Tag: kandidatit

  • “Për Tiranën nxorrën një aktor, luan rolin e kandidatit të pavarur”/ Rama me ironi: S’ka më të mirë se ne, të tjerët janë kashtë e k*qe!

    “Për Tiranën nxorrën një aktor, luan rolin e kandidatit të pavarur”/ Rama me ironi: S’ka më të mirë se ne, të tjerët janë kashtë e k*qe!

    Në takimin që po mban me qytetarët në njësin ënumër 3 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën, teksa tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që një parti politike si PD, që pretendon se është alternativë, të “arratiset” nga zgjedhjet dhe të mbështesë disa persona, që i cilësoi si pseudo kandidatë të pavarur. Shënjestroi edhe Florjan Binajn që kandidon për Tiranën, duke thënë se është një “aktor që luan rolin e kandidatit të pavarur.” 
    “Kam që në 2009 që nuk i shoh por hera herës edhe shfaqen nëpër këto telefonat që por nuk ka asnjë shans që ata dhe askush që realisht nuk di nga brenda se çfarë bëjmë ne për të marrë mbështetjen e njerëzve që të kuptojë se si qëndron realisht puna. Dhe mbi të gjitha se kush thotë, siç thonë ata që Shqipëria është më keq, më e korruptuar, më e varfër, dhe nuk ka asnjë shans që të jetë as pjesë e shumicës, as që të mendojë atë që mendon shumica dhe madje as të kuptojë se si e mendon shumica këtë punë se jam i bindur, nga anketimet që bqjmë, që shumica nuk na voton ne se jemi më të mirët, por se nuk ka më të mirë. Të tjerët janë kashtë e koqe që nuk i duhen dreqit. Është e pandodhur të paktën me aq sa e njoh unë politikën evropiane, në histori, që një parti, që pretendon të jetë alternativa e qeverisë të arratiset nga zgjedhjet dhe të fshihet pas disa pseudo të pavarurve dhe madje për kryeqytetin të nxjerrë një aktor që luan rolin e kandidatit të pavarur. Është e paparë. Dhe natyrisht kjo është sfidë më shumë për ne, se kur ke përballë rivalo-oponentë, kundërshtarë që nuk të sfidojnë me argumente, mençuri apo vision, me aftësi, por të sfidojnë me muskulaturë, sharje, fyerje e dhunë është e vështirë që të sfidohesh dhe të përmirësohesh. Duhet të gjesh forca brenda vetes.”, tha Rama. 

  • “U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

    “U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

    Gjykata e Lartë ka vendosur që SPAK të nisë hetimet mbi pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja. Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas refuzimit të kallëzimit nga prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili e kishte kaluar çështjen për kompetencë te Prokuroria e Durrësit.
    “Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.
    Kalaja kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj.

  • Berisha: PD tani është në sulm, mbështetja e kandidatit të pavarur Florian Binaj tregues i hapjes së partisë

    Berisha: PD tani është në sulm, mbështetja e kandidatit të pavarur Florian Binaj tregues i hapjes së partisë

    Refuzimi i kandidatit Florjan Binaj për të dalë në fushatë me kryetarin e Partisë Demokratike, duket se nuk e ka shqetësuar Sali Berishën, i cili në komunikimin e përditshëm me gazetarët vlerësoi qëndrimin e kandidatit që sot gëzon mbështetjen e shumicës së partive opozitare në vend.
    Berisha shpjegoi se Florjan Binaj është kandidat i pavarur dhe është normale të hartojë strategjinë e tij të fushatës zgjedhore.
    “Nëqoftëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë asnjë fushatë me kryetarët e partive. Por kryetarët e partive do të angazhohen me të gjitha mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë”, tha Berisha.

    Berisha shpjegoi se vendimi për të mbështetur një kandidat të pavarur në Tiranë është hapi i parë drejt hapjes së Partisë Demokratike ndaj figurave të reja.
     “Ky ishte, thashë, një hap shumë i rëndësishëm, hapa të tjerë do të bëhen. Demokratët duhet ta dinë. Iku koha kur PD-ja mbrohej nga një agresion mafioz kombëtar dhe ndërkombëtar. Tani është në sulm”, tha Berisha.
    Ndërkaq, lideri i opozitës, Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të asgjësojë politikisht Erion Veliajn. Për të mbështetur këtë akuzë, Berisha përdori edhe lajme që, sipas tij, vijnë nga burgu i Durrësit, ku ndodhet Erion Veliaj.
     “Para tre netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Të kalamendur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë. E thashë këtë se Edi Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj dhe do ta shohë me çdo kusht të asgjësuar”, përfundoi kreu i PD.

