Në mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte në Cërrik, ku bëri thirrje të votohet kandidati Florenc Doka.
Duke folur në të njëjtin shesh ku 6 vjet më parë prezantoi si kryetar bashkie ministrin e sotëm të Bujqësisë, Balla tha se Andis Salla pas një pune intensive transformimi e bëri Cërrikun një model të qeverisjes vendore për gjithë Shqipërinë.
“Nuk ishte rastësi që kryeministri Rama zgjodhi Andisin që të vinte dhe të bënte shembullin e bashkisë Cërrik si një shembull për të gjitha bashkitë.As sot nuk kemi gabuar, përkundrazi jam shumë krenar që një shokun tim socialist të vjetër e kemi si kandidatin tonë. Florenci do të qeverisë bashkinë jo vetëm në vitin që nisim, por do të jetë një kandidat i yni, pse jo edhe në 2027, me kushtin që të qeverisë po aq mirë sa Andisi,” deklaroi Balla në Cërrik.
Partia Socialiste dhe Edi Rama, sipas Ballës, votohen të dielën në Cërrik si e vetmja alternativë.
“Kur të shkosh te fleta e votimit, mendo Edi Ramën, Partinë Socialiste, Shqipërinë 2030 dhe shko te i treti, i vërteti. Dy të tjerët nuk bëjnë.
Janë kot. Nuk e di pse janë aty.U kam thënë, u thosha kur ishim për zgjedhjet: Asnjë nga ata nuk bën. As Saliu nuk bën, as Llapi nuk bën, asnjë nuk bën,” u shpreh Taulant Balla në mbyllje të fushatës elektorale të kandidatit socialist për bashkinë Cërrik, Florenc Doka.
Tag: kandidatin
-

“Pse takoheni natën me kandidatin për Tiranën?”/ Balla-demokratëve: Dilni me të se na turpëru
Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi demokratët në sallë lidhur me kandidatin e pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ku i tha se takohen me të natën dhe jo ditën.
“Pse e mbani fshehur këtë kandidatin, pse takoheni natën me këtë kandidatin e Bashkisë? Takohuni ditën, takohuni ditën. Ju vjen kandidati natën te partia se ka frikë të shfaqet me ju. Takojeni mo kandidatin, dilni me të, ka frikë kandidati. Çfarë është kjo punë me ju!?”, tha Balla.
Socialisti vijoi ironinë duke thënë se kandidati i opozitës ka frikë të dalë publikisht me drejtuesit e Partisë Demokratike, pasi mund të mos e votojnë qytetarët.
“Kaq turp ju ka zënë, që ju thotë kandidati nuk dua të dal me ju se nuk më voton njeri”, tha Balla.
Pas deklaratës së Ballës, reagoi menjëherë deputeti demokrat Flamur Noka, i cili mbrojti kandidatin e opozitës dhe kundërshtoi akuzat e socialistëve.
“Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, intelektual i këtij qyteti dhe nuk është hajdute si kandidatja juaj. Ju ngaqë jeni të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, nuk keni gjetur emër tjetër dhe një hajdute keni çuar. Ajo i ka dosjet mal në SPAK”, tha Noka.
Taulant Balla: Të pash në një fotografi zoti Këlliçi. Pse e mbani fshehur këtë kandidatin, pse takoheni natën me këtë kandidatin e Bashkisë? Takohuni ditën, takohuni ditën. Ju vjen kandidati natën te partia se ka frikë të shfaqet me ju. Takojeni mo kandidatin, dilni me të, ka frikë kandidati. Çfarë është kjo punë me ju!!?
Ka frikë kandidati, kujton kandidati së është në një rol të Portokallisë dhe i kanë thënë mos dil me regjisorin. Po pse si kujtoni ju, ka ndonjë buf në Tiranë që nuk e di që regjisori i kandidatit është Saliu. Nuk e dini ju që ato që thotë Flori i Portokllisë ja thotë Saliu në darkë. Kaq turp ju ka zënë, që ju thotë kandidati “nuk dua të dal me ju se nuk më voton njeri”.
Si ka mundësi të përfundoj PD që kandidati i PD për Tiranën ka turp të dalë me udhëheqësit e partisë, se me Saliun e di që nuk del, se me të takohet natën. Zgjidhe këtë punë Belind, dilni me kandidatin se na turpëruat.
Flamur Noka: Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, intelektual i këtij qyteti dhe nuk është hajdute si kandidatja juaj. Ju ngaqë jeni të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, nuk keni gjetur emër tjetër dhe një hajdute keni çuar. Ajo i ka dosjet mal në SPAK. -

