”, është kritike që ne të mbajmë të gjitha vendet e republikanëve në Kongres”, shkruan Trump.