  • Binaj refuzon fushatën me kryetarët e partive, Berisha: Është kandidat i pavarur, s’ka përse

    Binaj refuzon fushatën me kryetarët e partive, Berisha: Është kandidat i pavarur, s’ka përse

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot për herë të parë publikisht deklaratën e kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i mbështetur nga opozita, i cili u shpreh se gjatë fushatës nuk do të dalë në publik krah kryetarëve të partive politike.
    Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se e përshëndet plotësisht këtë qëndrim të Binajt, duke theksuar se ai përfaqëson një model të ri komunikimi me qytetarët dhe një dallim të qartë nga politikanët tradicionalë.
    “E përshëndes plotësisht këtë deklaratë! Ka një linjë, një rrymë që vërtet nuk realizojnë dot dallimin mes kandidatit të pavarur të mbështetur nga partitë politike dhe kandidatit jopartiak të propozuar nga partitë politike,” tha Berisha.
    Sipas tij, kandidati i pavarur që garon më vete nuk ka pse të shfaqet në skenën elektorale përkrah drejtuesve të partive, por mbështetja politike nuk mungon dhe do të jetë aktive gjatë fushatës.
     
     
    “Nëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë fushatë me kryetarët e partive. Por partitë do të angazhohen për fushatën,” shtoi ai.
    Berisha u shpreh se reagimet kritike ndaj Binajt vijnë nga një “rrymë keqdashëse”, që sipas tij është e shqetësuar nga fakti që kandidatura e tij ka premisa për mbështetje të gjerë qytetare.
    Ai vlerësoi gjithashtu intervistën e fundit të aktorit dhe kandidatit për bashkinë, duke thënë se ishte një shfaqje e sinqeritetit dhe ndershmërisë.

  • Binaj refuzoi fushatën me figurat lider të partive opozitare/ Berisha zbulon çfarë do ndodhë tani

    Binaj refuzoi fushatën me figurat lider të partive opozitare/ Berisha zbulon çfarë do ndodhë tani

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot për herë të parë publikisht deklaratën e kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i mbështetur nga opozita, i cili u shpreh se gjatë fushatës nuk do të dalë në publik krah kryetarëve të partive politike.
    Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se e përshëndet plotësisht këtë qëndrim të Binajt, duke theksuar se ai përfaqëson një model të ri komunikimi me qytetarët dhe një dallim të qartë nga politikanët tradicionalë.
    “E përshëndes plotësisht këtë deklaratë! Ka një linjë, një rrymë që vërtet nuk realizojnë dot dallimin mes kandidatit të pavarur të mbështetur nga partitë politike dhe kandidatit jopartiak të propozuar nga partitë politike,” tha Berisha.
    Sipas tij, kandidati i pavarur që garon më vete nuk ka pse të shfaqet në skenën elektorale përkrah drejtuesve të partive, por mbështetja politike nuk mungon dhe do të jetë aktive gjatë fushatës.
     
     
    “Nëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë fushatë me kryetarët e partive. Por partitë do të angazhohen për fushatën,” shtoi ai.
    Berisha u shpreh se reagimet kritike ndaj Binajt vijnë nga një “rrymë keqdashëse”, që sipas tij është e shqetësuar nga fakti që kandidatura e tij ka premisa për mbështetje të gjerë qytetare.
    Ai vlerësoi gjithashtu intervistën e fundit të aktorit dhe kandidatit për bashkinë, duke thënë se ishte një shfaqje e sinqeritetit dhe ndershmërisë.

  • Tom Doshi hoqi dorë, KQZ i jep mandatin kandidatit Besnik Brahimi

    Tom Doshi hoqi dorë, KQZ i jep mandatin kandidatit Besnik Brahimi

    Pas dorëheqjes së Tom Doshit, KQZ i dha mandatin kandidatit Besnik Brahimi.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se mandati i ka kaluar kandidatit Besnik Brahimi.
    Pas Tom Doshit dha dorëheqjen edhe Sabina Jorgo.