“Flori i ‘Portokallisë’ vjen natën në seli dhe takon Saliun”, Balla ironizon opozitën: O Belind zgjidhe mo këtë punë, dilni ditën me kandidatin se është turp
Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar i PS, nga salla e Kuvendit ka ironizuar opozitën dhe kandidatin e pavarur Florian Binaj, i cili garon për bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga spektri opozitar.
Balla iu drejtua demokratit Belind Këlliçi duke i thënë se përse nuk pranon kandidati Binaj të dalë në publik me kreun e PD ose me përfaqësues të tjerë të opozitës.
“Ore pse e mbani fshehur këtë kandidatin? Pse takoheni natën? Takohuni mo ditën , ju vjen natën se ka frikë kandidati, kujton se është në ndonjë rol të “Portokallisë” dhe i kanë thënë që mos dil me regjisorin?
Ka ndonjë buf që s’e kupton se regjisori i kandidatit është Saliu? Nuk e dini ju që ato që thotë Flori i “Portokallisë” ia thotë Sali natën? Kaq turp u ka zënë, sa ju thotë kandidati nuk dua të dal me ju se nuk më votojnë… ej zgjidhe këtë punë Belind, se u ke dhënë ca punëve drejtim, por dilni me kandidatin”, tha Balla.
Top Channel
-

Kush janë kandidatët jashtë PS dhe PD në garën për pesë bashki! Tërhiqet aktorja e njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zyrtarizuar dje, 25 tetor, kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pasi ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit përkatës.
Një veçori e këtyre zgjedhjeve është prezenca e shtuar e kandidatëve të pavarur, të cilët do të mbështeten nga opozita në disa bashki, duke sfiduar emrat e propozuar nga Partia Socialiste.
Në Vlorë, Dionis Sota, kandidat i pavarur, do të mbështetet nga Partia Demokratike për të garuar përballë Brunilda Mersinit, e cila ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes për të kandiduar për këtë bashki.
Në Berat, opozita ka zgjedhur të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, duke sfiduar kandidatin socialist Ervin Ceca.
Në Cërrik, Amarildo Hoxha garon si kandidat i pavarur me mbështetjen e opozitës, ndërsa Eligert Hima do të garojë gjithashtu si i pavarur nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Socialistët kanë propozuar kandidatin Florenc Doka.
Në Mat, PS ka kandiduar Altin Bojnin, ndërsa Suzana Pasha, kryetare e Gruas së PS, ka shpallur kandidaturën e saj si e pavarur.
PD mbështet Eduart Brahilikën, gjithashtu si kandidat i pavarur.
Në Tepelenë, Gramoz Sako garon për PS, ndërsa opozita mbështet kandidatin e pavarur Gabriel Guma.
Për Tepelenën shpalli kandidaturën edhe aktorja Delinda Disha, por mesa duket ka qenë një shaka nga ana e saj në rrjetet sociale, një tërheqje apo një pamundësi kandidimi pasi nuk figuron me pasaportizim në Tepelenë.
Lista zyrtare e kandidatëve të pavarur
Vlorë: Dionis Sota (mbështetur nga PD)
Berat: Pavlo Shkarpa
Cërrik: Amarildo Hoxha (mbështetur nga PD)
Mat: Suzana Pasha (e larguar nga PS), Eduart Brahilika (mbështetur nga PD)
Tepelenë: Gabriel Guma (mbështetur nga PD)Teksa presim procesin zgjedhor në bashkitë sa më sipër, Tirana mbetet ende pa një datë pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj, pas ankimimit të Erion Veliajt, që kundërshton shkarkimin e tij nga detyra si kryetar bashkie.
-

Zgjedhjet e pjesshme/ Kush janë kandidatët për kryetar në 5 bashki të vendit, opozita mbështet të pavarurit
Kur na ndajnë edhe pak javë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki të vendit kandidatët kanë depozituar dokumentet për të hyrë në garën elektorale.
Partia Socialiste ka dalë me emrat zyrtarë të saj, ndërsa Partia Demokratike ka shprehur se do të mbështesë kandidatët e pavarur.
Konkretisht në Vlorë, kandidati i pavarur që do të mbështetet nga PD është Dionis Sota.
Ndërsa Partia Socialiste ka propozuar Brunilda Mersinin, e cila u zgjodh edhe deputetë, por e la mandatin.
Në Berat, opozita do të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, ndërsa PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca.
Partia Socialiste ka propozuar në Cërik, kandidatin Florenc Doka, ndërsa i pavaruri Amarildo Hoxha do të marrë edhe mbështetjen e opozitës.
Po në këtë bashki do të kandidojë nën logon e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet” edhe Eligert Hima.
Në bashkinë e Matit, PS ka propozuar kandidatin Altin Bojni, ndërsa kryetarja e Gruas së PS, Suzana Pasha shpalli kandidaturën si e pavarur.Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.
-