    Top Channel

  • Ate*tati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja e tij. Hetimet marrin kthesë të papritur

    Ate*tati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja e tij. Hetimet marrin kthesë të papritur

    Rajoni E Mërkurë, 8 Tetor 2025 18:16
    Një kthesë aspak të pritur kanë marrë hetimet për atentatin me armë ndaj kandidatit të BDI-së Zekirija Shaini, ku mbeti i plagosur me disa plumba. Në pranga ka rënë gruaja e tij pasi e njëjta dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bën me dije se është shpallur në kërkim edhe i dyshuari për gjuajtjen me armë drejt mjekut Shaini, një 36-vjeçar nga Gostivari.
    “Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Likovë.
    Në lidhje me ngjarjen, gjashtë persona janë thirrur për intervistim në Stacionin Policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, është kryer bastisje me urdhër gjyqësor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim adekuat penal, ndërsa kundër L. F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe gjendet ende në arrati, gjithashtu do të paraqitet kallëzim penal pas konsultimit me Prokurorinë Themelore”, deklaron Ministria.

  • Kthesë e papritur në atentatin ndaj kandidatit të BDI-së, policia arrestoton gruan e tij

    Kthesë e papritur në atentatin ndaj kandidatit të BDI-së, policia arrestoton gruan e tij

    Hetimet për atentatin me armë ndaj kandidatit të BDI-së, Zekirija Shaini, kanë marrë një zhvillim të papritur. Gruaja e tij, A.A. (43), nga Tetova, është arrestuar nën dyshimin se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj, që u plagos me disa plumba.
    Ministria e Brendshme e Maqedonisë njofton se në kërkim është shpallur edhe i dyshuari kryesor për sulmin, një 36-vjeçar nga Gostivari, i cili ende është në arrati.
    Më 07.10.2025, punonjësit e policisë së Kumanovës arrestuan gruan e të plagosurit dhe njoftuan se janë thirrur për intervistim edhe gjashtë persona të tjerë lidhur me rastin. Gjithashtu, në banesën e një personi tjetër u krye bastisje me urdhër gjyqësor.
    Pas përfundimit të hetimeve, ndaj gruas do të ngrihet kallëzim penal për tentativë vrasje, ndërsa ndaj personit në arrati, përkatësisht L.F., do të ndërmerren veprime ligjore pas konsultimit me Prokurorinë Themelore.
    Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivit pas këtij atentati.

  • Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja e tij. Hetimet marrin kthesë të papritur

    Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja e tij. Hetimet marrin kthesë të papritur

    Rajoni E Mërkurë, 8 Tetor 2025 18:16
    Një kthesë aspak të pritur kanë marrë hetimet për atentatin me armë ndaj kandidatit të BDI-së Zekirija Shaini, ku mbeti i plagosur me disa plumba. Në pranga ka rënë gruaja e tij pasi e njëjta dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bën me dije se është shpallur në kërkim edhe i dyshuari për gjuajtjen me armë drejt mjekut Shaini, një 36-vjeçar nga Gostivari.
    “Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Likovë.
    Në lidhje me ngjarjen, gjashtë persona janë thirrur për intervistim në Stacionin Policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, është kryer bastisje me urdhër gjyqësor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim adekuat penal, ndërsa kundër L. F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe gjendet ende në arrati, gjithashtu do të paraqitet kallëzim penal pas konsultimit me Prokurorinë Themelore”, deklaron Ministria.

  • Plumba kandidatit/ BDI reagon për plagosjen me armë të zyrtarit të saj në Kumanovë

    Plumba kandidatit/ BDI reagon për plagosjen me armë të zyrtarit të saj në Kumanovë

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër pas një sulmi të armatosur ndaj kandidatit të saj dhe bartësit të listës për këshillin komunal të Likovës, i cili ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar nga persona të maskuar. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

    Në një deklaratë publike, BDI e ka cilësuar sulmin si një “akt barbar dhune” dhe ka bërë thirrje për reagim urgjent nga institucionet shtetërore.

    “Dënojmë ashpër këtë akt të rëndë dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm, me transparencë dhe vendosmëri, për të identifikuar dhe arrestuar autorët e këtij atentati,” thuhet në reagimin zyrtar të parties.