Zgjedhjet në Vlorë, Berisha: Ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat nga selia blu se PD nuk ka asnjë dilemë për kandidatin që do të mbështesë në zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Vlorës.
Berisha sulmoi këshilltarin e PD në Vlorë, Gjergji Nika i cili shpalli kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Sipas kryedemokratit, ai s’ka asnjë lidhje me PD, pasi është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
“Së pari, ai nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ai është këshilltar i propozuar nga Basha me Alibeajn, nuk e lidh asgjë me PD. Kështu që të pyesësh se kë do mbështesë PD, ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar se do të mbështesim. Nuk kemi asnjë lidhje me atë kandidatin kallp.
Edhe ai nuk ka thënë se, është kandidat i PD. Ai ka thënë jam i pavarur. I pavarur, tjetër problem”, tha Berisha. -

SYRI TV/ PD mbështet 5 kandidatë të pavarur, në Tepelenë do mbështesë Gabriel Gumën
SYRI TV
Opozita ka zyrtarizuar mbështetje për 5 kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e pjesshme për 5 bashki, që do të mbahen në 9 nëntor. Njësoj si në bashkinë e Tiranës, edhe në 5 bashkitë e tjera, Partia Demokratike ka vendosur të japë mbështetjen për kandidatë të pavarur.
Partia Demokratike ka shpallur mbështetje për 5 kandidatë të pavarur që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, në bashkitë pa kryetar. Njësoj si në kryeqytet, edhe në 5 bashkitë e tjera, Partia demokratike ka vendosur të mbështesë për zgjedhjet e pjesshme, kandidatë të pavarur. Në Bashkinë e Vlorës, PD do të mbështesë kandidatin e pavarur Dionis Sota, që do të garojë përballë socialistes, Brunilda Mersini.
Në Bashkinë e Tepelenës, PD do të mbështesë, Gabriel Gumën, i cili do të këtë përballë, kandidatin e Partisë Socialiste, Gramoz Sakon. Në Cërrik Partia Demokratike ka vendosur të mbështesë kandidatin Amarildo Hoxha, i cili garon me kandidatin e mazhorancës, Florenc Doka. Në Berat demokratët do mbështesin kandidaturën e Pavlo Shkarpës, që përballë ka kandidatin e Partisë Socialiste, Ervin Ceca. Në Mat, kandidati i pavarur që mbështet nga partia demokratike do të jetë Eduart Brahlika, i cili garon në këtë bashki me përfaqesuesin e PS, Altin Bojni.
Ndërsa këta kandidatët do të përballen në zgjedhjet e 9 nentorit, ngelet ende i papërcaktuar fati i zgjedhjeve në kryeqytet, pasi Gjykata kushtetuese, pezulloi dekretin e Presidentit të republikës, Bajram Begaj, për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Teksa mazhoranca ka zyrtarizuar kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës dhe opozita ka shprehur mbështetjen për kandidatin e pavarur, Florian Binaj, zhvillimi i zgjedhjeve në Tiranë, është ën duart e gjykatës kushtetuese, e cila në datë 31 tetor do të zhvilloje seancën e parë për ankimimin e Erion Veliaj, lidhur me vendimin e shkarkimit të tij, nga këshilli bashkiak dhe i vulosur nga kryeministri Edi Rama.
-

Gara në jug nis/ PD shpall zyrtarisht kandidatin për Bashkinë Tepelenë
Partia Demokratike ka zyrtarizuar Gabriel Gumën si kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Tepelenë.
25-vjeçari, me profesion sipërmarrës, do të përfaqësojë opozitën në garën që do të zhvillohet në nëntor.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka konfirmuar Gramos Sakon si kandidatin e saj në këtë garë.
Zgjedhjet zhvillohen pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili aktualisht mban detyrën e deputetit. -

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë, përballë Gramos Sakos së PS
Partia Demokratike ka zyrtarizuar Gabriel Gumën si kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Tepelenës, që do të zhvillohen në muajin nëntor.
25-vjeçari, me profesion sipërmarrës, do të përfaqësojë opozitën në këtë garë përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Gramos Sako, i cili është konfirmuar nga mazhoranca si pretendent për të marrë drejtimin e bashkisë.
Zgjedhjet në Tepelenë zhvillohen pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili tashmë ushtron detyrën e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Fushata pritet të fokusohet në sfidat zhvillimore të zonës, me përballjen mes një kandidati të ri dhe një përfaqësuesi me mbështetje të konsoliduar politike. -

Vetëm 26 vjeç! PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë
Gabriel Guma
TEPELENË-Partia Demokratike ka zyrtarizuar Gabriel Gumën si kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Tepelenë. 26-vjeçari, me profesion sipërmarrës, do të përfaqësojë opozitën në garën që do të zhvillohet në nëntor. Guma do të garojë përballë ish-komandantit të Gardës, Gramoz Sako, i zgjedhur nga Partia Socialiste.
PD ka zyrtarizuar edhe kandidatin për bashkinë Tiranë, ku shpalli mbështetjen për aktorin dhe aktivistin Florjan Binaj. Ndërkohë priten kandidatët opozitarë për Beratin dhe Vlorën.
